Si te nisim dhe perfundojme nje vite te mbare

Për ta nisur dhe përfunduar një vit të mbarë është më se e nevojshme të kemi shëndet të mirë, punë të suksesshme, suksese në  mësime e studime, raporte të mira në mes njerëzve, mendime racionale të qeta e të drejta, plan për shfrytëzimin sa më racional të kohës, inisiativë për zgjidhjen e problemeve e jo të vuajmë për shkak të  tyre.
Për të pasur një shëndet të mirë gjatë gjithë vitit, duhet të kemi kujdes ta mirëmbajmë atë përmes një ushqimi të pasur, të rregullt, me masë. Ta mirëmbajmë higjenën e trupit, të shëtisim  në natyrë dhe të bëjmë ushtrime të lehta trupore së paku dyzet minuta në ditë. Nëse na pamundësohet të dalim në natyrë për shkaqe të ndryshme, mund të bëjmë ushtrime edhe në lokalet tona ku jetojmë  duke e hapur një kapak dritare që të hynë sa më shumë ajr i pastër gjatë kohës së ushtrimeve.
Pas shëndetit, puna është njëri ndër faktorët kryesorë që ta kemi një vit të mbarë, fillim e mbarim. Punën e sotit nuk duhet lënë për nesër thot populli, se e nesërmja ka punë, detyra dhe obligime  tjera. Punët e dy dite, nuk mund të kryhen me sukses brenda një dite. Çdo lloj pune me vlerë të madhe apo të vogël, duhet ta kryejmë me vullnet të madhë  për të qenë të lumtur pastaj. Po nuk e bëmë punën me tërë energjinë e shpirtit duke përdorur arsyen dhe përqendrimin e vëmendjes, ajo përfundon pa sukses. Nëse nuk punojmë i japim mundësi vëmendjes  tonë të shëtisë shkup e shkodër për të gjetur fajtorin e mossukseseve tona dhe për të mbushur kokën plot mendime negative.
Për t`i përballuar me sukses sfidat që dalin gjatë një viti, na duhet dije, aftësi, shprehi, shkathtësi dhe durim. Këto vyrtyte të larta njerëzore i fitojmë përmes mësimit e studimit të përhershëm e  sistematik duke përdorur format, metodat dhe teknikat më bashkëkohore të mësimënxënies dhe studimit që të kompletohemi me kulturë kombëtare e ndërkombëtare. Nëse i fitojmë këndshëm vyrtytet e lartëpërmendura  njerëzore, sukseset tona gjatë një viti do të jenë evidente.
Me rëndësi të madhe është edhe raporti në mes njerëzve. Sa me të mira raportet në mes njerëzve dhe familjarëve, po aq e mirë do të jetë gjendja e jonë për të jetuar gjatë një viti. Shoqërimi  me të tjerët, trajtimi i barabartë i tyre, respektimi, përkrahja, do të sjellë edhe për ne të njëjtat fryte. Si shoqërohemi, i përkrahim, respektojmë dhe i trajtomjë të tjerët, ashtu ata na shoqërojnë,  trajtojnë, respektojnë dhe na përkrahin neve.
Sa e sa mendime hyjnë e dalin nga koka jonë, pozitive apo negative, cilat prej tyre dominojnë, varen sukseset apo mossukseset tona gjatë një viti. Nëse në kokën tonë valviten mendime që  shkaktojnë frikën, hidhërimin,  zemrimin, urrejtjen, hakmarrjen, xhelozinë dhe depresionin, na helmojnë shpresën, besimin, vullnetin dhe dëshirën për mbarvajtjen e sukseseve tona gjatë një viti.
Shumë kohë na shkon shkel e shko pa kurrfar planifikimi. Koha ka vlerë të madhe nëse e shfrytëzojmë me plan dhe me qëllim që t`I realizojmë synimet tona për të mundësuar suksese të pandalshme gjatë gjithë  vitit. Nëse koha nuk planifikohet dhe nuk shfrytëzohet racionalisht, sjell humbje të mëdha dhe sukseset gati janë të pamundshme.
Inisiativa dhe mosinisiativa sjellin zgjidhjen e shumë problemeve, detyrave dhe obligimeve që kemi gjatë jetës dhe moszgjidhjen e tyre. Shumica prej nesh nuk mirremi me zgjidhjen e problemeve por me vuajtjet që i shkaktojnë ato,  në vend që të ndodhë e kundërta, të mirremi me zgjidhjen e tyre, nëse janë mundësitë, e nese jo të pajtojmë me situatën problemore, e mos të vuajmë.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje