Parja, interesi, karierizmi e pasuria i ndane dhe i prish mes veti vellezerit, shoket dhe miqte më te dashur

Ata qe i nenshtrohen pushtetit te paras, karierizmit dhe pushtetit te pasurise, jane te gatshem te shkelin mbi çdo norme, rregull e mbi çdo ideal shoqeror.
Eshte nivel i ulte njerezor te shkilet mbi normat e rregullat morale, humane, njerezore dhe te shkelet mbi idealin kombetare, per shkak te paras, perfitimeve personale e per shkak te karierizmit dhe pasurise.
Nuk eshte e ndershme as humane, as njerzore e as kombtare, te ndahesh, te prishesh e te ngatrrohesh, te perlahesh e te vritesh me vellajin, me mikun e shtepise, me farefisin, me shoket dhe me koleget e punes, vetem e vetem, qe te keshe perfitime personale, pasuri, e kariere, apo per shkak te inateve te ndryshme, xhelozise, zilise dhe urrejtjes qe i ke mbjelle gabimisht ne boten tende intelektuale, emocionale e shpirterore.
Vertete eshte vetij e ulte njerezor, e pandershme, shume egoiste dhe aspak kombtare ti genjeshe njerezit, ti mashtrosh ata, tu beshe lajka atyre, ti veshe ne gracke, ti tradhtosh dhe tu serviresh bosave te politikes duke u shkuar verberisht prapa per interesa personale, te cilet e kane shprehi e pasion genjeshtren, mashtrimin, lajkat, grakckat, servilitetin dhe tradhtine, vetem per perfitime personale, per kariere e per pasuri, edhe pse eshte deshmuar se ata qe bijne ne keto gracka e ne kete nivel te mjere, nuk e meritojne, nuk ia kane anen e as nuk jane te afte per perfitime personale, per kariere e per pasuri te ndershme.
Eshte turp i madhe per ne e fyerje per deshmoret nese shkelim mbi gjakun e tyre, mbi idealin kombetare qe e paten ata, nese e shkelim dhe e perbaltim amanetin e tyre per liri e pavarsi, nese e nenshtrojme dhe e poshtrojme shtetin tone, i keqperdorim institucionet e tije, e keqperdorim pasurine e perbashket te qytetareve, nese i varferojme ata, i leme te papune dhe i detyrojme ta marrin arratine rrugeve te botes per shkak te varferise, nese bashkpunojme me pushtuesin, i bejme favore atij ne dem te qeshtjes sone kombetare dhe e tradhtojme vendin edhe kombin ne pergjithesi, per perfitimet tona personale, per karier e per pasuri! Vertet turp i madh! A ka turp e shemti më te madhe se kjo per nje njeri, per politikanet, per partite politike per intelektualet, per kleriket fetar dhe per nje popull qe e bene dhe e duron kete te keqe e kete shemtij?!
Lexuesi im i dashur, ata qe shkelin mbi gjakun e deshmoreve, amanetin e tyre dhe mbi idealet kombetare, ata qe shkelin mbi normat morale, humane e njerezore, jo vetem qe kane shkele mbi interesat, ardhmerine dhe krenarine e tjereve, por heret ose vone do ta kuptojne se, kane shkele edhe mbi nderin, interesat dhe ardhmerine e tyre personale e familjare. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje