21. 10. 2025

1. Enver Hoxha 1944-1985

Pas Luftës së dytë Botrore, Enver Hoxha nuk e mbështeti bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe pjesëve tjera nën pushtimin e fqinjëve tanë sllavo-grek, edhe pse kishte mundësi teorike në fillim dhe pas luftës, për shkak të aleancës së përkohshme që e kishte me Jugosllavinë e Titos dhe Rankoviçit. Me 1946, Shqipëria dhe Jugosllavia u ofruan shumë mes veti politikisht, me plane për bashkim ekonomik e madje edhe politik.

Si pjesë e kësaj strategjie, Kosova, Ilirida, Presheva, Plava e Gusia, Ulqini , Hot e Grudë dhe Malësia madhe, mbetën nën administrimin Jugosllav dhe nën administrimin grek, Janina e Çameria. Pas prishjes me Titon dhe Rankoviçin në vitin 1948, Enveri nuk ndërmori hapa konkret, edhe pse e kritikonte ashpër Jugosllavin, që nuk i dolën në fjalë vëllëzërit e tij partizan serbo-malazez, me Titon e Rankoviqin në ballë.

Për shqiptarët që jetonin në trojet e veta jashtë kufijëve shqiptaro-shqiptar, mosveprimi praktik i Enver Hoxhës konsideohet braktisje apo prerje në besë dhe një tradhti e madhe për ta.

2. Ramiz Alia 1985-1992

Në fund të viteve 80-ta dhe fillim të viteve 90-ta, kur shpërthyen protestat madhore e masive në Kosovë, edhe pse represioni serb u shtua edhe më shumë, Shqipëria e Ramiz Alisë dha mbështetje morale, por jo ndihmë konkrete për shqiptarët e Kosovës.

Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Ramiz Alia kritikohej shumë nga studentet demonstrues kosovarë, që nuk ngritej më shumë zëri i shqiptarëve në arenën ndërkombtare.

3. Fatos Nano 1991- 1998, 2002- 2005

Në periudhën e tij të par si kryeministër, Shqipëria ishte në kolaps total, pas rrëzimit të Komunizmit dhe krizës së piramidave. Në vitin 1998, Nano dha dorheqje mes krizës politike dhe trazirave që lidhen me situatën në Kosovë dhe antentatin ndaj Azem Hajdarit.

Shqipëria gjatë kohës së tij nuk e ndihmoi ushtarakisht UÇK-n, por kishte një lloj tolerance ndaj veprimtarisë së saj në teritorin shqiptar, edhe pse kishte një qëndrim të ftohtë ndaj UÇK-s dhe një bashkpunim me perëndimin në dëm të interesave kombtare.

Dyshimi më i madhe ndaj tij lindi kur në Kretë u takua me Millosheviqin. Mbetë një sekret i madh se çfarë është biseduar aty, mes Millosheviçit e Fatos Nanos?!

4. Edi Rama 2013- sot

Kritikohet shumë shpesh nga kosovaret për sjelljet e tija antikombtare, besa edhe nga një pjesë e opzitës së Shqipërisë, për qëndrimet e tij shumë të buta ndaj Serbisë dhe për promovimin e “Ballkanit të Hapur”, një nismë e qoroditur që konsiderohej nga kosovarët, si një rrezik i madh për pavarësinë e Kosovës.

Ai shihet si shumë i afërt me Vuçiqin dhe si një pengesë e madhe për afirmimin e shtetësisë së Kosovës.

Rama sëbashku me Vuçiqin konsiderohet edhe si ideator për ndarjen e Kosovës, me përkrahjen e Baton Haxhiut dhe Thaçit. Poashtu konsiderohet si ideator edhe për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për ekstra teritor për kishta ortodokse serbe, pushtuar dhunshëm prej shqiptarëve dhe kolonizuar ato me serbo-malazez, nga ana e shtetit serb.

I juaj,

Mësuesi Isë

18. 10. 2025

Skandaloze për Shqipërin! Ajo vendosi në Parlamentin shqiptar të mos e njoh gjenocidin e Serbisë që e kreu brutalishtë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, pos që ishin shqiptar, ndaj fëmijëve, pos që ishin të shqiptarëve, ndaj pleqëve e plakave dhe të rinjëve, pos që ishin shqiptar e bij shqiptarëve.

Shqipëria, quditërishtë mohoi gjakun e fëmijëve, dëshmorëve, gjakun e më shumë se 15 mijë viktimave të pa fajshme shqiptare, gjakun e afër 2500 fëmij të vrar e të maskruar, 20 mij gra shqiptare të dhunuara, shtëpij tërsishtë e masivisht dhe barbarishtë të djegura e të shkatërruara dhe pasuri e plaqkitur tërsisht nëpër to. Kafshë të prera e të vrara nëpër fusham, nëpër ara e nëpër male e kodrina, në luftën e fundit fashizoide, pushtuse, gjakatare e gjenocidale të Serbisë fashiste!

Mohimi i gjenocidit në Kosovë nga Shqipëria është befasues për ne shqiptarët e Kosovës, sikur ne të mos ishim shqiptar, edhe pse jemi pjesë e pandashëm e trupit kombtar shqiptar. Mohimi i gjenocidit nuk është kurrfar neutraliteti, por është fyerje , urrejtje dhe përqmim ndaj viktimave, është dhembje për familjet dhe njollë për kombin.

Gabimet kurë nuk pranohen, rrezikohet të na përseriten prap ato edhe më të rrezikshme. Oj Nënë Shqipëri, deri në qiell po bërtas dhe dëgjo mirë se, pa drejtësi nuk ka paqë, as unitet, pa kujtesë nuk ka dinjitet as moral njerëzor e kombtar, pa dinjitet nuk ka komb shqiptar. A mund ti kesh këto virtyte të larta njerëzore e kombtare, me Edi Ramën në ballë, nëna jonë Shqipëri?! Unë dyshoj bindshëm, se nuk mundësh ti kesh!

E pyes vëllajn e Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramën, si u ndjeve në ballë të demonstratave që i Organizoi një pjesë e UÇK, pa prezencën e Bacës Rifat Jashari, vëllajt të Komandantit të UÇK-s, Adem Jashari të cilët familjarishtë kanë dhënë kontribut më shumë seq kanë patur kapacitet. Pa prezencën e Haradinajve që nuk ndjehen të përfaqsuar me organizatoret e kësaj demonstrate?

Ndoshta për ta marr bajrakun pa meritë, as që të ka shkuar mendja, pos që u tregove një burrec që fute përqarje edhe më të madhe mes Kosovës e Shqipëris, duke u përpjekë tia lësh fajin Albin Kurtit, për të gjitha të kqijat që ia shkaktove Kosovës dhe Shqipërisë.Turpi të mbuloft ty, paraardhësit dhe pasardhësit tuaj!

Populli në Kosovë nuk e përtyp këtë qorbë bajate që është përpunuar nëpër kazanët tuaj socialistë dhe nëpër kazanët e vëllajt tënd Vuçiq , që synon ta kthej prap Kosovën nën sundimin e qizmës gjakatare e gjenocidale të ushtarakeve serbe.

Për ta kujtuar realitetin, se sa largë je ti, EDVIN AGA,po e citoj atë që e ka thënë, daja i Adem Jasharit, komandantit të UÇK-s GANI GECI, i cili thot:” Të dashur miqë sikur sot, në ballë të protestes në Tiranë, të printe RIFAT JASHARI, sigurisht që edhe unë do të isha aty, sepse do ta dija se protesta po bëhet për për ta mbrojtur UÇK-ën e Komandantit ADEM JASHARI”.

“Ju të nderuar qytetarë, që nuk po merrni pjesë në këtë protestë- mos u shqetësoni fare!

UÇK-ja nuk është as e Hashimës, as e Fatmir Shehollit, as e Edi Ramës, as e Baton Haxhiut dhe sejmenëve të tyre, të cilët kryet e kanë në Beograd…”.

I juaj,

Mësuesi Isë

16. 10. 2025

Ky mendim tradhtie, nuk ka kurrfar vlere për Kosovën, shtetin dhe popullin e saj, pos humbje fatale, dhe dorzim i turpshëm para pushtusit shekullor serb. Mendimi në fjalë, ka përkrahje bukur të madhe nga opozita kosovare PDK, LDK e AAK. Ka përkrahje edhe prej analistëve politik dhe disa mjeteve të informacionit, si TV Klani serb që vepron në Kosovë dhe Tv tjera si motra me TV klanin serb të cilët po veprojn haptas në Kosovë, kundër Kosovës.

Pas këtij marifeti, pjellë e tradhtisë kundër kombit tonë e kundër tokave të pasura shqiptare, shtrohet pyetja për akterët e tradhtisë, si lloji i Baton Haxhiut: pse u bë lufta, pse u derdh kaq shumë gjak, pse u vranë afër 3 mij fëmijë të pafajshëm shqiptar, pse u vranë pleqë e të rij, plaka e të reja, afër 15 mij, pse u dhunuan mbi 20 mij femra shqiptare, Pse?! Pse Batoni e shumë tjerë si Batoni u përpoqen ta ndajnë Kosovën, pjesën më të pasur të saj, tia japin Serbisë Pse?! Pse populli nuk e ndëshkon këtë farë të keqe e të mallkuar, që po punon e po spiunon kundër Kosovës?!

Mos po u duket pak tradhtarëve të Kosovës dhe spiunëve shqipfolës të Serbisë dhe të fqinjëve tanë pushtues sllavo-grekë, që i kemi dhënë pak Serbis, Malit të Zi, Maqedonisë së veriut dhe Greqisë gjak shqiptari, jetë shqiptari, rrahje dhe dhunë të shqiptarëve, varfëri e skamje ekstreme, dhunim, burgim, nënshtrim e poshtrim dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, që nuk janë dorzuar para tyre?!

Mos po u duket pak tradhtarëve dhe spiunëve shqipfolës, që naj kanë uzurpuar trojet tona fqinjët tanë pushtues sllavo-grek, në Kongresin e Belinit, në Paqen e Shën Stefanit, Shën Naumit, në Paqen e Versajes, në Konferencën e Londros, dhe prap nuk kanë të ngopur fqinjët tanë me trojet tona?!

Ju tradhtar e spiuj shqipfolës, sado ti jepni Serbisë, e Greqisë, Maqedonisë së Veirut dhe Malit të Zi, kot e keni se fqinjët tanë, derisa të na zhdukin nga faja e dheut dhe të na shlyen nga harta gjeografike e botës, apetitet e tyre fashizoide nuk do të ngopen kurrë! Paqi faqen e zezë dhe farë e juaj mos u shtoftë në trojet shqiptare!

I juaj,

Mësuesi Isë

14 tetor 2019 ·

E ndarë me Publike

Përfitimet e paligjshme të pushtetarëve skajshmerisht e kanë varferuar jetën e qytetarëve

Të përfitosh ate që nuk e meriton është keqpërdorim i madh me qëllime të ulta jonjerëzore, duke dëmtuar interesat e tjerëve. Përfitimet marramendëse në favor te pushtetarëve, kanë shkuar aq lartë, sa e kanë degraduar pameshirshem mënyrën e të jetuarit normal te qytetarëve.

Pasojë e këtyre përfitimëve përmes rrugëve joligjore, është korrupcioni i përhapur në çdo sferë të jetës sonë, në nivel shoqëror e kombtar. Fatkeqsisht, korrupcion në politikë, korrupcion në ekonomi, në shëndetësi, në drejtësi, korrupcion në arsim dhe korrupcion në polici. Shprehur shkurt, shoqërin tonë shqiptare e ka përmbytur korrupcioni i pushtetarëve.

Kjo gjendje e korruptuar, gjithnjë e me shumë po ua merr vullnetin dhe shpresën qytetarëve shqiptar, për një të ardhme më të mirë. më të lumtur, më të begatshme dhe më të dinjitetshme. Po ua merr dashurine ndaj vendlindjes, atedheut, ndaj kombit, kulturës, gjuhës, punës dhe dijës. Po ua merr angazhimin e ndershëm, me bërë jetë të lumtur e me dinjitet, në atdhe të vetë.

Korrupcioni na ka ndarë e na ka përqar si është më zi, mbi baza partiake, fetare e regjionale, duke iu turr njëri tjetrit në dëm të unitetit tonë, duke shkatërruar çdo gjë që është ndërtuar me djerësen e ballit dhe me gjakun e atyre, që për ideal e kanë patur lirinë, pavaresinë dhe zhvillimin e vëndit dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

Lëxuesi im i dashur, nëse nuk e dëshrirojmë zhbërjen tërsisht si komb, në radhë të parë duhet luftuar korrupcionin nga vetvetja, e pastaj ta fitojmë të drejtën morale, ligjore, njerezore e kombetare, që ta luftojmë me të gjitha mjetet edhe korrupcionin e pushtetarëve dhe politikës së tyre të korruptuar e antikombtare, që i ka përfshirë pjesët e atedheut tonë, brenda e jasht kufijëve, që naj kanë vuar padrejtesisht, qarqet e ndryshme antishqiptare, në bashkpunim me Europen, me tradhtarët shqipfolës, që perherë në raport me shqiptarët janë treguar e po tregohen të pandershëm dhe të padrejte. I juaj, mësuesi Isë

12. 10. 2025

Zotit, që na ka bërë ndrysha si popull, nga populli serb dhe populli grek, që nëpër situata të ndryshme, sado të ndërlikuara me karakter lufte, nuk kemi vra gra e fëmij dhe nuk i kemi dhunuar femra dikuj, as fqinjëve tanë sllavo-grekë, as pushtusëve tjerë, nëpër luftra që i kemi përjetuar vite, dekada e shekuj me radhë!

Kjo veti që e posedojmë si popull, na bënë ta mbajmë kokën lartë që jemi shqiptar të Gadishullit Ilirik, edhe pse Europa u treguar shumë e njëanshme duke i përgdhelur fqinjët tanë pushtues e duke i shpërblyer me tokat tona, të cilat i kemi larë me gjak në përpjekje titanike për ti mbrojtur ato.

Tash po kuptohet shumë kjartë se, vërtetë paskemi qenë të shitur e të tradhtuar nga soji jonë i qoroditur, i paditur, lakmitar e tradhtar, në shërbim të armiqëve kundër kombit shqiptar, nëpër kohë të ndryshme!

Por një ditë, me siguri, do të na lëshoi pija narkotike ardhë përmes kanaleve të ndryshme politike dhe do të zgjohemi nga gjumi i rëndë, që ta marrrim fatin në duar tona dhe të krenohemi që jemi ndryshe nga fqinjët tanë pushtues, nënshtrues, poshtrues, dhunues, gjakatar e gjenocidal ndaj shqiptarëve, siq ishin vërtetë sllavo-grekët dhe pushtusit tjerë ndaj nesh.

I juaj,

Mësuesi Isë

4. 10. 2021

Po e ripostoi prap këtë shkrim sepse situata politike e asaj kohe është e njëjtë kundër Albin Kurtit, edhe tani, Kryeministri më i votuar ndojherë në historinë e Kosovës.

Shkatërrusit në fjalë të cilët po kërkojnë shkarkimin e kryeministrit të Kosovës janë nënshkruesit dhe përkrahsit e marrveshjeve të shumta, të cilat janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe popullit të sajë, si nënshkrimi i “asociacionit të komunave me shumicë serbe”, si nënshkrimi i “demarkacionit me malin e ZI” e si nënshkrimi i “ekstra teritorit” për kishat ortodokse shqiptare të Kosovës, të ozurpuara nga fallangat serbo-malazeze çetnike, me rastin e pushtimit dhe kolonizimit të Kosovës, me kolon serbo-malazez nga ana e Serbis.

Nënshkrimi i këtyre marrveshjeve ishte dhe është kryekput kundër interesave të Kosovës, kundër interesave të shtetit të sajë dhe kundër interesave kombtare të shqiptarëve në ballkan, duke i dhënë mundësi padrejtësishtë majorizimit të Serbis në ballkan e sidomos në Kosovë, duke ia mundësuar asaj të depërtojnë lirshëm interesat ruso-kineze dhe shtrija e influencës së tyre në trojet e Ballkanit, përmes keqpërdorimit dhe manipulimit të pakicës serbe nga ana e Beogradit, në veriun e Kosovës, mes të cilëve janë involvuar edhe kriminel të shumtë serbo-rus, mbeturina të luftës që ndodhi në trojet e Kroacis, Bosnjës e Hercegovinës dhe në trojet e Kosovës.

E ftoi popullin shqiptar të Kosovës që këta zëra destruktiv e zëra të tradhtisë, që po e synojnë destabilizimin e Kosovës, ti ndëshkoi pamëshirshëm me votën e vet, që t’ua pamundësoi njëherë e përgjithmionë veprimin e tyre në skenën tonë politike, të cilën e kanë zhyt e përmbyt në korrupcion, nepotizëm, krim të organizuar politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik!

T’i ndëshkoi dhe t’ua pamundësoi njëherë e përgjithmonë rrënimin e mëtejshëm të Kosovës, shtetit të sajë dhe varfërin e skajshme të popullatës, duke i mbrojtur marrëzisht interesat e veta përsonale e familjare dhe duke quar ujt në millijtë e fqinjëve tanë pushtues serbo-malazez e maqedono-grek ortodoks.

I juaj, mësuesi Isë

02. 10. 2025

Pyetja është kjo: “Si realizohet e drejta e 10 deputetëve serbë për të pas nënkryetar Kuvendi, nëse 100 deputetë shqiptarë janë shovinistë antiserbë”?

Isa Thaçi

Tash po e kuptoi pse nuk ka mujt të bëhet shtet Iliria e Arbëria dhe pse u coptue dhe u bë copë e grimë Shqipëria! Princit e principatave të Ilirisë dhe Arbërisë dhe politikanët në ballë të Shqipërisë e Kosovës, punonin për qarqet e ndryshme antishqiptare dhe për interesa të veta përsonale, familjare, regjionale, politike e fetare. Të gjitha këto kategori tradhtish, i vraft gjaku i dëshmorëve që ranë heroikisht në mbrojtje të lirisë dhe tokave të atdheut shqiptar, nëpër dekada e shekuj!

Ibrahim-Miran Kelmendi

“Isa Thaçi, më duket, ti e dinë a kishte atdhe shqiptar para vitit 1913, meqë nuk ka ekzistuar ndonjë shtet apo mbretëri me emërtim Shqiptari as popull me emrin shqiptar. As Gjergj Kastrioti nuk e ka quajt veten shqiptar e Atdheun Shqipëri, sepse nuk njiheshin si emra. E dyta, gjithandej, edhe te popujt tjerë, formësimet e shteteve kombëtare është e vonë, e ka zanafillën vetëm në shekullin 19. E treta, duhet me i pas parasysh kapacitetet që kemi dhe jo të simulojmë sikur kemi kapacitete të mëdha e nuk po duam. Ta zëmë, vetëm furnizimin me rrymë elektrike, me çmim të përballueshëm, nuk po kemi kapacitet me e rregullua…”

Isa Thaçi

Ibrahim-Miran Kelmendi, me këtë koment po tregon se nuk e njeh të kaluarën tonë të përvuajtshme dy tre mijë vjeçare. Ky far Ballkani perëndimor i shqiptarëve dhe i ardhacakëve sllavo-grek, dikur quhej Gadishulli Ilirik i populluar dhe i udhëhequr nga Ilirët, paraardhës të shqiptarëve. Nga njëri det e në tjetrin ishin zot të ktij Gadishulli Ilirët. Atëherë në këtë Gadishull nuk kishte ardhacak sllavo-grek, kishte vetëm Ilir. Pushtimet latino-romake, heleno-bizantine, sllavo-ortodokse, turko-aziatike, e pushtuan këtë Gadishull. E copëtuan si është më zi dhe i mundësuan sllavo-grekëve ti ndërtojnë foletë e veta në trojet shqiptare, duke ua marr dhunshëm trojet, përmes pushtimit, nënshtrimit, poshtërimit, asimilimit, gjenocidit e çka jo tjetër për të keq?!

Kjo trashje kokash e princave arbëroe e ilir dhe politikanëve shqiptar në ball të Shqipëris e në ball të Kosovës, si koka e juaj, shoku im Ibrahim, i ka kushtuar shtrejtë paraardhësve tanë arbroro-ilirë. Ky çmim u kushtoi shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre me humbje teritorësh mbi 80% apo mbi 140 mij km katror të tyre, ku shqiptar zive u kanë mbetë më pak se 40 mij km katror teritor. Për këtë arsye thash në komentin tim më parë, shoku im Miran Kelmendi:” tash po e kuptoi pse nuk u bë shtet Iliria, Arbëria dhe pse u bë copë e grimë Shqipëria”?! Daullja bie shoku im, për ata që kanë vesh me dëgjuar, sy me pa e kokë me kuptuar. Për ata që nuk kanë vesh, sy e kokë, Zoti i madh ua bëftë qarën, sipas filit e mitilit që e posedojnë!

I juaj,

Mësuesi Isë