Nuk bëhesh doktorantë as shkenctar përmes plagjiaturës

18. 11. 2020 – ripostim
Është i befasishëm vërshimi i doktorantëve në trojet shqiptare kohëve të fundit, edhe pse nga ky vërshim rrallë dalin apo nuk dalin fare shkenctar me mendime, ide e pikëpamje, me teza e hipoteza të reja hulumtuse përsonale, përpos ripërtypjeve të mendimeve, ideve, tezave dhe hipotezave që i kanë përtypur e ripërtypur tjerët, duke u mjaftuar me ripërtypje të radhës, pa bërë asgjë më shumë në favor të shkencës, përpos një plagjiature në dëm të hulumtimeve shkencore, që i kanë bërë tjerët.
Doktor të dashur, o doktorroni e merruni me shkencë, o mos e bëni këtë të ligë për vetën, për shkencën dhe për kombin, që të bëheni këpurdha doktorësh, si këpurdhat pas reshjëve të shiut, mbështetur mbi ajamët e familjarizmit, militantizmit partiak, korrupcionit dhe sipas ajamëve tjera të shëmtuara, dehumanizuara për të marr grada e tituj të ndryshëm shkencor, vetëm sa për tu stolisur e për levërdi të ulta përsonale në dëm të vlerave shkencore, humanitare, morale e kombtare.
Është i befasishëm, edhe fenomeni i shumë shpërblimeve, lavdatave dhe qertifikatave, që po shpërndahen në trojet shqiptare për krijues të ndryshëm të artit, kulturës, historisë, shkencës dhe për puntor të dalluar të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, jurispodencës e administratës, kurse në realitet krahasuar me tjerët kulturën, artin, shkencen, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, jurispodencën dhe administratën tonë , nuk ka vëndë asesi të mburremi e të krekosemi dhe të shpërndajmë kaq shumë lavdata, shpërblime e qertifikata, të cilat shkaktojnë më shumë dëm sesa dobij! I juaj mësusi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje