Dita dites po e humbin vleren e tyre dekoratat, mirnjohjet e shperblimet

Dekoratat, shperblimet e mirnjohjet, dita dites po e humbin peshen dhe vleren e tyre nga politizimi e degradimi qe po u behet prej atyre qe i shperndajne ato. Nuk eshte mire te mbetet vlera e dekoratave, mirnjohjeve dhe shperblimeve ne duar te gjithkujt, te cilet i shperndajne ato pa kurrfar kriteri professional dhe pa kriterin sipas merites te atyre qe shperblehen me to. Ata qe po dekorohen, marrin mirnjohje e po shperblehen sot, mese paku i meritojne ato. E kunderta, ata qe i meritojne dekoratat, mirenjohjet e shperblimet, pak ose aspak ua ndajne atyre, sepse nuk e pranojne nga dekorusit te behen sherbtor e vazal te politikes se tyre, tu nenshtrohen e tu perulen kerkesave banale qe dalin nga kerkesat e atyre.
Te pranosh sot dekorata nga disa, duhet paguar shume shtrejte qmimin e tyre, permes nenshtrimit, peruljes, poshtrimit dhe permes sherbimit qe duhet bere atyre, ne vend qe te stimulohemi per pune e vepra më te mira qe duhet bere gjate jetes.                                                                                               Nese e bejme nje analize rreth sasise se shperndarjeve te dekoratave, mirnjohjeve e shperblimeve ne trojet shqiptare rreth fushes se krijimtarise, pa u fokusuar ne cilesi dhe pa i numruar edhe kontributet ne fushat tjera, do te imponohet konstatimi, se populli shqiptar duhet ta zeje vendin e pare ne bote per nga krijusit e tij neper fushat e ndryshme te jetes kulturo-artistike, historike e shkencore, edhe pse shiquar realisht e me dore ne zemer, jemi te renditur diku kah fundi mes popujve tjere te botes.
Lexuesi im i dashur, mos u bene merak shume pas dekoratave, mirnjohjeve e shperblimeve dhe mos i prano  ato nga padronet, nese nuk ke deshire te nenshtrohesh, perulesh, poshtrohesh dhe te sherbesh tere jeten per ta. Dekorate, shperblim e mirnjohje me te madhe nuk ka, nese merresh me veteveten dhe e jep kontributin tende profesional, shkencor e edukativ per familjen tende, shoqerine dhe per  kombin te cilit edhe i takosh. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje