Nuk bëhet jetë e lirë, e qetë dhe me dinjitet, aty ku shkilën vlerat njerëzore nga të panjerzishmit

3. 11. 2022
Si mund të bëhet jetë e lirë dhe e qetë kurë shëmbën dita ditës dhe nëpërkëmbën vlerat njerëzore nga injorantët, hipokritët, cinikët, dinakët, të panjerzishmit dhe tradhtarët, që gjendën në mesin e shoqërisë tonë e në mesin e politikanëve analfabet të politikës?!
A mund të bëhet jetë e lirë, e qetë, e begatshme, aty ku shkilet nderi kombëtar nga të pandershmit, ku përbaltet patriotizmi i dëshmorëve të lirisë nga tradhtarët, ku shkilet besa nga të pabesët, ku nëpërkëmbët dinjiteti njerëzor nga të panjerëzishmit, ku fytyra mbulohet me paftyrësinë?!
Kush mundet të bëjë jetë të qetë, të lumtur dhe me dinjitet aty ku puna menagjohet nga papunëtorët, dituria nga të padijshmit, edukata nga të paedukuarit, drejtësia nga të padrejtit, politika nga të korruptuarit, feja nga djallëzorët përqarës dhe kultura nga te pakulturuarit, të padijshmit e të korruptuarit?!
Lexuesi im i dashur, nëse shkelim mbi vlerat njerëzore dhe tolerojmë të na shkelën ato, nuk pritet kurrë të bëjmë jetë të qetë, të lumtur, të dinjitetshme, humane e të lirë, si individ, si familje, si shoqëri e si komb. I juaj mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje