Motivacioni është forcë shtytëse dhe stimuluse për njeriun
31. 10. 2022
Pa motivacion nuk mbahen në nivel të duhur dëshira, vullneti, guximi, qëndrushmëria, respekti, mirëkuptimi, toleranca, bashkpunimi dhe dashuria ndaj punës, mësimit, edukatës, ndaj familjes, miqëve, shokëve, ndaj profesionit dhe arritjes së suksesëve gjatë jetës. Këto procese psikike, sëbashku e krijojnë një forcë të fuqishme përbrenda njeriut, të cilat i mundësojnë atij ti arrij qëllimet që ia ka vuar vetit obligim dhe ti realizoi kërkesat dhe nevojat e ndryshme që dalin gjatë jetës.
Motivacioni e mbanë në nivel të duhur dëshirën, vullnetin, guximin, qëndrushmërinë, respektin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkpunimin dhe menqurinë e dashurinë, si procese tona psikike, pa të cilat nuk ka kuptim jeta dhe nuk ka forcë e fuqi të duhur individi, ti qoj përpara me vendosmëri e me sukses proceset e ndryshme organizative gjatë jetës, të cilat me vetëdie ia ka vuar vetit synim.
Mungesa e motivacionit të duhur, vërehet shumë kjartë në politikë, në kulturë, në profesion, në shkencë dhe në të gjitha proceset organizative ekonomike, shëndetësore, edukativo-arsimore, juridike e ku jo tjetër. Vërehët në raportë mes antarëve të familjës, farefisit, miqëve, shokëve e dashamirëve të ndryshëm, mes kolegëve të punës nëpër organizata, ndërmarrje dhe institucione. Me një fjalë degradim total i njeriut si qenje njerëzore.
Përtacia dhe padituia është armiku dhe vrastari më i madh i motivacionit të njeiut. Lum ata që nuk i japin shancë këtij vrastari, ta ndërtoi strofullokun e vetë në kokat e tyre! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!