Nuk bëhet jetë e lirë dhe e barabart njerëzore sipas Ligjit të xhungllës

11. 11. 2022
Aty ku përdoret ligji i Xjunglës fiton forca e kombinuar me agresivitetin, maskimin dhe mashtrimin. Këto teknika janë strategji për ti zënë presë së pafajshme pusinë, që ajo mos të ketë mundësi ti shpëtoi pusisë. Këtë konstatim e nxora nga përvoja që e fitova gjatë përcjelljës së një emisioni në TV Eksplorer Natyra, xhiruar me bisha të egra, në pyjet e XHunglës.
Në këtë emision pashë lloj lloj bishash të egra, që e mbështetëshin veprimin e tyre në forcën që e posedonin, në agresivitet, maskim e mashtrim, për t’i zënë pusi presë, qe ajo mos të ketë kurrfar mundësie të iku e ti shpëtoi bishës sulmuse. Viktimë e kësaj Xhungle, për qudi ishin gjallesat më të pafajshme, më të mira, më të urta dhe më të bukura, Dreni e Drenusha dhe gjallesa tjera të pafajshme që kullosnin barin, të cilin ua kishte dhuruar natyra.
Pas këtij emisioni tronditës, e mora vetën me të mirë dhe erdha në përfundim, se Ligji i Xhungllës nuk mbështetët në Ligjin e mëshirës drejtësis, barazisë dhe humanizmit, por ky ligj mbështetët mbi forcën, agresivitetin, maskimin dhe mashtrimin, si një mënyrë e vetme për të jetuar bishat e egra në pyjet e Xhunglës.
Fillova me vështrimin tim analitik dhe e pyta vetën heshtaz: Athu mos po bartët Ligji i Xhungllës edhe mes njerëzve të botës?! Nëse e analizojmë sa do pak realitetin njerëzor, shumë veprime njerëzore vertetë i gjasojnë Ligjit të Xhungllës, edhe pse nuk i shkojnë për shtati fare ligjëve dhe parimëve të natyrshme njerëzore, megjithate ato ligje po zënë vëndë në kokat e disa njerzëve si të prëgramuara, që presin ti përdorin gjatë organizimit të procesëve të ndryshme jetësore.
Po t’ia bëjmë një vështrim analitik politikës, drejtësisë, mjekësisë, ekonomisë, arsimit, tregetisë dhe biznesit botëror, do të na dalin rezultate befasuese e rrënqethëse, sepse edhe në këto fusha ka filluar me të madhe të depërtoi Ligji i Xhungllës, në dëmë të ligjëve njerëzore, të drejtësisë, barazisë, humanizmit dhe moralit njerëzor, duke i lënë hapsirë veprimit të forcës, maskimit, mashtrimit, si mjete që mundësojnë përfitime përsonale, grupore, shoqërore e kombtare të popujve që e ndjejnë vetën dhe e konsiderojnë mbisundues të botës, mbisundues të një regjioni, mbisundues të fqinjëve të vetë, mbisundues të një grupi njerëzish etj.
Shembuj të tillë gjunglash që u përmendën më lartë, ka shumë nëpër botë, si më konkrete, Lufta e Rusisë kundër Ukrahinës, e cila nuk përfillë fare etikën, moralin, humanizmin, drejtësinë, barazinë, që u takojnë ligjeve e parimeve njerëzore, por përfillë forcën, maskimin, genjeshrën e mashtrimin para syve të botës për ta arsyetuar shkatërrimin e Ukrahinës, popullatën e sajë dhe pasuritë që i ka krijuar populli ukrainas me mundin dhe djersën e vetë.
Në të njëjtën mënyrë po sillet edhe Serbia fashiste me popullin boshnjak, malazez e sidomos me popullin shiptar, të cilit për 100 vite me radhe i ka shkaktuar dëme të madhë e të pariparueshme në ekonomi, në shkatërrimin e shtëpive, në vrasjen e afër 15 mij viktimave të pafajshme, gra e burra, djemë e vajza të moshave të ndryshme, ka dhunar mbi 20 mij femra shqiptare përmes policisë dhe ushtrisë kriminale të sajë, ka bër një gjenocidë të vrazhdë prej një bishe në popullin shqiptar dhe tani po përdor kërcnime ndaj Kosovës përmes banandave kriminale serbe, përmes policisë e ushtrisë, pikërishtë sikur të ishte një vend e një popull gjunglash që mbijeton përmes ligjëve të gjunglës në dëm të popullit boshnjak, malazez e sidomos në dëm të popullit shqiptar. Edhe pse ka shumë e shumë shembuj të tillë xhunglash nëpë botë, në këtë rastë po mjaftohem vetëm me këta dyshembuj.
Lexuesi im i dashur, duhet të kemi kujdesë të shtuar, vigjilencë, guxim e menquri, kurë kemi të bëjmë me Xhungllashët sllav, sepse do të kaperdihemi sa qelë e mshellë sytë, nga sjelljet e veprimet e bishave të egra serbo-sllave! I juaj mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje