31. 07. 2026

Përmes vullnetit, dëshirës, vendosmërisë, motivimit, guximit, dashurisë dhe angazhimit të njerzëve të suksesshëm, janë bërë realitet ëndrrat, imagjinata, fantazia, vizioni dhe mequria e tyre. Ky realitet po e shtynë botën përpara në të mirë të njerëzimit, edhe pse ka pengesa bukur të mëdha realizimi i këtij progresiviteti sistematik, nga të padijshmit dhe atyre që nuk u besojnë forcave të veta që i posedojnë përbrenda vetës. Mosbesimi i njerëzve në forcat e veta janë pengesë e ndryshimeve progresive dhe përparimeve të mëdha e sistematike.

Po mos të ishin njerëzit e suksesshëm me ëndrrat, imagjinatën, fantazinë, vizionin dhe menqurinë e tyre që ta bëjnë realitet këtë potencial të brendshëm për mes vullnetit, guximit, dëshirës, vendosmërisë, motivimit, dashurisë dhe angazhimit, do të ishim edhe në ditët e sotit, duke punuar tokën me parmendë, duke i bartë frytet e tokës me gomar, duke përdor veshë e mathë me lëkurë kafshësh, duke përdor ushqim të papjekur, duke jetuar nëpër shpella, nëpër shtëpi të mbuluara me kashtë e të lyera me baltë. do të ishim pa mjete hixhenike etj.

Falë këtyre njerzëve të suksesshëm janë bërë përparime shumë të mëdha në komunikacionin toksosor, hekurudhor, në komunikacionin ujor, në komunikacionin ajror dhe udhtim nëpër planete përmes anijeve kosmike. Janë bërë ndryshime të mëdha në zhvillimin ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik. Janë bërë ndryshime të mëdha në armatosjen e forcave mbrojtëse policore e ushtarake, në veshën e mbathjen e tyre, në ushqimin dhe mirmbajtjen e higjenës së tyre. Janë bërë ndryshime të mëdha në edukimin dhe arsimimin e njerzëve, sipas kërkesave të tregut bashkohor. Shkurt shprehur, në çdo sferë të jetës ka depërtuar progresiviteti i madh, falë njerzëve të suksesshëm.

Mes kësaj të mire kaq të madhe, prapa saj qëndron edhe e keqja, për shkak të njerzëve të djallëzuar, të cilët me djallëzit e veta bëhen pengues dhe shkatërrues të mrekullive që ia kanë ofruar njerëzimit njerëzit e shuksesshëm përmes ëndrrave, imangjinatës, fantazisë, vullnetit, dëshirës, guximit, dashurisë e vendosmërisë së tyre. Veprat djallëzore të njerzëve, i kanë sjellë njerëzimit fatkeqësi të mëdha, gjakderdhje, vrasje e gjenocid, amoralitet, pabesi e tradhti kundër njerëzimit. Plaqkitje, shkatrrim e uzurpim të trojeve të tyre. Djallëzorët janë antinjerëzor dhe kundër përparimit të botës njerëzore, kundër unitetit e vllazërimit mes njerëzëve, pro përqarjes, pro vëllavrasjeve e çka jo tjetër për të keqën e njerëzimit që vije përmes djallëzorëve?! I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

28. 07. 2026

Djali i një mësuesi i çuajtur Shpend Gjocaj, pjestar i UÇK-s, përmes një video të tij përsonale iu ka drejtuar publikut me nofkën fyese, “ju zagar e zagarica”, mbi 50% të popullit që i’a kan dhënë votën kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurtit dhe subjektit politik të VV-s edhe pse ka pas fyerje e kërcnime tjera në atë video përsonale të tij që e ka bërë publeke, për mua ishte i mjaftushëm vetëm ky shembull i tij që e kam cituar. Elektorati i ka dhënë aq vota Albin Kurtit dhe subjektit të tij VV dhe më shumë, se sa ua ka dhënë subjekteve politike të PDK-s, LDK-s, AAK-s, AKR-s, PSD-s dhe serbska listës së bashku. Nuk besoi që prindi i Shpend Gjocajt , mësues i shkollës shqipe do t’a lejonte vetën t’a fyej popullin e vetë, mes të cilit është rritë dhe edukuar, me nofkën fyese” zagar e zagarica”, siq i ka fyer biri i tij, përmes një video publike, ku edhe unë e kam ndjerë vetën të fyer mes atij elektorati mbi 50 %, që ia kam dhënë votën time me plotë dëshirë, subjektit në fjalë!

Atëherë lindë pyetja për kë paska luftuar Shpend Gjocaj, për lirinë dhe për atdheun e popullit shqiptar, apo për lirinë e atdheun e zagarëve dhe zagaricave. Gjocës po i them, nuk është e qëlluar fare të shesish trimini mes shqiptarëve dhe ti fyesh ata me nofkën” zagar e zagarica”, deri sa t’a kem hasmin serbo-sllav-ortodoks dhe grekët ortodoks-krishten tek dera e shtëpisë! Është një turp i madh ti shesis trimëri vëllezërve shqiptar, derisa ti kemi fqinjët tanë pushtues greko-sllav që i kanë ndërtuar foletë e veta nëpër trojet tona dhe mbi 80% të trojeve shqiptare po i mbajnë nën qizmën e tyre pushtuese! Shpend Gjocaj me urrejtje e përqarje mes shqiptarëve e paraardhësve tanë arbëror dhe Iliro-pellazg, i kemi humb mbi 80% të trojeve tona e më shumë, e kami humb shtetin e Arbërit që është fituar me luftë në kohen e të madhit Gjergj Kastriotit Skenderbeu, ku pas vdekjes së tij prap filloi përqarja për pushtet e për leverdi dhe për karrikë e karierë përsonale, ku prap u pushtue Arbëria nga pushtuesit Otoman.

Kështu të përqar mes veti, edhe shtetin e Ilirisë nuk e formuan paraardhësit tanë ilir të përqarë në princër e Principata dhe i humbën edhe principatat Ilire duke vrapuar kush pas Bizantit ortodoks e kush pas Romës katolike. Iliria dhe Ilirët mbetën të pushtuar nën Bizantin e nën Romën edhe për 13 shekuj me radhë, duke e humbur luftën 300 vjeçare në mbrojtje të Ilirisë. Kështu ndodhi përqarje edhe kurë humbi Shqipëria ndaj pushtusit otoman afër 6 shekuj me radhë pushtim. Shpend Gjocaj të përqahemi është lehtë, edhe më lehtë është ti shesim trimni njëri tjetrit mes shqiptarëve, por vështirë është të bëhemi unik dhe ti mbrojmë tokat tana që na kanë mbetë nën hasmin dhe ti fitojmë prap ato që na kanë mbetë nën thundrën e serbëve, malazezëve, maqedonëve dhe nën thundrën e grekëve. Është marre dhe turp i Zotit ti shesim trimni njëri tjetrit, sepse nuk jemi të zotët t’a trembim macën prej përsheshit, kështu të përqar, po nuk na ndihmuan miqtë tanë ndërkombtar! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

24. 07. 2026

Për përqarjet e kohës së sotme, po e fajsojnë partitë opozitare, partinë e cila është në pushtet në ballë me Albin Kurtin Kryeministër. Edhe pse këtë vesë të ligë e kemi patur, e kemi dhe po vazhdojmë ta kemi, fatkeqësishtë!

Unë po ua bëj me dije, partive opozitare dhe partisë në pushtet, sipas mendimit tim, se kemi qenë të përqarë mes veti, jemi dhe po vazhdojmë të jemi të përqarë ne shqiptarët, si para fillimit të luftës, kush pro sistemit titist e rankoviqian dhe kush kundra atij sistemi. Këtë nuk mund t’a mohoj askush, pos gazetarëve dhe analistëve tanë politik, të cilët janë shitë për pak pare të pista, që ua kanë dhënë pushtuesit e shqiptarëve sllavo-grek! Kemi qenë të përqarë mes veti edhe gjatë luftës, kush me FARKUN e kush me UÇK-n. Kjo përqarje i’a mori jetën Kolonel Ahmet Krasniqit, Miinistër i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Këto forca çlirimtare u përqanë mes veti duke u përpjekë, se cilat forca duhet të udhëheqin me luftën dhe me fondin 3% të Kosovës e me fondin vendlindja thrret. Edhe këtë nuk mund t’a mohoj askush, pos gazetarëve e analistëve politik në fjalë, të cilëve u mungon etika e gazetarit!

Po ashtu ka patur përqarje se kush duhet të komandoi me këto forca çlirimtare. Ka patur përqarje edhe pas përfundimit të luftës, duke bërë luftë për pushtet, ku u instaluen edhe vrasjet mes kundërshtarëve politik dhe po vazhdon edhe sot kjo përqarje mes partive politike duke iu imponuar njëra tjetrës për t’ia rrëmbyer pushtetin, edhe për kundër votës së popullit, që ua ka treguar secilës parti ku e meritojnë vëndin të jenë. Edhe këto përqarje nuk mund t’i mohoi kush, pos akterët në fjalë! Populli thot:” askush nuk mund të të bëj keq më shumë se sa i bënë vetit”, “askush nuk mund t’a ulë vlerën e autoritetin, më shum se vetvetja” etj.

Po befasohem në Asllan Bajramin si gazetar e informator i luftës, pse i ka shkuar rrethë e rrotull përshkrimit të ngjarjeve para luftës, gjatë luftës e pas saj dhe nuk ka folë drejtë për drejtë për të vërtetën që ka ndodhë në ato kohra, para, gjat e pas luftës! Populli nuk e harron kurr se si ka shkuar puna në këto tri periudha që u përmendën më lartë! Edhe këtë nuk mund t’a mohoj askush, sepse faktet flasin vetë! E mohojnë këtë realitet që ka ndodhë gjatë këtyre tri periudhave, vetëm ata që i vretë e vërteta të dal në shesh, vetëm ata që u besojnë maskave dhe mekanizmave mbrojtës psikologjik të fshihen prapa tyre, dhe të tregohen para opinionit, se burra më të mirë sikur ata në Kosovën tonë Martire, nuk ka pasë e nuk ka me pas kurrë.

Por një gjë duhet ta dijnë të gjithë, sepse maskave dhe mekanizmave mbrojtës psikologjik, herët ose vonë koha ua zhvesh surratin dhe i pasqyron lakuriq secilin që është madhëruar përmes maskave në fjalë, duke e maskuar vetën dhe të vërtetën e tij se kush ishte e kush është tani në të vërtetë. I juaj, Mësuesi Isë

Shiko më pak

26. 07. 2026

Shkollat që funksionojnë për mërgimtarët tanë në perëndim, të cilat fokusohen vetëm në mësimin e gjuhës shqipe, mund të quhen me të drejtë, shkolla të gjuhës shqipe ose shkolla plotësuese për gjuhën shqipe. Termi “shkollë shqipe” zakonisht i referohet një institucioni arsimor që ofron një Korikulë të plotë, duke përfshirë në përmbajtjen e saj lëndët tjera mësimore, përveq gjuhës shqipe, sipas standardëve të sistemit arsimor të Kosovës dhe Shqipërisë apo të vendit ku funksionon shkolla për mërgatën shqiptare, por me fokus dhe përmbajtje kulturore shqiptare apo me përmbajtje lëndore të shumta të shkencave natyrore e shoqërore, sipas synimeve që i posedon edukimi dhe arsimi ynë kombtar në Kosovë e në Shqipëri.

Nëse shkollat ofrojnë vetëm mësimin e gjuhës shqipe, për nxënësit shqiptar në diaspor , edhe pse ato e luajn një rol të madh e shumë të rëndësishëm, në ruajtjen e identitetit kombtar dhe gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar të mërgatës dhe e ruajn lidhjen e tyre me rrënjët dhe me trungun e kombit shqiptar, edhe pse janë thelbësore për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në diaspor. Megjithate, në kuptimin e plotë të një sistemi orsimor formal, ato shkolla nuk mund të krahasohen as përsëafërmi me shkollën shqipe e cila ofron të gjitha lëndët mësimore sipa programeve kombtare të kombit shqiptar.

Për të arsyetuar dallimin mes shkollës shqipe e shkollave tjera profesionale, mund të na shërbejnë disa shembuj, si: Shkolla e baletit, shkolla e artit muzikor, shkolla e gjuhës shqipe apo kursi i gjuhës shqipe, gjuhës angleze, gjuhës gjermane e franceze etj, apo shkolla plotësuese të gjuhëve. Pra mund të quhen shkolla të gjuhës shqipe, të kulturës shqipe, shkolla të traditës shqiptare, por jo edhe “shkolla shqipe” në kuptimin e plotë të një sistemi arsimor gjthpërfshirës. Kuptohet apo duhet të kuptohes sa më drejtë, se pjes nuk është e njëjtë në përmbajtje me tërsinë as për nga cilësia e as për nga sasia.

I juaj,

Mësuesi Isë

https://www.facebook.com/photo/?fbid=28121366207467185&set=a.404570256240153

Po më duket i kemi harruar këto skena tragjike që i kanë ndodhë popullit të Kosovës. Fatkeqësishtë jemi tërbuar edhe më shumë në përqarje të thella mes veti, mbi baza partiake e politike! Këtë përqarje tonën mes veti po e deshirojnë pushtusit tanë sllavo-grek, të cilët po e stimulojnë me të gjitha mjetet përmes shpirtrave të shitur për pak pare të pista, për një pozitë në pushtet që ti krijojnë vetit mundësi e kushte të favorshme për ta zhvatë atdheun tonë, për ta themeluar korrupcionin kundër shtetit, për ta themeluar nepotizmin kundër punësimit të drejtë,për ti punsuar pushtetarët macat e kucat e veta pa meritë, për ta kapë shtetin, për të organizuar krim ekonomik, shëndetësor, arsimor, e juridik, përmes kapjes së prokurorive, gjykatave, gjykatësve e policisë dhe administratës civile, për ta bllokuar funksionimin e shtetit demokratik të së drejtës qytetare. Këta akter të tradhtisë i vraftë gjaku i dëshmorëve që e ka ul tokën shqiptare nëpër dekada e nëpër shekuj! I vraftë gjaku i 15 mij viktimave të pafajshme, të pa mbrojtur nga askush e të pa armatosur! Pa i përmend me qinda e mija viktim tjera nëpër dekada e shekuj. I vraftë vuajtja,, poshtrimi,nënshtrimi e dhunimi i mbi 20 mij femrave shqiptare nga soldateska gjakatare policore e ushtarake dhe gjenocidale e Serbisë, pa i numruar edhe qinda e mija femra tjera shqiptare të dhunuara e të poshtruara dhe të vrara nëpër dekada e shekuj! I vraftë gjaku i pafajshëm i mbi 2600 fëmijëve shqiptar të pa mbrojtur nga askush në luftën e fëndit, pa i numruar edhe qinda e mija fëmij të vrarë që i kanë vrar pushtusit tanë nëpër shekuj e dekada. Shqiptar zez dhe paraardhësit e tyre Iliro-pellazgë edhe pse po i kalojnë 2 mij e më shumë vite nëpër luftra të pëprgjakshme, me humbje të mëdha njerëzish, me humbje të mëdha teritorësh, me djegje e plaqkitje të mëdha shtëpish, me djegëje për së gjalli njerëzish dhe me hudhje kufomash nëpër pustet tona me uj të pijës, e çka jo tjetër e zezë futë, nuk ua bënë shqiptarëve dhe paraardhësve tanë Iliro-pellazgë!? Por përqudi prap se prap nuk u mbushëm mend, pos pi zbrazim edhe më shumë kokat tona duke u përqarë edhe më shumë mes veti, duke u hasmëruar e duke u vrarë, sipas apetiteve të pushtusëve tanë të vjtër e të rij! O Allah jep mend aty ku nuk ka!

I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

23.07. 2026

Njerëzit altruistë veprojnë duke menduar më parë për të mirën e tjerëve e pastaj edhe për të mirën e vetë në mesin e tyre. Ata shpesh i sakrifikojnë edhe interesat e veta përsonale në favor të interesve të tjerëve. Shembuj të altruistëve kemi mjaftë në pejsazhin tonë kulturor e historik. Kah ta sjellim kokën mund të hasim në shembuj të tillë human, social, moral e kombtar. Në ndihmë tjerëve për favoret e tyre gjatë jetës duke bashkpunuar e bashkvepruar me ta.

Vlerat e altruistëve përfshijnë në vetëvete empatinë, bujarinë dhe një ndjenjë shumë të fortë përgjegjësie sociale. Këto veprime altruistësh mund të sjellin përfitime të mëdha, si në forcimin e lidhjeve shoqërore, krijimin e një kulture mbështetëse ndaj tjerëve dhe në përmirësimin e mirëqenjes së përgjithshme. Megjithate në raste ekstreme altruizmi i pakufizuar dhe i pakontrolluar, mund të çojë në rraskapitje përsonale nga shfrytëzimi i pangopur dhe i pamatur i egoistëve.

Nga ana tjetër e kundërt, egoistët i vendosin nevojat, dëshirat e interesat e veta mbi nevojat, dëshirat dhe interesat e tjerëve. Dëshirat, nevojat dhe interest e tyre i theksojnë më shumë seq duhet vetruajtjen, vetinteresin dhe shpesh konkurencën marramendëse në raport me tjerët. Përfitimet e egoistëve mund të jenë rritjet e tepruara përsonale dhe arrtitja e qëllimeve individuale të pavarura nga tjerët, gjë që e zhvlerësojnë kontributin e kolektivitetit, i cili mundëson mardhënje të ndërsjellura dhe raporte të mira mes palëve.

Prioriteti kryesor i egoistëve është vetëvetja, ndërsa prioritet kryesor i altruistëve janë tjerët jo vetëvetja, sepse vetën e gjejnë në mesin e interdesave të tjerëve. Veprimet e egoistëve drejtohen nga dëshira për përfitime përsonale qofshin ato materiale, emocionale, sociale e morale. Altruizmi dhe eguizmi janë dy motive themelore tërheqëse apo refuzues tek njëra palë apo tek tjetra, të cilat i drejtojnë sjelljet egoiste apo altruiste të palëve.

Vlerat sublime të altruistëve janë cilësi të larta morale që e bëjnë njeriun altruistë të veçantë, përmes dashurisë, mirësisë, drejtësisë, ndershmërisë, guximit, përgjegjësisë, besnikrisë dhe shumë tjera cilësi e veqori progresive që nuk i posedojnë as përsëafërmi egoistët. Po e lejuam vetën, ti përvetësojmë cilësitë dhe veqoritë e sjelljeve të egoistëve, do të varfërohemi përjetësisht prej cilësive, veçorive dhe sjelljeve të altruistëve, duke mbetur potencial shkatërrues i shtetit, i lirisë që është fituar me gjak të dëshmorëve, bijtë më të mirë të këtij kombi, do të mbetemi shkatërrues dhe tregtar të pjesëve të atdheut, dhe do të mbetemi të irituar e të urrejtur nga populli mes të cilit kemi lindë, jemi rritë dhe edukuar.

I juaj,

Mësuesi Isë

1

21. 07. 2026

Ai njeri që është vetëvetja, jeton në përputhje me vlerat, besimet, mendimet, bindjet, pikëpamjet, dëshirat dhe qëllimet e veta, që ia ka vuar vetit për obligim. Kjo përputhje e individit përfshinë të qenurit autentik, i sinqert dhe i hapur me vetën dhe me tjerët. Idashur, i drejtë, human, social, kombtar, bashkpuntor dhe altruist i fortë, në raport me vetëvetën dhe në raport me tjerët. Ai që është vetëvetja, është një përson i qetë, i vendosur, i sugurt, i paluhatshëm dhe i qëndrushëm në identitetin e vetë. Nuk ndikohet nga tjerët, nga presioni shoqëror e politik dhe nga ata që presin me shpresë të ndryshoi qëndrimin e vetë, duke e zavendësuar me qëndrimin e tjerëve të cilët hiqen si miqë të tij.

Njeriu që nuk është vetëvetja, vepron në mënyrë joautentike i cili i bënë përpjekjet e tij vetëm me qëllimin që tu pëlqej sa më shumë tjerëve dhe përshtatet lehtë me normat e ndryshme shoqërore, politike e shtetnore, kuptohet për interesa të veta përsonale, pa e logarit mirë apo shkel e shko mbi interesat e tjerëve, duke i dëmtuar ata, për favore të veta. Këto veprime nuk përputhen aspak me veprimet e njeriut që është vetëvetja autentik në të vërtetë. Kjo dukuri e veprimeve mund ta qoi njeriun në pozicionin e ndjenjave zhgënjyse, paknaqësive të thella, herët ose vonë dhe humbje të madhe të identitetit përsonal, sepse kurë nuk je vetëvetja, mundësh me u ndje i tensionuar, i pasigurtë dhe i shqetësuar për atë që e thojnë të tjerët rreth teje. ,” kungulli nuk i hecë gjithmonë mbi ujë askuj”!

Dallimi kryesor mes njeriut atentik apo vetëvetja dhe njeriut jovetëvetja, qëndron në nivelin e autenticitetit dhe vetëpranimit. Të jesh vetëvetja i sjellë lumturi e plotësim më shumë vetëvetës, kurse në anën tjatër të mos jeshë vetëvetja, i sjellë stres dhe paknaqësi të madhe vetëvetës gjatë të jetuarit. Njeriu jo vetëvetja mashtrohet lehtë pas kënaqësive afatshkurtëra, të cilat përfundojnë në vuajtje afatgjata. Populli tho:” kungulli mbi uj gjithmanë, nuk i shkon askuj”. Njeriu që është vetëvetja, jepet pas vuajtjeve afatshkurta, të cilat pëfundojn me kënaqësi afatgjata. Populli thot:” çdo gjë që fitohet me djersë, është krenari e madhe për individin”.

I juaj,

Mësuesi Isë

Shiko më pak

19. 07. 2026

Sjelljet që i bëshë ndaj popullit, ashtu populli sillet me ty, qofshin ato sjellje të mira apo të këqija. Gabojnë shumë ata që mendojn se sjelljet e tyre i shpëtojnë syrit, veshit dhe mendjes së popullit! Populli edhe nëse vonon, asgjë nga memorja e tij nuk shpëton, pa u fotografu dhe inqizu besnikërisht ashtu sipas sjelljeve që i bënë individi, shumë sosh apo një kastë politikanësh dhe militantësh të tyre partiak ndaj tij. Memorja apo mbamendja e popullit nuk është memore as kujtesë e deleve, siq po e quajn shpesh popullin dele disa vakaband të mjerë, apo ata që po ua prish logaritë e tyre populli që po i bëjnë në dëm të tij.

Është fyerje e madhe nga ana e atyre që e quajnë popullin e vetë dele, edhe pse ata janë rritë e edukuar në mesin e atyre “deleve” të ashtuquajtur sipas tyre. Përvojën menqurinë e popullit asnjë kaprec me brina që e konsideron vetën më të menqur se populli, nuk mund ti ofrohet kurrë menqurisë dhe përvojës së popullit që i ka përjetuar në lëkurën e vetë, të mirat e të kqijat që ia ka sjellë jeta e tij nëpër kohë , dekada e nëpër shekuj. Dituria dhe menqurija, djep të tyre e kanë përvojën e praktikën popullore, mes të cilit rriten, zhvillohen e përsosen ato. Këtë dukuri disa kapreca me brina, mendjemdhej dhe të dashuruar me vetëvetën, nuk e marrin me mend fare dhe bëhen qesharak para botës.

Të dashuruarit me vetëvetën harrojnë shpesh se populli, i urren shumë, i përbuz dhe i mallkon të gjith ata që bëjnë sjellje vakabandësh ndaj tij, të gjithë ata që korruptohen, të gjithë nepotistët, organizatorët e krimit, tradhtarët të pamoralshmit dhe organizatorët e krimit ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik, të cilët e kanë pru ekonomin, shëndetësin, arsimin, drejtësin e vendit tonë, para kolapsit dhe falimentimit në dëm të popullit, për interesa të veta përsonale, karieriste, partiake, grupore e mafioze, të cilët kanë shkuar aq largë, sa edhe pjesët e atdheut të shqiptarëve i kanë qit në treg, horat e botës!

I juaj,

Mësuesi Isë

18. 07. 2026

E befasishme nga mendime të tilla aspak normale për njerëzit normal, mendime që thrrasin publikishtë të kallet Kosova, nëse dënohen krerët e UÇK-s! Pas këtij mendimi ndjellakeq, lindë pyetja kush është fajtori që e votoi gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë? Kosova, populli i saj apo partitë politike  që ua imponuan deputetëve të vetë, votimin e kësaj gjykate në Parlamentin e Kosovës, në përjashtim të LVV-s dhe kryetarit të saj Albin Kurti që nuk e kanë votuar, dhe kanë demonstruar publikishtë kundër kësaj gjykate e cila është formuar nën diktatin e kërkesave të Serbisë dhe është duke punuar nën diktatin e saj. Në vend që të formohet një gjykatë speciale e Kosovës e cila do ti kryente detyrat e saj brenda Kosovës  nën përcjelljen e ndërkombtarëve, për sinqeritetin e punës që do ta kishin bërë gjatë hetuesisë dhe gjatë gjykimit të akterëve në fjalë.

Nëse i qëndron të vërtetës kjo që e thash më lartë, atëherë lindë pyetja tjetër, kush e paska fajin? Kosova, populli i sajë që i ka dhënë 15 mij viktima të pafajshme e të pambrojtur nga askush që nga fëmijët e moshës më të re e deri të pleqtë e plakat e moshës më të shtyer dhe dhunimi i 20 mij femrave shqiptare nga soldateska policore e ushtarake serbe, së bashku me bandat kriminele të Arkanit, që vrisnin, maskronin, digjnin trupa përsëgjalli, hidhnin kufoma nëpër puse të ujtë për pije digjnin shtëpi e njerzë për së gjalli në to, plaçkitnin pasuri nëpër to dhe ua vinin flakën në fund, virsnin edhe kafshë  e çdo gjë me vlerë plaqkitnin. Apo fajin e  madh e kanë  ata që e votuan këtë gjykatë në parlamentin e Kosovës, duke ua imponuar të votojnë me dashje apo pa dashje gjykatën në fjalë, edhe deputetëve të partive përkatëse që nuk e kanë kundërshtuar këtë gjykatë në Parlament? 

Nait Hasani, Kosova dhe populli i saj nuk i ka faj askujtë të kallët prej askujt. Fajin e bartin komplet ata që e votuan në Parlamentin e Kosovës  gjykatën sepeciale të sajë në Hagë. E ke menduar ti këtë qëshshtje ndojherë për gabimin që e keni bërë e shumë gabime tjera si ky, si parti e PDK-s,  si Parti e LDK-s, AAK-s dhe AKR-s? Nëse nuk e keni menduar fare, atëherë pse po kërkon të digjet Kosova dhe ta bartë fajin tuaj popullata e saj e pafajshme në këtë rast, si viktimë më e madhe në humbjen e popullatës, në dhunimin e poshtrimin e 20 mij femrave shqiptare nga gjakatarët dhe gjenocidalët serb, të cilët kanë vrar e masakruar popullatë të pafajshme, pa dallim moshe e gjinije nga fëmjët në gjiun e nënave të tyre e deri të pleqtë e moshës së shtyer në pleqëri , të pa mbrojtur nga askush dhe të pa armatosur.                                                                                                                                                            

 Nait Hasani, lehtë është me ua hudh fajin të pafajshmëve dhe të pambrojturëve, ndërsa vështirë është ta pranoni fajin  e dëmit, plaqkitjeve, vrasjeve, dhunimeve që i kanë ndodhë popullit shqiptar i cili u ka ushqyer me buk, u ka strehuar nëpër shtëpitë e veta dhe u ka përkrah maksimalisht, edhe pëkundër dëmeve të papëshkrueshme që i  kanë ndodhë gjatë luftës e pas saj nga pa pjekurija e juaj në marrjen e vendimeve të ndryshme në dëm të Kosovës e në dëm të popullatës së sajë, për favore të Serbisë!

I juaj,

Mësuesi Isë   

15. 07. 2026

Është jo logjike, jo njerëzore, aspak humane e morale të kërkosh nga tjerët të jenë të pastër, të jenë të drejtë, human, social, moral e kombëtar, pa qenë vetë i tillë! Raste të tilla në mesin tonë kombtar ka shumë, që kërkojnë nga tjerët të jenë përfekt e pa gabime, të drerjtë, të jenë atdhetar, kombtar, luftetar e trima, të jenë të ndershëm human, moral e social, edhe pse vetë, asnjëren prej këtyre virtyteve njerëzore nuk e posedojnë, përkundrazi janë dallavegjitë më të mëdhej në mesin e njerëzve ku punojnë e veprojnë, të zhytur deri në fytë në korrupcion, nepotizëm, krim të organizuar ekonomik, shëndetësor, juridik, kapje të organeve shtetërore, qitje në treg të pjesëve të atdheut, nëshkrim i marveshjeve mes palëve Kosovë Serbi që shkojnë në favor të Serbis e në dëm të Kosovës dhe shumë marifetllyqe tjera të pista!

Për ta konkretizuar vërtetësinë e kësaj që thash më lartë, përmes argumenteve, është e mjaftushme ti përcjellim diskutimet e deputetëve tanë opozitar dhe deputetëve në pozitë. Opinionet e këtyre dy palë deputetëve në pozitë dhe deputetëve opozitar, kanë dallime shumë të mëdha mes veti, njëra palë akuzon tjetrën dhe ia mvesh asaj të gjitha marrëzitë që i ka bërë vet, sa ishte në pozitë, duke e shantazhuar e duke, kërcnuar e poshtruar pozitën, se naj i paska bërë të gjitha të zezat në dëm të Kosovës, popullit të saj dhe në dëm të shtetit kosovar, dhe po na prishka me miqtë tanë Europian e Amerikan! Krejtë kjo propagantë mbështetet në thash e theme për tu maskuar vetë pas atyre maskave duke u përpjekë me i mbuluar të zezat e shumta që ia kanë bërë vendit tonë, Kosovës dhe shtetit të saj.

Këto akuza janë bërë aq të dëmshme e aq monetone, neverike dhe aq të panjerëzishme duke u ardhë era tradhti e duke i ra thikë pas shpine popullit të vetë akterët në fjalë. Duke e shkatrruar forcimin dhe integritetin e shtetit dhe duke e varfëruar skajshmërishtë e masivishtë popullin, sa nuk merret parasysh fare vota e popullit e cila ua ka përcaktuar vendin ku e meritojnë secilës parti me votën e vetë, qofshin ato në pozitë apo në opozitë. Kjo mendësi e ndotur, e turpshme e pacipë, e pandershme, jo humane, jo sociale, jo morale aspak kombtare dhe aspak njerëzore po përhapet me të madhe, edhe tek gazetarët, tek analistët politik dhe tek mjetët e informacionit publike e private fatkeqësisht, të cilat propagandojnë dhe e hudhin fajin e vetë tek tjerët pa kurrfar argumenti, edhe pse janë të zhytur vetë në faj deri në fyt!

I juaj,

Mësuesi Isë

Shiko më pak

08. 07. 2026

Kjo pyetje mund të shpjegohet me ndihmën e psikologjise së personalitetit, psikologjisë sociale dhe nga dinamika e pushtetit. Maskat sociale dhe mekanizmat mbrojtës përdoren mëse shumti nga ata njerëz e politikanë, për ti maskuar e  për ti paraqit mangësitë e veta përmes kamuflimit të rrejshëm  që të duken njerëz pakëz më të mirë para publikut dhe të vetknaqen me paraqitje të tilla, interpretuar sipas bindjeve të veta, edhe pse  e vërteta për ta është shumë më ndryshe për publikun, që nuk manipulohet. Politikanët shqiptar  brenda e jashtë kufijëve, shqiptaro-shqiptar, si politikanët e vendeve tjera, me pak përjashtime vetknaqën përmes trillimeve të pavërteta rreth përshkrimit të personalitetit të tyre, që të dukën më mirë para publikut se sa duken tjerët, edhe pse e vërteta është e kundërta e saj që ata e thonë në të vërtetë, për ta ndërtuar një imazh më të konsoliduar por të rrejshëm para publikut.

Kjo dukje në sipërfaqe për biblikun, në të shumtën e rasteve është pjesë e rolit dhe e ndikimit politik. Kurë kjo dukje bëhet e tepruar para audiencës, mund të shoqërohet edhe me mekanizmat mbrojtës psikologjik, për të fituar bindje më të madhe ndaj publikut apo audiencës para të cilës dalin me fjalimet e tyre demagogjik dhe oratorike, krejtësishtë të pasakta.

Mekanizmat psikologjik që mund të vërehen gjatë paraqitjes së disa njerëzve dhe disa politikanëve para publikut janë: Mohimi, Racionalizimi, Projeksioni, Formacioni reaktiv. Idelizimi dhe zhvlerësimi. -Mekanizmi i Mohimit, nga ana e individëve dhe politikanëve përdoret nga ta atëherë kurë nuk dojnë ti pranojnë gabimet e veta, edhe kur faktet janë mëse të kjarta apo të argumentuara.                                            -Mekanizmi i Racionalizimit tek akterët në fjalë, politikanët e jo politikanë justifikojnë vendime të diskutueshme me arsye e qëllimshëm që të tingëllojnë sa më logjikshëm para publikut, edhe pse nuk janë domosdoshmërishtë motiv i vërtetë.                                                                                                                        -Mekanizmi i projeksionit, nga ana e individëve dhe politikanëve, përdoret shumë dhe me vendosmëri që tua atribuojnë kundërshtarëve gabimet e tyre.

-Mekanizmi i formacionit reaktiv të individëve dhe politikanëve në fjalë, shfaqet publikishtë si virtyt ose qëndrim i tyre që mund të jetë në kundërshtim me ndjenjat e tyre reale.                                                               -Mekanizmi i Idealizimit dhe zhvlerësimit, ku një person apo shumë sosh dhe një politikan apo shumë sosh, paraqiten si plotësishtë  të mirë, ndërsa kundërshtarët e tyre paraqitën si plotësishtë të këqij, gjë që kjo dukuri bie ndesh me të vërtetën e argumentuar. Kemi kësi njerëz e politikanë të kategorive të tillë që u përmendën më lartë apo jo? Përgjigjëja do të ishte, kemi me shumicë!

Dukuri të tilla destruktiv ndodhin për shkak se politika është një mjedis me presion të lartë, ku çdo gabim mund të ketë pasoja, për reputacionin dhe karieën politike e profesionale. Politikanët vazhdimishtë janë nën vëzhgimin e publikut dhe mediave, ku përpiqen të kontrollojnë mënyrën si perceptohen. Pushteti dhe konkurrenca mundë të rrisin nevojën për vetëmbrojtje psikologjike dhe ruajtjen e imazhit publik. Disa individ e politikanë mund të kenë tipare të personalitetit, si narcizmi, ose nevoja e lartë për dominim, të cilat ndikojnë në mënyrën se si reagojnë ata ndaj kritikës. Kjo dukuri nuk mund të përgjithësohet për të gjithë individët apo për të gjithë ploitikanët, edhe pse mes nesh gjenden me shumicë.

Maska sociale dhe mekanizmat mbrojtës të personalitetit dallojnë dukshëm  njëra me tjtrën, maska sociale është mënyra si një person zgjedh të paraqitet para të tjerëve. Mekanizmat mbrojtës janë proces psikologjike shpesh të pavetdijshme, që e ndihmojnë individin apo politikanin të përballoi ankthin, konfliktin, ose kërcnimin ndaj vetëvlerësimit. Ajo që mund të thuhet se profesioni i politikës, për shkak të ekspozimit publik, konfliktit dhe luftës për pushtet, krijon kushte ku përdorimi i maskave sociale dhe i mekanizmave mbrojtës, bëhet më i dukshëm etj.

03. 07. 2026

Ana e ndritshme e botës sonë të brendëshme, na sjellë begati e mirqenje gjatë jetës. Ndërsa ana e errtë, na sjellë humbje dhe shkatërrim të mirëqenjes sonë përsonale. Të dyja këto botra tona, pasqyrohen gjatë jetës përmes mendimeve, bindjeve, besimeve pikëpamjeve, emocioneve dhe sjelljeve tona, të cilat bëhen realitet i ndritshëm gjatë jetës sonë apo realitet i errtë e shkatërrues.

Sa më par që e kuptojmë këtë realitet, të cilin e posedojmë përbrenda nesh, është në favorin tonë të mirqenjes përsonale, sepse dita ditës largohemi nga ana e errtë e botës sonë përsonale dhe i afrohemi botës sonë të ndritshme, e cila na sjellë begati e mirqenje në jetë. Për ta kuptuar realitetin e këtyre dy botra, më par duhet ta kuptojmë se çfarë mesazhi po japin mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet, emocionet dhe sjelljet tona gjatë jetës.

Kurë e kuptojmë se i takojnë botës së ndritshme apo botës së errtë mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet, emocionet dhe sjelljet tona përsonale, dalngadale e herrim errësirën nga to që i takojnë botës sonë të errtë dhe i zavendësojmë ato me dritën e diturisë për ta zvogluar sa më shumë anën e errtë të botës sonë të brendëshme dhe për ta zmadhuar horizontin e botës sonë të ndritshme, përmes proceseve pozitive psiko-emocionale, intelektuale,shpirtnore, morale, sociale, reale, të drejta e të argumentuara.

Frejtë e këtyre dy botrave në fjalë, duhet ti marrim sa më parë në duartë tona, që mos të dominoi mbi ne bota e errtë por të dominoi bota e ndritshme, e cila i sjellë begatij e mirëqenje jetës sonë përsonale e jetës kolektive të tjerëve. Mendimet bindjet, besimet, pikëpamjet, emocionet dhe sjelljet tona negative që i përfshin urrejtja, gjelozia, smira, hasmëria, inati, shkurtpamësia interesi, egoizmi, na mbyllin në labirinthin e botës sonë të errtë e shkatërruese për ne.

Ndërsa në anën e kundërt, mendimet pozitive ndaj vetëvetës e ndaj tjerëve dhe besimi në forcat vetanake në bashkpunim me tjerët, naj hapin dyrtë e botës sonë të ndritshme dhe naj qelin rrugët për të shpërndar të mira përmes procese të ndryshme pozitive të botës intelektuale, shpirtnore, emocionale, morale, humane, kombtare e njerëzore.

I juaj,

Mësuesi Isë