Si mendojmë jemi dhe do te jetojme

Si kemi menduar më pare jemi e po jetojme tani, si mendojme tani do behemi dhe do te jetojme neser . Nese mendojme ta ruajme shendetin fizik, psikik e social, shendet te mire do te kemi, sepse sjelljet e veprimet tona mbeshteten ne permbajtjen e mendimeve qe i prodhojme. Po menduam per ngritjen e vetdijes, edukimit, miresjelljes, ideve dhe pikepamjeve tona, do te pason veprimi per ngritjen, zhvillimin dhe persosjen e tyre. Nese mendojme per vepra humane, marale, kombetare dhe per drejtesi e barazi, sjellje dhe veprime te tilla bejme. Po menduam per respektin, dashurine, mirekuptimin, tolerancen dhe bashkepunimin me tjeret, veprimet e tilla do te jetesohen dhe frytet e ketyre virtyteve do ti korrim gjate jetes.
Nese mendojme mire apo keqe, e mira apo e keqja do te na gjene. Ashtu si mendojme edhe veprojme. Si veprojme jemi dhe ashtu si jemi edhe jeten e kemi.
Po menduam e punuam qe ta mbrojme, zhvillojme, edukojme dhe persosim familjen tone, nje familje e tille do te pasoj. Po menduam e vepruam me zemer e shpirte per unitetin kombetare, per bashkimin e trojeve per lirine dhe pavaresine e vendit, heret ose vone te gjitha do te realizohen. Per aq sa mendojme e veprojme ta ngrisim e ta zhvillojme edukimin, arsimin, kulturen, shkencen, ekonomine, shendetesine drejtesine dhe permiresimin e raporteve ndernjerzore, po per aq do te ngriten e permiresohen ato ne te ardhmen.
Te gjitha keto qe i cekem me larte, nese i bejme realitet, personal, familjare, shoqeror, institucional dhe kombetare se bashku, ate realitet do ta kemi.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e domosdoshme ti zgjedhim me vemendje e me kujdese mendimet tona, sepse sipas tyre veprojme, behemi dhe do te jetojme.
I juaj mesuesi Ise


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje