Ti mbrojmë e përsosim katër dimensionët tona njerëzore

4. 11. 2022
Mbrojtjen dhe përsosjen e dimensionëve njerëzore e përbëjn, ruajtja, përkujdesi dhe zhvillimi normal i trupit, mendjës, zemrës dhe shpirtit tonë. Po se bëmë këtë, nuk i kemi respektuar parimet themelore të përkujdesjës ndaj dimensionëve njerëzore që gjendën brënda nesh. Atë dimension të natyrës sonë njerëzore që nuk e përfillim parimisht, shkelim në unitetin e pandashëm të dimensionëve tona njerëzore që kanë kuptim të plotë dhe funksionojnë mirë e drejtë, vetëm si të përbashkta e të pandara mes veti.
Ndaj trupit tonë si dimension i parë njerëzorë, jemi shumë të pakujdesshëm dhe atë pak kujdesë që ia bëjmë atij, ia bëjmë pasi të ndodhin probleme me të, ku pastaj e trajtojmë me medikamente dhe intervenime të ndryshme kirurgjike, në vendë që ta bëjmë sa të jetë e mundur parandalimin e smundjeve dhe problemëve me shëndetin, përmes rregullimit të stilit jetësor në harmoni me parimet univerzale të shëndetit dhe ushqimit që janë pranuar botërisht.
Shumica prej nesh e turturojmë mendjen tonë si dimension i dytë njerëzor, me lloj lloj gjërash të pavlefshme duke e mbushur kokën plotë paragjykime e thash e theme, në vendë që të respektojmë parimin themelor të këtij dimensioni njerëzor, duke lexuar libra me vlere gjërsisht e thelësisht, duke u marrë me hulumtime e kërkime të ndryshme shkencore dhe duke u marr me krijimtari kulturore, historike e shkencore, që ta edukojmë dhe përsosim vetën në aspektin intelektual, moral, social, human, kombtar e njerëzor gjatë gjith jetës, që tu përballojmë sfidave të sajë.
Sa e sa prej neve e turturojmë zemrën tonë, si dimenzion i tretë njerëzor, duke bërë përpjekje që të krijojmë lidhje me tjerët në mënyra të ndryshme e të pa ndershme njerëzore, vetëm e vetëm që ti plotësojmë interesat e ngushta egoiste përsonale, në vendë që ta respektojmë parimin univerzal të ndjeshmërisë, shërbimit e respektit ndaj tjerëve dhe ndaj vetës, të cilat shërbime do na sjellin gezim e hare të përhershme në zemrat tona. Populli e ka një fjalë të mrekullueshme, i cili thote:“Nuk sigurohet kurre buka e gojes, me millë të falur nga tjerët“.
Vërtetë shumica prej neve e mbushim magjen tonë me millë të falur , pa merite fare duke u dhene pas dinakërisë, cinizmit, urrejtjes, xhelozise, injorancës e kundërshtimëve, nënshtrimeve dhe lajkave në raport me tjerët, duke helmuar dhe duke ndotur deri në fund shpirtin tonë si dimension i katërt njerëzor, në vendë që ti respektojme dhe të ipemi pas vlerave madhore të punës, dijës, sinqeritetit, bashkpunimit e respektit të sinqert mes nesh, në vend që të ipemi pas unitetit kombëtar e njerëzore, e jo të lëshohemi në avanturat e mashtrimeve, lajkave dhe shfrytezimeve të njëri tjetrit, e etiketimeve dhe thash e themeve mes veti , duke mos e perfillur të vërtetën, e argumentet rreth sajë . Ne vend që të ipemi pas, syqelësisë, vullnetit, guximit e trimërisë për mbrojtjen e intereseve tona, për realizimin e dëshirave dhe synimëve që ia kemi vuar vetit në mbrotje të atdheut dhe lirisë.
Është në menqurinë tonë ti ruajmë, e ti mbrojmë sa më shumë dhe ti përsosim dhe forcojmë gjatë gjithë jetës, katër dimenzionet tona njerëzore, trupin, mendjën, zemrën dhe shpirtin në mënyrë të ekuilibruar! Nëse këtë nuk e bëjmë për të mirën e trupit, mendjes, zemrës e shpirtit tonë personal, çfarë të mire mund të presim që ia bëjmë atdheut, lirisë, ngritjes, zhvillimit dhe përsosjes së familjes, kolektivit ku punojmë, popullit, shtetit, ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe drjtësisë?!
I juaj mësuesi Isë!
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje