Si te mbrohemi nga gabimet dhe fajet tona

Shumica prej nesh perpiqemi t`a gjejme fajtorin e veshtiresive tona,pa e kuptuar fare se per c´do gabim e veshtiresi ne jeten tone,jemi vete fajtoret kryesore.Me kalimin e kohes dale ngadale vetedijesohemi dhe e njohim veten mire e me mire duke kuptuar vertete se kush jemi.
Pas perpjekjeve te shumta dhe pas kalimit te kohes,shumica prej nesh e kuptojme se kemi qene gjithmone armiku me i madh i vetes sone dhe shkaktare i fatit te mjere.
Per t´u larguar nga situatat e palakmueshme,per shkak te fajeve dhe gabimeve tona eshte e domosdoshme se paku nje here ne jave,dy apo tri ore te ulemi dhe t´i analizojme se ku kemi gabuar me sjelljet e veprimet tona ndaj njerezve dhe vetvetes,si t´i permiresojme ato gabime,cka duhet te bejme ne te ardhmen,qe mos t´i perserisim gabimet dhe cka kemi mesuar nga gabimet dhe fajet tona.
Pas kesaj veteanalize verehet se sa shume gabime bejme me sjelljet dhe veprimet tona ndaj njerezve dhe vetvetes.Nese e bejme shprehi se paku nje here ne jave te bejme nje analize te hollesishme te sjelljeve dhe veprimeve tona,do t´i ndihmojme vetes me shume se cdo gje tjeter ne jete dhe fale kesaj ndihme do te arrijme suksese ndoshta me shume se sa me i perfundu dhjete fakultete.
Ja disa prej gabimeve tona:humbja kot e kohes,prekja apo fyerja per shkak te cikrrimeve dhe grindja me njerez.
Sa kohen e humbim duke u marre me pune te tjereve e jo me punet tona te cilat na presin neve t´i perfundojme ato.
Shpeshehere dalim prej taktit dhe nervozohemi e shqetesohemi per vogelsira qe nuk qojne peshe shume ne jeten tone duke e shkaterruar shendetin fizik dhe ate shpirteror.Vertete grindemi pa fund me njerez per t´i bere ata te sillen sipas bindjeve tona,gje qe eshte e pamundshme.Edhe sa e sa gabime tjera i bejme gjate jetes.
Fshehtesia e mbrojtjes se suksesshme nga gabimet dhe fajet tona,qendron ne kritiken e ashper ndaj tyre dhe gjetjen e menyres sheruese te dobesive tona,para se te na rrenojne tjeret.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje