Pa u bashkuar mes veti intelektual, politikanë e klerikë fetar, nuk ka atdhe të lirë për shqiptar
1. 11. 2022
Derisa nuk bashkohën mes veti politikanët, intelektualët e klerikët tanë fetar me idetë dhe qendrimet e tyre në favor të zgjidhjes së qështjes sonë kombtare. Derisa mes tyre ka përqarje, kundërthënje e mosmarrveshje, derisa nuk ka bashkpunim e mirëkuptim për interesa të atdheut e kombit shqiptar. Derisa kjo shtresë shoqërore shqiptare fokusohet në zhvatjen e atedheut dhe shitjen e pjesëve të tij sipas apetiteve të fqinjëve tanë pushtues, populli shqiptar është e do të jetë para një rreziku të madh!
Derisa të mos unisohemi i madh e i vogël, burra e gra të të gjitha profesionëve e pozitave që u përkasin, për interesa të përbashkta kombtare dhe derisa i thellojmë përqarjet, mosmarrveshjet, dhe vëllavrasjet, do të tallën sllavët, grekërit dhe bota me budallitë tona dhe do ua mësyjne lirshëm trojeve shqiptare për kolonizim të mëtejshëm të tyre, siq kanë bërë sistematikishtë nëpër periudha të ndryshme historike.
Derisa politikanët, intelektualët e klerikët tanë ia kthejnë shpinën vëndit dhe popullit, të përqarë mbi baza politike e partiake dhe mbi baza fetare e regjionale duke e quar ujtë në mullij të pushtusëve tanë dhe duke anuar kush pas Vatikanit e kush pas Stambollit, kush pas Moskës, Beogradit e kush pas Athinës, nuk do të na hiqet kurr prej shpine barra e rënde e roberisë dhe varferisë! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!