31. 05. 2025

Pa fuqizimin e diplomacisë kulturore dhe pa shkëmbimin e përvojave të Akademive shqiptare në Kosovë e në Shqipëri dhe jashtë kufijëve shtetnor shqiptaro- shqiptar, para botës nuk do të merren në konsideratë të arriturat e shqiptarëve, dëmet, pasojat, torturat, dhunimet, burgosjet, vrasjet, pushtimi, nënshtrimi dhe poshtrimin që iu është bërë shqiptarëve dhe paraardhsëve të tyre në trojet e veta autoktone të Gadishullit ILIRIK , tani i ashtuquajtur Gadishulli Ballkanik, sipas qëllimeve djallëzore sllavo-greke.

Për tu bërë ky fuqizim kulturor e diplomatik dhe pë të filluar shkëmbimi i përvojave shkencore, kulturore dhe artistike mes akademive shqiptare, më parë duhet të krijohen kushtet me këtë përmbajtje, si:

a. Krijimi i bursave për studjues të huaj që kërkojnë të shkruajnë për shqiptarët dhe realitetin e tyre. Pa realizimin e këtij kushti, dëshirat tona mbesin të pa realizuar, sipas dëshirës së pushtusëve tanë sllavo-grek, që të mbesim sa më të izoluar nga bota përparimtare dhe civilizuese.

b. Dërgimi i artistëve, muzikantëve, shkrimtarëve dhe sportistëve nëpër ekspozita e ngjarje të ndryshme ndërkombtare, si përfaqësues të identitetit modern të kombit shqiptar, që ta shpërndajnë sa më shumë e sa më gjërë nëpër botë kulturën, gjuhën, shkencën, artin, veshën, traditat e zakonet shqiptaro-ilire e pallazge.

I juaj mësuesi Isë

30. 05. 2025

Mungesa e këtij portali multimedial ndërkombtar në gjuhën angleze, është një shansë e favorshme për propagandën serbo-sllave dhe asaj greke që të lansojnë lloj lloj propagande kundër shqiptarëve, për të arsyetuar synimet e veta akspansioniste, fashizoide, gjenocidale, pushtuse, poshtruse e dhunuse ndaj shqiptarëve, që jetojnë në trojet e veta autoktone të Gadishullit ILIRIK, tani i ashtuquajtur Gadishull BALLKANIK.

Krejtë ky marifetllëk sllavo-grek, synim e kishte dhe e ka edhe tani popullimin e trojeve tona të Gadishullit Ilirik, me popullatë sllave e greke, duke i eliminiar shqiptarët sistematikisht nga faqja e dheut, dhe duke i shlyer përjetësisht ata nga harta gjeografike e botës, për t’i humbur gjurmët e paraardhësve tanë arbëror dhe Iliro-pellazg dhe për ti paraqit sllavët dhe grekët, si autokton të këtyre trojeve. Për këtë arsye serbët sllav, ia ndërruan emrin DARDANIS në emër Kosovo i Metohia.

Portali multimedial ndërkombtar në gjuhen angleze duhet të ketë këtë përmbajtje, si:

a. Materiale historike, kulturore dhe lajme aktuale, që mundësojnë devalvimin e propgandës sllavo-greke kundër shqiptarëve, pëmes ofrimit të fakteve dhe argumenteve që i posedon realiteti i shqiptarëve dhe paraardhësve tanë arbëror e Iliro-pellazg,

b. Përfshirja e intervistave, artikujve, dokumentarëve, galerive dhe vidiove të shkurta me grafike moderne, që e pasqyrojnë saksishtë historin, kulturën që e kemi poseduar dhe e posedojmë ne shqiptarët, si pasardhës të arbërorëve dhe Iliro-pellazgëve në Gadishullin ILIRIK.

c. Menaxhimi nga profesionalistë të komunikimit dhe historianë të rinj e të përgatitur për audiencë ndëkombtare, që tu ofrohen fakte shkencore atyre, për kulturën shqiptare e të paraardhësve të tyre Iliro-pellzg dhe vuajtjet, masakrat e gjenocidin që e kanë përjetuar nëpër shkuj.

I juaj, mësuesdi Isë

Na mungon një plan konkret arganizativ ta luftojmë propagandën sllavo-serbe dhe atë greke kundër shqiptarëve

29. 05. 2025

Në Institucionet shqiptare në Kosovë, në Shqipëri dhe në viset tjera të banuara me shqiptar e në diasporen tonë, mungon një plan konkret orgnizativ, për ta amortizuar dhe përmbysur tërsishtë propagandën serbo-sllave dhe atë greke kundër shqiptarëve në trojet e veta autoktone të ish Gadishullit Ilirik, tani i ashtuquajtur Gadishulli Ballkanik.

Për ta realizuar një plan konkret organizativ që ta amortizojmë dhe ta përmbysim tërsishtë propagandën serbo-sllave dhe atë greke kundër shqiptarëve na duhet:

1. Krijimi i një Platforme Kombtare të Komunikimit Strategjik,

2. Ndërtimi i një portali muldimedial ndërkombtar në gjuhë angleze dhe në gjuhë tjera të huja sipas nevojës,

3. Fuqizimi i diplomacisë kulturore dhe shkëmbimeve akadmike,

4. Përkthimi dhe botimi i historisë shqiptare në gjuhë të huja dhe

5. Krijimi i një fondi të përhershëm për lobim.

1.Krijimi i një platforme kombtare të Komunikimit Strategjik e posedon këtë përmbajtje:

a. Themelimi i një Agjencie për imazhin tonë kombtar që bashkon diplomacinë, akademinë, mediat dhe shoqërinë civile, për ta përballuara suksesshëm propagandën serbo-sllave dhe atë grek kundër shqiptarëve, përmes fakteve dhe argumenteve të shumta që i posedon historija jonë e hidhur dhe shumë e pëvuejtshme.

b. Qendër zyrtare për demaskimin e propagandës dhe shpërndarjen e narrativës shqiptare në gjuhë të huja nëpër web faqe, rrjete sociale, You Tube, etj. Të cilat i kanë mungur sëtepërmi e po i mungojnë edhe tani shqiptarëve këto rrjete të informacionit për tu përballur denjësisht me propagandën fashizoide sllavo-greke. Punimi vazhdon sipas radhës.

I juaj, mësuesi Isë

27. 05. 2025

Zgjimi dhe ngritja e kulturës sonë, krahas kulturës ndërkombtare është një pasqyrë autoktone kulturore shqiptare, që daton shumë herët e ndoshta edhe më herëst se kultura ndërkombtare e tjerëve. Këtë që po e them, mbështetjen e ka tek konstatimet e disa filozofëve, të cilët kanë thënë: “pa e kuptuar gjuhën shqipe, vështirë e kemi ti lexojmë ato gjurmë që i ka lënë njerëzimi përmes shkrimeve të ndryshme, nëpër rrasa, gurë e shumë ku tjetër.

Për ta ndërkombtarizuar kulturën tonë dhe për ta demaskuar profesionalisht propagandën sllavo-greke kundër shqiptarëve, është e domosdoshme :

a. Ta promovojmë kulturën shqiptare dhe ta ndërkombtarizojmë përmes muzikës, filmava, sporteve të ndryshme e krijimtarive në kulturë e në shkencë dhe përmes kuzhinave shqiptare si mjete të diplomacisë kulturore.

b. Raste që na mundësojnë ti përdorim janë bukur të shumta, si rasti i Dua Lipës, Rita Orës, Bekim Femiut, Ismajl Kadares, Dritëro Agollit, Granit Gjakës, Beba Rexhës etj. Duhet të shfrytëzohen jo vetëm për krenari emocionale, por edhe për formësim të imazhit strategjik.

Çdo shpifje ose manipulim i propagandës sllvo-greke e më gjërë, duhet të demaskohet menjëherë përmes fakteve të argumentuara dhe përmes një gjuhe ndërkombtare apo shumë sosh sipas nvojës. Përdorimi i rrjeteve diplomatike dhe mediave e çmonton narrativën e rreme propagandistike sllavo-greke e më gjërë përmes maturisë dhe kompetencës profesionale që mbështet me forcë dhe bindshëm argumentet.

Lufta për të amortizuar propagandën sllavo-greke, nuk bëhet me armë, por me narrativë, përceptim dhe ndikim. Ne shqiptarët kemi nevojë ta ndërtojmë më seriozisht një strategji të kombinuar të dijës, të komunikimit dhe të kohezionit të brendshëm, për tu bërë jo vetëm të pa dëmtushëm ndaj propagandës, por edhe burim i së vërtetës dhe stabilitetit në Ballkan, ish Gadishulli ynë ILIRIK. Punimi vazhdon sipas radhës

I juaj, mësuesi Isë

26. 05. 2025

a. Shqiptarëve u mungon shumë një media kombtare, që i shpjegon botës në gjuhën angleze e gjuhë tjera të huja- TV dhe portale sipas nevojës, që e shpjegon mirë e drejtë realitetin shqiptar për publikun ndërkombtar.

Realiteti i hidhur i shqiptarëve ka mbetur i deformuar tërsishtë nën hijen e propagandës djallëzore serbo-sllave e greke. Duke i maskuar me të madhe padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve nga fqinjët e tyre sllavo-grek me përkrahjen e Europës plakë e shelafe. Para syve të saj vritëshin e masakroheshin shqiptarët, burgoseshin e torturoheshin nëpër burgjet sllavogreke, përziheshin dhunëshëm nga trojet e veta, vritëshin fëmij e gra të pafajshëm masivisht, krijonin terror e gjenocid të pa parë kund në botë, që ti pastrojn tokat shqiptare nga elementi autokton shqiptar.

b. Aktivizimi i zërave të rinj në rrjetet sociale, që flasin anglishtë e gjuhë tjera të huja sipas nevcojës, me një kredibilitet dhe me një ton të kjartë e të vendosur profesional.

Kjo vendosshmëri profesionale e të rinjëve tanë të aktivizuar, profesionalisht e të argumentuar shkencarisht, ti vëj në shesh sa më par dhe me fakte të palarat kriminale, terroriste e gjenocidale serbo-sllave dhe greke, që bëheshin pa mëshirshëm ndaj popullit shqiptar i cili jetonte në trojet e veta autoktone.

c. Të përkrahën sa më shumë influencues të rinj, historian, dokumentaristë e krijues tjerë të devotshëm që prodhojnë përmbajtje moderne, emocionale dhe faktike, për Kosovën, për Çamerinë, për Iliridën, Preshevën dhe trojet tjera shqiptare në Mal të Zi nën qizmën pushtuse sllavo-greke.

Kjo duhet bërë sa më parë që të kuptoi bota, se sa tmerri është ushtruar shekuj me radhë kundër popullit shqiptar dhe paraardhësve të tij Iliro-pellazgë para syve të tyre, edhe pse ata janë të informuar mirë, por u ka shkuar për shtati të heshtin, siq po heshtin edhe tani ndaj padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve të cilët kanë jetuar e po jetojnë den baba den në trojet e veta autoktone të Gadishullit Ilirik.

I juaj mësuesi Isë

Të gjitha reagimet:

1Alaudin Hoti

24. 05. 2025

Asnjë populli të botës, tani për tani nuk i duhet uniteti i tyre, më shumë seq i duhet uniteti i popullit shqiptar, të cilit po ia vret lirinë, po ia zvoglon atdheun, dhe po e dëmton në masë e në numër popullatën, përqarja mbi baza politike, fetare dhe regjionale.

a. Përqarja e kombit shqiptar mes veti është një cenueshmëri e rëndë ndaj çdo propagande serbo-sllave e greke dhe më gjërë,

b. Na nevoitet një unitet i fortë kombtar rreth çështjeve të mëdha përtej ndarjeve partiake, fetare e regjionale,

c. Pavarsisht dallimeve politike duhet themeluar dhe duhet ta ruajm një qendër të përhershme strategjike kombtare, jo vetëm gjatë krizave por edhe pas kalimit të tyre, tu përballoi propagandave sllavo-serbe e greke të kohës.

Duhet ta mbrojmë përmes fakteve argumentuese mos- cenueshmërinë dhe unitetin e kombit shqiptar nga propaganda serbo-sllave dhe ajo greke e më gjërë. Sepse një komb i përqarë më lehtë sundohet, nështrohet, poshtrohet dhe asimilohet.

Që të mos asimilohemi nga sundimi, nënshtrimi dhe poshtrimi ndaj sllavo-grekëve, na nevoitet një unitet i fort kombtar, tani o kurr, më i fortë se sa në periudhat e mëparshme historike, që ta përballojmë me sukses, të mos na pushtuhet atdheu i ynë, të mos nështrohet e poshtrohet ndaj pushtusëve tanë kombi shqiptar.

Pavarësishtë dallimeve politike, këto dallime të na shërbejnë për një përvojë më të madhe për një qëllim më të lartë kombtar, për një unitet të pa parë ndojherë në historinë tonë kombtare e politike, duke e ruajt me fanatizëm një qendër strategjike kombtare për qështjet tona të ndryshme e të përhershme kombtare, politike, fetare e propagantistike.

Po si plotësuam këto kërkesa mëse të nevojshme, përpjekjet tona si komb do të jenë të kota, siq ishin përherë në të kaluarën tonë historike. Këtë mangësi që e patëm si komb, nuk është në favorin tonë ta kemi edhe tani e tutje, sepse mangësitë tona i kemi paguar shtrejtë, ne dhe parardhësit tanë nëpër shekuj e dekada. Punimi vazhdon me pikat tjera të radhës.

I juaj mësuesi Isë

23. 05. 2025

a. Për ta bërë këtë mbështetje ndaj intelektualëve dhe akademikëve duhet investuar sa më parë në themelimin e qendrave të ndryshme hulumtuse dhe në themelimin e instituteve historike, të cilët merren me prodhimin e dijës në fushat më të domosdoshme për rajonin e për Kosovën dhe për shqiptarët si komb. Këto qendra u mungojnë elitave intelektuale dhe akademikëve shqiptar dhe mungon investim i duhur që të mundësohen hulumtime shkencorer për tu përball përmes fakteve dhe argumenteve me propagandën serbo-sllave e greke kundër shqiptarëve.

b. Këto qendra dhe institute kanë për detyrë të nxisin studime krahasuese që e demaskojnë pamëshirshëm propagandën serbe kundër shqiptarëve, përmes fakteve të dokumentuara ndërkombtarisht. Pa investime të mjaftushme në qendrat dhe institutet e përmendura më lartë, kot presim nga intelektualët dhe akademikët që të prodhojnë dituri të nryshme për nevojat e shiptarëve që të përballën denjësisht me qendrat dhe institutet propaganduse kundër historisë, të vërtetës dhe kundër kulturës e zakoneve shqiptare, lansuar nga propaganda serbo-sllave dhe ajo greke.

c. Të organizojmë konferenca ndërkombtare, të organizojmë ekspozita dhe ekspozime multimediale rreth të vërtetave shqiptare, në ballafaqim me të pavërtetat propagantistike serbo-sllave dhe ato greke, është e pamundëshme derisa mungojnë investimet në formimin e qenrave hulumtuse shkencore dhe instituteve të ndryshme historike, derisa mungojnë investimet dhe kuadri organizativ i konferencave ndërkombtare, ekspozitave me karakter të shumfishtë propagandues dhe derisa mungon investimi në ekspozita multimediale të informimit.

I juaj, mësuesi Isë

22. 05. 2025

Sa më i madh të jetë forcimi i diplomacisë publike dhe lobimi ndërkombtar për Kosovën, shtetin e saj dhe për popullin shqiptar në përgjithësi, aq më shumë do të del në dritë e kaluara e tij e lashtë dhe autoktonia në trojet e veta të Gadishullit Ilirik, tani i ashtuquajturi Gadishulli Ballkanik. Po ashtu del në dritë e kaluara e tij e hidhur, tragjike e gjenocidale që e ka përjetuar populli shqiptar shekuj e shekuj me radhë dhe paraardhësit e tij, nga pushtusit e vjetër e të rinjë, sidomos nga fqinjët tanë sllavo-grek.

– Forcimi mëse i domosdoshëm i diplomacisë publike në fjalë dhe lobimi ndërkombtar, bëhet pëmes ndërtimit të qendrave të ndryshme të komunikimit dhe lobimit profesional e objektiv në qytetet kyq të botës, si: në Wuashington, Bruksel, Londër, Berlin e Paris, për ta vuar në pah sa më shumë, sa më profesionalisht e sa më drejtë realitetin e hidhur dhe atë progresiv të kombit shqiptar si më i vjetër në këto troje të gadishullit ILIRIK. Formimi i këtyre qndrave në fjalë, fatkeqësisht ende na mungojnë.

– Nëpër këto qendra të cilat i përmendëm më lartë duhet angazhuar ekspertë më të mirë të Kosovës e Shqipërisë, avokat të përmasave ndërkombtare, studjues të njohur e të dëshmuar dhe njerzë të mendjave, që e kuptojnë sa më mirë lojen diplomatike. Fatkeqësisht, askujtë nuk po i shkon mendja ta bëj realitet sa më parë këtë qështje të domososhme, për favore e për progres të kombit shqiptar.

Në këtë qështje jetike, është mëse e nevojshme të përfshihet edhe diaspora si urë lidhëse kulturore e politike, jo të mbesin ata vetëm si dërgues remitencash. Edhe në këtë qështje në raport me diasporen tonë jemi shumë prapa organitzimit të tyre më të mirë e më konstruktiv për favoret e Kosovës, shtetit të saj dhe për favore të kombit shqiptar. Punimi vazhdon me pikat tjera të radhës.

I juaj, mësuesi Isë

21. 05. 2025

Për t’iu kundërvënë me sukses propagandës serbo-sllave dhe asaj greke, shqiptarët duhet të përgatiten mirë dhe në mënyrë të organizuar e strategjike për një afat të gjatë, duke kombinuar komunikimin profesional dhe angazhimin diplomatik, konsolidimin e brendshëm dhe ndërtimin e një narrativi modern e shumë të besueshëm, i cili për momentin është në një nivel tepër të ultë.

Ja disa shtylla kyqe që duhet parapar sa më shpejtë e në mënyrë të vendosur dhe mirë të Organizuar:

1. Ndërtimi i një narrative kombtare të koordinuar mirë, besueshëm dhe bindshëm,

2. Forcimi i diplomacisë publike dhe forcimi i lobimit ndërkombtar, në mënyrë mirë të organizuar dhe të vendosur për ta quar përpara lobimin,

3. Mbështetje e fortë për elitat intelektuale dhe akademike duke investuar sa më shumë në hulumtime shkencore që merren me prodhimin e dijes,

4. Konsolidimi i brendshëm politik, kulturor dhe institucional sa më thellë e sa më racional,

5. Rritja e prezencës mediale në arenën globale përmes zërave të rinj nëpër rrjetet e ndryshme sociale në gjuhë të huja,

6. Zgjuarsi e kulturës dhe shpërndarjes së saj përmes muzikës, artit, dramës, poezisë, romanit e filmit shqiptar, jo vetëm sa për sy e faqe,

7. Demaskimi profesional e shkencor i propagandës antishqiptare, e cila jo pak po i sjellë dëme shqiptarëve dhe zhvillimit të tyre.

– 1. Ndërtimi i një narrative kombëtare të koordinuar mirë, besushëm dhe bindshëm

a. Jo të mbesim vetëm viktimë e rrthanave të nryshme, por edhe kontribues aktiv në paqë, zhvillim, shkencë, kulturë dhe siguri globale,

b. Theksimi i historive pozitive, si: sukseset e diasporës, shembujtë e bashkjetesës, të rinjtë inovator, gra udhëheqës, artistë e sportistë të nivelit ndërkombtar, që nuk janë të pakt,

c. Ruajtja e të vërtetës historike përmes arkivimit digjital, botimeve akademike dhe përkthimeve në gjuhë të huaj, sidomos kurë flitet për gjenocidin dhe spastrimet etnik të shqiptarëve.

Sa shumë i mungojnë botës këto informacione që ta kenë një pasqyrë më reale se kush janë shqiptarët si komb në mes kombeve tjera të botës. Punimi vazhdon me pikat tjera të radhës

I juaj mësuesi Isë

15. 05. 2025

Sipas gazetarës Kimete Berisha, opozitarët janë bër milionera, e kanë privatizuar tokën e nëntokën e Kosovës e kanë uzurpuar drejtësinë, e kanë blerë pafajsinë, e kanë vjedhur UÇK-n, ia kanë marrur lirinë, ia kan falsifikuar meritat, e kanë çuar në Hagë. Ndërsa Kosova i paguan me miliona euro avokatët e tyre. Edhe pse UÇK-ja e çliroi Kosovën me ndihmën e NATO-s, ajo mbeti e pushtuar nga opozita e tanishme sa ishte në pushtet, përmes veteranëve të rremë të luftës të shumëfishuar, si çlirimtar. Nga 15 ushtar që kishte Kosova, sipas deklaratës së Hashim Thaçit, u bënë dhe u rritën në 60 mij e më shumë ushtar.

Opozita e tanishme, marionetë e liderëve të tyre partiak, tani po na fletë në emër të qytetarëve, thu se qytetarët janë beba të cilët ushqehen lehtë me cucëllat e opozitës mbushur me bebiron, edhe pse iu vodhën dy miljon arkës së shtetit, edhe pse ia vorën në qafë shtetit të Kosovës Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ia vorën në qafë ekstra teritorin për kishat ortodokse serbe, që janë uzurpuar me dhunë ato nga kolonët serbo-malazez, kur Sërbia e pushtoi Kosovën për mes maskrave e gjenocidit ndaj shqiptarëve, edhe pse ia humbën Kosovës mbi 8200 hektar tokë pa kurrfar shkaku me nënshkrimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Edhe pse i humbën mbi 4000 mij hektar tokë me nënshkrimin e marrveshjes mes demarkacionit me Maqedonin, edhe pse e nënshkruan marrveshjen për ta ndarë Trepqën me Serbin dhe Liqenin e Ujmanit, që e emruan Liqni i Trampit. Edhepse ia lanë barrë bugjetit të popullit tua paguaj rrymën bandave kriminale serbe në veiun e Kosovës për afër tri dekada me radhë, edhe pse i lejuan ata të ndërtojnë pa lejen e pushtetit qendror shtëpi në Kodren e Diellit të mitrovicës së veriut dhe në Zveqan, për ta populluar atë pjesë dhe për ta kolonizuar me kolon serb që i kanë përlyer duart me gjak nëpër luftra gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Edhe pse lidhën kumari me bandat serbe të Radojqiqit për me bërë tregti ilegale me artikuj narkotik, për të themeluar sera të mbjellura me kanabis, për të krijur laborator që të përpunohet droga, edhe pse i lejuan në veri përmes bitëkonjëve të hargjohet rrymë në dëm të bugjetit të shqiptarëve për tu pasuruar vrasësit e tyre, shkatërrusit e shtetit të shqiptarëve.

Elitat opozitare, sa ishin në pushtet e kapën shtetin cep më cep të Kosovës dhe i qitën në treg pjesët e tij, duke e zhvatë sipas qefit të tyre dhe duke i kap prokuroritë, gjykatat, policin përmes mafiozëve politik. Opozitarët sa ishin në pushtet, i lejuan të funksionojnë komunat paralele cep më cep të Kosovës, të funksionoi përdorimi illegal i dinarit serb, të funksionojnë baknkat serbe, të shpërndahet dinari serb me thasë pa i konkrolluar askush. Hapëshin posta serbe pa lejen e shtetit të Kosovës.

Pastrohej dita ditës Mitrovica e veriut prej shqiptarëve dhe nuk lejoheshin të kthehen shqiptarët nëpër shtëpitë e veta, pas përfundimit të luftës për dy dekada me radhë, sa ishin opozitarët në pushtet.

Lavroni sa të keni mundësij ju opozitar dhe bashkpunoni me Tv Klanin serb, me analistat politik të këtij televeizoni të shitur, që është në shërbim të huaj, derisa të vazhdon kapja e shtetit, prokurorisë dhe gjykatave, që i keni kapur për dy dkada me radhë! Por nëse pushon ndojherë kjo kapje egersirash, do ta kuptoni, se sa keni qenë kundër të vërtetës dhe kundër popullit, të cilin e keni zhvatë e varfëruar skajshmërishtë!

Marrja nuk po i mbytka të marruarit e të turpëruarit, por forca e ligjit ua thenë hundët të gjithëve.

I juaj mësuesi Isë

14. 05. 2025

Kjo e kaluar e dhimshme dhe e përvuajtshme historike e ideologjisë fashiste çubrilloviqiane e përkrahur fort nga pushtetarët e shtetit serb, nga Akademia e Shkencës dhe Arteve serbe, nga Kisha ortodokse me popadikat çetnik serb kundër shqiptarëve ka lënë:

Plagë të thella psikologjike tek shqiptarët, me ndjenja të përhershme pasigurie, me ndjenja inferioriteti dhe me ndjenja revoltuse ndaj qëndrimeve serbe,

– Ka lënë shtytje drejt mbrojtjes së fortë të identitetit, herë herë deri në forma të ngurta nacionaliste,

– Ka lënë mungesë të madhe besimi ndaj fqinjëve tanë sllavo-grek dhe ndaj institucioneve ndërkombtare, që në të kaluarën besa edhe në të tashmën janë treguar e po tregohen të ngadalta për të reaguar në mbrojtje të shqiptarëve nga shfarosja, gjenocidi dhe dhuna e paskrupëllt e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek.

Trashëgimia e mendimit fashizoid të Vaso Çubrilloviqit dhe zbatimi i saj nga krimineli Millosheviç dhe pasardhësi i tij Vuçiq, përkrahur nga Akademia serbe, kisha Ortodokse dhe popadikt çetnik të saj, nuk është thjeshtë pjesë e historisë- por është një strukturë mendësie serbo-fashiste çubrilloviqiane që ende e formëson rajonin e ballkanit perëndimor.

Shqiptarët sot ndodhën në një sfidë të dyfisht; që ta mbrojnë të vërtetën historike dhe njëkohsisht të projektojnë një imazh bashkohor të stabilitetit, dinjitetit dhe zhvillimit, për ta thyer dhe eliminuar këtë trashëgimi propagandistike serbe në njërën anë dhe gtreke në anën tjetër.

Fatkeqësisht shqiptarët ende nuk janë të përgatitur as përsë afërmi, për ta amortizuar dhe luftuar me sukses propagandën serbo-sllave kundër shqiptarëve, të mos them se disa mjete të informacionit dhe disa analitik të politikës po i sherbejn me devotshmëri propgandës serbe dhe asaj greke kundër Kosovës, shtetit të saj dhe kundër shqiptarëve.

I juaj mësuesi Isë

13. 05. 2025

Në Serbi, elita politike, përfshirë dhe presidentin Vuçiq, ish -ministër i kriminelit Millosheviq, kategorikisht:

– I mohon maskrat e shumta që janë bërë në Kosovë,

– Glorifikon figurat e denuara për krime lufte, edhe pse realishtë nuk është bërë kurrfar krimi në luftë ndaj serbëve,

– Sulmon Kosovën në OKB dhe organizatat tjera ndërkombtar duke përdorur gjuhë të ngjashme hexhemoniste dhe përbuzëse, si në të kaluarën.

Kjo na bënë me dij neve shqiptarëve, se ideologjia e hexhemonisë dhe përbuzjes ndaj shqiptarëve ende nuk ka vdekur, por është transformuar në format më të sofistikuara diplomatike e propagandtistike.

Pasoj e këtij sofistikimi të transformuar diplomatik e propagantistik është deformuar edhe përceptimi ndërkombtar ndaj shqiptarëve, edhe pse shqiptarët kanë fitur simpati ndërkombtare për shkak të pasojave të mëdha gjatë luftës në Kosovë dhe pas saj që janë përballur shqiptarët me:

– Etiketime si “kriminel” apo trafikantë” dhe

– Si “fundamentalistë”, “kanibalistë”, “terroristë”, “gjihadistë e çka jo tjetër kundër shqiptarëve,

-Skepticizëm në negociata ndërkombtare,

– Standarde të dyfishta për të drejtat shtetnore të Kosovës etj.

E tërë kjo maskaradë kundër shqiptarëve është pasoj e një strategjie afatgjatë e Serbisë për njollosjen e shqiptarëve në sytë e botës, e cila shpesh funksionon për shkak të mungesës së fuqishme lobuse nga ana e shqiptarëve dhe për shkak të organizimit të dobt institucional.

I juaj mësuesi Isë

12. 05. 2025

Kjo histori e errtë shekullore dhe ideologjia serbe pas saj, po vazhdon të ndikoj fuqishëm në diskursin politik dhe në mardhënjet ndëretnike në rajoninin e Ballkanit perëndimor, edhe në mënyrën e përceptimit ndërkombtar ndaj shqiptarëve dhe serbëve.

Pra sipas opcioneve dhe ideologjive të errta serbe, narrativa e tyre trilluse, se :

– Shqiptarët janë të dhunshëm,

– Janë të prir për islamizëm ekstrem,

– Dhe dëshirojnë “Shqipëri të Madhe”, është një mashtrim i madh dhe dinak ndaj ndërkombtarëve.

Kjo ideologji fshiste e trilluar serbe është rrënjosur thellë në propagandën e tyre dhe është eksportuar bukur shumë, edhe në disa qarqe ndërkombtare, përmes lobimit politik dhe përmes mediave të lidhura me interesat serbe.

Kjo ideologji fashiste e gjenocidale serbe, kryesisht e trilluar kundër shqiptarëve, është ajo që Çubrilloviq e synonte, për ta bërë botën të ketë frikë apo neveri e urrejtje ndaj shqiptarëve, në mënyrë që çdo veprim kriminal serb të duket para botës si veprim “mbrojtës”, ndaj “dhunës” së shqiptarëve, trilluar qëllimshëm para syve të botës, për ta arsyetuar krimin, dhunën dhe gjenocidin e kriminelëve seerb ndaj shqiptarëve.

I juaj mësuesi Isë

11. 05. 2025

Përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, pas intervenimit të NATO-s dhe rënia e kriminelit Millosheviq në vitin 2000, shënoi disfatën politike të kësaj ideologjie fashiste e gjenocidale kundër shqiptarëve, por ndikimi i saj vazhdon ende në forma tjera, përmes narrativave politike në Serbi që ende e mohojnë gjanocidin dhe krimet e luftës që i kanë bërë ata ndaj shqiptarëve.

Krimineli Millosheviq dhe viqët tjerë kriminel serb, ishin zbatusit më të kjartë të vizionit ideologjik, politik, religjioz e kriminal kundër shqiptarëve, hartuar nga Çubrilloviqi dhe miratuar nga pushteti qendror fashist serb, nga Akadmia Serbe dhe nga kisha Ortodokse e tyre, me popadikat e saj çetnikë.

Ky zbatim ideologjik i politikës, shkencës dhe religjionit serb e dëshironin një Ballkan, ku shqiptarët ose nuk ekzistojnë fare ose duhet nënshtruar e poshtruar skajshmërishtë ata, ku urrejtja ndaj tyre të shërbej si mjet për të përdorur kontroll dhe presion politiko- policor dhe ushtarak mbi ta, që tua gërdisin jetën dhe ekzistencën shqiptarëve në trojet e veta.

Tërë kjo bloj që është bër ndaj shiptarëve dekada e shekuj nga fqinjët e tyre sllavo-grek, ende nuk i ka mbush mend shqiptarët, të mos u shëbejnë atyre në dëm të ekzistencës dhe shfarosjes së vetë.

A mundet kush ta dij, edhe sa kohë u duhet shqiptarëve të mbushen mend që ta mbrojnë vetën dhe të punojnë për vetëvetën dhe pasrdhësit e tyre?!

I juaj mësuesi Isë

10. 05. 2025

Akademiku serb Vaso Çubrilloviq në memorandumin e tij famkeq ” Shpërngulja e shqiptarëve”, shkruar më 1937 dhe adresuar qeverisë së atëhershme Jugosllave, përpos ideve tjera të shumta fashizoide e gjenocidale, propozon edhe këtë ide të qmendur kundër shqiptarëve:

“Shqiptarët duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mosdurojnë njëri-tjetrin e perfundimisht të mohojnë vetveten!

Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë!

Mos harroni se mosqenia e shqiptarëve është vet egzistenca e kombit Serb.”!

Është për keqëardhje, se kjo fatkeqësi e kombit shiptar i ka ardhë në të kaluarën dhe po i vije edhe në të tanishmen nga vetë , politiknët, klerikët dhe grupe të ndryshme të pseudointelektualëve shqipfolës në Kosovë e në Shqipëri dhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët e në mërgatë, përmes përqarjes e hasmërisë së tyre mbi baza fetare, politike, regjionale e karieiste, për ti plotësuar interesat e veta përsonale e familjre në dëm të kombit shqiptar dhe në dëm të trojeve të tij.

Gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1998- 1999, arriti kulmin memorandumi famkeq i Çubrilloviqit përmes regjimit serb të kriminelit Millosheviq i cili ndërmori:

– Djegjen sistematike të fshatrave shqiptare,

– Masakrat e përgjakshme të planifikuara, si në Reçak, Meje, Krushë të Madhe, në Prekaz tek Jasharajt e kudo tjetër nëpër Kosovë,

– Depertimin e mbi 800 mij shqiptarëve jashtë Kosovës,

– Fushatë masive të dhunës seksuale dhe terrorit psikologjik nga ushtia dhe policia kriminale serbe,

Ky veprim i shtetit serb në ballë të të cilit qëndonte Krimineli Millosheviq, ushtria dhe policia kriminale serbe, me miratimin e Akademisë serbe dhe me pëlqimin e kishës Ortodokse serbe dhe popadikave serb të harbuar si bisha, nuk ishte vetëm një represion, por ishte spastrim etnik klasik, me të gjitha tiparet e një krimi kundër njerëzimit.

Propaganda zyrtare serbe dhe aleatët e tyre shqipfolës përmes mjeteve të informacionit në Serbi, në Kosovë e në Shqipëri e paraqisnin zyrtarishtë këtë luftë të përgjakshme ndaj shqiptarëve, si një luftë kundër “terrorizmit”, “nacionalizmit”, “irredentizmit” e “fundamentlizmit” të shqiptarëve, duke synuar ta legjitmimojnë para botës, trrorin e tyre, ashtu siq sugjeront Çubrilloviqi në vitet 1930-1950, me depërtimin masiv të shqiptarëve në Turqi.

I juaj, mësuesi Isë

09. 05. 2025

Në memorandumin çubrilloviqian, shkruhet edhe kjo pikëpamje fashiste gjenocidale e shfarosëse për shqiptaro-Ilirët:” Që ILIRET DARDAN të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën”! “Të arrijmë deri këtu, së pari duhet t’ua mohojmë origjinën ilire, epirote, dardane dhe t’ua vrasim krenarinë e tyre ilire”.

“T’ua shkatërrojmë vatrat dhe t’ua ngatërrojmë emrat e tyre, t’ua njollosim emblemat dhe t’ua fshijm simbolet e lashta ilire dhe duhet domosdoshmerisht, t’i bejmë ata që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht t’ua rrëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ILIRE, ta përvetsojmë ne”.

Pas heqjes së autonomisë së Kosovës më 1989, nisi një politikë aparteidi ndaj shqiptarëve, përmes dhunës policore e ushtarake, në bashkpunim me dorën e zgjatur të disa politiknëve shqipfolës të Kosovës, të cilët morën anën e shërbimit të pushtetit fashist e gjenocidal të Serbisë, me kriminelin Millosheviq në ballë tësaj. Politikanët më të zëshëm shqiptar për heqjen e autonomisë së Kosovës, sipa apetiteve të Millosheviqit, pos tjerëve më të dalluarit Ishin Rrahman Buba Morina dhe titisti i qmendur Isa Mustafa.

– Politika e aparteidit ndaj shqiptarëve, nisi:

– Me largimin masiv të tyre nga punët publike dhe nga shkollat.

– Me mbylljen e institucioneve arsimore e kulturore shqipe.

– Me dhunën sistematike ndaj popullatës civile.

– Me kontrollin e ashpër policor e paramilitar.

– Me mbylljen e mjeteve të informacionit audiovizuele dhe ata të shkruar. – Me mbylljen e institucioneve shëndetësore dhe çdo gjë tjetër me vlerë për Kosovën e për shqiptarët.

Kjo politikë aparteidi kundër shqiptarëve ishte vazhdim i qartë i frymës ideologjike gjenocidale të memorandumit të Vaso Çubrilloviqit: jo vetëm për ti kontrolluar shqiptarët, por për ti larguar e për ti zhdukur ata, si një realitet politik e demografik, jo ekzistues.

I juaj, mësuesi Isë

08. 05. 2025

Paraardhësit e Millosheviqit, Millosheviqi dhe pasardhësit e tij e ndërtuan pushtetin mbi nacionalizmin shovenist serb, me idenë e trilluar, se serbët ishin dhe janë të diskriminuar dhe të kërcnuar nga të tjerët brenda Jugosllavisë, edhe pse Serbo-Jugosllavia, dominohej apsolutishtë nga pushteti qendror serb i Beogradit.

Akterët në fjalë i përdorën ndjenjat e thella historike, gjaja të viktimizimit të serbëve, sidomos nga koha e Perandorisë Osmane dhe nga koha e Luftës së Parë e Luftës së Dytë Botërore, me qëllimin djallëzor që ti mobilizojnë turmat e ndryshme masive serbe, për të justifikuar veprime radikale të tyre.

Kjo rrugë ndiqej në të njëjtën mënyrë, siç e kishte propozuar Vaso Çubrilloviq, “të formohej një Jugosllavi me më pak shqiptar, kurse Millosheviqi e synoi një Jugosllavi me më shumë Serbi dhe me më pak të tjerë, realizuar përmes shtypjes së autonomive mes republikave e mes dy krahinave autonome, me theks të veqntë suprimimin e autonomisë së Kosovës.

Kjo rrugë synohej njëjt si veprohej më hreët me shiptarët, përmes spastrimit etnik të tyre dhe largimit me dhunë nga trojet e vet, siç kishin vepruar më herët me trojet shqiptare në Sangjakun e Nishit, duke i përzën shqiptarët me dhunë prej shtëpive të tyre, duke i vrarë e masakruar dhe duke i dhunur e qnjerëzuar dhe duke i varë në litarë at.

Kjo rrugë synohej të relizohet edhe përmes manipulimit të mediave informuse, për të krijuar narrativ të frikës dhe urrejtjes ndaj tjerëve e posaërisht ndaj shqiptarëve, siq po veprohet edhe tani me mjetet e informcionit në Kosovë e në Shqipëri. Përmes gzetarëv dhe analistëve shqipfolës.

I juaj, mësuesi Isë

07. 05. 2025

Ideologjia e memorandumit çubrillovoiqian gjeti zbatim në forma të ndryshme gjatë viteve 1930- 1950, me depërtimin masiv të shqiptarëve drejtë Turqisë. Në këtë depërtim masiv ka pas dorë edhe Greqia, duke i depërtuar shqiptarët në Turqi, përmes spatrimit etnik të tyre. Gjatë viteve 1980- 1990 fqinjët tanë sllavo-grek ushtruan shtypje e dhunë të pa parë sistematike ndaj shqiptarëve në Kosovë e në trojet tjera të veta ku jetonin shqiptarët.

Gjatë luftës së vitit 1999, me përpjekjen për spastrimin total të shqiptarëve nga Kosova, përmes presionit politik e gjenocidal të Millosheviqit dhe dhunës së aparatit shtetnor policor e ushtarak, që të jetësohet përfundiimishtë ideologjia fashiste e memorandumit të Vaso-Çubrilloviqit, kundër shqiptarëve.

Ideologjia politike e Çubrilloviqit, Akademisë së Shkencës e Artëve të Serbisë dhe ideologjia fetar fashiste e Kishës Ortodokse serbe në ballë me popat fashistë ortodoks serb e politikanët çetnik të Serbisë, është një shembull tipik i politikave të dhunshme të inxhinierisë etnike fashiste sebe, që kanë sjellë pasoja të rënda humanitare, shfarosje në masë të shqiptarëve , dhunë e gjenocidë kundër tyre dhe konflikte të gjata në Gadishullin Ilirik të shqiptarëve.

Në periudhën e Sllobodan Millosheviqit, 1987- 2000-, ideologjia e Vaso Çubrilloviqit u ringjall prap dhe u zbatua në mënyrë konkrete e shumë brutale, veçanërisht ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe ndaj kroatëve dhe ndaj boshnjakëve në luftrat e përgjakshme të shpërbërjes së Jugosllavisë serbo-sllave fahiste.

I juaj mësuesi Isë

06. 05. 2025

Ky projekt famkeq çubrilloviqian është përkrahur nga Akademia e Shkencës dhe Arteve dhe nga Kisha Ortodokse e Serbisë, në ballë të të cilave qëndronin akadmikët, popadikat kishtar dhe palitikanët serb, pas krijimit të Jugosllavisë më 1918, kundër shqiptarëve që mbetën dhunshëm jashtë kufijëve të Shqipërisë, një masë bukur e madhe në numër, veqnërishtë në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi, pa e numëruar Çamërinë e Janinën nën Greqinë.

Kjo përbërje masive e shqiptarëve konsiderohej qëllimshëm si një “rrezik i madh demogradfik” për elitat nacionaliste serbe që e përfaësonin politikën fashiste shtetnore të jugollavisë, politikën fashiste religjioze të Kishën Ortodokse serbe dhe politikën fashiste të Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Serbis, në ballë të të cilëve qëndronte akadmiku fashist serb, Vasa Çubrilloviq së bashk me çbrilloviqet tjerë çetnik. Kjo kastë e qoroditur fashizoide serbomadhe, me ndikimin e tyre e artikuluan në mënyrë të planifikuar e të rrejshëm frikën më radikale.

Ky veprim i tyre i paskrupëllt dhe aspak njerëzor, u planifikua, që ti mundësojnë vetit përdorimin e metodave dhunuse, vrastare e gjenocidale që ua mundësojnë largimin masiv të shqiptarëve nga trojet e veta dhe përmes metodave tjera që shkaktonin presion ekonomik, psikologjik, moral dhe institucional.

Porositë e këtij Momerandumi, përkrahur nga akterët e përmendur më lartë, janë:” që të përdoret çdo mjetë terrori i armatosur kundër shqiptarëve, konfiskimi i pasurisë së tyre, propagandë e fortë që mbronë synimet tona serbe dhe nuk lejon, të na ndal mëshirimi apo opinioni i huaj”.

Në këtë frymë fashizoide vazhdon dklarata e memorandumit çubrilloviqian, si : ” Nëse duhet të na doj bota, duhet të bëjmë që bota ti urrej shqiptarët”. Kjo strategji e poshtër politike e serbëve që ndërton urrejtje ndaj një populli të tërë, është e nivelit më të ultë njerëzor, që kërkon përkrahje ndërkombtare për interesat nacionaliste, shoveniste, e gjenocidale serbe në dëm të shqiptarëve dhe shfarosjes së tyre, e cila kërkesë u është pranuar bukur shumë nga faktori ndërkombtar, kurse shqiptarët su mbushën pa su mbushen mndë ende..

I juaj mësuesi Isë

05. 05. 2025

“Nëse duhet të na dojë bota, duhet bërë që bota ti urrej shqiptarët”, Vaso Çubrilloviq, antar i Akademisë serbe, sëbashku me akademinë, nën tutelën apsolute të popadikave të Kishës Ortodokse fashiste të politikës së Shtetit fashist serb, me këtë thënje ekstreme thrrasin dhe kukasin për armiqësi e urretje pa shkas ndaj shqiptarëve, me të vemin qëllim që simpatia dhe përkrahja ndërkombtare, të anoj njëanshëm kah serbët, e jo nga shqiptarët.

Akademia e Serbisë, akademikët e saj, Kisha ortodokse në Serbi dhe popadikat e sajë, në unitet me veprimet e veta dhe Politikën shtetërore të Serbisë, në ballë me Fashistin Çubrilloviq, e kanë frymëzuar propagandën e politikës shtetnore të Serbisë, organizuar me qëllimin që ti kriminalizojnë dhe demonizojnë shqiptarët në arenën ndërkombtare, në mënyrë që vetë serbët të duken si të “viktimizuarË dhe si të “civilizuar” në raport me shqiptarët.

Ky mendim fashizoid i Çubrilloviqit, akademisë serb dhe popadikave të kishës Ortodokse të Serbisë, përfaqëson një qasje e cila nuk bazohet aspak në të drejtën ndërkombtar apo zgjidhjes paqësore, mes serbëve e shqiptarëve. Por ky veprim mbështetet kryesishtë në instrumentalizimin, në urrejtjen, manipulimin dhe në dhunën e gjenocidin, si mjete politike për arritjen e qëllimeve nacionaliste e shoveniste serbe.

Kjo ideologji e akadmikëve, popadikave dhe politikës shtetnore të Serbisë, ka ndikuar drejtëpërdrejtë në politikën e spatrimeve etnike, në shtypjen, në dhunën e gjenocidin ndaj shqiptarëve në shekullin e XX, sidomos gjatë periudhës së Jugosllavisë dhe më pas në luftrat e viteve të 90-ta. Thënja e Sipërpërmendur e Vaso Çubrilloviqit buron nga memorandumi i tij famëkeq” Shpërngulja e shqiptarëve” i shkruar më 1937 dhe adresuar Qeverisë së Jugosllavisë.

Në këtë dokument, ai propozon pastrimin etnik sistematik të shqiptarëve nga Kosova dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi, duke e paraqitur këtë si një masë të domosdoshme për forcimin e shtetit serb. Megjithëate shqiptarët nuk u mbushën mend atëherë e deri më sot, ndaj torturave, vrasjeve, dhunimeve, gjenocidit dhe përzënjës së tyre nga trojet dhe shtëpitë e veta!

I juaj mësuesi Isë