Brengosja per te kaluaren dhe te ardhmen,nuk na le enrgji te merremi me te tashmen

Ne humbim  shumë  energji  përmes  lodhjes, streseve, vuajtjeve, nervozës, hidhërimit, pikëllimit dhe xhelozisë  duke  u  bregosur  për  të  kaluarën  e vdekur  dhe  të  ardhmen  e palindur. Të gjitha këto brengosje  marrin  shumçka  të  vlefshme  në  trupin  tonë  biologjik, fiziologjik e social-psikologjik dhe lënë  shumë  pakë  forcë, vullnet, dëshirë, ambicie dhe kurajo  që të merremi  më seriozisht me të tashmen  që  është  qelës  i  suksesit tonë.  Do  të  ishte  shumë  e  levërdishme  për  ne  t’i  eliminojmë  sa  të  mundemi  brengat  për  të  kaluarën dhe  të  ardhmen, e  të  merremi  ekskluzivisht me të sotmen  duke i kryer  pa  nxitim  detyrat  dhe obligimet  që  i kemi  para  vetes.
Për  ta justifikuar  këtë  që  thash  me  lartë, po  i  citoj  këto  vargje  të  Omar  Khajamit:

” Ditën  e  shkuar  fare  harro
Dhe  për  të  nesërmen  mos  u  shkallmo:
Gëzo  një  qast  të  lumtur, faqe-bardhë,
Dhe  Jetën  n’ere  mos  e  çkatërro”.

Kur  i  thëm  këto  mendime  në  këtë  shkrim, lexues i dashur, nuk jam duke menduar se ne  s’duhet  të bëjmë  përpjekje  që  të  përgatitemi  për  të  nesërmen  dhe  të  mësojm  nga e djeshmja, por  mendoj se  mënyra  më  e  mirë  për  ta  bërë  këtë  është  që  fuqitë  dhe  aftësitë  tona  t’i  përdorim  për realizimin  sa  më  të  mirë  të  detyrave  dhe  obligimeve  që  dalin  nga  e  sotjma.
Obligimet  e  sotme  mbesin  të  pakryera, nëse  brengosemi  për të  djeshmen  dhe  të  nesërmen. Shumë  e  vështirsojmë  jetën  e  sotme  duke  u  brengosur  për  të  djeshmen  dhe  të  nesërmen. Rrallë  here  I  përdorim  racionalisht  24  orët  që  i  kemi  në  dispozicion. Më  shumë  marrim  nga  jeta  duke  menduar  për  të  sotmen  se sa  për  të  djeshmen  dhe  të nesërmen .Punën  e  sotme  nuk  duhet  ta  lëme  për  diten  e  neserm, javen, mujin  e  vitin  e  ardhshem.  Nëse  u  qasemi  punëve  të  sotme  me  përkushtim, nuk  kemi  kohë   të brengosemi  për  të  djeshmen dhe  për  të  nesërm. Brengosja  për  të  kaluarën  dhe  të  ardhmen, na  merre   shumë   energji   duke  na  lënë  pak  mundësi që  të  merremi  me  të  tashmen.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje