Gabimet që mund t’i bëjmë gjatë ndijimëve e përceptimëve të një realiteti
7. 11. 2022
Ne jetojmë mirë apo keqë dhe zhvillohemi po ashtu, në saje të njohjes së realitetit i cili na rrethon. Pikënisja e sjelljëve dhe veprimëve tona, varët nga mënyra, sasia dhe cilësia e njohjës së atij realiteti në mesin e të cilit gjendëmi. Njohja e secilit është shkallë-shkallë dhe në mënyra të ndryshme të vetëdijsimit rreth realitetit të botës natyrore, shoqërore dhe shpirtërore.
Vetëdijsimi përsonal për boton e jashtme natyrore e shoqërore dhe për botën e brendëshme shpirtërore, varët nga mënyra e ndijimit dhe përceptimit tonë, si procese fillestare njohëse psikike, që na mundësojnë njohjen e realitetit të tri botrave në fjalë. Gjatë ndijimeve e përceptimëve ndikojnë shumë faktor fizik, fiziologjik dhe ata psikik, ku nënë ndikimin e tyre mundë të bëjmë edhe shumë gabime gjatë njohjës së një realiteti.
Në mesin e faktorëve të shumtë që ndikojnë në devijimin e ndijimit dhe përceptimit tonë ndaj një realiteti të caktuar, bëjnë pjesë me ndikimin e tyre mashtrues edhe faktorët psikik e shoqëror, faktorët emocional e motivues tek ne, ndikojne edhe qendrimet, interesat, përvoja, tiparet e personalitetit dhe të karakterit, bindjet politike, ideologjike, fetare, filozofike, ekonomike, sociale dhe bindjet qe rrjedhin nga profesioni të cilit i takojmë.
Për shkak të ndikimit të këtyre faktorëve në mënyrën e ndijimit dhe përceptimit tek ne, edhe njohja e realitetit nga ana e jonë është e niveleve të ndryshme dhe subjektive, kurë e japim opinionin tonë për një realitet të caktuar. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes të shtuar që të ndikohemi sa më pak nga mashtrimet që imponohen prej faktorëve të ndryshëm.
Nga këndëvështrimi i ndijimeve dhe përceptimëve që i bëjmë një realiteti të caktuar natyror, shoqëror e shpirtëror, varët edhe mënyra e të menduarit, mënyra e bindjëve, besimëve, qëndrimëve dhe sjelljeve tona. Ashtu si i formojmë mendimët, bindjët, besimët dhe qëndrimët, i bëjmë edhe sjelljët gjatë organizimit të procesëve të ndrzshme të jetës sonë përsonale e ndërpërsonale. Jeta e lumtur apo jo e lumtur, e qetë apo jo e qetë, e suksesëshme apo jo e suksesëshme, varët krejtësisht nga mënyra e organizimit të ndijimëve e përceptimëve, mendimëve e qëndrimëve, bindjeve e besimëve dhe sjelljëve tona gjatë jetës.
E kemi obligim moral, intelektual e njerzor të kujdesëmi në mënyrë sistematike, të bëjmë sa më pak gabime gjatë procesit të ndijimëve e përceptimëve tona rreth botës së jashtme natyrore e shoqëror dhe botës së brëndëshme shpirtërore, nëse dëshirojmë ta përjetojmë realizimin e një jete sa më të suksesëshme, nëse dëshirojmë të realiztojmë njohuri sa më të përafërta ndaj një realiteti të caktuar, nëse dëshirojmë vizione e largëpamësi sa më reale e objektive. Nëse dëshirojmë, qe puna dhe dituria jonë të mbështetën në parime univerzale të njohjes, sa më të përafërt të një realiteti të caktuar, rreth botës së jashtme natyrore e shoqërore dhe rreth botës së brëndëshme shpirtërore. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!