Te pa besë, pa fytyrë, lavirë dhe tradhtar janë kojtagjinjte

Nuk kam lakmuar e nuk do te lakmoi kurr ne “statusin e rrejshem te veteranit” e statuse tjera te rrejshme ne jete, sepse e kam prite me durim e me dinjitet te me paguhet djersa ime, mundi e kontributi qe e kam dhene gjate karieres e misionit tim si mesues dhe permes statusit te pensionistit. Keto dy statuse kane aqe dallime mes veti, ku njerit status i duhen 40 vite durim, pune e angazhim, e tjetrit status te rrejshem i duhen vetem rrena e letra mashtruse per perfitim!
U shprehu falenderim e mirnjohje publike deshmoreve te rene per liri e per atdhe, veteraneve qe jane deshmuar ne lufte, atyre qe sote u mungojne gjymturet dhe plumbat u gjenden mes trupit te tyre dhe kane mbete anash, nga konkurenca e “veteraneve” me rrena e letra mashtruese per perfitime ne dem te luftetareve trima e te vertete! U shpreh falenderim e mirenjohje publike atyre qe jane zhduke familjarisht duke u perballur me hasmin, atyre qe bijte e bijat u kane ra deshmor per liri e per atdhe, atyre nenave e motrave tona qe i dhunuan bishat e armatosura policore e ushtarake serbe dhe u shpreh indinjate e urrejtje atyre qe tani e perbaltin gjakun e lirise se deshmoreve tane, atyre qe perfitojne, rrahun gjoks dhe e mbajne koken larte si veteran te rrejshem, edhe pse nuk jane deshmuar pjesmarres ne lufte, nuk e kane perjetuar asnje betej balle per balle me hasmin, nuk e kane humbur asnje prej antareve te familjes dhe nuk iu eshte dhunuar e poshtruar nena, motra e gruja e tyre si veteran te rrejshem nga bishat e egra e gjakatare serbe te armatosura deri ne dhemb!   
Po jetojme ne nje kohe e ne nje vend, ku ata qe rrejne, mashtrojne, keqperdorin e tradhtojne, nuk denohen, po perfitojne dhe perkrahen. Dikush ka punuar, kontribuar dhe vertete ka luftuar per liri e per kete vend, ndersa djersen, kontributin dhe luften e tyre, dikush tjeter e gezon dhe ne emer te tyre padrejtesisht perfiton, vendin e shet dhe e shkaterron, popullin e perqane dhe e varfron. Per shkak te ketij realiteti te hidhur, te menqurit kane thene:” Luften e bejne deshmoret e herojte, kurse frytet e lirise i shfrytezojne hileqaret, lakmiqaret, maskarnjte, rrenacaket, te pafytyret dhe tradhtaret”.                                                                                                                                                                                                                                                            Lexusi im i dashur, më mire, më ndershme, më kombtare, humane morale e më njerzore eshte te punojme, te mos rrejme e mashtrojme, siq po bejne hileqaret, lakmiqaret, maskarejnte, rrenacaket, te pafytyret dhe tradhtaret duke pervetesuar djersen, kontributin, sakrificen e tjereve dhe pasurine e perbashket kombtare. Eshte shume më mire e shume më të lakmojme, te punojme dhe ta gezojme mundin, djersen dhe sakrificen tone se bashku me popullin te cilit I takojme. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje