18. 11. 2020 – ripostim
Është i befasishëm vërshimi i doktorantëve në trojet shqiptare kohëve të fundit, edhe pse nga ky vërshim rrallë dalin apo nuk dalin fare shkenctar me mendime, ide e pikëpamje, me teza e hipoteza të reja hulumtuse përsonale, përpos ripërtypjeve të mendimeve, ideve, tezave dhe hipotezave që i kanë përtypur e ripërtypur tjerët, duke u mjaftuar me ripërtypje të radhës, pa bërë asgjë më shumë në favor të shkencës, përpos një plagjiature në dëm të hulumtimeve shkencore, që i kanë bërë tjerët.
Doktor të dashur, o doktorroni e merruni me shkencë, o mos e bëni këtë të ligë për vetën, për shkencën dhe për kombin, që të bëheni këpurdha doktorësh, si këpurdhat pas reshjëve të shiut, mbështetur mbi ajamët e familjarizmit, militantizmit partiak, korrupcionit dhe sipas ajamëve tjera të shëmtuara, dehumanizuara për të marr grada e tituj të ndryshëm shkencor, vetëm sa për tu stolisur e për levërdi të ulta përsonale në dëm të vlerave shkencore, humanitare, morale e kombtare.
Është i befasishëm, edhe fenomeni i shumë shpërblimeve, lavdatave dhe qertifikatave, që po shpërndahen në trojet shqiptare për krijues të ndryshëm të artit, kulturës, historisë, shkencës dhe për puntor të dalluar të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, jurispodencës e administratës, kurse në realitet krahasuar me tjerët kulturën, artin, shkencen, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, jurispodencën dhe administratën tonë , nuk ka vëndë asesi të mburremi e të krekosemi dhe të shpërndajmë kaq shumë lavdata, shpërblime e qertifikata, të cilat shkaktojnë më shumë dëm sesa dobij! I juaj mësusi Isë
17. 11. 2022
Vitrinat e bibliotekave tona shqiptare janë mbushë e stërmbush me libra të krijuesëve të shumtë shqiptarë, të cilat po lexohen nga lexues të paktë, apo nuk po lexohen fare! Lexusi, i lexon pak apo aspak ato libra, që nuk e gjenë vetën në to, nuk i gjenë interesat përsonale, profesionale, familjare, kulturore e shkencorere, apo i lexon ato aqë sa e gjenë vetën në to.
Nëse i qëndron realitetit ky konstatim i imi, për të cilin po bëhet fjalë, rrjedhë konkludimi, se fajin kryesor e bartin krijuesit e shumtë shqiptarë, kurse pak apo aspak lexuesit e tyre. Sapo ta kuptojnë krijuesit në fjalë, për ta ndryshuar këtë realtet të hidhur rreth leximit të paktë të veprave të tyre nga ana e lexuesit, ata më parë duhet ta ndryshojnë qasjen e vetë rreth nivelit të krijimitarisë së veprave të tyre, që automatikishtë tua ndryshojnë edhe qasjen e lexusëve ndaj leximit të veprave në fjalë.
Pose bënë këtë veprim të menqur krijuesit tanë në fjalë, nuk do të mësojnë kurrë ti kontrollojnë “thjerëzat” me të cilat e përceptojnë botën natyrore, shoqërore dhe botën shpirtërore të njeriut, sepse pikërisht thjerzatë janë ato që e përcaktojnë mënyrën e përceptimëve tek secili, përmes të cilave interpretohet bota natyrore, shoqërore dhe bota shpirtërore e njeriut.
Është gabim i madh nga ana e krijuesit, sado shumë që krijon e vepron ai, nëse i bartë tek lexuesi, përmes veprave të veta, gabimet e papërshtatshme apo të prapambetura përceptive, sepse edhe lexuesi keqinformohet për një realitet të caktuar rrethë botës natyrore, shoqërore e shpirtërore të njerëzve. Ky keqinformim e iriton lexuesin, sepse i sjellë koqarje gjatë interpretimit të një realiteti të caktuar. Këto kokqarje, lexuesit i sjellin edhe zhgënjim, mosbesim, humbje të vullnetit, dëshirës e dashurisë që ti lexojnë ato vepra, të cilat u sjellin kokqarje, nervozë që nuk e gjejnë vetën aspak në to. I juaj mësuesi Isë
14. 11. 2022
Te disa njerëz ekziston një lidhje e ngushtë psikologjike e unit të vetë, me psikologjinë e mbiunit të liderit të tyre që i besojnë verbërishtë dhe kanë ra nën ndikimin e mendimeve, pikëpamjëve, bindjëve, besimëve, qëndrimëve dhe veprimëve të tij.
Sigmun Frojd, këtë dukuri psikologjike në veprën e tijë „Psikoanaliza“ e trajton si përulje e unit të një grupi njerëzish nën ndikimin e mbiunit të liderit të tyre dhe një mbështetje verbale ndaj tij. Kjo kategori e njerëzve e identifikojnë dhe e asimilojnë tërsishtë unin e vetë nën mbiunin e liderit të tyre, ku si rrjedhojë e këtij identifikimi asimilues e nënshtrues, shembulltyra dhe figura e liderit udheheqës, bëhet pjesë e pandashme e unit të tyre.
Bindja dhe besimi i verbërt në shembulltyrën e liderit udhëheqës, bënë që udhëzimet, urdhërat dhe veprimët e tij të konsiderohën si ligje të përsosura morale njerëzore e kombtare dhe absolutishtë të pagabueshme për unin e secilit që kanë ra si viktimë nën ndikimin e mbiunit të liderit të tyre.
Raste të tilla gjatë historisë njerëzore ka të shumta: Si psh, sa e sa gjermanet kane ra nën ndikimin e Hitlerit dhe iu kane binde “etikes” së tij dhe unin e vetë e kanë asimiluar nën mbiunin e Hitlerit dhe elitës së tij politike. Sa e sa rusët, unin e tyre e kanë asimiluar nën mbiunin e Stalinit dhe tani nën mbiunin e Putinit. Sa e sa kinezët unin e tyre e kanë asimiluar nën mbiunin e Mao Ce Dunit. Sa e sa serbët e kanë asimiluar unin e tyre nën mbiunin e Drazho Mihajloviqit, Aleksandër Rankoviqit, Titos, Sllobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqit.
Sa e sa shqiptarët unin e tyre e kanë asimluar nën mbiunin e Enver Hoxhës, Fadil Hoxhës dhe shumë e shumë liderëve tjerë politik, para e pas tyre! Sa e sa besimtarët e asimilojnë unin e vetë, nën mbiunin e liderit të tyre fetar, e shumë e shumë shembuj tjerë me radhë nëpër botë! Me një fjalë uni i kësajë kategorie të njerëzve, asimilohet dhe tretët në tërsi duke u mjaftuar me shijët e mbiunit të liderit të tyre që i besojnë verbërisht.
Kjo formë e sjelljëve të njerëzve nëpër periudha të ndryshme dhe në ditët e sotit, është treguar dhe po tregohet shumë e dëmshme, aspak humane, as njerëzore dhe mjaft e rrezikshme e shkatërruese për njerëzimin, përqarëse mes njerëzve të botës, mes njerëzve të një shteti me shtetin tjetër, mes njrëzve të një kombi dhe mes njerëzve të kombeve të ndryshme, duke i asimiluar e njëjtësuar dëshirat përsonale të unit me dëshirat e mbiunit të liderit që i besojnë! I juaj mësuesi Isë
11. 11. 2022
Aty ku përdoret ligji i Xjunglës fiton forca e kombinuar me agresivitetin, maskimin dhe mashtrimin. Këto teknika janë strategji për ti zënë presë së pafajshme pusinë, që ajo mos të ketë mundësi ti shpëtoi pusisë. Këtë konstatim e nxora nga përvoja që e fitova gjatë përcjelljës së një emisioni në TV Eksplorer Natyra, xhiruar me bisha të egra, në pyjet e XHunglës.
Në këtë emision pashë lloj lloj bishash të egra, që e mbështetëshin veprimin e tyre në forcën që e posedonin, në agresivitet, maskim e mashtrim, për t’i zënë pusi presë, qe ajo mos të ketë kurrfar mundësie të iku e ti shpëtoi bishës sulmuse. Viktimë e kësaj Xhungle, për qudi ishin gjallesat më të pafajshme, më të mira, më të urta dhe më të bukura, Dreni e Drenusha dhe gjallesa tjera të pafajshme që kullosnin barin, të cilin ua kishte dhuruar natyra.
Pas këtij emisioni tronditës, e mora vetën me të mirë dhe erdha në përfundim, se Ligji i Xhungllës nuk mbështetët në Ligjin e mëshirës drejtësis, barazisë dhe humanizmit, por ky ligj mbështetët mbi forcën, agresivitetin, maskimin dhe mashtrimin, si një mënyrë e vetme për të jetuar bishat e egra në pyjet e Xhunglës.
Fillova me vështrimin tim analitik dhe e pyta vetën heshtaz: Athu mos po bartët Ligji i Xhungllës edhe mes njerëzve të botës?! Nëse e analizojmë sa do pak realitetin njerëzor, shumë veprime njerëzore vertetë i gjasojnë Ligjit të Xhungllës, edhe pse nuk i shkojnë për shtati fare ligjëve dhe parimëve të natyrshme njerëzore, megjithate ato ligje po zënë vëndë në kokat e disa njerzëve si të prëgramuara, që presin ti përdorin gjatë organizimit të procesëve të ndryshme jetësore.
Po t’ia bëjmë një vështrim analitik politikës, drejtësisë, mjekësisë, ekonomisë, arsimit, tregetisë dhe biznesit botëror, do të na dalin rezultate befasuese e rrënqethëse, sepse edhe në këto fusha ka filluar me të madhe të depërtoi Ligji i Xhungllës, në dëmë të ligjëve njerëzore, të drejtësisë, barazisë, humanizmit dhe moralit njerëzor, duke i lënë hapsirë veprimit të forcës, maskimit, mashtrimit, si mjete që mundësojnë përfitime përsonale, grupore, shoqërore e kombtare të popujve që e ndjejnë vetën dhe e konsiderojnë mbisundues të botës, mbisundues të një regjioni, mbisundues të fqinjëve të vetë, mbisundues të një grupi njerëzish etj.
Shembuj të tillë gjunglash që u përmendën më lartë, ka shumë nëpër botë, si më konkrete, Lufta e Rusisë kundër Ukrahinës, e cila nuk përfillë fare etikën, moralin, humanizmin, drejtësinë, barazinë, që u takojnë ligjeve e parimeve njerëzore, por përfillë forcën, maskimin, genjeshrën e mashtrimin para syve të botës për ta arsyetuar shkatërrimin e Ukrahinës, popullatën e sajë dhe pasuritë që i ka krijuar populli ukrainas me mundin dhe djersën e vetë.
Në të njëjtën mënyrë po sillet edhe Serbia fashiste me popullin boshnjak, malazez e sidomos me popullin shiptar, të cilit për 100 vite me radhe i ka shkaktuar dëme të madhë e të pariparueshme në ekonomi, në shkatërrimin e shtëpive, në vrasjen e afër 15 mij viktimave të pafajshme, gra e burra, djemë e vajza të moshave të ndryshme, ka dhunar mbi 20 mij femra shqiptare përmes policisë dhe ushtrisë kriminale të sajë, ka bër një gjenocidë të vrazhdë prej një bishe në popullin shqiptar dhe tani po përdor kërcnime ndaj Kosovës përmes banandave kriminale serbe, përmes policisë e ushtrisë, pikërishtë sikur të ishte një vend e një popull gjunglash që mbijeton përmes ligjëve të gjunglës në dëm të popullit boshnjak, malazez e sidomos në dëm të popullit shqiptar. Edhe pse ka shumë e shumë shembuj të tillë xhunglash nëpë botë, në këtë rastë po mjaftohem vetëm me këta dyshembuj.
Lexuesi im i dashur, duhet të kemi kujdesë të shtuar, vigjilencë, guxim e menquri, kurë kemi të bëjmë me Xhungllashët sllav, sepse do të kaperdihemi sa qelë e mshellë sytë, nga sjelljet e veprimet e bishave të egra serbo-sllave! I juaj mësuesi Isë
9. 11. 2022
Janë të njohur me këtë qështje apo jo, ambasadori amerikan Hill në Beograd, ambasadori amerikan në Kosovë, Borell e Lajçak përfaqësues europian në dialog mes Kosovës e Serbisë dhe Eskobar përfaqësues i Amerikës për këtë qështje, që po i krijojnë vazhdimishtë presion Kosovës tia plotësoi kërkesat Serbisë, edhe përkundër kolonizimit sistematik të veriut të Kosovës, siq është kolonizuar ajo edhe më parë pas pushtimit të saj nga ana e Serbisë, me kolonë serb e malazez, poashtu edhe tani, që nga fillimi i luftrave në slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, e në Kosovë dhe që 23 vite me radhë, pas çlirimit të Kosovës?
A janë të njohur akterët në fjalë, se shqiptarëve të veriut të Kosovës nuk po u lejohet të kthehen nëpër shtëpitë e veta, nga bandat kriminale në krye me listën serbska, që 23 vite pas çlirimit të Kosovës nga UÇK dhe NATO, të manipuluar nga krimineli Vuçiq, president i Serbis kriminale, që bëri gjenocidë të paparë ndaj shqiptarëve të Kosovës, që vrau afër 15 mijë gra e fëmij dhe qytetar të pafajshëm të moshave të ndryshme dhe dhunoi mbi 20 mijë femra shqiptare përmes bandave kriminale policore dhe ushtarake serbe.
Ky kolonizim është bërë dhe po bëhet para syve të KFORIT dhe policisë së Euleksit, Fatkqësishtë! Kurse akterët në fjalë heshtin së bashku me policinë, prokurorin, thua se nuk po ndodh asgjë në pjesën veriore të Kosovës nga ana e Serbisë kriminale, gjithnjë duke i dhën presion qverisë dhe presidncës së Kosovës, për ti plotësuar kërkesat kriminale të sajë, e cila është pro Rusisë e kundër Europës dhe kundër SHBA-s.
Veriu i Kosovës, edhe pas 23 viteve që ka pushuar lufta mes Kosovës e Serbisë, ka mbetë jashtë kontrollit të organeve shtetnore të Kosovës, nën kontrrollin e strukturave paralele të bandave kriminale serbe, të manipuluara dhe të derigjuara nga regjimi kriminal i pushtetit serb nën udhëheqjen e kriminelit Aleksandër Vuçiq, para syve të KFORIT dhe EULEKSIT, të cilët po heshtin dhe po i tolerojnë sjelljet kriminale, në atë pjesë që ka mbetë në mëshirën e kriminlëve serb. Një gjë të tillë nuk e toleron KFORI e as EULEKSI në raport me shqiptarët, të cilët janë vrar nga bëndat serbe para syve të kforit dhjeta e dhjeta shqiptar, pas çlirimit të Kosovës.
Strukturat paralele në fjaë udhëheqin me kulturën, arsimin, shëndetësin, gjykatat, administratën civile, duke e amortizuar tërsisht atje pushtetin qendror të Kosovës dhe duke krijuar rezistencë që mos të kthehen shqiptarët nëpër shtëpitë e veta në veri të Kosovës! Është kjo drejtësi, barazi, humanizëm për Kosovën e për shqiptarët nga ana e KFORIT, EULEKSIT dhe miqëve tanë ndërkombtar…?!
Janë të njohur apo jo opozitarët kokëkrisur të Kosovës, e shqiptarët në përgjithësi, janë të njohur KFORI, EULEKSI, ambasadori amerikan Hill në Beograd, ambasadori amerikan në Kosovë, Borell e Lajçak përfaqësues europian në dialog mes Kosovës e Serbisë dhe Eskobar përfaqësues i Amerikës për qështjet dialoguse, rreth rrjetit të rrezikshëm të funksionimit të strukturave dhe bandave kriminale serbe?
Të cilat gjëja se u inkuadruan në strukturat legale udhëheqëse të shtetit të Kosovës, duke e lujtë lojën e djallit, që të maskojnë veprimtarinë kriminale të tyre rreth kolonizimit të Kosovës me kolon kriminel e banda kriminale serbësh, të ardhur nga viset e ndryshme serbo-jugosllave që të shpëtojnë pau ndeshkuar për krimet e veta që i kanë shkaktuar nëpër lufta që ndodhën në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, me synimin kriminal që ti pengojnë shqiptarët të kthehen nëpër shtëpitë e veta, për tu krijuar favore kolonëve kriminel serb në dëm të shqiptarëve të Kosovës verior, edhe sotë e kësaj dite… ?!
A veproi si duhet apo jo KFORI, UNMIKU dhe EULEKSI për sigurinë e lëvizjes dhe ekzistencën jetësore në mënyrë të barabart për të gjithë qytetarët që jetonin atje apo e bëri sigurinë dhe mbrojtjen enkas vetëm për qytetarët serb, edhe ashtu të privilegjuar tej mase me kushtetutën e Ahtisarit, ku në këto privilegje janë përfshirë edhe bandat kriminale, të ardhur si kolon nga viset e ndryshme të serbo-jugosllavis dhe si kriminel lufte, të cilët i formuan strukturat paralel kriminale kundër pushtetit qendror të Kosovës, në kundërshtim të njohjes së shtetit të saj…?!
Ky kolonizim sistematik i tanishëm bëhej para syve të UNMIKUT, KFORIT, EULEKSIT, para syve të Europës, Amerikës dhe botës mbarë, të cilët e heshtnin këtë qështje kriminale nga mbeturinat serbe ardhacakë në Kosovë, me synimin e kolonizimit të saj, sipas direktivave të Serbisë, kriminelit Millosheviqi dhe pasardhësit të tij kriminelit Vuçiq .
Dëshmi e kësaj që u tha më lartë është ndertimi i banesave në Kodrën e Diellit pranë Mitrovicës dhe në Zveqan, për ardhacakët kolonist e banditë të luftëtrave, të cilët i kanë të lyera duartë me gjakun e njerëzve të pafajshëm gjatë luftës në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Kjo strukturë kriminale ka shkaktuar rrënoja masive me shtëpitë e shqiptarëve dhe i kanë penguar ata dhe po i pengojnë edhe sotë e kësaj dite që të kthehen në shtëpitë e veta dhe ti rindërtojnë atë për banim e për jetesë në to, që tua mundësojnë sa më shumë bandave serbe për ta kolonizuar masivishtë veriun e Kosovës e pastaj për tia impotuar këtë pjesë asaj nga ana e Serbisë fashiste.
Po kështu ka ndodhë edhe me shkollat shqipe në atë pjesë duke i penguar nxënësit shqiptar që të kthehen nëpër shkollat e veta dhe ta vazhdojnë mësimin normalishtë si qytetarët serb dhe si bandat ardhacake në këtë pjesë të Kosovës veriore, të cilëve u ndërtohen shkolla e shtipi pa lejen e pushtetit qendror të Kosovëes. Po kështu ka ndodhur edhe me bizneset e shqiptarëve dhe ndermarrjet e ndryshme punuse duke ua konfiskuar atyre për favore të ardhacakëve serb, bandit të luftës.
Edhe Trepça, edhe Liqeni I Ujmanit janë ndarë në dy pjesë, sikur Mitrovica në dy komuna, atë të veriut të cilën e udhëheqin bandat serbe, që tu sherbejnë kolonëve serbë dhe bondave kriminale, të formuar në struktura paralele kundër shtetit të Kosovës dhe kundër shqiptarëve dhe trojeve të tyre dhe atë të jugut që e udhëheqin shqiptarët dhe pakicat tjera jo serbe të Kosovës.
Reformat agrare dhe kolonizimi i Kosovës në tërsi me kolonë serb e malazez, pas pushtimit të sajë nga Serbia dhe kolonizimi i veriut të Kosovës sotë, kishin dhe kanë për qëllim rrëmbimin e trojeve shqiptare, humbjen e gjurmëve kulturore, historike e arkeologjike të tyre, që të justifikohen tokat, arat, malet e livadhet e shqiptarëve si prona serbe. I juaj mësuesi Isë
7. 11. 2022
Ne jetojmë mirë apo keqë dhe zhvillohemi po ashtu, në saje të njohjes së realitetit i cili na rrethon. Pikënisja e sjelljëve dhe veprimëve tona, varët nga mënyra, sasia dhe cilësia e njohjës së atij realiteti në mesin e të cilit gjendëmi. Njohja e secilit është shkallë-shkallë dhe në mënyra të ndryshme të vetëdijsimit rreth realitetit të botës natyrore, shoqërore dhe shpirtërore.
Vetëdijsimi përsonal për boton e jashtme natyrore e shoqërore dhe për botën e brendëshme shpirtërore, varët nga mënyra e ndijimit dhe përceptimit tonë, si procese fillestare njohëse psikike, që na mundësojnë njohjen e realitetit të tri botrave në fjalë. Gjatë ndijimeve e përceptimëve ndikojnë shumë faktor fizik, fiziologjik dhe ata psikik, ku nënë ndikimin e tyre mundë të bëjmë edhe shumë gabime gjatë njohjës së një realiteti.
Në mesin e faktorëve të shumtë që ndikojnë në devijimin e ndijimit dhe përceptimit tonë ndaj një realiteti të caktuar, bëjnë pjesë me ndikimin e tyre mashtrues edhe faktorët psikik e shoqëror, faktorët emocional e motivues tek ne, ndikojne edhe qendrimet, interesat, përvoja, tiparet e personalitetit dhe të karakterit, bindjet politike, ideologjike, fetare, filozofike, ekonomike, sociale dhe bindjet qe rrjedhin nga profesioni të cilit i takojmë.
Për shkak të ndikimit të këtyre faktorëve në mënyrën e ndijimit dhe përceptimit tek ne, edhe njohja e realitetit nga ana e jonë është e niveleve të ndryshme dhe subjektive, kurë e japim opinionin tonë për një realitet të caktuar. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes të shtuar që të ndikohemi sa më pak nga mashtrimet që imponohen prej faktorëve të ndryshëm.
Nga këndëvështrimi i ndijimeve dhe përceptimëve që i bëjmë një realiteti të caktuar natyror, shoqëror e shpirtëror, varët edhe mënyra e të menduarit, mënyra e bindjëve, besimëve, qëndrimëve dhe sjelljeve tona. Ashtu si i formojmë mendimët, bindjët, besimët dhe qëndrimët, i bëjmë edhe sjelljët gjatë organizimit të procesëve të ndrzshme të jetës sonë përsonale e ndërpërsonale. Jeta e lumtur apo jo e lumtur, e qetë apo jo e qetë, e suksesëshme apo jo e suksesëshme, varët krejtësisht nga mënyra e organizimit të ndijimëve e përceptimëve, mendimëve e qëndrimëve, bindjeve e besimëve dhe sjelljëve tona gjatë jetës.
E kemi obligim moral, intelektual e njerzor të kujdesëmi në mënyrë sistematike, të bëjmë sa më pak gabime gjatë procesit të ndijimëve e përceptimëve tona rreth botës së jashtme natyrore e shoqëror dhe botës së brëndëshme shpirtërore, nëse dëshirojmë ta përjetojmë realizimin e një jete sa më të suksesëshme, nëse dëshirojmë të realiztojmë njohuri sa më të përafërta ndaj një realiteti të caktuar, nëse dëshirojmë vizione e largëpamësi sa më reale e objektive. Nëse dëshirojmë, qe puna dhe dituria jonë të mbështetën në parime univerzale të njohjes, sa më të përafërt të një realiteti të caktuar, rreth botës së jashtme natyrore e shoqërore dhe rreth botës së brëndëshme shpirtërore. I juaj mësuesi Isë
4. 11. 2022
Mbrojtjen dhe përsosjen e dimensionëve njerëzore e përbëjn, ruajtja, përkujdesi dhe zhvillimi normal i trupit, mendjës, zemrës dhe shpirtit tonë. Po se bëmë këtë, nuk i kemi respektuar parimet themelore të përkujdesjës ndaj dimensionëve njerëzore që gjendën brënda nesh. Atë dimension të natyrës sonë njerëzore që nuk e përfillim parimisht, shkelim në unitetin e pandashëm të dimensionëve tona njerëzore që kanë kuptim të plotë dhe funksionojnë mirë e drejtë, vetëm si të përbashkta e të pandara mes veti.
Ndaj trupit tonë si dimension i parë njerëzorë, jemi shumë të pakujdesshëm dhe atë pak kujdesë që ia bëjmë atij, ia bëjmë pasi të ndodhin probleme me të, ku pastaj e trajtojmë me medikamente dhe intervenime të ndryshme kirurgjike, në vendë që ta bëjmë sa të jetë e mundur parandalimin e smundjeve dhe problemëve me shëndetin, përmes rregullimit të stilit jetësor në harmoni me parimet univerzale të shëndetit dhe ushqimit që janë pranuar botërisht.
Shumica prej nesh e turturojmë mendjen tonë si dimension i dytë njerëzor, me lloj lloj gjërash të pavlefshme duke e mbushur kokën plotë paragjykime e thash e theme, në vendë që të respektojmë parimin themelor të këtij dimensioni njerëzor, duke lexuar libra me vlere gjërsisht e thelësisht, duke u marrë me hulumtime e kërkime të ndryshme shkencore dhe duke u marr me krijimtari kulturore, historike e shkencore, që ta edukojmë dhe përsosim vetën në aspektin intelektual, moral, social, human, kombtar e njerëzor gjatë gjith jetës, që tu përballojmë sfidave të sajë.
Sa e sa prej neve e turturojmë zemrën tonë, si dimenzion i tretë njerëzor, duke bërë përpjekje që të krijojmë lidhje me tjerët në mënyra të ndryshme e të pa ndershme njerëzore, vetëm e vetëm që ti plotësojmë interesat e ngushta egoiste përsonale, në vendë që ta respektojmë parimin univerzal të ndjeshmërisë, shërbimit e respektit ndaj tjerëve dhe ndaj vetës, të cilat shërbime do na sjellin gezim e hare të përhershme në zemrat tona. Populli e ka një fjalë të mrekullueshme, i cili thote:“Nuk sigurohet kurre buka e gojes, me millë të falur nga tjerët“.
Vërtetë shumica prej neve e mbushim magjen tonë me millë të falur , pa merite fare duke u dhene pas dinakërisë, cinizmit, urrejtjes, xhelozise, injorancës e kundërshtimëve, nënshtrimeve dhe lajkave në raport me tjerët, duke helmuar dhe duke ndotur deri në fund shpirtin tonë si dimension i katërt njerëzor, në vendë që ti respektojme dhe të ipemi pas vlerave madhore të punës, dijës, sinqeritetit, bashkpunimit e respektit të sinqert mes nesh, në vend që të ipemi pas unitetit kombëtar e njerëzore, e jo të lëshohemi në avanturat e mashtrimeve, lajkave dhe shfrytezimeve të njëri tjetrit, e etiketimeve dhe thash e themeve mes veti , duke mos e perfillur të vërtetën, e argumentet rreth sajë . Ne vend që të ipemi pas, syqelësisë, vullnetit, guximit e trimërisë për mbrojtjen e intereseve tona, për realizimin e dëshirave dhe synimëve që ia kemi vuar vetit në mbrotje të atdheut dhe lirisë.
Është në menqurinë tonë ti ruajmë, e ti mbrojmë sa më shumë dhe ti përsosim dhe forcojmë gjatë gjithë jetës, katër dimenzionet tona njerëzore, trupin, mendjën, zemrën dhe shpirtin në mënyrë të ekuilibruar! Nëse këtë nuk e bëjmë për të mirën e trupit, mendjes, zemrës e shpirtit tonë personal, çfarë të mire mund të presim që ia bëjmë atdheut, lirisë, ngritjes, zhvillimit dhe përsosjes së familjes, kolektivit ku punojmë, popullit, shtetit, ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe drjtësisë?!
I juaj mësuesi Isë!
3. 11. 2022
Si mund të bëhet jetë e lirë dhe e qetë kurë shëmbën dita ditës dhe nëpërkëmbën vlerat njerëzore nga injorantët, hipokritët, cinikët, dinakët, të panjerzishmit dhe tradhtarët, që gjendën në mesin e shoqërisë tonë e në mesin e politikanëve analfabet të politikës?!
A mund të bëhet jetë e lirë, e qetë, e begatshme, aty ku shkilet nderi kombëtar nga të pandershmit, ku përbaltet patriotizmi i dëshmorëve të lirisë nga tradhtarët, ku shkilet besa nga të pabesët, ku nëpërkëmbët dinjiteti njerëzor nga të panjerëzishmit, ku fytyra mbulohet me paftyrësinë?!
Kush mundet të bëjë jetë të qetë, të lumtur dhe me dinjitet aty ku puna menagjohet nga papunëtorët, dituria nga të padijshmit, edukata nga të paedukuarit, drejtësia nga të padrejtit, politika nga të korruptuarit, feja nga djallëzorët përqarës dhe kultura nga te pakulturuarit, të padijshmit e të korruptuarit?!
Lexuesi im i dashur, nëse shkelim mbi vlerat njerëzore dhe tolerojmë të na shkelën ato, nuk pritet kurrë të bëjmë jetë të qetë, të lumtur, të dinjitetshme, humane e të lirë, si individ, si familje, si shoqëri e si komb. I juaj mësuesi Isë
1. 11. 2022
Derisa nuk bashkohën mes veti politikanët, intelektualët e klerikët tanë fetar me idetë dhe qendrimet e tyre në favor të zgjidhjes së qështjes sonë kombtare. Derisa mes tyre ka përqarje, kundërthënje e mosmarrveshje, derisa nuk ka bashkpunim e mirëkuptim për interesa të atdheut e kombit shqiptar. Derisa kjo shtresë shoqërore shqiptare fokusohet në zhvatjen e atedheut dhe shitjen e pjesëve të tij sipas apetiteve të fqinjëve tanë pushtues, populli shqiptar është e do të jetë para një rreziku të madh!
Derisa të mos unisohemi i madh e i vogël, burra e gra të të gjitha profesionëve e pozitave që u përkasin, për interesa të përbashkta kombtare dhe derisa i thellojmë përqarjet, mosmarrveshjet, dhe vëllavrasjet, do të tallën sllavët, grekërit dhe bota me budallitë tona dhe do ua mësyjne lirshëm trojeve shqiptare për kolonizim të mëtejshëm të tyre, siq kanë bërë sistematikishtë nëpër periudha të ndryshme historike.
Derisa politikanët, intelektualët e klerikët tanë ia kthejnë shpinën vëndit dhe popullit, të përqarë mbi baza politike e partiake dhe mbi baza fetare e regjionale duke e quar ujtë në mullij të pushtusëve tanë dhe duke anuar kush pas Vatikanit e kush pas Stambollit, kush pas Moskës, Beogradit e kush pas Athinës, nuk do të na hiqet kurr prej shpine barra e rënde e roberisë dhe varferisë! I juaj, mësuesi Isë