Detyrat dhe obligimet e prinderve gjat rrites dhe edukimit te femijeve te tyre, perpos qe jane te shumta e te veshtira, e kane edhe nje vlere te madhe e te shenjte per jeten e femijeve.
Te kujdesesh, brengosesh, te  bene mire dicka per femijen, te jeshe i qete ndaj tij, te tregosh vemendje dhe durim te mjaftueshem gjate edukimit dhe rrites se femijeve, konsiderohet nje permbushje e misionit te shenjte prindore.
Nese ndonjeri prej prinderve nuk i perfill sa duhet femijet, nuk interesohet, nuk tregon kujdes, nuk brengoset dhe merret siperfaqesisht me edukimin dhe rriten e tyre, pasojat do te jene te medha ne cdo aspekt per femijet.
Ne nuk duhet lejuar veten te bejme pjese ne kategorin e atyre prinderve qe nuk tregojne kujdes te mjaftueshem per femijet e tyre, sepse do ta zbehim tersisht misionin e  shenjte prindore duke i lene femijet tane ti bartin valet e jetes posht e perpjete, para e prapa, djathtas e  majtas pa dinjitet njerzore.
Gabimet tona si prinder gjate edukimit te femijeve, rezultojne drejtperdrejte ne mendimet, bindjet dhe sjelljet e tyre. Nese deshirojme te mos bejme gabime te shumta gjate edukimit te femijeve tane, eshte me se e domosdoshme te marrim informacion te mjaftueshem dhe te gjithanshem permes literatures profesionalo-edukative.
Duhet te kemi kujdes te mjaftueshem si, sa e me cka ta ushqejme femijen. Si ta veshim, pastrojm dhe shetisim ate. Ta shetisim ne ajer te paster, neper rreze dielli, ambiente te bukura natyrore, ta ambientojme neper ambiente te qeta e te fresketa ku flen femija.
Po ashtu duhet te kemi kujdes te shtuar e proporcional gjate edukimit fizik, psiqik dhe social.
Ne asnje menyre nuk eshte e lejueshme ta adukojme femijen permes frikesimit kur ata qajne per dicka, kerkojne dicka dhe sillen ne menyre te llastuar duke perdorur terrin ku jane te fshehur lugati, shtriga, hajni dhe vrasesi.
Nuk bene ta perdorim edhe personalitetin e mesuesit, mjekut dhe policit qe t´ua ndalim vajin, kerkesat e tepruara dhe sjelljet e llastuara te femijeve.
Nese i perdorim si mjete edukimi shembujt frikesues te permendur me larte, te femijet tane e kemi mbjell friken aq thelle ne shpirtin e tyre e cila perhapet edhe me shume ne gjerat tjera te paarsyeshme duke ia marr atyre tersisht ndjenjen e guximit e cila u shkakton deme te medha ne shendetin e tyre fizik, psiqik dhe social.
Ne vend te mjeteve frikesuese per edukimin e femijeve tane, duhet perdorur lavdatat, qortimet, ndalesat dhe shperblimet duke ua bere me dije dhe bindur femijet se cka u takon e cka jo, cka eshte e lejueshme per ta e cka nuk eshte.
Keto mjete edukative gjate edukimit te rrites se femijeve tane duhet perdorur me takt psikologjik e me vend per secilin femije sipas temperamentit dhe karakterit te tyre, duke manifestuar durim, butesi, dashuri e perkdhelje derisa vertet te binden ata dhe te heqin dore nga sjelljet dhe veprimet e padobishme te tyre.
Perdorimi i ketyre mjeteve edukative te permendura me larte, duke perdorur sqarimin dhe bindjen se pse i perdorim ato te femijet tane, eshte rruga me e shendetshe dhe me frytedhenese per edukimin komplet e nje personaliteti te femijes sone.

Vetebesimi eshte nje ndjenje mbi vlerat dhe aftesite tona personale qe i posedojme. Kjo ndjenje na mundeson te bejme dallimin ne mes veseve (jo vlerave) dhe virtyteve (vlerave) personale duke e percendruar vemendjen gjithnje e me shume ne zhvillimin e virtyteve dhe eliminimin e veseve tona.
Vetebesimi yne rritet nese e percendrojme vemendjen me shume ne virtytet tona aty dhe ku jemi me te afte e ku kemi vullnet e deshire te punojme e gjallerojme. Po s´e rritem vetebesimin tone, rreth e rrotull nesh do te krijohet nje mjegullnaje qe na pamundesone ta gjejme rrugen me efikase per te jetuar sa me te lumtur.
Vetebesimi formohet duke i kapercyer pengesat dhe veshtirsite qe na dalin para gjate jetes, kur na vlereson pozitivisht rrethi per veprat dhe sjelljet tona, kur i planifikojme punet dhe detyrat qe gjerat t´i bejme sam e mire, kur punet dhe veprat tona i bejne tjeret te na besojne, kur sukseset tona na bejne te rendesishem per tjeret dhe personat qe na dojne, kur permirsojme gabimet tona dhe me pas dalim ballehapur dhe kur e vleresojme veten sa me drejte e sa me objektivisht ne pikat e dobeta dhe ne pikat e forta.
Po deshem te mos e humbim vetebesimin, nuk duhet te dorezohemi para pengesave dhe veshtiresive, mos te bejme sjellje e vepra te tilla qe te na vleresoj negativisht rrethi, punet dhe detyrat tona nuk duhet ti kryejme shkel e shko, por te planifikuara mire, mos ta humbin besimin tjeret ne sjelljet, veprimet e punet tona, ti ruajme e ti mbrojme sukseset tona permes punes qe mos te ulet rendesia jone ne raport me tjeret, dashamiret, te afermit dhe familjaret tane, te bejme sa me pake gabime, t´i permiresojme ato dhe te mesojme permes tyre qe te dalim  ballehapur, dhe duke i vleresuar pikat e dobeta e te forta tonat, qe ti eliminojm sa me shume pikat e dobeta.

Nëse humbim diqka të vlefshme, nëse humbim ndonjërin prej miqve, të afërmëve dhe ndonjërin prej anëtarëve të familjes, do ta përjetojmë emocionin e hidhërimit i cili shpeshëherë na përvëlon shpirtin e zemrën.
Kur kemi probleme të mëdha me shëndetin personal dhe me shëndetin e më të dashurve tanë, kur diqka nuk shkon në rregull me punën profesionale, punësimin, strehimin dhe gjendjen ekonomike familjare, po ashtu shqetësohemi dhe na kaplon me të madhe emocioni hidhërues.
Kur nuk kemi miq, dashurinë dhe vëmendjen e duhur te tjerëve dhe kur detyrohemi të largohemi nga gjiri familjar dhe vendlindja (atdheu), vërshon zemrën e shpirtin tonë emocioni shkatërrues i përmendur me lartë.
Po ashtu hidhërohemi kur e humbim autoritetin dhe përspektivën që e kemi poseduar me parë, e raste tjera që nuk janë te pakta.
Duhet të kemi kujdes ndaj miqve që të sillemi mirë, t’i respektojmë, t’ua ruamjmë dinjitetin dhe të kemi një komunikim të sinqertë me ta.
Të afërmit, familjarët e ngushtë dhe partnerin apo bashkëshorten e bashkëshortin, t’i ruamje si sytë e ballit e t’i mbrojmë me cdo kusht, që edhe nëse na ndodh diqka e ligë në mesin e tyre, pa fajin tonë, dhembjet dhe hidhërimet janë më të përballueshme dhe e kemi më lehtë të pajtojmë me situatën e cila nuk mund të ç’bëhet më. Me një fjalë atë që e ruajmë edhe do ta kemi.
Që të kemi një gjendje të mirë ekonomike, një strehim komod familjar, duhet të aftësohemi, të ngritemi dhe të përsosemi përherë profesionalisht dhe të bëhemi konkurent në tregun e punës, që mos të mbetemi pa punë, pa marrë parasyshë rrethanat që ndodhin përreth nesh.
Nëse nuk kemi miq, duhet bërë të gjitha përpjekjet që t’i kemi sa më shumë ata. Pa miq, jeta nuk ka kurrfar kuptimi.
Po nuk e patëm dashurinë dhe vëmendjen e duhur të tjerëve, ne duhet të jemi ata që të tregojmë vëmendje e dashuri ndaj tyre, nëse dëshirojmë të njëjtat t’i kemi edhe ne.
Duhet bërë të pamundshmen që mos ta lëshojmë atdheun dhe mos të largohemi nga familjarët, po nuk deshëm të na djeg malli per ta.
Te jetosh pa autoritet e pa përspektivë, jeta është me turp dhe shumë e mundimshme. Duhet mbrojtur autoritetin e përspektivën ne çdo rrethanë, që t’i kemi ato.
Që të kemi sa më pakë hidhërime gjatë jetës, duhet të kemi kujdes ndaj gjërave të vlefshme, t’i mbrojmë e t’i ruajmë ato, mos t’i keqpërdorim dhe t’ua dijmë vleftën që sa më pakë apo farë hiq të na dalin prej duarve.

Përceptimet, mendimet, bindjet, qëndrimet, sjelljet dhe veprimet tona personale ndaj botës së jashtme e asaj të brendshme të cilat i përsërisim si më shpesh e për një kohë të gjatë, bëhen shprehi jetësore dhe dalëngadalë formohen edhe në pasione të forta.
Pasionet e mira dhe jo të mira, “janë shprehi të formuara gjatë jetës të cilat përcillen gjithmonë me emocione intensive”.
Nëse pasionet tona, qofshin ato të mira apo jo të mira, janë shprehi të formuara gjatë jetës, atëherë ne duhet të kemi kujdes të shtuar se çfarë sjellje e shprehi personale po formojmë.
Sa më shpesh që i përsërisim sjelljet e veprimet tona, qofshin ato të mira apo jo, aq më shpejtë formohen ato në shprehi e pasione të forta, të cilat e paraqesin mënyrën e forcës dhe energjisë tonë si nxitje ndaj një veprimi apo aktiviteti të caktuar.
Shembuj pasionesh të mira apo jo të mira kemi mjaftë, si psh: pasione për mësim, dituri dhe shkencë; pasione për sporte të ndryshme, kulturë kombëtare e ndërkombëtare; pasione për patriotizëm, liri, politikë të mirëfillte e largëpamëse kombëtare e ndërkombëtare; pasione për punë fizike e intelektuale, për shendet fizik, psikik e shëndet social dhe shembuj tjerë të pasioneve pozitive.
Po ashtu kemi edhe shumë shembuj pasionesh negative, si psh: pasionet për pije alkoolike, narkotike, bixhoz, lotari e prostitucion; pasione për gënjeshtra, mashtrime e vjedhje; pasione për agresivitet, dhunim e trafikim qeniesh njerëzore; pasione për mbisundim, okupim dhe vrasje totale, e shembuj tjerë te pasioneve negative.
Nëse dëshirojmë të kemi një jetë më dinjitoze, më humane dhe më të lumtur, është e domosdoshme të mbështetemi në formimin e sjelljeve e shprehive më pozitive dhe t’i përsërisim e forcojmë ato sa më shumë që të jetë e mundur, derisa të shndërrohen pasione.

Ne humbim  shumë  energji  përmes  lodhjes, streseve, vuajtjeve, nervozës, hidhërimit, pikëllimit dhe xhelozisë  duke  u  bregosur  për  të  kaluarën  e vdekur  dhe  të  ardhmen  e palindur. Të gjitha këto brengosje  marrin  shumçka  të  vlefshme  në  trupin  tonë  biologjik, fiziologjik e social-psikologjik dhe lënë  shumë  pakë  forcë, vullnet, dëshirë, ambicie dhe kurajo  që të merremi  më seriozisht me të tashmen  që  është  qelës  i  suksesit tonë.  Do  të  ishte  shumë  e  levërdishme  për  ne  t’i  eliminojmë  sa  të  mundemi  brengat  për  të  kaluarën dhe  të  ardhmen, e  të  merremi  ekskluzivisht me të sotmen  duke i kryer  pa  nxitim  detyrat  dhe obligimet  që  i kemi  para  vetes.
Për  ta justifikuar  këtë  që  thash  me  lartë, po  i  citoj  këto  vargje  të  Omar  Khajamit:

” Ditën  e  shkuar  fare  harro
Dhe  për  të  nesërmen  mos  u  shkallmo:
Gëzo  një  qast  të  lumtur, faqe-bardhë,
Dhe  Jetën  n’ere  mos  e  çkatërro”.

Kur  i  thëm  këto  mendime  në  këtë  shkrim, lexues i dashur, nuk jam duke menduar se ne  s’duhet  të bëjmë  përpjekje  që  të  përgatitemi  për  të  nesërmen  dhe  të  mësojm  nga e djeshmja, por  mendoj se  mënyra  më  e  mirë  për  ta  bërë  këtë  është  që  fuqitë  dhe  aftësitë  tona  t’i  përdorim  për realizimin  sa  më  të  mirë  të  detyrave  dhe  obligimeve  që  dalin  nga  e  sotjma.
Obligimet  e  sotme  mbesin  të  pakryera, nëse  brengosemi  për të  djeshmen  dhe  të  nesërmen. Shumë  e  vështirsojmë  jetën  e  sotme  duke  u  brengosur  për  të  djeshmen  dhe  të  nesërmen. Rrallë  here  I  përdorim  racionalisht  24  orët  që  i  kemi  në  dispozicion. Më  shumë  marrim  nga  jeta  duke  menduar  për  të  sotmen  se sa  për  të  djeshmen  dhe  të nesërmen .Punën  e  sotme  nuk  duhet  ta  lëme  për  diten  e  neserm, javen, mujin  e  vitin  e  ardhshem.  Nëse  u  qasemi  punëve  të  sotme  me  përkushtim, nuk  kemi  kohë   të brengosemi  për  të  djeshmen dhe  për  të  nesërm. Brengosja  për  të  kaluarën  dhe  të  ardhmen, na  merre   shumë   energji   duke  na  lënë  pak  mundësi që  të  merremi  me  të  tashmen.

Për aq sa bëjmë përpjekje që të gjejmë mënyrën e mendimeve të cilat na mundësojnë të gëzohemi, po për aq edhe do të gëzohemi, e do të kemi një jetë të lumtur. Mënyra se si mendojmë, pasqyron mënyrën e sjelljeve tona dhe mënyrën e jetesës.
Secili prej nesh e don një jetë të lumtur, por mënyra e mendimeve tona shpeshëherë e shkakton hidhërimin, zemërimin dhe jetën e palumtur edhe pse askush prej neve nuk e don atë.
Do të ishte në menqurinë tonë që të kemi kujdes të shtuar, se cilën mënyrë të të menduarit po e zgjedhim gjatë jetës.
Mendimet tona varen nga mënyra e ndijimit dhe përceptimit të realitetit të botës së jashtme i cili gjendet përreth nesh dhe realitetit të botës se brendshme, brenda nesh. Se në cilën mënyrëiI përceptojmë këto dy realitete, varet nga shumë faktorë: fizik, shpirtrorë e shoqërorë.
Po nuk patëm kujdes në forcën e ndikimit të këtyre faktorëve, shpeshëherë biem viktimë e iluzioneve tona gjatë ndijimit e përceptimit të njerëzve, gjësendeve, ngjarjeve, dukurive dhe proceseve të ndryshme natyrore, shoqërore e atyre psiko-nervore. Nëse biem nën ndikimin e iluzioneve, formojmë paragjykime apo mendime e bindje të gabuara për realitetin natyrorë, shoqërorë dhe atë psiko-nervorë të cilat nshkaktojnë një kaos të madh emocional përplot shqetësime, tensione, brenga duke na bërë jetën plotësisht të palumtur.
Ndër faktorët fizik që mund të na përvidhen në mënyrën e të përceptuarit iluzorë janë: pozita, forma, madhësia, përmbajtja, ngjyra, afëria, largësia, lartësia, lëvizja dhe koha në të cilën ngacmojnë këta faktorë.
Kurse ndër faktorët psiko-nervorë e shoqërorë janë: motivet biologjike dhe motivet social-psikologjike, emocionet e këndshme dhe të pakëndshme, vullneti, dëshira, aspirate, qëllimi dhe qëndrimi ynë e ai shoqëror.
Nëse e kemi të kjartë forcën e ndikimit të këtyre faktorëve në mënyrën e ndijimeve, përceptimeve, mendimeve, bindjeve, sjelljeve dhe veprimeve tona, do ta rrisim vigjilencën tonë që mos të nënshtrohemi ndaj ndikimeve iluzore që mund të rrjedhin nga faktorët e lartëpërmendur.
Të përceptosh në gjendje urie, edhe gjellën e pazier e përcepton të shijshme, posa të ngopesh kupton se gjella është e pazier. Nëse përcepton nën ndikimin e motivit seksual, gjinia e kundërt të duket më madhështore. Po përceptove në gjendje hidhërimi e zemërimi, edhe miqtë më të dashur nuk të duken si më parë. Nëse përcepton në stinën e dimrit, jeta të duket plot acar, e nëse përcepton në pranverë, jeta të duket plot beharë. Nëse e përcepton një airoplan mbi 2000 metra lartësi, hamendesh a është airoplan apo ndonjë gje tjetër duke fluturuar. Në dasëm koha ikën shpejt, kurse ne burg minutat duken orë të tëra. Nëse i përception të dashurit tuaj, nuk ua vëren të metat. E ata që nuk i don, nuk ua vëren përparësitë, e tjera e tjera gabime të mundshme që mund të na qojnë drejt mendimeve te cilat prodhojnë një jetë të lumtur apo të palumtur.

Sa e sa vuajtje na ndodhin gjate jetes, per shkak te perpjekjeve tona kembngulese, te behemi ata qe nuk jemi duke maskuar natyren tone personale. Nese vetdisohemi se perpjekjet tona jone te mundimshme, artificiale dhe nuk na sjellin kurrfar frytesh gjate jetes, fillojme ta adhurojme veten ashtu s’iqe jemi dhe nuk kemi nevoje te bejme perpjekje per ti emituar tjeret apo ta veshim masken e tyre. Sa ma herehet qe ta kuptojme kete, largohemi prej nje jete plot halle e brenga, e nisemi drejt nje jete te lumtur.Mos pranimi i vetes ashtu siq jemi, shkakton tendosje emocionale duke bartur mbi vete barren e rende artificiale, qe te personifikohemi me personin qe nuk jemi dhe nuk mund te behemi. Kjo barre e rende artificiale per shume ke,eshte burim i pashterrshem i neurozave,psikozave dhe streseve te medha, mbushur perplote hidherime, zemerime, urrejtje dhe gjelozi, per shkak qe nuk mund te arrijme aty ku kemi planifikuar. Veprimet e panatyrshme ne kundershtim me veten tone , na bejne te ndjehemi keqe per dite e me shume sepse jetes tone nuk i mbetet kurrfar kuptimi dhe shtegdalje, duke ia mbyllur te gjitha rruget vetes, perpos rruges e cila shum ke e ka quar deri te akti i vetvrasjes. Sa perpjekjet i bejme te behemi te bukur, intelegjent, te veshur, te pasur, dhe te zotet si tjeret, por ne jemi ata qe jemi, e nuk munde te behemi kurre si tjeret. Eshte problem i madh te kemi pune me ata, qe shtiren se jane te atille cfare nuk jane.Mjerisht shume te tille ka, qe maskohen duke e pershtatur masken sipas imagjinates se tyre te planifikuar, kurse ne realitet jane krejte diqka tjeter. Nje grup i te maskuarve emiton te tjeret sepse dojne te behen si ata e nuk munden, por i sjellin deme vetes se tyre, duke deshiruar te behen ata qe nuk jane, dhe duke harruar veten se cfare jane. Kurse grupi tjeter i te maskuarve, behen se i emitojne sjelljet e veprat e mira te tjerve, qe ti maskojne veprat e liga dhe kriminale te tyre. Te maskuarit edhe pse i sjellin deme te medha tjerve dhe mesit ku jetojne, ne fund te fundit, denimin me te madh jetsore e marrin vet.Ket duhet ta dime secili.

Nese  urrejme apo paragjykojm dike, kemi lejuar qe keto dy vese te liga te na qrregullojen gjumin, oreksin, shtypjen e gjakut, tretjen e ushqimit ne lukth, te rrahurat e zemres, shendetin dhe lumturine e jetes sone.
Urrejtja dhe paragjykimi  nuk u sjell asnje dem atyre qe i urrejme e i paragjykojm, ndersa neve na shkaktojn shqetesime, vuajtje dhe plage te renda shpirterore. Nuk duhet lejuar keto vese te shemtuara shpirtrore, te na shnderrohen ne deshire kronike per hakmarrje, sepse keto  behen burim i semundjeve te renda trupore e shpirterore, si hipertensioni kronik, semundjet e zemres, sulmi ne tru, qrregullimi i lukthit dhe semundje tjera te mundshme psikike.
Qe te ndalojme urrejtjen e paragjykimet ndaj tjereve, me se miri eshte te mbeshtetemi ne parimin human te faljes, tolerances dhe mirekuptimit ndaj tyre.
Mjeket dhe psikologet keshillojne te kemi kujdes te shtuar qe mos te hidherohemi, zemerohemi dhe shqetesohemi, pa marre parasysh se qka ka ndodhur perreth nesh, sepse zemerimi, hidherimi,urrejtja, shqetesimi dhe paragjykimet e tepruara ndaj tjereve, sulmojne zemren, tensionin e gjakut, lukthin dhe trurin e atyre qe i kane lejuar vetes te merren me keto vese te shemtuara shpirtrore.
Ndotjet shpirtrore te permendura me larte, i manifestojne pasojat e tyre ne pamjen e trupit tone, permes fytyrave te zbehta me plot rrudha e mrrola, permes syve te hapur e te zgurdulluar, levizjeve te qrregulluara e zerit kercneues, fjaleve te pamatura dhe paragjykimeve ndaj tjereve, duke na shemtuar gjithnje e me shume bukurine e trupit tone dhe shendetin.
Do te zinte vend te merituar, mendimi i te famshmit Shekspir, i cili ka thene: ´´ Per armikun mos ndez zjarr shume te madh, sepse vet mund te digjesh ne te´´.
Per te shpetuar nga kurthet dhe pasojat e shumta te hidherimit, zemerimit, urrejtjes dhe paragjykimeve ndaj tjereve,  eshte mire qe te kemi pakez ndjese e mirekuptim ndaj njerezve, t´i trajtojme me embelsi shpirterore ata dhe te reflektojme respekt e dashuri kure komunikojme me ta.
Shpetimtari me i madh i cili na mbron qe mos te merremi me hidherimin, zemerimin, urrejtjen dhe ndotjet tjera shpirterore, eshte marrja dhe angazhimi me punet tona personale qe do ta na sjellin fat e lumturi ne jete. Po nuk vepruam keshtu, falimentojme shpirterisht e fizikisht, duke u marre me sjelljet e veprimet e tjereve dhe duke i urrejtur ata.
Secili prej nesh duhet ta dije se e shperblejme ose e ndeskojme veten, permes sjelljeve e veprimeve tona ndaj tjereve dhe rrethanave te ndryshme.
Per ta kultivuar nje rehati shpirterore qe do te na sjellte qetesi e lumturi ne jete, nuk duhet t´i trajtojme tjeret permes hidherimit, zemerimit, urrejtjes,paragjykimeve  e  ndotjeve tjera shpirterore.

Asnje dite nuk duhet leshuar qe mos te perpiqemi te jemi sa me te lumtur dhe me plot humor sepse fati eshte ne duart tona. Asgje te dobishme nuk ka prej shtqetesimeve, urrejtjes, xhelozise dhe inatit ndaj tjereve.
Perhere duhet perpjekur qe tu pershtatemi rrethanave qe nuk mund t´i ndryshojme, e jo t´i pershtasim ato sipas deshirave tona. Tu pershtatemi rrethanave eshte e mundshme sepse kemi te bejme me ndryshimin dhe adaptimin e vetes sone me to.
Do t´a beje shprehi per secilen dite te kujdesem per trupin tim se qfare ushqimi po perdori, sa e kur e perdori ate dhe kam apo nuk kam rend e rregull ne te ushqyer. Krahas ushqimit do te kujdesem edhe per ushtrimet e lehta trupore, shetitjet ne natyre sepse kam deshire qe trupi im te me sherbeje gjate e sa me mire.
Edhe per shendetin dhe zhvillimin intelektual do te kujdesem per secilen dite, duke mesuar diqka te dobishme permes leximit ne favor te ngritjes profesionale dhe arsimimit te pergjithshem.
Po ashtu per secilen dite do te perpiqem te beje diqka te mire per shpirtin tim, pa pritur shperblim nga tjeret, duke u bere mire atyre brenda mundesive te mia. Kete duhet bere qe ta ushtroje shpirtin dhe vullnetin bemires ndaj tjereve , e ta luftoje egoizmin ekstrem personal.
Sot dhe herave tjera do te beje perpjekje serioze te jam sa me i pershtatshem per rrethin duke perdorur fjalet me te mira ne komunikim me tjeret dhe te dukem sa me mire para tyre. Do te jem I kujdesshem dhe I perzemert gjate komunikimit me ta. Fjalorin e kritikes per t´i ndryshuar apo perqeshur njerezit, nuk do ta perdori fare. Ne vend te ketij fjalori, do t´i perdori keshillat me te buta e me miqesore per ta.
Do te beje perpjekje te vazhdueshme, te jetoje vetem per sot. Nuk do t´i zgjidhi me dhjetra e dhjetra probleme te grumbulluara te se djeshmes, duke i harruar fare detyrat, obligimet dhe pergjegjesite e te sotmes.
Per asnje dite dhe asnje qast nuk do ta le ne harrese qe t´i permbahem planit ditor te caktuar me pare duke ndare kohen ne menyre proporcionale qe t´i realizoje kerkesat qe dalin nga plani i percaktuar duke mos i lene per asnje qast obligimet dhe pergjegjesite e sotit per diten e neserme.
Perkunder angazhimeve te vazhdueshme, per secilen dite do te beje perpjekje ta gjeje gjysme ore kohe per relaksim te plote kur mund te jem plotesisht me vetveten.
Eshte ne dobine time qe sot e per qdo mot t´i heq qafe te gjitha ankthet apo frikesimet e mia per te djeshmen, te sotmen dhe te nesermen time. Ne vend te frikesimeve do ta perdore punen, vullnetin, menqurine, respektin, dashurine, mirekuptimin dhe tere energjine time per te jetuar i lumtur dhe me dinjitet.

I dashuri kujdestar!

Me pak fjalë dhe në mënyrën se si dimë ne më së miri, duam të urojmë Festën e 7 Marsit (ditën e mësuesit).
Profesioni i mësuesit konsiderohet si profesioni më human në këtë botë. Është drita që ndriqon errësirën, është një ditë ku secili prej nesh gjenë kohë të dërgoj një kartolinë, të bëjë një telefonatë, një dhuratë apo thjeshtë një urim mësuesve tanë të dashur.
Neve na kanë mbetur edhe pak ditë dhe do të përfundoj çdo gjë. Do të përfundojnë bisedimet në orët mësimore, ikjet nga ora, bojkotimet e testeve kur nuk kishim mësuar e shumë e shumë gjëra, të cilat janë të shumta t’i përmendim. Do të kalojnë nxënës të rinjë nëpër këto oborre, koridore e klasa, do të ndryshojnë edhe shumë gjëra, rruga për te klasët, orenditë, zilja e shkollës, madje edhe objekti shkollorë…
Por emocionet që mbizotërojnë tek ne për këto kujtime, nuk do të ndryshojnë asnjëherë. S’do t’I harrojmë këshillat, përkëdheljet dhe qortimet e tua profesor i nderuar. Ato janë kyqur thellë në kujtesën tonë.
Nxënësi nuk e harron kurrë mësuesin e vet. Mësuesi mbetet një model për nxënësin i cili përpiqet ta imitojë e t’i përgjasojë atij.
Ne do të jemi përherë krenarë që të patëm kujdestar. Faleminderit për çdo gjë që ke ofruar për ne, faleminderit për çdo këshillë, lavdatë, qortim e ndëshkim që bëre. Kështu na mësove se jetën duhet ta marrim më seriozisht, na mësove se duhet të marrim përgjegjësinë për veprimet tona pa marrë parasysh përfundimin. Faleminderit për çdo buzëqeshje që na dhurove për të na bërë edhe me disponim, faleminderit edhe për përkrahjen që na dhe atëherë kur kishim nevojë.
Ka edhe shumë fjalë që kishim dashur t’i shkruajmë, por deshëm t’i përfshijmë vetëm disa pika më kryesore në mënyrë sipërfaqësore. Thellësia ka të bëjë me shpirtin e që janë disa falenderime që nuk mund të shprehen dot me fjalë.
Për fund të urojmë shëndet dhe punë te palodhshme në profesionin tuaj.

Me respekt kl. XII/5

Sjelljet dhe veprimet tona ndaj dukurive, gjësendeve, proceseve dhe ndaj njerëzve, varen nga mënyra e përceptimit që ua bëjmë atyre.
Sipas mënyrës së përceptimit të këtij realiteti, lindin dhe formohen mendimet, bindjet e njohuritë tona për të.
Falë kësaj njohurie i përjetojmë përmbajtjet, format, cilësitë dhe qartësinë e realitetit të botës së jashtme dhe asaj të brendshme të cilat na rrethojnë.
Që të formojmë një vetëdije sa më të saktë për tërësinë, ndryshimin, lidhjen dhe për integritetin e cilësive të këtyre dy realiteteve, duhet të mbrohemi nga ndikimi i iluzioneve tona sa më shumë që të jetë e mundur.
Iluzionet janë përceptime të gabuara të realitetit të jashtëm dhe atij të brendshëm i cili i ngacmon shqisat tona me objektivitetin e tij real.
Sa e sa gabimet i bëjmë në raport me njerëzit, gjësendet, ngjarjet dhe proceset natyrore, shoqërore e shpirtërore, për shkak të iluzioneve tona që imponohen nga ndikimi i shumë faktorëve fizik dhe atyre psikik.
Shkaqet e iluzioneve që i shkaktojnë përceptimet e gabuara, janë faktorët fiziko-psikik të cilët ndikojnë në formimin e mendimeve, bindjeve dhe njohurive tona të gabuara nga të cilat varen sjelljet dhe veprimet që i bëjmë ndaj njerëzve dhe proceseve natyrore, shoqërore e shpirtërore që ndodhin pranë nesh.
Sa e sa problemet lindin nëpër familjet tona për shkak të gabimeve të bëra gjatë përceptimit të gjendjes ekonomike e shëndetësore në familje, për shkak të përceptimit të sukseseve e mossukseseve dhe raporteve në mes anëtarëve të familjes, për shkak të detyrave dhe obligimeve të secilit, për shkak të hierarkisë së respektimit të moshës dhe gjinisë, për shkak të mënyrës së respektimit në mes bashkëshortëve, për ndarjen e obligimeve dhe përgjegjësive në mënyrë të barabartë dhe sipas mundësive, për raportet prindër fëmijë e fëmijë prindër dhe problem tjera.
Manifestimi i këtyre iluzioneve ndaj realitetit familjar, përcillet përmes ndarjeve të shumta bashkëshortore, përmes keqkuptimeve e konfrontimeve në meset familjare, përmes raporteve të ftohura ndërmjet anënatëve të familjes dhe përmes ngecjeve të shumta në përparimin familjar.
Po kështu ndodh edhe në rregullimin apo prishjen e raporteve në mes njerëzve, grupeve të vogla apo të mëdha të të njëjtit komb në një shtet, të kombeve në mes veti ndërmjet dy e më shumë shteteve dhe ndërmjet pakteve e aleancave të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, të cilat manifestohen përmes luftrave të mëdha e të përgjakshme, përmes bllokadave e izolimeve ekonomike, tregtare, kulturore e politike.
Mënyra e të përceptuarit të punës dhe menaxhimit të institucioneve shtetërore e private, ndikon në zhvillimin apo shkatërrimin e tyre fare, të cilat manifestohen me rritjen dhe zhvillimin apo falimentimin e tyre.
Shëndetin tonë fizik, psikik dhe atë social e mirëmbajmë apo e shkatërrojmë fare nga mënyra e përceptimeve tona, të cilat manifestohen me shëndet të mirë fizik apo të shkatërruar fare, me ngritje intelektuale apo me gjendje të tensionuar emocionale, me raporte të shëndosha në mes njerëzve apo të shkatërruara tërsishtë.
Në fund fare, që të kemi një jetë sa më të lumtur dhe me sa më pak hidhërime, duhet të kemi kujdes të madh se si i përceptojmë njerëzit, proceset natyrore, shoqërore e shpirtërore, duke u mbrojtur sa më shumë prej iluzioneve tona.

Që t’i arrijmë gjërat e mira gjatë jetës sonë, duhet të kemi kujdes se çfarë sjellje e veprime po bëjmë t’i arrijmë ato.
Sjelljet dhe veprimet tona duhet të bëhen sipas disa rregullave dhe parimeve të planifikuara më parë dhe të menagjuara mirë gjatë përdorimit të tyre, që t’i arrijmë të mirat e dëshiruara.
Gjërat e mira arrihen përmes përpjekjeve tona të shumta, nëse i bëjmë ato me plot vullnet e me plot dëshirë.
Angazhimet tona për t’i arritur gjërat e mira, duhet t’i shndërrojmë në fitore edhe përkundër vështirësive që na dalin para, duke i mospërfillur ato.
Nëse rastësisht marrim minusa gjatë jetës, minusat duhet t’i shndërrojmë në plusa jetësorë, përmes përpjekjeve tona të planifikuara dhe të menagjuara mirë, e jo plusat jetësorë që i arrijmë, t’i shndërrojmë në minusa, duke bërë sjellje dhe veprime të pakujdesshme e të pamatura mirë gjatë jetës.
Të metat që i posedojmë, është e rëndësishme t’i shndërrojmë në përparësi tona, përmes angazhimeve të planifikuara e të menagjuara mirë në punë, mësim e veprimtari tjera sipas situatave që na dalin para.
Përpjekjet, angazhimet dhe punën që e bëjmë, duhet bërë me këmbëngujle, që të arrijmë me sukses te qëllimet të cilat i kemi vënë para vetes sonë.
Për secilin angazhim, përpjekje dhe veprim tonin, duhet planifikuar dhe përgatitur një plan pune, e jo të angazhohemi dhe të punojmë sipas rastësisë apo momentit të papërgatitur fare, siç edhe e kemi shprehi në jetën e përditshme.
Këto janë disa prej rregullave të shumta, përmes të cilave mund të arrihen gjërat e mira.
Do të ishte e preferueshme tu përmbahemi këtyre rregullave sidomos në këto fusha: a). në organizimin dhe në menagjimin e punëve, marrëdhënieve dhe raporteve në mes anëtarëve të familjes dhe në mes bashkëshortëve si përgjegjës për një atmosferë të lumtur në familjet e tyre, b). në organizimin e mirëfilltë të jetës në punën profesionale, c). në organizimin e raporteve të shëndosha në mes njerëzve, d). në organizimin e punëve edukativo-mësimore si mësimëdhenës, nxënës e student, e). në organizimin dhe menagjimin e mënyrave më të përshtatshme për zgjidhjen e situatave problemore dhe f). në organizimin e planifikuar dhe të mirëfilltë për mirëmbajtjen e shëndetit fizik, psikik dhe atij social.

Detyrat, obligimet, pergjegjsite, kerkesat, deshirat dhe ambicjet tona qe dalin gjate jetes, kerkojne nga ne nje perqendrirm te vemendshem dhe intenziv, qe t’i kryejm dhe realizojm me sukses ato.
Sa e sa kerkesat, deshirat, obligimet dhe ambicjet tona mbesin te parealizuara, nese nuk jemi te vemendshem dhe kembengules t’i realizojme ato.
Per ta kuptuar kete qe thashe me larte dhe ate qe do ta theme pastaj, me duhet te sqaroje, se vemendja eshte procesi me i larte psikik e cila i orienton proceset tjera psikike ne nje objektiv(detyre apo obligim) te caktuar dhe ua shton efikasitetin e tyre gjate angazhimit per t’i kryer detyrat, obligimet dhe per t’i realizuar kerkesat, deshirat, qellimet, dhe ambicjet tona, sa me favorshem qe te jet e mundur gjate jetes.
Secili prej nesh, duhet te nenkuptoj me proceset psikike, angazhimin dhe orientimin e ndijimeve, peceptimeve, mendimeve, motiveve, emocjoneve, kujteses, te mesuarit dhe imagjinates tone, ne nje objektiv te caktuar permes vemendjes.
Pa angazhimin e proceseve psikike ne fjale, do te ishte krejtesisht e pamundur t’i realizojm kendshem deshirat tona dhe t’i kryejm me efikasitet detyrat dhe obligimet qe dalin gjate jetes.
Njerezit e vemendshem jane njerez te sukseseve dhe jeta e tyre eshte e lumtur, e qete dhe progresive, nese vemendjen e tyre e orientojn drejte realizimit te vyrtyteve njerzore, e jo drejte realizimit te veseve te liga qe e fusin njeriun ne nje udhe pa dalje dhe i shkaktojn probleme te medha atij, familjes se tije, rrethit ku jetone ai dhe shoqerise ne pergjithsi.
E lus lexuesin tim te dashur, te formoje shprehi te tilla qe ta orientoj vemndjen e tije drejte realizimit te vyrtyteve njerzore, per nje jete te lumtur e te sukseseshme duke u mbeshtetur permes punes, dijes, sjelljeve te ndershme, te drejta, miqsore, solidare, te guximshme dhe kombetare, qe ta luftoni ne vazhdimsi, sa te jete e mundur egoizmin ekstrem e te ndyte.
Lus edhe nje here, mos e orientoni vemndjen tuaj drejte realizimit te veseve te liga njerzore, sepse do te beheni papuntore, te padijshem, te padrejte, te pandershem, keqeberes, mashtrues, dhunues, trafikues te qenjeve njerzore dhe substancave tjera te rrezikshme , vrases e qka jo tjeter per te keq.
Ata qe e kane mbushur trupin dhe shpritin e tyre me vese te liga njerzore, shkelin pa kurrfar turpi dhe hedhin balte e pluhur mbi gjakun dhe eshtrat e atyre qe u flijuan per liri, atdhe dhe dinjitetin tone kombetar.
Ata e shkelin, e perbaltin dhe e shkatrrojne pameshirshem kulturen dhe humanizmin tone familjar, shoqeror, kombetar, shtetror dhe ate nderkombetar.
Lirohuni prej veseve te liga sa te jete e mundur dhe mbushuni me vyrtyte te larta njerzore, qe ta keni nje jete te lumtur e me plot dinjitet njerzor, kombetar dhe familjar.

Nga deshira qe te behemi te popullarizuar dhe te biem ne sy te mire para tjereve, bejme perpjekje te shumta te leme pershtypje te mira, te njerezit me te cilet komunikojme, gje qe eshte shume e veshtire dhe e pamundeshme, sepse kemi te bejme me lloje te ndryshme te kategorive njerezore.
Keto perpjekje ne shumicen e rasteve, na bejne te ndjeshem edhe ndaj fjaleve me te vogla kritikuese, sepse sjelljet tona qe i bejme ndaje tjereve, i bejme te presim lavdata e mirekuptime nga ata.
Nese ua vejme veshin fjaleve kritikuese qe na vijne nga disa njerez qe i kane ne shpirte sharjet, fyerjet dhe perbuzjet vende e pa vende, do te prekemi shpirtnisht dhe do te na thyhet zemra, gjate komunikimeve me ata.
Kush nuk i done tronditjet shpirterore,nervozen dhe urrejtjen, nuk eshte mire t’ua veje veshin dhe aqe fjaleve kritkuese dhe te brengoset per to, edhe pse ka raste kure kritikat jane me vende dhe te qelluara. Kritikat e qelluara qe na behen, duhet marre me gjakftohtesi, durim dhe vetepermbajtje, duke bere perpjekje qe dalengadale te permiresohemi, sepse askushe prej neshe nuk jemi te perkryer.
Sa do qe te bejme perpjekje t’u leme pershtypje te mira tjereve, perpjekjet tona eshte e pamundeshme te jene te qelluara tersishte per te gjitha kategorite e njerezve, ku prap se prap, do te kete njerez qe sjelljet tona nuk u shkojne per qefi dhe do te jemi ne thumb te kritikes se tyre.
Nese qendron ky konstatim, do te ishte ne menqurine tone qe thumbimeve,perbuzjeve dhe ofendimeve te paqelluara te cilat na vijne nga tjeret, mos t’ua veme veshin dhe mos t’i marrim afer zemres.
Eshte shume e rendesishme per shendetin tone, te qendrojme sa me indifirent ndaje kritikave te padrejta qe na vijne nga tjeret, se sa t’i kundershtojme ata te mos na sulmojne.
Kjo qe u tha me larte, nuk nenkupton te jemi indifirent ndaje cdo lloji kritike, sepse ka dhe kritika qe me te vertete jane te qelluara dhe plotesishte me vende. Ndaje kritikave te tilla duhet te jemi te arsyeshem dhe shum objektiv qe te fillojme te heqim dore dalengadale nga sjelljet dhe veprimet tona qe e meritojne kritiken, perbuzjen dhe urrejtjen.
Pasi qe erdhem ne perfundim se kritikat na qenkan vende e pa vende, edhe ne duhet te kemi kujdese kure e perdorim fjalorin kritikues apo me mire te theme fjalorin keshilledhenes ne komunikim me tjeret.
Keshillat dhe kretikat dallojne dukshem me njera tjetren per nga fjalori tyre. Kritika sherbehet me fjalorin fyes, urrejtes dhe nenqmues, kurse keshilla sherbehet me fjalorin miqesor, bindes dhe argumentues. Njera i largon, armiqeson dhe i bene kundershtare ne mes veti njerezit gjate komunikimit dhe pas tije dhe tjetra i ofron, miqeson dhe i bene te vetepermbajtu, me te kujdeseshem dhe tolerant gjate komunikimit edhe pas tije.
Secili prej neshe pa marr para syshe moshen, gjinine, poziten, profesionin, perkatesine fetare e kombetare, politike dhe gjendjen ekonomike, eshte mire te kemi kujdese kure komunikojme me njerezit, ta perdorim sa me shum te jete e mundur fjalorin keshilledhenes, e jo kurresesi fjalorin kritikues, i cili fatekeqesishte ka kaluar ne mode, te shumica e njerezve kahe te komunikojne ne mes veti.

“Eshte nje kategori e njerzve qe kurr nuk e kuptojne se jane duke fjetur,lindin te fjetur,jetojne te fjetur,martohen te fjetur,rrisin femije te fjetur dhe kurr vertet nuk zgjohen.Kurr nuk arrijne te kuptojne bukurine dhe mrekulline e asaj qe e quajme ekzistence njerzore“.
Une ketyre njerzve si prind e mesues u bej thirrje : zgjohuni,zgjohuni se jeni rritur.Nuk jeni me femije vetem ne gjume te rrini.Jeta nuk i do gjumashet,pertacet,rrenacaket,lajkataret,te pabeset,dhelpnaket,dy ftyrshat,te pandershmit,egoistet,lakmiqaret, dhe njehere therras nga thellesit e zemres te zgjoheni sa me pare nga gjumi i padobishem dhe ti eliminoni te gjitha keto vese qe u permenden me lart se ua prishin dhe ua shemtojne pamjen njerezore.

Jeta po behet gjithnje e me dinamike duke na obliguar me sa me shume detyrime qe t´i kryejme per nje kohe te shkurte.
Gjate jetes ballafaqohemi edhe me rrethana te llojllojshme, te cilat ndodhin per shkak te gabimeve tona dhe dukurive natyrore e shoqerore, si psh: humbjen e te dashurve tone, humbjen e pasurive te ndryshme, karrieres, autoritetit, vendin e punes, pamundesite qe te arrijme gjerat te cilat i deshirojme, humbjen e shendetit, prishjen e raporteve ne mes njerezve e anetareve te familjes dhe shume rrethana tjere vertete stresuese.
Perballja me ndonjeren prej ketyre rrethanave dhe perballja me detyrat e shumta qe i ka jeta, mund te sjellin emocione te dhimbshme e te mbushur plot me ankth e presion qe mund te shkaktojne semundje te llojeve te ndryshme trupore dhe psikike.
Sjelljet e parendomta qe nganjehere i bejme dhe semundjet e ndryshme qe mund te na ndodhin, jane pasoje e streseve te shumta qe nuk mund te kontrollohen dhe perballohen lehte.
Stresi nuk mund te evitohet plotesisht dhe nuk eshte e dobishme te evitohet teresisht, por duhet te kemi kujdes qe ai te jete sa me i balancuar dhe mos te dale nga kontrolli.
Perjetimi i rrethanave te ndryshme jetesore, si te rrezikshme per mireqenien tone fizike e psikike gjate jetes, quhet stres.
Stresi i pakontrolluar, shkatrron te gjitha begatite jetesore ne trupin tone fizik e shpirteror, duke bere qrregullime serioze ne tensionin e gjakut, ritmin e punes se zemres, nivelin e sheqerit, qrregullimin e organeve te tretjes, renien e imunitetit, astmen, probleme neuro-muskulore dhe skeletore, semundje te lekures, nderlikimin ne shtatzeni, veshtiresi ne funskionimin seksual, demton proceset e kujteses, veshtireson te mesuarit, perqendrimin e vemendjes, veshtireson te gjykuarit e drejte dhe objektiv, veshtireson gjumin dhe sjell depresionin i cili manifestohet me humbjen e fuqise trupore e shpirterore e cila percillet me nje lodhje totale dhe pa shprese per te jetuar.
Per t’i evituar keto qrregullime serioze qe shkaktohen nga stresi i pakontrolluar, eshte mire qe stresin ta kontrollojme dhe menagjojme duke e mbajtur ne nje gjendje te balancuar permes formave te ndryshme te meditimit, relaksimit te muskujve, duke shetitur ne natyre dhe shoqeruar me bukurite e saj te pafundme e me ajrin e fresket. Edhe biseda me tjeret, ndihmon shume qe ta perballojme stresin.

Nuk është mirë të ecim si të mposhtur nga hallet dhe brengat tona jetësore, duke përkulur trup e krahë dhe duke ulur kokën zvarrë, por është  mirë të ecim me dinjitet, kokën lartë, me trup e krahëror drejtë, pa pranuar pa asnjë qast mposhtjen që na imponojnë brengat dhe hallet tona jetësore.
T`u shkëlqejnë rrobat në trupin tuaj nga mirëmbajtja higjenike dhe hekurosja e tyre edhe nëse janë të vjetruara dhe t`u shkëlqejnë flokët, fytyra dhe buzë e dhëmbë me plot dinjitet, juve nxënës e studentë  të dashur.
Sa e suksesshme dhe e lumtur do t`u bëhet jeta nëse dini të shoqeroheni me të tjerët, t`u buzëqeshni sinqerisht atyre, t`i trajtoni urt e ëmbël inferiorët, t`i nderoni me dinjitet e jo me servilizëm superiorët, të  jeni të lumtur e plot ngazëllim në meset familjare, shoqërore, në punë dhe në mësim. Me një fjalë krijoni atmosferë optimizmi dhe disponim të mirë duke përdorur edhe humorin kudo që të jeni.
Nëse për ndonjë moment mbeteni të vetmuar, qëndroni sa me të kthjellët, të buzëqeshur, fishkëlloni duke emituar melodi të ndryshme dhe në fund krisnja ndonjë kënge që ta kënaqni shpirtin tuaj. Me një  fjalë luajeni ronil e njeriut të lumtur nëse doni të formoni shprehi të mira për jetën tuaj sepse çdo gjë që e përsërisim më  shumë se pesë ose gjashtë herë rresht në të njëjtën mënyrë, ajo shprehi bëhet pjesë e pandashme e menjdes dhe e bindjeve tona gjatë jetës.
Largoni shprehitë të cilat i keni formuar gjatë jetës suaj që të mendoni keq dhe zëvendësoni ato me shprehi të mira, duke larguar vëmendjen prej gjërave të shëmtuara e të papëlqyeshme, në gjëra të  këndshme.
Shqiptoni sa më pak fraza që kritikojnë, ankojnë, përbuzin, fyejnë dhe urrejnë të tjerët. Sa më pak fraza të tilla të keni në fjalorin  tuaj, aq më të qetë e të relaksuar do të jeni dhe aq më shumë miqë e dashamirë do të keni.
Është mirë t`i kontrolloni mendimet e juaja personale që t`i ndalni ato mendime të cilat u sjellin tendosje emocionale dhe t`i lejoni mendimet që shkaktojnë qetësi, mirëkuptim, tolerancë, vullnet e dëshirë për  punë, mësim e dije për jetë.
Punoni me dinjitet çdo lloj pune, me rëndësi të madhe apo të vogël duke përdorur arsyen, maturinë dhe tërë energjinë e shpirtit tuaj, që ta  mbani intelegjencën në një drejtim të shëndoshë, të mos iu valvitet vëmendja poshtë e lartë duke thithur mendime të sëmura.
Mësoni, studioni me dinjitet nëpër shkenca të ndryshme që të paiseni me aftësi, shkathtësi, shprehi, dituri e kulturë kombëtare e ndërkombëtare.

Nese na ka humbur motivi qe te behemi te dashur me te afermit tane, duhet bere te pamunduren ta gjejm dhe ta rrisim ate nese deshirojm te ndjehemi me optimist, me human dhe me te qendruehsem ne jete.Kete e arrijm duke ia rikujtuar vetes pa nderprer se kjo veti per ne eshte me se e nevojshme dhe e domosdoshme, sepse permirsimi i raporteve me te afermit tane dhe me njerzit ne pergjithsi, na sjelle gezim te perhershem ne jete dhe prestigj te madh ne shoqeri.
Qe mos te mbesin fjale te thata keshillat, ato duhet ti perdorim ne praktike si shprehi te perhershme jetesore.
Kurr nuk duhet te kritikojme apo te konfrontohemi me njerez nese diqka nuk na shkone per shtati,por duhet te vetpermbahemi dhe ti analizojme shkaqet qe ti kuptojme ata, pse jone ne ate menyre e jo ne menyren tjeter.
Edhe pse shpeshhere me lehte na vie ti qortojme tjeret sesa ti lavdrojm ata,duhet te ndodh e kunderta me ne, ti lavdrojm ata e mos ti qortojme, sepse me qortime asgje e mire nuk arrihet me ta, perpos te kqijave.
Ne shpesheher ua zeme frymen dhe ua mbyllim gojen tjerve duke u treguar atyre deshirat dhe brengat tona, ne vend qe tu japim rast ti tregojn deshirat dhe brengosjet e veta ata.
Qe te fitojme shprehi te mira na duhet kohe, durim, vullnet dhe guxim ti aplikojm me bindje e vendosmeri ato gjat jetes.
Duhet te gjejme kohe dhe te mendojm seriozisht per sjelljet tona duke i analizuar ato se sa jane te gabuara e sa jo.
Ne fund te qdo jave, duhet bere shprehi ta pysim veten dhe te pergjigjemi ne ato pyetje,si psh.Cfare gabimesh kam bere ne kete jave?Cka me ka shtyre t`i beje ato? Si kam mundur me mire te veproje? Cfare mesimi kam nxjerre nga ato sjellje e veprime qe i kam bere?
Nese kete shprehi e bejme,do ta njohim me mire veten,do te behemi mesues te vetevetes dhe do ta rrisim aftesine tone te sjelljes me njerze

Perkrahja e tjereve fitohet duke pasur kujdes qe sjelljet dhe veprimet tona t’u pershtaten shijeve dhe qellimeve te tjereve.Qe te kemi sukses ne kete drejtim duhet te flasim dhe veprojme se qka deshriojne ata dhe t’u ndihmojme se si realizohen me se miri deshirat e tyre.
Sjelljet dhe veprimet tona ndaj tjereve duhet te jene te matura dhe te permbajtura per t’a terhequr vemendjen ne deshirat dhe qellimet e tyre duke ua bere me dije se nuk i pengojme por i ndihmojme ne realizimin a tyre.
Nese e perdorim kete parim ne sjellje me tjeret, shume lehte e fitojme perkrahjen e tyre.Nese i veshtrojme gjerat nga kendveshtrimi i tjereve,e ruajme krenarine e tyre dhe e rrisim besimin ne forcen reale te bindjeve tek ta,ku ata fillojne te tregojne interesim, e t’i veshtrojne gjerat nga kendveshtrimi jone.
Nese mendimet dhe bindjet e tjereve i mbrojme si me qene tonat edhe tjeret mendimet tona i mbrojne si te vetat.
Kur kete e arrijme me tjeret,kemi fituar perkrahjen e tyre dhe ata perkrahjen tone.
Nese nuk bazohemi ne parimin e permendur me larte,i shkaterrojme per se tepermi raportet miqesore, gati me te gjithe njerezit dhe nuk mund te presim kurfar perkrahje nga ata.
Njerezve duhet dhene perparesi qe t’a fitojme perkrahjen e tyre, e jo te lavderohemi e te krekosemi para tyre,duke i bere ata te ndihen indiferent dhe inferior ndaj nesh, qe t’i shfaqin deshirat dhe pikepamjet e tyre preokupuese.
Sjelljet dhe veprimet tona nuk duhet t’i bejne tjeret te na kundershtojne dhe refuzojne me rezistence,por me sjelljet tona duhet bere ata te bashkepunojne me ne,duke ndjere veten te perkrahur,nese dojme te na perkrahin.
Asnje perkrahje nuk do t’a arrijme permes kercenimeve,fyerjeve,perbuzjeve dhe nenshtrimeve ndaj tjereve,sepse secili njeri ka nevoje t’a tregoje personalitetin e tij dhe t’i ve ne pah deshirat,mendimet,bindjet dhe kerkesat e veta, para tjereve.
Nese ky konstatim qendron,ne duhet te kemi kujdes te madh,t’u mundesojme tjereve qe te tregohen para nesh ne teresi,qe edhe ata me deshire t’i pranojne mendimet,bindjet dhe kerkesat tone

Shumica e sjelljeve tona bëhen nga dëshira për të qenë i rëndesishëm,shfrytëzues dhe mbisundues i tjerëve.
Dëshira që të ndjehemi të rëndësishem është njëra ndër dëshirat më njerëzore e cila na bënë të dallojm prej gjallesave tjera toksore.Po të mos ishte kjo ndjenje nxitese,ne do te jetonim ne erresiren e madhe te paditurise dhe civilizimi njerezor i ketyre permasve nuk do te ekzistonte.
Deshira per t’i shkrytezuar te tjeret dhe mbisunduar ata,qone drejte rruges per te bere krime njerezore qe nuk jane edhe aq te pakta ne rruzullin tokesor.
Menyra se si i plotesojme nevojat dhe deshirat tona, tregon se kush jemi ne sepse te gjitha karakteristikat personale jane te vendosura ne menyren e sjelljeve tona per t’i realizuar deshirat.
Shembuj ne histori te ndjenjes se deshirave tona jane te shumte,per te mire besa edhe per te keqe, qe na bejne te ndjehemi krenar dhe te turpshem.
Sa e sa prej nesh nxitojne t’a bejne naten dite dhe te paisen me fjalen e fundit te shkences,artit,kultures,teknikes e teknologjise me bashkekohore per t’i realizuar nevojat dhe deshirat tona dhe per t’u bere sa me te rendesishem per veten,familjen dhe rrethin njerezor.
Per qudi ne mesin tone ka dhe te tille qe perpiqen dhe bejne sjellje e veprime me plot krime,vrasje e gjakderdhje te medha,genjeshtra e mashtrime te paskrupullta,vjedhje e dhunime te pameshirshme,drogim dhe trafikim i qenieve njerezore pa pik turpi.
Pra nxenes te dashur dhe ju qytetar te nderuar eshte ne nderin tone qe sa me shume t’i analizojme sjelljet e veprimet tona dhe te kemi kujdes per pamjen e tyre,permbajtjen dhe mesazhin njerezor qe sjellin ato.

Secili prej nesh sjelljet dhe veprat tona qe i bejme na duken te qelluara dhe te drejta sepse me pare bindemi per te bere diqka e pastaj e bejme.Ate qe e bejme e arsyetojme dhe e mbrojme edhe kur te tjeret na kritikojne.Nese ky konstatim qendron,do te ishte nje mendjelehtesi t´u predikojme tjereve leksione sepse kemi mjafte pune te luftojme me papersosshmerine tone.Kur e them kete e kam mendimin se gati nuk ka njeri i cili do te akuzoje veten,pamarr parasysh se sa ka gabuar.Andaj nese i kritokojme keta njerez,automatikisht do t´i shnderrojme ne kundershtare potencial.
Pra e tille eshte natyra njerzore,fajtori per veprat e veta sado te renda qofshin ato do t´i akuzoje te gjithe perveq vetvetes.
Ne gati te gjithe jemi te tille me pak perjashtime.
Nese i akuzojme,i perqeshim dhe i urrejme te tjeret,ata ne te njejten menyre do te na akuzojne,perqeshin dhe urrejne.
Nuk duhet te akuzojme,urrejme dhe perqeshim se tepermi sepse ata jane te atille,siq do te ishim edhe ne ne kushte e rrethana te njejta,me fare apo pak perjashtime.
Kritikat dhe perbuzjet e ashpra nuk sjellin sukses,ato sjellin vetem kundershtare dhe armiq.
Ata qe deshirojne te mbjellin urrejtje rreth vetes,kenaqen me replikat te cilat helmojne dhe i lendojne njerezit deri ne vdekje,duke nxit urrejtje te ata edhe kur nuk jane te sigurt se kane te drejte.
´´Kritika eshte shkendije e rrezikshme,shkendije e cila ne mendjen egoiste njerezore nxit eksplodim,e nganjehere edhe vdekjen e parakohshme´´

Shumica prej nesh perpiqemi t`a gjejme fajtorin e veshtiresive tona,pa e kuptuar fare se per c´do gabim e veshtiresi ne jeten tone,jemi vete fajtoret kryesore.Me kalimin e kohes dale ngadale vetedijesohemi dhe e njohim veten mire e me mire duke kuptuar vertete se kush jemi.
Pas perpjekjeve te shumta dhe pas kalimit te kohes,shumica prej nesh e kuptojme se kemi qene gjithmone armiku me i madh i vetes sone dhe shkaktare i fatit te mjere.
Per t´u larguar nga situatat e palakmueshme,per shkak te fajeve dhe gabimeve tona eshte e domosdoshme se paku nje here ne jave,dy apo tri ore te ulemi dhe t´i analizojme se ku kemi gabuar me sjelljet e veprimet tona ndaj njerezve dhe vetvetes,si t´i permiresojme ato gabime,cka duhet te bejme ne te ardhmen,qe mos t´i perserisim gabimet dhe cka kemi mesuar nga gabimet dhe fajet tona.
Pas kesaj veteanalize verehet se sa shume gabime bejme me sjelljet dhe veprimet tona ndaj njerezve dhe vetvetes.Nese e bejme shprehi se paku nje here ne jave te bejme nje analize te hollesishme te sjelljeve dhe veprimeve tona,do t´i ndihmojme vetes me shume se cdo gje tjeter ne jete dhe fale kesaj ndihme do te arrijme suksese ndoshta me shume se sa me i perfundu dhjete fakultete.
Ja disa prej gabimeve tona:humbja kot e kohes,prekja apo fyerja per shkak te cikrrimeve dhe grindja me njerez.
Sa kohen e humbim duke u marre me pune te tjereve e jo me punet tona te cilat na presin neve t´i perfundojme ato.
Shpeshehere dalim prej taktit dhe nervozohemi e shqetesohemi per vogelsira qe nuk qojne peshe shume ne jeten tone duke e shkaterruar shendetin fizik dhe ate shpirteror.Vertete grindemi pa fund me njerez per t´i bere ata te sillen sipas bindjeve tona,gje qe eshte e pamundshme.Edhe sa e sa gabime tjera i bejme gjate jetes.
Fshehtesia e mbrojtjes se suksesshme nga gabimet dhe fajet tona,qendron ne kritiken e ashper ndaj tyre dhe gjetjen e menyres sheruese te dobesive tona,para se te na rrenojne tjeret.

Për ta nisur dhe përfunduar një vit të mbarë është më se e nevojshme të kemi shëndet të mirë, punë të suksesshme, suksese në  mësime e studime, raporte të mira në mes njerëzve, mendime racionale të qeta e të drejta, plan për shfrytëzimin sa më racional të kohës, inisiativë për zgjidhjen e problemeve e jo të vuajmë për shkak të  tyre.
Për të pasur një shëndet të mirë gjatë gjithë vitit, duhet të kemi kujdes ta mirëmbajmë atë përmes një ushqimi të pasur, të rregullt, me masë. Ta mirëmbajmë higjenën e trupit, të shëtisim  në natyrë dhe të bëjmë ushtrime të lehta trupore së paku dyzet minuta në ditë. Nëse na pamundësohet të dalim në natyrë për shkaqe të ndryshme, mund të bëjmë ushtrime edhe në lokalet tona ku jetojmë  duke e hapur një kapak dritare që të hynë sa më shumë ajr i pastër gjatë kohës së ushtrimeve.
Pas shëndetit, puna është njëri ndër faktorët kryesorë që ta kemi një vit të mbarë, fillim e mbarim. Punën e sotit nuk duhet lënë për nesër thot populli, se e nesërmja ka punë, detyra dhe obligime  tjera. Punët e dy dite, nuk mund të kryhen me sukses brenda një dite. Çdo lloj pune me vlerë të madhe apo të vogël, duhet ta kryejmë me vullnet të madhë  për të qenë të lumtur pastaj. Po nuk e bëmë punën me tërë energjinë e shpirtit duke përdorur arsyen dhe përqendrimin e vëmendjes, ajo përfundon pa sukses. Nëse nuk punojmë i japim mundësi vëmendjes  tonë të shëtisë shkup e shkodër për të gjetur fajtorin e mossukseseve tona dhe për të mbushur kokën plot mendime negative.
Për t`i përballuar me sukses sfidat që dalin gjatë një viti, na duhet dije, aftësi, shprehi, shkathtësi dhe durim. Këto vyrtyte të larta njerëzore i fitojmë përmes mësimit e studimit të përhershëm e  sistematik duke përdorur format, metodat dhe teknikat më bashkëkohore të mësimënxënies dhe studimit që të kompletohemi me kulturë kombëtare e ndërkombëtare. Nëse i fitojmë këndshëm vyrtytet e lartëpërmendura  njerëzore, sukseset tona gjatë një viti do të jenë evidente.
Me rëndësi të madhe është edhe raporti në mes njerëzve. Sa me të mira raportet në mes njerëzve dhe familjarëve, po aq e mirë do të jetë gjendja e jonë për të jetuar gjatë një viti. Shoqërimi  me të tjerët, trajtimi i barabartë i tyre, respektimi, përkrahja, do të sjellë edhe për ne të njëjtat fryte. Si shoqërohemi, i përkrahim, respektojmë dhe i trajtomjë të tjerët, ashtu ata na shoqërojnë,  trajtojnë, respektojnë dhe na përkrahin neve.
Sa e sa mendime hyjnë e dalin nga koka jonë, pozitive apo negative, cilat prej tyre dominojnë, varen sukseset apo mossukseset tona gjatë një viti. Nëse në kokën tonë valviten mendime që  shkaktojnë frikën, hidhërimin,  zemrimin, urrejtjen, hakmarrjen, xhelozinë dhe depresionin, na helmojnë shpresën, besimin, vullnetin dhe dëshirën për mbarvajtjen e sukseseve tona gjatë një viti.
Shumë kohë na shkon shkel e shko pa kurrfar planifikimi. Koha ka vlerë të madhe nëse e shfrytëzojmë me plan dhe me qëllim që t`I realizojmë synimet tona për të mundësuar suksese të pandalshme gjatë gjithë  vitit. Nëse koha nuk planifikohet dhe nuk shfrytëzohet racionalisht, sjell humbje të mëdha dhe sukseset gati janë të pamundshme.
Inisiativa dhe mosinisiativa sjellin zgjidhjen e shumë problemeve, detyrave dhe obligimeve që kemi gjatë jetës dhe moszgjidhjen e tyre. Shumica prej nesh nuk mirremi me zgjidhjen e problemeve por me vuajtjet që i shkaktojnë ato,  në vend që të ndodhë e kundërta, të mirremi me zgjidhjen e tyre, nëse janë mundësitë, e nese jo të pajtojmë me situatën problemore, e mos të vuajmë.

Secili prej nesh duhet ta dimë se nuk mund t´i kemi të gjitha gjërat të cilat na pelqejnë, andaj duhet të mësohemi me ato që i kemi dhe të punojmë për ato që i dëshirojmë, nëse dojmë të na buzëqesh fati. Po që se nuk e kemi kuptuar këtë parim jetësor, mund ta vështrojmë botën në mënyrë pesimiste, te ndriquar vetëm nga një ngjyrë dëshpëruese mbushur me zhgënjime e dështime duke e humbur shijen për jetë dhe kuptimin e saj pa na buzëqeshur aspak fati.
Një fat i buzëqeshur në pjesën më të madhe të rasteve, varet më shumë nga kushtet e veqanta të jetës së brendshme shpirtërore, se sa nga ngjarjet e jashtme jetësore që na ndodhin. Jeta është e mbushur plot me ngjarje të trishtuara e të gëzuara. Nëse kemi vullnet të dobët dhe pervojë të pamjaftueshme, u dorëzohemi atyre në mënyrë pasive duke pajtuar me to dhe me goditjet e tyre të ndryshme.
Nëse e kemi një vullnet të fortë, fati i lumtur është në duart tona, sepse timonin e ekzistencës e drejtojmë nga dëshirojmë ne, e jo nga na qojnë rrethanat jetësore. Për ta realizuar këtë pa vështirësi, duhet ta kemi një qëllim të qartë që të arrijmë atë në jetë. Kur qëllimi jetësor është i qartë, sado të vështira qofshin rrethanat jetësore, prap se prap e arrijmë qëllimin.
Fatkeqët janë njerëz që u frikësohen rrethanave jetësore dhe janë shumë të rrëmbyeshëm, ku bien shpejtë në panik para rrethanave jetësore që u ndodhin. Ata janë njerëz dembelë, pa inisiativë, asgjë nuk ndërmarrin per ta ndryshuar fatin e tyre. Janë të paqëndrueshëm dhe dorëzohen para çdo sprove.
Ndërsa njerëzit që u buzëqesh fati janë njerëz aktiv dhe çdo gjë provojnë për të mirën e fatit të tyre. Janë të guximshëm dhe ballafaqohen me situata të rënda e të vështira para të cilave nuk zhgënjehen fare.
Njerëzve që u buzëqesh fati mund të pësojnë ndonjë përmbysje por kurrsesi ndonjë disfatë. Është gabim i madh nëse besojmë në buzëqeshjen e fatit të rastësishëm. Fati nuk vie vetëvetiu, por ai është i varur nga vullneti, guximi dhe qëndrueshmëria jonë para rrethanave jetësore.

Nese kemi deshire te ndryshojme per te mire, eshte e nevojshme ta rikthejme vemendjen nga vetvetja e t´i zbulojme te mirat qe i kemi secili prej nesh. Te mirat qe i kemi, nese nuk merremi me vetveten, mbesin te paperdorura dhe shnderrohen ne gjera te pavlefshme te cilat ia zene frymen e kenaqesise se jetes sone.
Sa kohen e humbim dhe nuk merremi me vetveten duke u marre me gjera te kota si p.sh: me zgjedhjen e fjalekryqeve, me thashetheme duke kritikuar dhe perqmuar tjeret, duke bere lloj lloj debatesh te paorganizuara per te cilat nuk jemi kompetent. Ne vend qe te merremi me punet , probleme dhe hallet tona te cilat kerkojne kohe, durim dhe angazhim qe t´i zgjidhim ato ne favorin tone .
Nese  mendojme se qfare po bejme per veten, sa po i analizojme dhe i zgjidhim problemet tona, nuk na mbetet kohe e mjaftueshme te merremi me kotesite e tjereve duke i kritikuar, perqeshe e perbuzur ata.
Disa prej nesh ne menyre ekstreme i kushtojme vemendje ushtrimeve fizike ne palestra dhe ne natyre, qe ta formesojme trupin, apo kalojme ore te tera neper sallonet e bukurise, qe t´i maskojme rrudhat e fytyres sone, pa bere perpjekje fare qe ta mirembajme shpirtin e mendjen tone me dije, per t´u bere balle sa me njerezisht sfidave njerezore, me nje koncept te ri e qasje bashkekohore.
Cdo gje qe ndodh ne jete perreth nesh, e mire apo e keqe, pergjegjesia bie mbi ne, sepse ajo qe ndodh eshte efekt i perceptimeve, mendimeve dhe bindjeve tona te brendshme.
Nese qendron ky konstatim, duhet te kemi kujdes si i perceptojme gjerat, qfare mendime e bindje formojme per to, qe mos te befasohemi nga sjelljet e veprimet tona te disfavorshme.
Pra t´a rikthejme vemendjen e te merremi me vetveten qe t´i gjejme e t´i perdorim te mirat tona gjate jetes.
Mos te humbim kohe duke u marre me gjera te kota dhe me thashetheme, por t´i analizojme dhe t´i zgjidhim problemet tona, sa me mire te jete e mundshme.
Nese merremi me ushtrime fizike per ta formesuar trupin dhe nese  humbim ore te tera salloneve te bukurise, per t´i mbuluar rrudhat e fytyres. Eshte ne menqurine tone, te merremi edhe me mirembajtjen e shpirtit dhe mendjes me dije, qe t´i perballojme sa me njerezisht sfidat jetesore qe na dalin para.
Nese per cdo gje qe ndodh ne jete perreth nesh, pergjegjesia bie mbi ne, ne duhet te kemi kujdes si i perceptojme gjerat, si mendojme dhe qfare bindje formojme per to.
Po si plotesuem keto kritere,nuk mund te presim ndryshime te medha per te miren tone.

Sa e sa fuqite e pergjumura flejne thelle brenda neve. Po i zgjuam ato nga pergjumja, do te na mahnisin me mrekullite dhe forcen e tyre gjate perballjes me sfidat e jetes. Keto fuqi te pergjumura, shumica prej neve as qe enderron me i zoteruar si te papergjumura. Ne momentin e zotrimit te ketyre fuqive apo forcave shtytese, do ta ndryshojme rrenjesisht jeten tone, po sa ti veme ne veprim ato. Nese e marrim ne duar besimin e paluhatshem, qe me zjguarjen nga gjumi te atyre fuqive te cilat flejne thelle ne boten e brendeshme tonen, do ta fitojm edhe guximin edhe forcen, te bejme ndryshime rrenjesore ne mendimet, bindjet, qendrimet dhe ne menyren e te jetuarit, gjithnje duke shtuar cilesine e lumturine ne jeten tone.
Shumica prej neshe per shkak te fuqive tona te pergjumura, kerkojme ndihme nga psikologu, psikiatri, neuro-psikiatri dhe mjeku, pa e kuptuar se ndihma e tyre eshte shume afatshkurter e siperfaqesore per te bere nje jete te lumtur e te qete, nese ne nuk i zgjojme nga gjumi fuqite tona te cilat flejne thelle brenda neve.
Pse po e them kete mendim, sepse sote pacienti me shume trajtohet si profit e biznes, se sa qenje njerezore e cila ka ra ne halle e brenga, duke i humbur rruga per ti bere balle sfidave te jetes. Kjo rruge eshte ne brendine e tije, qe pak psikolog, psikiater, neuro-psikiater dhe mjeke, ua bejne me dije apo u ndihmojne ta gjejne. Si mund ta bejme nje jete te lumtur, pa fuqine e vullnetit, deshires, dashurise, respektit, mirnjohjes, guximit, kurajos, krenarise, sacrifices? Me mjeke e profesionalist te shendetit mendor? Jo kurre. Si mund ta jetojme nje jete te lumtur pa fuqine e motivacioneve dhe emocioneve tona? Kush mund te naj zgjoj nga gjumi keto fuqi e forca kolosale, perpos vetes sone, kush?
Mjeku, psikologu, psikiatri dhe neuro-psikiatri ,mund te na ndihmojne,por qelsi i ndezjes se kesaje fuqije kolosale te pergjumur qe gjendet thelle brenda neshe, eshte ne duar tona, e jo ne Duarte e atyre qe e konsiderojn pacientin me shume si biznes e profit,se sa nje hallegji qe ka nevoje per keshilla e udhezime profesionale. Kete shkrim e bera qe sa do pak tua beje me dije te gjithe profitereve, se po shkelin rende ne betimin e Hipokratit. Po ashtu sa do pak, tua beje me dije edhe lexueseve te dashur, qe te behen mjeke te vetevetes dhe psikoterapeut, deri sa nuk i kane te pergjumura tersisht fuqite e tyre kolosale.
Mos lejoni sa te keni mundesi, t’u pergjumen fuqite kolosale qe i keni brenda vetes,nese e doni nje jete te lumtur e te begatshme.

Virtytin me te larte njerezor e arrijm nese bejme perpjekje per ta luftuar egoizmin e te jetuarit vetem per vete, pa menduar fare per jeten e tjereve. Nese e luftojme kete ves te shemtuar e te qoroditur, i cili na e merr tersishte pamjen njerezore, shpirtin human dhe karakterin e paster e te forte qe duhet ta kemi secili, ne do te ndryshojm duke filluar qe te bejme jete per vete edhe ne sherbim te tjereve. Disa personalitete te njohura per ne e per boten, e kane perqafuar parimin e menyres se te jetuarit per veten dhe ne sherbim te tjereve, per te cilet vlene parimi jetesor: ” Une nuk dua me te jetoj nje jete egoiste. Une duhet ta kaloje jeten duke sherbyer”. Rralle kush ne bote e arrine kete virtyt te larte e te shejte njerezor, qe ta beje parim kryesor te menyres se te jetuarit per vete edhe ne sherbim te tjereve. E thash kete sepse kam krijuar bindjen qe jemi mashtruar teper, pas joshjeve te medha egoiste te cilat perdite e me shume po e devalvojn qenjen tone njerezore dhe pjesen humane te saje.
Po befasohem se si eshte e mundshme te na kaploi ky mashtrim kaqe i madhe egoist, ku secili prej neve e kupton se jeta do te ishte e pa kuptim, pa vlere, e pamundeshme dhe shume e tmerrshme te jetohet pa prezencen e tjereve, si te vetmuar fare. Nese eshte keshtu, atehere pse po ua grabisim pa meshirshem pasurine, karieren, lumturine, barazine dhe lirine e tjereve, pa te cilet edhe ne nuk do te kemi kenaqesi reale e njerezore?! Ketij pse-hu mund ti pergjigjem me gjendjen tone te korruptuar tej mase, per ta ngopur egoizmin e pangopshem, qe nuk i ka mbete pike turpi e pike fytyre dhe as pike cipe qe e mbeshjelle trurin njerezor. Pra truri i egoisteve ka mbete pa pjesen me te vlefshme, e cila quhet cipa trunore qe i mundeson njeriut ti analizoi cilesite e veprave te veta qe i bene gjate jetes.
Vertet dhembje e madhe, fatkeqesi e madhe per egoistet dhe per nje popull qe eshte sterngarkuar, me kete soje gjallesash. Nje pjese bukur te madhe te shoqerise shqiptare andeje e ketej kufijeve, e ka perfshire menyra e te jetuarit ne permasat me te medha egoiste, aqe sa kane harruar cdo gje shoqerore, humane, njerezore dhe kombetare, duke zhvatur e grabite vetem per vete. Vertete e dhembshme, e turpshme, qyqare dhe aspak njerezore nga ana e egoisteve.
Lexuesi im i dashur,shpalli lufte te pa meshirshme vetit, ta eliminosh rrenjesisht egoizmin shkurtpames e te eger te te jetuarit vetem per vete, sepse ne fund te fundit do te pendohesh per egoizmin e pangopshem dhe te pa cipe fare.