Ta kuptojm e ta njohim nxenesin sa me mire gjate procesit mesimor e jashte tij

Isa Thaçi
24 Mars 2016 në 9:53

Kote trajnohemi e pergatitemi rrethe metodave, teknikave, formave dhe mjeteve per mesimdhenje e mesimnxenje, kote hartohen, ngaterrohen e shkaterrohen nga kushmos korikulat mesimore, kote hartohen e ngaterrohen nga kushmos tekste shkollore, nese nuk e kuptojme dhe nuk e njohim drejte e mire, shpirterishte e fizikisht dhe emocionalisht personalitetin e nxenesit , me te cilin punojme dhe te cilit i dedikohen planet e programet, metodat e teknikat e mesimdhenjes, mesimnxenjes dhe tekstet shkollore te mbingarkuara me historicizem dhe permbajtje te stervjetruar per kohen.
Eshte mese e domosdoshme per mesimdhenesin, ta kuptoi e ta njohe sa me mire e sa me drejte nxenesin e vete ne procesin mesimor e jashte tij, sepse nxenesi eshte faktore i pare dhe direkt i punes mesimore, pa te cilin eshte i pamundshem organizimi i procesit edukativo-mesimor dhe te pakuptimta jane hartimet e planprogrameve, teksteve dhe literatures shkollore.
Sa më mire e sa më drejte, sa më thelle e sa më profesionalisht e njohim perberjen e nxenesve tane sipas moshes e gjinise, sipas shkalles paraprake te edukimit e arsimit, sipas prejardhjes sociale e familjare, sipas veçorive individuale trashiguse e kolektive te tyre, aqe me mire do behej organizimi efektiv e racional i punes edukativo-mesimore dhe menyra e cilesimit dhe notimit te nxenesve, ne shkolle. Ky eshte nje kushte themelor dhe i domosdoshem per punen efektive te mesimdhenesit, pa te cilin, perpjekjet qe te pergatitemi rrethe perdorimit sa më te drejte e sa më te mire te metodave, teknikave, formave dhe mjeteve mesimore, do te jene te kota dhe vetemashtruese, ne organizimin e procesit te punes edukativo-mesimore dhe ne procesin e cilsimit e notimit te nxenesve ne shkolle dhe jashte saje.
Lexuesi im i dashur, njohja, kuptimi i drejte, aferia dhe bashkpunimi i sinqert me nxenesin, eshte kerkese themelore bashkohore, qe dele nga shkenca e pedagogjise dhe psikologjise, pa te cilat do te mbetet arsimi dhe edukimi yne kombtar ne duar te militanteve partiak, te cilet tallen me arsimin dhe edukimin, e perbuzin dhe e shkaterrojne nga temelet ate. Mbetet ne duar te atyre qe nuk kane shpirte e as zemer ta ngrisin edhe metej misionin e shejte te mesuesit por ta hargjojne kohen pa punuar ne dem te interesasve te nxenesit dhe nuk e qajne koken per ta e as per punen e vete profesionale per te cilen jane pergjegjes. Dukurite negative, dita dites po perhapen ne realitetin e shkolles sone shqipe dhe nexenesit tane po ashtu dita dites po zhveshen nga nocioni i shejte nxenes dhe po e marrin rrugen e pa rruge duke u shnderruar ne narkoman, vrases e rebel brenda e jashte shkolle dhe ne familje. Kjo e keqe po shkaktohet krejtesisht nga neglizhenca , mosperfillja e pa pergjegjesia e kompetenteve te arsimit qe nga larte poshte e deri tek mesuesi dhe nga mungesa e sherbimit pedagogjik e psikologjik te pedagogut e psikologut te shkolles, dhe nuk japin logari askush ndaj askujt e as ndaj ndergjegjes se vete.Derisa te mos kompletohet profesionalisht mesuesi ne lenden mesimore qe do ta shtjelloi para nxenesve te vete, derisa ti mungoi atij kultura e mjaftushme pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodologjike, qe i mundeson ta njeh nxenesin sa me mire, ti zoteroi e ti perdor metodat, teknikat, format dhe mjetet me bashkohore mesimore gjate mesimdhenjes dhe gjate cilesimit e notimit te nxenesve, permes te cilave i ipet mundesia te trajtoj mesimin para nxenesve, si art e si shkence dhe ta bej cilesimin e notimin e nxenesve sa me real e sa me objektiv. Derisa ta udheheqin arsimin e edukimi militantet partiak nga larte posht, te cilet nuk jane te pergatitur aspak profesionalisht, moralisht e kombtarisht per kete qeshtje madhore, derisa te punohet me planprograme, tekste e literature shkollorer dhe mjete te stervjetruara mesimore, do ta paguajme shume shtrejte dhe me pasoja te medha deformimin dhe devalvimin e edukimit dhe arsimit, permes te cilit i edukojme dhe arsimojme nxenesit tane . I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje