06. 02. 2018
Po e përseris këtë shkrim pas shtat viteve, që tua rikujtoi të bëmat e të palarat e politikanëve qi i patëm në ballë të politikës për dy dekada me radhë. Premtimeve boshe, mashtruese dhe gënjeshtrave, shpejtë u del boja dhe bëhen bajat.
Është premtuar nga politikanët tanë, prej që kanë ardhë në pushtet e deri më tani, gjatë gjitha elektorateve parazgjedhore, per hapjen e qinda dhe mija vene pune e më shumë, nuk u realizuan dhe nuk e kanë ndërmend të realizohen premtimet parazgjedhore në vazhdimsi, që ua bënin elektoratit dhe nuk trazohet askush prej tyre, për gënjeshtrat premtuese e mashtruese dhe për perhapjen e varfërisë së skajshme, dita ditës në Kosovë.
Ështe premtuar antarsimi i Kosoves ne NATO, nuk u bë, e as qe po flitet per këtë qështje, është premtuar antarsimi në UNESCO, deshtoi pranimi dhe nuk turperohet kush për fajet e veta rreth kesaje qështje. Eshtë premtuar që do të na njeh si shtet Serbija, ajo ende nuk e ka ndërmend këtë qështje dhe po vazhdon t`i rremih temelet e shtetit të Kosoves, para syve te politikaneve tanë, të cilët po zgerdhihen me duarë në gjepa koluareve të Europës e të botës.
Eshtë premtuar investim i madh për zhvillimin e bizneseve, jo vetëm që nuk u bë kjo, por perkundrazi po merren vjedhtas pasurite e perbashkta kombëtare, duke pervetesuar padrejtesisht, duke shkelur mbi ligjet e Kushtetutës sonë, per interesat e veta personale, familjare, grupore e partiake. Eshte premtuar themelimi i komunave: Në Kodren e trimave, ne Zonen e Hasit dhe zZhegrës, nuk u realizuan, sepse politikanët tanë ishin të zënë, duke u përpjekë për themelimin e Asociacionit te komunave me shumicë serbe dhe me rregullimin e demarkacionit kufitar me malin e Zi, që ia falën mbi 8200 hektare tokë, malit të Zi.
U premtua liberalizimi i vizave per nje kohe të shkurtër, edhe ky premtim doli me shume se sa nje gënjeshtër. U premtua se do të paditet Serbia per gjenocidin e bere ndaj popullates kosovare, edhe kjo deshtoi, sepse politikanet tanë ishin te zene duke e trashe kumarine me Serbine, që ti fale troje asaj, tia fale Trepqën e Ujmanin dhe për tia falë edhe veriun e Kosoves. U premtua se do të luftohet korrupcioni, trafikimi me qenje njerezore, prostitucioni dhe do te pengohet shperngulja massive e te rinjeve tane nga trojet e veta, per shkak te varferise e papunesise, perkundrazi po lulëzon, korrupcioni e dukuri tjera negative e te qoroditura, ku trojet shqiptare, ne vazhdimsi po zbrazen dita ditës përherë e më shumë.
U premtua e u premtu, u gënjye e u genjy, u mashtrue e u mashtru dhe po vazhdon kjo traditë që fund e krye eshte qoroditë, në dëm të popullit, që aqë shumë vuajti dhe po vazhdon të vuaj nga pushtusit tanë dhe nga premtimet dhe mashtrimet e ndryshme te paskrupullta nga politikanët premtues e mashtrues.
Lexuesi im i dashur, është mëkat, mendjelehtësi, shkurtpamësi dhe tradhti ndaj interesave kombetare, shtetnore, familjare dhe personale, tu besohej premtimeve boshe, mashtrimeve dhe gënjeshtrave të politikanëve tanë, qe po i serviren Europës dhe së bashku me të, po e shkatërrojnë shtetin e Kosovës, pasuritë tokësore e nëntoksore të sajë, duke i shitë në mënyrë të turpshme asetet më të mëdha të pasurise kombtare, per levërditë e pushtuseve tanë dhe qarqeve të ndryshme antishqiptare, që janë pozicionuar për ti mbrojtur leverdite e tyre, në dëm të interesave tona shtetnore e kombtare. Ripostim. I juaj mësuesi Isë