Procesi i njohjes së realitetit duhet mbrojtur nga iluzionet tona

Sjelljet dhe veprimet tona ndaj dukurive, gjësendeve, proceseve dhe ndaj njerëzve, varen nga mënyra e përceptimit që ua bëjmë atyre.
Sipas mënyrës së përceptimit të këtij realiteti, lindin dhe formohen mendimet, bindjet e njohuritë tona për të.
Falë kësaj njohurie i përjetojmë përmbajtjet, format, cilësitë dhe qartësinë e realitetit të botës së jashtme dhe asaj të brendshme të cilat na rrethojnë.
Që të formojmë një vetëdije sa më të saktë për tërësinë, ndryshimin, lidhjen dhe për integritetin e cilësive të këtyre dy realiteteve, duhet të mbrohemi nga ndikimi i iluzioneve tona sa më shumë që të jetë e mundur.
Iluzionet janë përceptime të gabuara të realitetit të jashtëm dhe atij të brendshëm i cili i ngacmon shqisat tona me objektivitetin e tij real.
Sa e sa gabimet i bëjmë në raport me njerëzit, gjësendet, ngjarjet dhe proceset natyrore, shoqërore e shpirtërore, për shkak të iluzioneve tona që imponohen nga ndikimi i shumë faktorëve fizik dhe atyre psikik.
Shkaqet e iluzioneve që i shkaktojnë përceptimet e gabuara, janë faktorët fiziko-psikik të cilët ndikojnë në formimin e mendimeve, bindjeve dhe njohurive tona të gabuara nga të cilat varen sjelljet dhe veprimet që i bëjmë ndaj njerëzve dhe proceseve natyrore, shoqërore e shpirtërore që ndodhin pranë nesh.
Sa e sa problemet lindin nëpër familjet tona për shkak të gabimeve të bëra gjatë përceptimit të gjendjes ekonomike e shëndetësore në familje, për shkak të përceptimit të sukseseve e mossukseseve dhe raporteve në mes anëtarëve të familjes, për shkak të detyrave dhe obligimeve të secilit, për shkak të hierarkisë së respektimit të moshës dhe gjinisë, për shkak të mënyrës së respektimit në mes bashkëshortëve, për ndarjen e obligimeve dhe përgjegjësive në mënyrë të barabartë dhe sipas mundësive, për raportet prindër fëmijë e fëmijë prindër dhe problem tjera.
Manifestimi i këtyre iluzioneve ndaj realitetit familjar, përcillet përmes ndarjeve të shumta bashkëshortore, përmes keqkuptimeve e konfrontimeve në meset familjare, përmes raporteve të ftohura ndërmjet anënatëve të familjes dhe përmes ngecjeve të shumta në përparimin familjar.
Po kështu ndodh edhe në rregullimin apo prishjen e raporteve në mes njerëzve, grupeve të vogla apo të mëdha të të njëjtit komb në një shtet, të kombeve në mes veti ndërmjet dy e më shumë shteteve dhe ndërmjet pakteve e aleancave të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, të cilat manifestohen përmes luftrave të mëdha e të përgjakshme, përmes bllokadave e izolimeve ekonomike, tregtare, kulturore e politike.
Mënyra e të përceptuarit të punës dhe menaxhimit të institucioneve shtetërore e private, ndikon në zhvillimin apo shkatërrimin e tyre fare, të cilat manifestohen me rritjen dhe zhvillimin apo falimentimin e tyre.
Shëndetin tonë fizik, psikik dhe atë social e mirëmbajmë apo e shkatërrojmë fare nga mënyra e përceptimeve tona, të cilat manifestohen me shëndet të mirë fizik apo të shkatërruar fare, me ngritje intelektuale apo me gjendje të tensionuar emocionale, me raporte të shëndosha në mes njerëzve apo të shkatërruara tërsishtë.
Në fund fare, që të kemi një jetë sa më të lumtur dhe me sa më pak hidhërime, duhet të kemi kujdes të madh se si i përceptojmë njerëzit, proceset natyrore, shoqërore e shpirtërore, duke u mbrojtur sa më shumë prej iluzioneve tona.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje