Leter publike drejtuar Ministrit te arsimit Shyqiri Bytyqi, si pergjigje fjalimit te tij, mbajtur ne seansen e jashtzakonshme te Kuvendit te Kosoves, lidhur me plotesimin e oreve te humbura, si pasoje e greves te organizuar nga SBASHK-u
—————————————————————————– Ballaban pasha i arsimit Shyqiri Bytyqi, po ua hudh fajin e vete dhe te digasterit te tij arsimor tjerever , per ta mbuluar neglizhencen e perbuzjen, qe po i bene arsimit tone kombtar, puntoreve dhe nxenesve te shkolles shqipe, i cili i ka mbyllur syte para planprogrameve qe aspak nuk jane cilesore e te dobishme per te miren e nxenesve tane dhe nuk ndane bugjete per hartimin e tyre nga dora e profesionisteve dhe kompetenteve te pergatitur per kete qeshtje, por bene shperlarje parash duke angazhuar militante partiak qe ti hartojne ato dhe te kene mundesi më te madhe per shperlarje parash e per korrupcion, i cili po behet qe dy dekada me radhe. I ka mbylle syte para teksteve e literatures shkollore me permbajtje te stervjetruar te njisive mesimore dhe duke i lejuar ti hartojne ato shkel e shko militantet e ndryshem te politikes, qe mese paku jane te pergatitur per kete qeshtje, pos per shperlarje te parave ne dem te bugjetit arsimor qe parashihet per perpilimin, hartimin e botimin e teksteve te reformuara dhe literatures shkollor. I ka mbyllur syte para mangeses totale te mjeteve mesimore mese te nevojshme, ku mesimdhenesi detyrohet me nje shpuze, me nje shkums e me nje tekst shkollore te stervjeteruar ta organizoi mesimin para nxnesve te vete, ne vend qe ti hap syte e mos ta keqperdor bugjetin e arsimit per shperlarje parash permes militanteve partiak qe nuk levizin ne kete drejtim, por hargjojn shuma te medha parash duke i trajnuar puntoret e arsimit me trajneret militant pertiak qe nuk kane kurrfar pergatitje profesionale univerzitare per kete qeshtje, ne vend qe ta bejne kete pedagogu e psikologu i punesuar neper shkollat tona, te cilet jane te pergatitur profesionalisht permes studimeve te tyre ne univerzitetin publik te Prishtines dhe jane te specializuar per kete qeshtje profesionale per organizimin e mesimit permes metodave, teknikave, formave dhe mjeteve bashkohore mesimore, permes planprogrameve, tekesteve e literatyres bashkohore shkollore e cilesore te cilat premtojne mjaftushem per edukimin dhe arsimin e nxenesve tane, te cilat i mungojne arsimit e edukimit tone. I ka mbyllur syt para mungeses se stafit profesional pedagogjike e psikologjik neper shkolla- pedagogut dhe psikologut e sherbimit te tyre profesional, te domosdoshem per mbarvajtjen e rregullt te organizimit te procesit mesimor, duke i shkarkuar tmerresisht tonelata fajesh te digasterit te tij arsimor e duke ia hudhur fajin padrejtesisht SBASHK-ut, qe lufton per te drejtat e barabarta te puntoreve te arsimit, me puntoret tjere ne mesin e shoqerise sone, te cilet e meritojne më shume se tjeret kete barazim dhe askush nuk ka te drejte ligjore ta bej kete diskriminim ne te ardhurat e tyre personale. I ka mbyllur syte dhe nuk i shkon mendja fare ta percjelle punen ne menyre profesionale permes kompetenteve profesional te arsimit e jo permes miltitanteve partiak neper shkollat tona, se si organizohet procesi mesimor, si notohen e cilesohen nxenesit tane. I ka mbylle syte, ta percjelle ne mneyre profesionale vijushmerine e mos vijushmerine e nxenesve ne mesim neper shkollat tona, ta percjelle nivelin e disiplines gjate oreve misimore, ta percjell ne menyre profesionale bashkpunimin e mesimdhenesve mes veti, e mes nxneneseve, ta percjelle menyren e bashkpunimit shkolle familje dhe çka perfshihet ne ate bashkpunim, qe behet shkele e shko nga kushdo dhe te lyp pergjegjesi per mangesite e evidentuara. I ka mbyllur syt ta percjelle nivelin e pergatitjes profesionale te kuadrit mesimdhenes dhe pergatitjes pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodologjike te tyre dhe pergatitjes morale, sociale, humane e kombtare te ketij kuadri, ta percjelle nivelin e pastertise, nivelin e ngrojes dhe nivelin e ruajtjes se inventarit shkollor dhe mirmbajtjes se ambienteve brenda e jashte shkolle, ta percjelle gjendjen e tereneve, se kane apo nuk kane shkollat salla te edukates fizike dhe mjete te duhura per to, ka apo nuk ka kabinete te muzikes dhe instrumente qe i duhen atyre kabineteve, ka apo nuk ka kabinitete mesimore te fizikes, kimise, biologjise dhe mjete te nevojshme per to, ka apo nuk ka kabinete tjera per lende te ndryshme mesimore dhe mjete te duhura per to, ka apo nuk ka kabinete te Informatikes dhe kompjuter te mjaftushem dhe kush e mirmbane gjendjen e rregullt te funksionimit te tyre. I ka mbyllur syte ministri Bytyqi para bashkpunimit shkolle familje, qe te kuptoi a u ipet informacion i duhur prinderve, se si te sillen e te bashkpunojne me femijet e tyre neper shtepite e veta, duke u dhene informacion edhe udhezime e keshillime profesionale atyre permes pedagogut e psikologut te shkolles, se si duhet te sillen e te bashkpunojne me femijet e vete. I ka mbyllur syte para punsimit te kuadrit arsimor ne baza pertiake, farefisnore, e ne baza korruptive. Nuk besoi qe ka te drejte Ministri i arsimit tua hudhe fajin e vete dhe te digasterit te tij arsimor tjereve e as SBASHK-ut! Po ashtu nuk besoi qe munde te fshihet pergjegjesia e tije permes ketij fjalimi demagogjik e aspak bindes! I juaj, mësuesi Isë

Isa Thaçi
24 Mars 2016 në 9:53

Kote trajnohemi e pergatitemi rrethe metodave, teknikave, formave dhe mjeteve per mesimdhenje e mesimnxenje, kote hartohen, ngaterrohen e shkaterrohen nga kushmos korikulat mesimore, kote hartohen e ngaterrohen nga kushmos tekste shkollore, nese nuk e kuptojme dhe nuk e njohim drejte e mire, shpirterishte e fizikisht dhe emocionalisht personalitetin e nxenesit , me te cilin punojme dhe te cilit i dedikohen planet e programet, metodat e teknikat e mesimdhenjes, mesimnxenjes dhe tekstet shkollore te mbingarkuara me historicizem dhe permbajtje te stervjetruar per kohen.
Eshte mese e domosdoshme per mesimdhenesin, ta kuptoi e ta njohe sa me mire e sa me drejte nxenesin e vete ne procesin mesimor e jashte tij, sepse nxenesi eshte faktore i pare dhe direkt i punes mesimore, pa te cilin eshte i pamundshem organizimi i procesit edukativo-mesimor dhe te pakuptimta jane hartimet e planprogrameve, teksteve dhe literatures shkollore.
Sa më mire e sa më drejte, sa më thelle e sa më profesionalisht e njohim perberjen e nxenesve tane sipas moshes e gjinise, sipas shkalles paraprake te edukimit e arsimit, sipas prejardhjes sociale e familjare, sipas veçorive individuale trashiguse e kolektive te tyre, aqe me mire do behej organizimi efektiv e racional i punes edukativo-mesimore dhe menyra e cilesimit dhe notimit te nxenesve, ne shkolle. Ky eshte nje kushte themelor dhe i domosdoshem per punen efektive te mesimdhenesit, pa te cilin, perpjekjet qe te pergatitemi rrethe perdorimit sa më te drejte e sa më te mire te metodave, teknikave, formave dhe mjeteve mesimore, do te jene te kota dhe vetemashtruese, ne organizimin e procesit te punes edukativo-mesimore dhe ne procesin e cilsimit e notimit te nxenesve ne shkolle dhe jashte saje.
Lexuesi im i dashur, njohja, kuptimi i drejte, aferia dhe bashkpunimi i sinqert me nxenesin, eshte kerkese themelore bashkohore, qe dele nga shkenca e pedagogjise dhe psikologjise, pa te cilat do te mbetet arsimi dhe edukimi yne kombtar ne duar te militanteve partiak, te cilet tallen me arsimin dhe edukimin, e perbuzin dhe e shkaterrojne nga temelet ate. Mbetet ne duar te atyre qe nuk kane shpirte e as zemer ta ngrisin edhe metej misionin e shejte te mesuesit por ta hargjojne kohen pa punuar ne dem te interesasve te nxenesit dhe nuk e qajne koken per ta e as per punen e vete profesionale per te cilen jane pergjegjes. Dukurite negative, dita dites po perhapen ne realitetin e shkolles sone shqipe dhe nexenesit tane po ashtu dita dites po zhveshen nga nocioni i shejte nxenes dhe po e marrin rrugen e pa rruge duke u shnderruar ne narkoman, vrases e rebel brenda e jashte shkolle dhe ne familje. Kjo e keqe po shkaktohet krejtesisht nga neglizhenca , mosperfillja e pa pergjegjesia e kompetenteve te arsimit qe nga larte poshte e deri tek mesuesi dhe nga mungesa e sherbimit pedagogjik e psikologjik te pedagogut e psikologut te shkolles, dhe nuk japin logari askush ndaj askujt e as ndaj ndergjegjes se vete.Derisa te mos kompletohet profesionalisht mesuesi ne lenden mesimore qe do ta shtjelloi para nxenesve te vete, derisa ti mungoi atij kultura e mjaftushme pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodologjike, qe i mundeson ta njeh nxenesin sa me mire, ti zoteroi e ti perdor metodat, teknikat, format dhe mjetet me bashkohore mesimore gjate mesimdhenjes dhe gjate cilesimit e notimit te nxenesve, permes te cilave i ipet mundesia te trajtoj mesimin para nxenesve, si art e si shkence dhe ta bej cilesimin e notimin e nxenesve sa me real e sa me objektiv. Derisa ta udheheqin arsimin e edukimi militantet partiak nga larte posht, te cilet nuk jane te pergatitur aspak profesionalisht, moralisht e kombtarisht per kete qeshtje madhore, derisa te punohet me planprograme, tekste e literature shkollorer dhe mjete te stervjetruara mesimore, do ta paguajme shume shtrejte dhe me pasoja te medha deformimin dhe devalvimin e edukimit dhe arsimit, permes te cilit i edukojme dhe arsimojme nxenesit tane . I juaj, mësuesi Isë

Si kemi menduar më pare jemi e po jetojme tani, si mendojme tani do behemi dhe do te jetojme neser . Nese mendojme ta ruajme shendetin fizik, psikik e social, shendet te mire do te kemi, sepse sjelljet e veprimet tona mbeshteten ne permbajtjen e mendimeve qe i prodhojme. Po menduam per ngritjen e vetdijes, edukimit, miresjelljes, ideve dhe pikepamjeve tona, do te pason veprimi per ngritjen, zhvillimin dhe persosjen e tyre. Nese mendojme per vepra humane, marale, kombetare dhe per drejtesi e barazi, sjellje dhe veprime te tilla bejme. Po menduam per respektin, dashurine, mirekuptimin, tolerancen dhe bashkepunimin me tjeret, veprimet e tilla do te jetesohen dhe frytet e ketyre virtyteve do ti korrim gjate jetes.
Nese mendojme mire apo keqe, e mira apo e keqja do te na gjene. Ashtu si mendojme edhe veprojme. Si veprojme jemi dhe ashtu si jemi edhe jeten e kemi.
Po menduam e punuam qe ta mbrojme, zhvillojme, edukojme dhe persosim familjen tone, nje familje e tille do te pasoj. Po menduam e vepruam me zemer e shpirte per unitetin kombetare, per bashkimin e trojeve per lirine dhe pavaresine e vendit, heret ose vone te gjitha do te realizohen. Per aq sa mendojme e veprojme ta ngrisim e ta zhvillojme edukimin, arsimin, kulturen, shkencen, ekonomine, shendetesine drejtesine dhe permiresimin e raporteve ndernjerzore, po per aq do te ngriten e permiresohen ato ne te ardhmen.
Te gjitha keto qe i cekem me larte, nese i bejme realitet, personal, familjare, shoqeror, institucional dhe kombetare se bashku, ate realitet do ta kemi.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e domosdoshme ti zgjedhim me vemendje e me kujdese mendimet tona, sepse sipas tyre veprojme, behemi dhe do te jetojme.
I juaj mesuesi Ise

Doemos denohen  heredo kur nga populli, nga historia e nga Zoti ata qe shkelin betimin mbi etiken e Hipokratit, ne dem te pacienteve dhe sherimit te tyre. Ata qe i kane zene tri e kater vende te punes, ne dem te papunesuareve, te cilet po jetojne ne varferi ekstreme dhe ditadites po e marrin arratin drejte rrugeve te botes dhe po na mbesin trojet ton ate zbrazura. Ata qe po e shkatrrojne nga temelet drejtesine , qe ti mbrojne padronet e tyre keqbers. Ata qe perdorin substanca  helmuese neper artikuj ushqimor, ne dem te shendetit te konsumatorit. Po ashtu, heret ose vone do te urrehen, perbuzen dhe  nenqmohen nga historia dhe do te denohen nga populli e nga Zoti, ata qe merren me trafikimin e dhunimin e qenjeve njerezore, me trafikimn e substancave narkotike, duke ua shkatrruar jeten qindra te rinjeve dhe te rejave shqiptare per perfitimet e tyre personale. Ata qe po i bejne konkurence te pandershme e po shkelin mbi parimet, rregullat e edukimit, arsimit, shkollave dhe univerziteteve dhe nuk e perfillin cilesine e punes mesimore, cilesin e notimit, cilesine e kalushmerise dhe cilesine e regjistrimit te nxenesve dhe stydenteve. Ata qe nuk e informojne opinjanin drejte e sakte permes mjeteve te informimit, por e informojne sipas shijeve dhe intersave politike dhe interesave te tyre personale e karieriste. Ata qe e keqperdorin pasurine shoqerore permes tendereve e dallavereve  dhe korruptohen kemb e koke.
Lexusi im i dashur, sa e keqe, e turpshme, e pandershme, kriminale, e dhemshme dhe sa e padurueshme kjo gjendje qe perhere e me shume po keqesohet nga keqbersit! Edhe neve do te na denoiu historia e Zoti si popull shqiptar, qe po i tolerojme kaq shume dhe pu shkojme prapa keqberseve, dallavergjive e tradhtareve! I juaj, mësuesi Isë

Nese drejtesia  nuk godet parreshtur mbi kokat e padrejtesise, padrejtesia do ta godas per vdekje trupin e saje. Si po duket  drejtesia ne trojet shqiptare dike e pergdhele qe meriton goditje te rrepte  e dike qe nuk e meritojne goditjen, i godet  rrepte duke i nenshtruar e poshtruar pameshirshem.
Aty ku triumfone padrejtesia, gjendja eshte e barabart me vrasjen, shkaterrimin, nenshtrimin dhe poshtrimin e parimeve te drejtesise, parimeve njerzore e humane, sociale e morale e parimeve politike dhe kombtare, parimeve te organizimiit e udheheqjes se proceseve te ndryshme shoqerore.
Ne ate vend ku triumfone padrejtesia, nuk ka shtet, nuk ka demokraci, barazi, respekt, nuk ka kulture, edukim, shendetesi, ekonomi, shkence, nuk ka mbrojtje te qytetarit dhe pasurise se tije dhe nuk ka zhvillim e perparim te mirefillte, por ka tirani, anarhi, presion, korrupcion, varferi, mos tolerance e shume ligesi tjera te qoroditura e te shemtuara.
Tani per tani mbi kokat tona po godet pameshirshem padrejtesia, varferia, humbja e shpreses per te bere jete me dinjitet, ne atdheun tone, ne vendlindje, mes bashkombaseve, mes shokeve e farefisit dhe mes familjareve. Fatkeqsisht padrejtesia, varferia, humbja e shprese per te bere jete me dinjitet ne atdhe e mes bashkombaseve tane, po shkaktohet nga injorantet, hileqaret, mashtrusit, te pandershmit, kojtagjinjte dhe tradhtaret e kombit, atdheut dhe shtetit, derisa ta humbim durimin tersishte dhe tua djegim dheun nen kembe hileqareve, mashtruseve e tradhtareve, si shkaktar te kesaje gjendje mjeruese.                                                                                                                                                                                                                             Nuk mund te ket  askush lumturi te qendryshme nese ate e mbeshtete mbi padrejtesine ndaj tjereve, mbi vlerat e ulta njerzore apo mbi antivlerat, mbi mashtrimet, degjenerimet, pafyresine, mbi korrupcionin dhe mbi tradhtine kombtare e shtetnore.
Lexuesi im i dashur, mos lejo te perfshihesh nga veset e liga njerezore, te cilat u permenden më larte, sepse nuk mund te keshe lumturi te qendrueshme, e as te ndershme! I juaj, mësuesi Isë

Edhe pse dukurite negative  e te shemtuara po e perfshijne dita dites shoqerine tone shqiptare, ende nuk ka zera te forte e veprime te duhura nga elita intelektuale dhe nga vete populli, per ti demaskuar ato dhe per ti penguar te perhapen, te cilat po favorizohen nga nje pjese e grabitqareve politik te ketije populli, qe po e shkaterrojne shtetin, po falin pjese te atdheut dhe po e keqperdorin posurine kombetare per interesa te veta personale, grupore, regjionale e partiake.
Eshte triumf i madh i se keqes dhe te shemtuares fatkeqsisht, kure shkilet kushtetuta dhe ligjet e ketije vendi, kur grabitet pasuria shoqerore e kombetare dhe shkaterrohet tersisht ajo, kure shkilet barazia e qytetareve dhe krijohen diferenca te medha mes tyre, kure shkilet demokracia, fjala e lire e qytetareve dhe nuk merret para sysh fare ajo, kure favorizohen militantet politik qe sherbejne per militantizem te partise se vet, kure varferohet jeta e qytetarit per tu pasuruar nje grup grabitqaresh e banditesh, kur devalvohen institucinet shtetnore e private duke i manipuluar ato per interesa personale, grupore, partiake e regjionale, kur devalvohet dija dhe edukata neper institucionet edukativo-arsimore, kur triumfone korrupcioni vdekjeprurers per vendin, kur korruptohet drejtesia dhe gjykatat qe e mbrojne ate, kur trafikohen njerezit, substancat narkotike dhe kur perhapet narkomania e prostitucioni! “Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lerë dhe tek heq”.  
Nese nuk ngritet zeri kundershtues i popullit, e i elites intelektuale te tije dhe te dyja palet qendrojn te heshtur e duarkryq para dukurive negative dhe te shemtuara, ka triumfuar tmerrsisht e keqja! Nese vertete ka triumfuar e keqja dhe shemti te ndryshme ne vendin tone, kush mund ti luftoi ato, perpos popullit dhe elites se tije intelektuale?! Askush. Andaj kot presim nga tjeret apo nga qielli, te na vijne te mirat. Ato duhet ti marrim me çdo kusht dhe ti meritojme moralisht, njerzisht e kombtarisht.
Lexuesi im i dashur, te mos triumfoi e keqja dhe shemtite e ndryshme mes nesh, ato duhet ti luftojm ne si popull e shoqeri shqiptare, me eliten tone intelektuale, duke na prire ne balle dhe duke ngritur rrept zerin sebashku, per ti luftuar pameshirshem, me te gjitha mjetet dukurite negative ne mesin tone kombtar. I juaj, mësuesi Isë

Ata qe i nenshtrohen pushtetit te paras, karierizmit dhe pushtetit te pasurise, jane te gatshem te shkelin mbi çdo norme, rregull e mbi çdo ideal shoqeror.
Eshte nivel i ulte njerezor te shkilet mbi normat e rregullat morale, humane, njerezore dhe te shkelet mbi idealin kombetare, per shkak te paras, perfitimeve personale e per shkak te karierizmit dhe pasurise.
Nuk eshte e ndershme as humane, as njerzore e as kombtare, te ndahesh, te prishesh e te ngatrrohesh, te perlahesh e te vritesh me vellajin, me mikun e shtepise, me farefisin, me shoket dhe me koleget e punes, vetem e vetem, qe te keshe perfitime personale, pasuri, e kariere, apo per shkak te inateve te ndryshme, xhelozise, zilise dhe urrejtjes qe i ke mbjelle gabimisht ne boten tende intelektuale, emocionale e shpirterore.
Vertete eshte vetij e ulte njerezor, e pandershme, shume egoiste dhe aspak kombtare ti genjeshe njerezit, ti mashtrosh ata, tu beshe lajka atyre, ti veshe ne gracke, ti tradhtosh dhe tu serviresh bosave te politikes duke u shkuar verberisht prapa per interesa personale, te cilet e kane shprehi e pasion genjeshtren, mashtrimin, lajkat, grakckat, servilitetin dhe tradhtine, vetem per perfitime personale, per kariere e per pasuri, edhe pse eshte deshmuar se ata qe bijne ne keto gracka e ne kete nivel te mjere, nuk e meritojne, nuk ia kane anen e as nuk jane te afte per perfitime personale, per kariere e per pasuri te ndershme.
Eshte turp i madhe per ne e fyerje per deshmoret nese shkelim mbi gjakun e tyre, mbi idealin kombetare qe e paten ata, nese e shkelim dhe e perbaltim amanetin e tyre per liri e pavarsi, nese e nenshtrojme dhe e poshtrojme shtetin tone, i keqperdorim institucionet e tije, e keqperdorim pasurine e perbashket te qytetareve, nese i varferojme ata, i leme te papune dhe i detyrojme ta marrin arratine rrugeve te botes per shkak te varferise, nese bashkpunojme me pushtuesin, i bejme favore atij ne dem te qeshtjes sone kombetare dhe e tradhtojme vendin edhe kombin ne pergjithesi, per perfitimet tona personale, per karier e per pasuri! Vertet turp i madh! A ka turp e shemti më te madhe se kjo per nje njeri, per politikanet, per partite politike per intelektualet, per kleriket fetar dhe per nje popull qe e bene dhe e duron kete te keqe e kete shemtij?!
Lexuesi im i dashur, ata qe shkelin mbi gjakun e deshmoreve, amanetin e tyre dhe mbi idealet kombetare, ata qe shkelin mbi normat morale, humane e njerezore, jo vetem qe kane shkele mbi interesat, ardhmerine dhe krenarine e tjereve, por heret ose vone do ta kuptojne se, kane shkele edhe mbi nderin, interesat dhe ardhmerine e tyre personale e familjare. I juaj, mësuesi Isë

Politika e tiraneve mbeshtetet ne pushtetin absolut e jo ne pushtetin ligjor demokratik, te barabart per te gjithe.Tiranet vijne ne pushtet permes forces, keqperdorimit te votes se elektoratit, blerjes se saje permes formave te ndryshme dhe e mbajne pushtetin me force, duke i neperkambur skajshmerisht deshirat, te drejtat dhe vullnetin e qytetareve. Kjo kaste politike jane skajshmerisht tiran per vendin, per popullin dhe per kombin e vete, ndersa ne anen tjeter jane mjeran, qyqan e te perulur ne raport me pushtuesit tane e ne raport me nderkombetaret per interesa te ulta personale, grupore e klanore, duke quar ujt ne mulli te tjereve e ne dem te interesave tona kombtare.
Kush prete te mira nga tiranet dhe politika e tyre, e cila po shkel me dy kembet mbi ligjet dhe mbi kushtetuten tone kombtare e shtetnore, e prete te zezen e vete, pasardhesve te tije dhe te zezen e fatkeqsine e kombit. Fatkeqesisht, nga kjo kaste e politikaneve te deshtuar po presin te mira sahanlepirsit nga radhet e intelektualeve, gjysem intelektualeve, fetareve e gjysem fetareve! Derisa ta kuptojme e te bindemi se prej pushtetit apsolut e politikes se politikaneve tane tiran nuk do te pritet as nje e mire dhe e ndershme qe shkone ne favoret tona intelektuale, emocionale, sociale, morale, humane, ekonomike, shendetsore, arsimore, juridike e kombtar. Derisa ta kuptojme se nuk do te pritet jete e qete dhe e lumtur, mardhenje te mira, produktive, te ndershme e te shendetshme mes kombit tone shqiptar e më gjere. Derisa ta kuptojme se nuk priten kushte te mira te behemi ata qe deshirojme dhe te posedojme edhe favore tjera sa më njerzore, do ti shkojme prapa qorrazi kesaje politike te korruptuar, qe i ka dale vlera, boja edhe shija e saje qe ka kohe. Lexuesi im i dashur, nuk eshte prit kurr asnje e mire ne historine tone shume vjeqare, nga politikanet tane tiran qe kane qene dhe jane ne balle te politikes sone kombetare e shtetnore dhe kot do te presim te mira nga ta. I juaj, mesuesi Ise

Nuk kam lakmuar e nuk do te lakmoi kurr ne “statusin e rrejshem te veteranit” e statuse tjera te rrejshme ne jete, sepse e kam prite me durim e me dinjitet te me paguhet djersa ime, mundi e kontributi qe e kam dhene gjate karieres e misionit tim si mesues dhe permes statusit te pensionistit. Keto dy statuse kane aqe dallime mes veti, ku njerit status i duhen 40 vite durim, pune e angazhim, e tjetrit status te rrejshem i duhen vetem rrena e letra mashtruse per perfitim!
U shprehu falenderim e mirnjohje publike deshmoreve te rene per liri e per atdhe, veteraneve qe jane deshmuar ne lufte, atyre qe sote u mungojne gjymturet dhe plumbat u gjenden mes trupit te tyre dhe kane mbete anash, nga konkurenca e “veteraneve” me rrena e letra mashtruese per perfitime ne dem te luftetareve trima e te vertete! U shpreh falenderim e mirenjohje publike atyre qe jane zhduke familjarisht duke u perballur me hasmin, atyre qe bijte e bijat u kane ra deshmor per liri e per atdhe, atyre nenave e motrave tona qe i dhunuan bishat e armatosura policore e ushtarake serbe dhe u shpreh indinjate e urrejtje atyre qe tani e perbaltin gjakun e lirise se deshmoreve tane, atyre qe perfitojne, rrahun gjoks dhe e mbajne koken larte si veteran te rrejshem, edhe pse nuk jane deshmuar pjesmarres ne lufte, nuk e kane perjetuar asnje betej balle per balle me hasmin, nuk e kane humbur asnje prej antareve te familjes dhe nuk iu eshte dhunuar e poshtruar nena, motra e gruja e tyre si veteran te rrejshem nga bishat e egra e gjakatare serbe te armatosura deri ne dhemb!   
Po jetojme ne nje kohe e ne nje vend, ku ata qe rrejne, mashtrojne, keqperdorin e tradhtojne, nuk denohen, po perfitojne dhe perkrahen. Dikush ka punuar, kontribuar dhe vertete ka luftuar per liri e per kete vend, ndersa djersen, kontributin dhe luften e tyre, dikush tjeter e gezon dhe ne emer te tyre padrejtesisht perfiton, vendin e shet dhe e shkaterron, popullin e perqane dhe e varfron. Per shkak te ketij realiteti te hidhur, te menqurit kane thene:” Luften e bejne deshmoret e herojte, kurse frytet e lirise i shfrytezojne hileqaret, lakmiqaret, maskarnjte, rrenacaket, te pafytyret dhe tradhtaret”.                                                                                                                                                                                                                                                            Lexusi im i dashur, më mire, më ndershme, më kombtare, humane morale e më njerzore eshte te punojme, te mos rrejme e mashtrojme, siq po bejne hileqaret, lakmiqaret, maskarejnte, rrenacaket, te pafytyret dhe tradhtaret duke pervetesuar djersen, kontributin, sakrificen e tjereve dhe pasurine e perbashket kombtare. Eshte shume më mire e shume më të lakmojme, te punojme dhe ta gezojme mundin, djersen dhe sakrificen tone se bashku me popullin te cilit I takojme. I juaj, mësuesi Isë

Dekoratat, shperblimet e mirnjohjet, dita dites po e humbin peshen dhe vleren e tyre nga politizimi e degradimi qe po u behet prej atyre qe i shperndajne ato. Nuk eshte mire te mbetet vlera e dekoratave, mirnjohjeve dhe shperblimeve ne duar te gjithkujt, te cilet i shperndajne ato pa kurrfar kriteri professional dhe pa kriterin sipas merites te atyre qe shperblehen me to. Ata qe po dekorohen, marrin mirnjohje e po shperblehen sot, mese paku i meritojne ato. E kunderta, ata qe i meritojne dekoratat, mirenjohjet e shperblimet, pak ose aspak ua ndajne atyre, sepse nuk e pranojne nga dekorusit te behen sherbtor e vazal te politikes se tyre, tu nenshtrohen e tu perulen kerkesave banale qe dalin nga kerkesat e atyre.
Te pranosh sot dekorata nga disa, duhet paguar shume shtrejte qmimin e tyre, permes nenshtrimit, peruljes, poshtrimit dhe permes sherbimit qe duhet bere atyre, ne vend qe te stimulohemi per pune e vepra më te mira qe duhet bere gjate jetes.                                                                                               Nese e bejme nje analize rreth sasise se shperndarjeve te dekoratave, mirnjohjeve e shperblimeve ne trojet shqiptare rreth fushes se krijimtarise, pa u fokusuar ne cilesi dhe pa i numruar edhe kontributet ne fushat tjera, do te imponohet konstatimi, se populli shqiptar duhet ta zeje vendin e pare ne bote per nga krijusit e tij neper fushat e ndryshme te jetes kulturo-artistike, historike e shkencore, edhe pse shiquar realisht e me dore ne zemer, jemi te renditur diku kah fundi mes popujve tjere te botes.
Lexuesi im i dashur, mos u bene merak shume pas dekoratave, mirnjohjeve e shperblimeve dhe mos i prano  ato nga padronet, nese nuk ke deshire te nenshtrohesh, perulesh, poshtrohesh dhe te sherbesh tere jeten per ta. Dekorate, shperblim e mirnjohje me te madhe nuk ka, nese merresh me veteveten dhe e jep kontributin tende profesional, shkencor e edukativ per familjen tende, shoqerine dhe per  kombin te cilit edhe i takosh. I juaj, mësuesi Isë

Nje popull qe e bashkon ideali per liri e per atedhe, i meriton te dyja dhe nje te ardhme te ndritur, mbushur perplot begati, lumturi e dinjitet njerezor.
Popullin qe e perqajne mes veti interesat personale, grupore, partiake, regjionale, fetare e politike, e meriton roberine. Ai nuk e meriton atedheun, lirine dhe i humbe te gjitha edhe dinjitetin e vete.
Sote ne trojet shqiptare po mbreterone perqarja mes nesh, duke i zhgenjyer te gjithe ata, qe sa do pak ne zemrat e ne shpirtin e tyre i ka bashkuar ideali per liri e per atedhe, per bashkim te trojeve dhe per vendosjen njehere e pergjithmone te krenarise se ketije kombi, te cilen nuk e kemi arrite qe 2000 vite me radhe.
Si po duket geni i shqiptarit eshte griposur thelle me smundjen e perqarjes, me lakmine e tradhtine per interesa personale, grupore, partiake e fetare ne dem te qeshtjes sone kombetare, e ne favor te fqinjeve tane pushtues dhe ne favor te grabitjes dhe shkaterrimit total te vendit.
Lexuesi im i dashur eshte koha mese e domosdoshme ta sherojme njeher e mire genin tone te griposur thelle nga smundja e interesave personale, nga plaqkitjet e keqeperdorimet e pasurise sone kombetare, nga smundja e perqarjes mbi baza partiake, fetare, politike e regjionale dhe nga smundja e korrupcionit, lakmise, pafytyrsise dhe tradhtise. I juaj, mësuesi Isë