E keqja dhe e shemtuara triumfojn kure populli dhe elita e tije intelektuale heshte para tyre

Edhe pse dukurite negative  e te shemtuara po e perfshijne dita dites shoqerine tone shqiptare, ende nuk ka zera te forte e veprime te duhura nga elita intelektuale dhe nga vete populli, per ti demaskuar ato dhe per ti penguar te perhapen, te cilat po favorizohen nga nje pjese e grabitqareve politik te ketije populli, qe po e shkaterrojne shtetin, po falin pjese te atdheut dhe po e keqperdorin posurine kombetare per interesa te veta personale, grupore, regjionale e partiake.
Eshte triumf i madh i se keqes dhe te shemtuares fatkeqsisht, kure shkilet kushtetuta dhe ligjet e ketije vendi, kur grabitet pasuria shoqerore e kombetare dhe shkaterrohet tersisht ajo, kure shkilet barazia e qytetareve dhe krijohen diferenca te medha mes tyre, kure shkilet demokracia, fjala e lire e qytetareve dhe nuk merret para sysh fare ajo, kure favorizohen militantet politik qe sherbejne per militantizem te partise se vet, kure varferohet jeta e qytetarit per tu pasuruar nje grup grabitqaresh e banditesh, kur devalvohen institucinet shtetnore e private duke i manipuluar ato per interesa personale, grupore, partiake e regjionale, kur devalvohet dija dhe edukata neper institucionet edukativo-arsimore, kur triumfone korrupcioni vdekjeprurers per vendin, kur korruptohet drejtesia dhe gjykatat qe e mbrojne ate, kur trafikohen njerezit, substancat narkotike dhe kur perhapet narkomania e prostitucioni! “Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lerë dhe tek heq”.  
Nese nuk ngritet zeri kundershtues i popullit, e i elites intelektuale te tije dhe te dyja palet qendrojn te heshtur e duarkryq para dukurive negative dhe te shemtuara, ka triumfuar tmerrsisht e keqja! Nese vertete ka triumfuar e keqja dhe shemti te ndryshme ne vendin tone, kush mund ti luftoi ato, perpos popullit dhe elites se tije intelektuale?! Askush. Andaj kot presim nga tjeret apo nga qielli, te na vijne te mirat. Ato duhet ti marrim me çdo kusht dhe ti meritojme moralisht, njerzisht e kombtarisht.
Lexuesi im i dashur, te mos triumfoi e keqja dhe shemtite e ndryshme mes nesh, ato duhet ti luftojm ne si popull e shoqeri shqiptare, me eliten tone intelektuale, duke na prire ne balle dhe duke ngritur rrept zerin sebashku, per ti luftuar pameshirshem, me te gjitha mjetet dukurite negative ne mesin tone kombtar. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje