Disa prej rregullave që na mundësojnë t’i arrijmë gjërat e mira

Që t’i arrijmë gjërat e mira gjatë jetës sonë, duhet të kemi kujdes se çfarë sjellje e veprime po bëjmë t’i arrijmë ato.
Sjelljet dhe veprimet tona duhet të bëhen sipas disa rregullave dhe parimeve të planifikuara më parë dhe të menagjuara mirë gjatë përdorimit të tyre, që t’i arrijmë të mirat e dëshiruara.
Gjërat e mira arrihen përmes përpjekjeve tona të shumta, nëse i bëjmë ato me plot vullnet e me plot dëshirë.
Angazhimet tona për t’i arritur gjërat e mira, duhet t’i shndërrojmë në fitore edhe përkundër vështirësive që na dalin para, duke i mospërfillur ato.
Nëse rastësisht marrim minusa gjatë jetës, minusat duhet t’i shndërrojmë në plusa jetësorë, përmes përpjekjeve tona të planifikuara dhe të menagjuara mirë, e jo plusat jetësorë që i arrijmë, t’i shndërrojmë në minusa, duke bërë sjellje dhe veprime të pakujdesshme e të pamatura mirë gjatë jetës.
Të metat që i posedojmë, është e rëndësishme t’i shndërrojmë në përparësi tona, përmes angazhimeve të planifikuara e të menagjuara mirë në punë, mësim e veprimtari tjera sipas situatave që na dalin para.
Përpjekjet, angazhimet dhe punën që e bëjmë, duhet bërë me këmbëngujle, që të arrijmë me sukses te qëllimet të cilat i kemi vënë para vetes sonë.
Për secilin angazhim, përpjekje dhe veprim tonin, duhet planifikuar dhe përgatitur një plan pune, e jo të angazhohemi dhe të punojmë sipas rastësisë apo momentit të papërgatitur fare, siç edhe e kemi shprehi në jetën e përditshme.
Këto janë disa prej rregullave të shumta, përmes të cilave mund të arrihen gjërat e mira.
Do të ishte e preferueshme tu përmbahemi këtyre rregullave sidomos në këto fusha: a). në organizimin dhe në menagjimin e punëve, marrëdhënieve dhe raporteve në mes anëtarëve të familjes dhe në mes bashkëshortëve si përgjegjës për një atmosferë të lumtur në familjet e tyre, b). në organizimin e mirëfilltë të jetës në punën profesionale, c). në organizimin e raporteve të shëndosha në mes njerëzve, d). në organizimin e punëve edukativo-mësimore si mësimëdhenës, nxënës e student, e). në organizimin dhe menagjimin e mënyrave më të përshtatshme për zgjidhjen e situatave problemore dhe f). në organizimin e planifikuar dhe të mirëfilltë për mirëmbajtjen e shëndetit fizik, psikik dhe atij social.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje