Si ta arrijm virtytin me te larte njerezor

Virtytin me te larte njerezor e arrijm nese bejme perpjekje per ta luftuar egoizmin e te jetuarit vetem per vete, pa menduar fare per jeten e tjereve. Nese e luftojme kete ves te shemtuar e te qoroditur, i cili na e merr tersishte pamjen njerezore, shpirtin human dhe karakterin e paster e te forte qe duhet ta kemi secili, ne do te ndryshojm duke filluar qe te bejme jete per vete edhe ne sherbim te tjereve. Disa personalitete te njohura per ne e per boten, e kane perqafuar parimin e menyres se te jetuarit per veten dhe ne sherbim te tjereve, per te cilet vlene parimi jetesor: ” Une nuk dua me te jetoj nje jete egoiste. Une duhet ta kaloje jeten duke sherbyer”. Rralle kush ne bote e arrine kete virtyt te larte e te shejte njerezor, qe ta beje parim kryesor te menyres se te jetuarit per vete edhe ne sherbim te tjereve. E thash kete sepse kam krijuar bindjen qe jemi mashtruar teper, pas joshjeve te medha egoiste te cilat perdite e me shume po e devalvojn qenjen tone njerezore dhe pjesen humane te saje.
Po befasohem se si eshte e mundshme te na kaploi ky mashtrim kaqe i madhe egoist, ku secili prej neve e kupton se jeta do te ishte e pa kuptim, pa vlere, e pamundeshme dhe shume e tmerrshme te jetohet pa prezencen e tjereve, si te vetmuar fare. Nese eshte keshtu, atehere pse po ua grabisim pa meshirshem pasurine, karieren, lumturine, barazine dhe lirine e tjereve, pa te cilet edhe ne nuk do te kemi kenaqesi reale e njerezore?! Ketij pse-hu mund ti pergjigjem me gjendjen tone te korruptuar tej mase, per ta ngopur egoizmin e pangopshem, qe nuk i ka mbete pike turpi e pike fytyre dhe as pike cipe qe e mbeshjelle trurin njerezor. Pra truri i egoisteve ka mbete pa pjesen me te vlefshme, e cila quhet cipa trunore qe i mundeson njeriut ti analizoi cilesite e veprave te veta qe i bene gjate jetes.
Vertet dhembje e madhe, fatkeqesi e madhe per egoistet dhe per nje popull qe eshte sterngarkuar, me kete soje gjallesash. Nje pjese bukur te madhe te shoqerise shqiptare andeje e ketej kufijeve, e ka perfshire menyra e te jetuarit ne permasat me te medha egoiste, aqe sa kane harruar cdo gje shoqerore, humane, njerezore dhe kombetare, duke zhvatur e grabite vetem per vete. Vertete e dhembshme, e turpshme, qyqare dhe aspak njerezore nga ana e egoisteve.
Lexuesi im i dashur,shpalli lufte te pa meshirshme vetit, ta eliminosh rrenjesisht egoizmin shkurtpames e te eger te te jetuarit vetem per vete, sepse ne fund te fundit do te pendohesh per egoizmin e pangopshem dhe te pa cipe fare.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje