Drejtesia duhet te godas mbi kokat e padrejtesise

Nese drejtesia  nuk godet parreshtur mbi kokat e padrejtesise, padrejtesia do ta godas per vdekje trupin e saje. Si po duket  drejtesia ne trojet shqiptare dike e pergdhele qe meriton goditje te rrepte  e dike qe nuk e meritojne goditjen, i godet  rrepte duke i nenshtruar e poshtruar pameshirshem.
Aty ku triumfone padrejtesia, gjendja eshte e barabart me vrasjen, shkaterrimin, nenshtrimin dhe poshtrimin e parimeve te drejtesise, parimeve njerzore e humane, sociale e morale e parimeve politike dhe kombtare, parimeve te organizimiit e udheheqjes se proceseve te ndryshme shoqerore.
Ne ate vend ku triumfone padrejtesia, nuk ka shtet, nuk ka demokraci, barazi, respekt, nuk ka kulture, edukim, shendetesi, ekonomi, shkence, nuk ka mbrojtje te qytetarit dhe pasurise se tije dhe nuk ka zhvillim e perparim te mirefillte, por ka tirani, anarhi, presion, korrupcion, varferi, mos tolerance e shume ligesi tjera te qoroditura e te shemtuara.
Tani per tani mbi kokat tona po godet pameshirshem padrejtesia, varferia, humbja e shpreses per te bere jete me dinjitet, ne atdheun tone, ne vendlindje, mes bashkombaseve, mes shokeve e farefisit dhe mes familjareve. Fatkeqsisht padrejtesia, varferia, humbja e shprese per te bere jete me dinjitet ne atdhe e mes bashkombaseve tane, po shkaktohet nga injorantet, hileqaret, mashtrusit, te pandershmit, kojtagjinjte dhe tradhtaret e kombit, atdheut dhe shtetit, derisa ta humbim durimin tersishte dhe tua djegim dheun nen kembe hileqareve, mashtruseve e tradhtareve, si shkaktar te kesaje gjendje mjeruese.                                                                                                                                                                                                                             Nuk mund te ket  askush lumturi te qendryshme nese ate e mbeshtete mbi padrejtesine ndaj tjereve, mbi vlerat e ulta njerzore apo mbi antivlerat, mbi mashtrimet, degjenerimet, pafyresine, mbi korrupcionin dhe mbi tradhtine kombtare e shtetnore.
Lexuesi im i dashur, mos lejo te perfshihesh nga veset e liga njerezore, te cilat u permenden më larte, sepse nuk mund te keshe lumturi te qendrueshme, e as te ndershme! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje