Egoistet dhe karieristet ekstrem jane qenje te mbrapshta e te shemtuara njerezore

Egoistet dhe karieristet ekstrem i kane sjelle e po i sjellin plage te medha kombit tone duke shkatrruar ne çdo segment, per interesa te veta. Keto qenje te mbrapshta e te shemtuara jane te pa ngopura dhe nuk kane te ndalur me sjelljet dhe veprimet e tyre shkaterruese, ne dem te interesave kombtare.
Eshte e pamundeshme te zhvillohen e te perparojne ne hap me kohen institucionet tona shtetnore, politike, ekonomike, juridike, shendetesore dhe edukative e arsimore nga larte-poshte, me egoistet dhe karieristet ekstrem ne balle te tyre, te cilet zhvatin çdo gje qe gjejne perpara, dhe devalvojne e shkaterrojne çdo gje qe u vije per dore, po ashtu keto qenje te qoroditura njerezore e falin dhe e shesin atedheun pa pike turpi.
Ka apo nuk ka altruizem ne mesin e kombit shqiptar?! Ka apo nuk ka altruist shqiptare qe tu thojne stop egoisteve e karieristeve ekstrem barbar e te shemtuar, te cilet me shemtine e vete edhe pjese te atedheut po falin dhe po shesin si te terbuar?! Ka apo nuk ka altruist qe i besojne vetes, gjuhes shqipe, kombit, atedheut, lirise, zotit, e qe i dojne me zemer e me shpirt dhe i mbrojne ato, ne dallim prej egoisteve e karieristeve ekstrem, te mbrapsht e te shemtuar, qe manipulojn ne emer te Zotit, ne emer te gjuhes, ne emer te kombit, ne emer te lirise e luftetareve te saje dhe ne emer te atedheut?!
Kishte altruist ky popull dhe ka, por ata qe ishin kane ra per liri te mos vdesin kurr, e keta qe jane gjalle, nuk e kane marr guximin me u perballe me egoistat e karieristet ekstrem e barbar, qe t`ua bejne me dije te shemtuareve se, i ka ardhe fundi durimit qe ta perballoi edhe me tej kete barabarizem tmerrues e shkaterrues te tyre.
Altruistet jane njerez qe interesin e vete personal nuk e vejn kurr mbi interesin kombetar dhe ne dem te tjereve, por se bashku me interesin kombetare e shohin edhe realizimin e interesave te veta. Keta perhere jane te gatshem te flijojne interesat personale dhe jeten, per interesa kombetare, per liri e per pavaresi te trojeve tona.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha ta luftojme egoizmin e karierizmin ekstrem ne radhet tona personale, familjare, grupore, fetare e politike dhe t`i luftojm egoistet dhe karieristet ekstrem si qenje te deformuara e te mbrapshta njerezore, qe t`i mbrojme interesat tona kombetare. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje