Mjer të manipuluarit nga manipulantët! Sa shumë njerzë të tillë ka në mes shqoqëria jonë!

29. 10. 2026

Këtij njeriu sytë, flokët, leshi i fytyrës dhe mustaket po ia pasqyrojnë manipulimin këtij mjerani, nga ana e atyre që qendrojnë prapa tij. Sa shumë ka hjekë e po hjekë populli ynë nga manipulantët dhe të manipulluarit! Sa më parë duhet tu vije fundi kësaj kategorije njerzish, që gjenden mes shoqërisë sonë! Pakurrizorët, butakët e shpuzorët, përherë janë dëshmuar si bari steril që jetojnë të mveshur për trupi të lisave që gjenden nëpër pyje të mëdha. Edhe butakët edhe shpuzoret jatojnë të varur nga tjerët, duke qëndruar steril në një vëndë të përshtatshëm që ua sjellë ushqimin, shkaku i vërshimeve të ndryshme të prrockave e lumenjëve.

Pakurrizorët, butakët e shpuzoret, largohen lehtë nga mënyra e të jetuarit njerzishtë e me dinjitet, përmes djersës së ballit e menqurisë dhe përmes angazhimit të tyre njerëzor. Ky largim i këtyre kategorive njerëzore u pasqyrue me të madhe, fillë pas pushimit të luftës sonë çlirimtare, përmes korrupcionit të egërsuar e të pangopur, përmes nepotizmit, duke i zapuar nga tre e katër vënde të punës në dëm të qytetarëve tjerë dhe duke i punsuar macat e kucat e veta militantet partiak, pa kurrfar merite dhe zotësie profesionale, morale, sociale e njerëzore. Përmes zhvatjes së pasurisë shoqërore e kombtare, përmes tregtisë me pjesët më të mira të atdheut, përmes tregtisë me substanca narkotike dhe tregtisë me njerzë, përmes vrasjes së kundërshtarëve politik, dhe përmes prostitucionit e shum çka tjetër për të keq! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

27. 10. 2026

Ata që e lejojnë vullnetin, dëshirën, guximin e dashurinë e tyre të mbizotërohet nga tjerët, ata që heqin dorë nga preferencat, prirjet e synimet e veta dhe pranojnë të bëhen jehonë e dikujtë tjetër. A ta që jetojnë ashtu siq dëshirojnë tjerët, do të humbin gjithnjë e më shumë ekzistencën dhe fuqinë e vetëpohimit. Do të përthithin aq shumë nga mendja dhe mendimi i tjerëve rreth tyre, aq sa të bëhen pjesë e atyre mendjeve, mendimeve dhe veprimeve që imponohen nga ata, që të dalin nga vetëvetja e të njëjtësoheni me ta. Sa shumë njerzë të tillë posedon në mesin e vetë shoqërija jonë shqiptare dhe dita ditës po shumëhen njerzë të tillë që kanë dalë nga vetëvetja!

Ata që jetojnë siq dëshirojnë tjerët, do të fosilizohen dhe do të fundosën në një skllavëri pa shpresë, dalur krejtësishtë nga vetëvetja, duke humbur sistematikishtë e gjithnjë e më shumë fuqinë fizike, emocionale e mendore dhe intelektuale. Duke humbur vullnetin, dëshirën, guximin dhe dashurinë për të bërë diçka gjatë jetës e duke u bërë një barrë e rëndë për tjerët. Po ndodhën tek ne këto dukuri që i përmendëm më lartë, duhet ta kemi mëse të kjartë se kemi dalë tërsisht nga vetëvetja dhe jemi fosilizuar në grimca të imta , duke humbur gjithnjë e më shumë ekzistencën dhe fuqinë tonë, si qenje të arsyeshme sociale.

Ata që kanë lejuar të dalin nga vetëvetja, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije, kanë humbur pjesën më të pasur që e ka patur vetëvetje e tyre. Përbërësit e kësaj pasurie tek vetëvetja janë: mendja, mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet, emocionet, fantazia, imagjinata, vullneti, dëshira, guximi e dashuria për jetën dhe për vetëvetën. Kan lejuar tjetërsimin nga vetëvetja e karakterit, temperamentit dhe përsonalitetit të tyre. Të tjetërsohet kjo pasuri e madhe individuale, në jo vetëvetja, është një dëm shumë i madh i atyre që e kanë pranuar këtë falimimentin ekzistencial për një qenje njeëzore, pa të cilën, nuk do të jemi njerzë! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

E befasishme për mua…!

21. 10. 2026

Bedri Zyberaj luftetar i Lirisë dhe Komandant i UÇK-s i një Zone të Komunës së Rahovecit, qenka shqetësuar shumë që protestuesit e paskan thyer një gurë ku është skalit mbi te “Lahuta e Malësisë” së poetit tonë të njohur Gjergj Fishta! Vërtetë është për tu shqetësuar kurë shohim vandalizëm mbi gurë që i thejnë të rijtë për tu mbrojtur me grimcat e tyre ndaj vandalizmit policor që iu vërsuleshin studentëve tanë sikur ata të ishin ushtar të Millosheviçit. Lind pyetja për ushtarin tonë të lirisë, njëherit dhe komandant i UÇK-s: Ku është dhimbja më e madhe, në shkatrrimin ekonomik që ia ka bërë e po ia bënë Shqipërisë, babagjani Edvin Kristaq Rama, për tri dekada me radhë, apo tek thyerja e gurit ku është skalit “Lahuta e Malësisë” e autorit Gjergj Fishta?

Lindin pyetjet tjera për përsonin në fjalë dhe për opinionin mbarë shqiptar, ku është dhimbja më e madhe, tek guri i thyer nga ana e studentëve tanë që po kërkojnë të drejtat e veta në mënyrë paqësore për katër muj e më tepër, pa kurfar rezultatti dhe babagjani po heshtë duke i injoruar kërkesat e studentëve që demonstronin në mënyrën më paqësore e më dinjitoze për katër muaj radhazi? Ku është dhimbja më e madhe tek guri i coptuar apo tek korrupcioni që babagjani e ka futë deri në fytë Shipërin në Korrupcion, në nepotizëm, në krim të organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor, dhe në krim juridik? Është dhimbja më e madhe që babagjani i ka qitë në treg pjesët më të mira të Shqipërisë, apo guri i copzuar që shërbeheshin për tu mbrojt studentet nga policia barbare e babagjanit që i shpartallonte studentet pa pikë mëshire duke ua thyer këmbët , duke ua përgjakur fytrën, duke ua thyer brinjët, ku në mes të këtyre torturave vidiq i riu 16 vjeqar?

Pyetja e fundit edhe pse kam shumë pyetje tjera për ushtarin e Lirisë dhe komandantin e UÇkë-s e për opinjanin në përgjithësi, si: Më e dhimshme është, thika e babagjanit që i ka ra pas shpine sa e sa herë Kosovës dhe që e ka injoruar para botës kryeministrin Kurti, si një narkoman i vërtetë, apo copzimi i gurit në fjalë? I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

20. 10. 2026

I mbuloft turpi dhe varfëria ata që i kanë votuar gjelatët e kuq socialitë komunist të Shqipërisë, të Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare që kanë mbetë nën sundimin sllavo-grek, për gjashtë dekada me radhë e më shumë. I mbuloftë turpi gazetarët dhe analistët politik të shitur për pak pare të pista që ua kanë dhënë qarqet e ndyshme antishqiptare, të cilët propagandojnë për favore të qarqeve në fjalë dhe për favore të veta përsonale, grupore e partiake, gjithnjë në dëm të Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare që kanë mbetë nën qizmën pushtuse greko-sllave!

Asnjëren prej këtyre pisllyqeve nuk i ka bërë Kryeministri i Kosovës, që po përpiqn tia hudhin fajet e veta aktoret e fajit!

Armiku i brendshëm është shumë më i rrzikshëm se sa armiku i jashtëm, sepse armiqtë e brendshëm e kanë shit shpirtin, nderin, karakterin dhe përsonalitetin e tyre për pak pare të pista që ua kanë dhënë qarqet e ndryshme antishqiptare. I mbuloftë tmerri ata që po i krijojnë tmerre Shqipërisë, Kosovës dhe popullit shqiptar që jeton në trojet veta. I mbuloftë varfëria ata që po i krijojnë varfëri ekstreme popullit shqiptare andej e këtej kufijëve Shqiptaro-shqiptar. Kurr ditë të bardha mos pafshin ata që me votën e vetë i votojnë zhvatësit e atdheut, tregtarët e pjesëve më të mira të tij!

Këto pisllëqe nuk i ka bërë kryeministri në fjalë, të cilët po përpiqen t’ia hudhin fajet e veta, aktoret e krimit

Që i votojnë të korruptuarit, të cilët e zhvatin pasurinë shoqërore dhe abuzojnë ekstremisht me te. Që i votojnë nepotistet të cilët abuzojnë me vendet e punës, duke i punsuar macat e kucat e vete nëpër tre e katër vende të punës në dëm të qytetarëve tjerë, që i votojnë organizaroret e krimit ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik. Që i votojnë kapsit e shtetit, gjykatave, prokurorive, administrtes, në dëm të shtetit, në dëm të kushtetutës, në dëm të gjykatave, në dëm të prokurorive për ti përdor si instrumente në mbrojtje të interesave të veta përsonale, familjare , grupore e prtiake. e çka jo tjetër për të keq?!

Këto pisllyqe të pafundme nuk i ka bërë Albin Kurti, por i kanë bërë horat, të marruarit, të korruptuarit, nepotistët, dhe organizatorët e krimeve të ndryshme e tregtarët dhe tradhtarët e atdheut! Paqin faqen e zezë dhe kurr rehat mos u bëfshin! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

19. 10. 2026

Armiqëve të mi të dikurshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm.

Ju jam mirënjohës të gjithëve!

Po më thua se nuk paske armiq?!

Mos, mik! Kjo mburrje të flliq!

Kush në fushëbetejë ka luftuar,

Dhe si trim ka duruar,

Armiq domosdo ka grumbulluar.

Nëse mos paç asnjë, sa pak ke arritur!

Asnjë tradhtar nuk ke goditur,

Asnjë fjalë gënjeshtare s’ke përbuzur,

Kundër të padrejtës kurrë s’ke luftuar,

Në luftë burracak je treguar. Çarls Mekkej, autor skocez

Shiko më pak

16. 10. 2025

Ky mendim tradhtie, nuk ka kurrfar vlere për Kosovën, shtetin dhe popullin e saj, pos humbje fatale, dhe dorzim i turpshëm para pushtusit shekullor serb. Mendimi në fjalë, kishte dhe ka përkrahje bukur të madhe nga opozita kosovare PDK, LDK e AAK. Po kjo përkrahje nga këto parti opozitare ishte edhe sa ishin në pushtet partitë në fjalë. Kishte përkrahje dhe ka edhe tani prej analistëve politik dhe disa mjeteve të informacionit, si TV Klani serb që vepron në Kosovë dhe Tv tjera si motra me TV klanin serb, të cilët po veprojn haptas, kundër Kosovës e pro Serbisë.

Pas këtij marifeti, pjellë e tradhtisë kundër kombit tonë e kundër tokave të pasura shqiptare, shtrohet pyetja për akterët e tradhtisë, si lloji i Baton Haxhiut: pse u bë lufta, pse u derdh kaq shumë gjak, pse u vranë afër 3 mij fëmijë të pafajshëm shqiptar, pse u vranë pleqë e të rij, plaka e të reja, afër 15 mij, pse u dhunuan mbi 20 mij femra shqiptare, Pse?! Pse Batoni e shumë tjerë si Batoni u përpoqen ta ndajnë Kosovën, pjesën më të pasur të saj, tia japin Serbisë Pse?! Pse populli nuk e ndëshkon këtë farë të keqe e të mallkuar, që po punon e po spiunon kundër Kosovës?!

Mos po u duket pak tradhtarëve të Kosovës dhe spiunëve shqipfolës të Serbisë dhe të fqinjëve tanë pushtues sllavo-grekë, që i kemi dhënë Serbis, Malit të Zi, Maqedonisë së veriut dhe Greqisë gjak shqiptari, jetë shqiptari, rrahje dhe dhunë të shqiptarëve, varfëri e skamje ekstreme, dhunim, burgim, nënshtrim e poshtrim dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, që nuk janë dorzuar para tyre?!

Mos po u duket pak tradhtarëve dhe spiunëve shqipfolës, që naj kanë uzurpuar trojet tona fqinjët tanë pushtues sllavo-grek, në Kongresin e Berlinit, në Paqen e Shën Stefanit, Shën Naumit, në Paqen e Versajes, në Konferencën e Londrës, dhe prap nuk kanë të ngopur fqinjët tanë me trojet tona?!

Ju tradhtar e spiuj shqipfolës, sado ti jepni Serbisë, e Greqisë, Maqedonisë së Veirut dhe Malit të Zi, kot e keni se fqinjët tanë, derisa të na zhdukin nga faqja e dheut dhe të na shlyen nga harta gjeografike e botës, apetitet e tyre fashizoide nuk do të ngopen kurrë! Paqi faqen e zezë dhe farë e juaj mos u shtoftë në trojet shqiptare!

I juaj,

Mësuesi Isë

Shiko më pak

14. 10. 2026

Reputacioni dhe karakteri i njerzëve shpeshëherë dallojnë mes veti, sepse ato bazohen në dy dimenzione të ndryshme të ekzistencës njerëzore si: perceptimi publik i reputacionit dhe realiteti i brendshëm i karkterit të njerzëve. Reputcioni është imazhi i njerzëve që e kanë ndërtuar për ne, mbi bazën e fjalëve, veprimeve të dukshme dhe ndikimit të tjerëve, duke u bërë shpesh një “maskë” sociale që mund të jetë e lindur nga vëzhgimet e gabuara ose nga dëshira për t’u duk i përsosur përsoni për të cilin flitet.

Ndërsa karakteri është vetë bërthama jonë që e posedojmë përbrenda, e përbërë nga vlerat, integriteti dhe mënyra se si sillemi kur neve nuk na sheh askush.

Dallimi mes këtyre dy vlerave tek njerzit, buron nga fakti se reputacioni mund të manipulohet ose të ndryshoj me një veprim të vetëm e të dukshëm, ndërsa karakteri ndërtohet ngadal e sistematikishtë përmes konsistencës së veprimeve tona në kohë. Një përson mundë ta ketë një reputacion të lartë për mirësi sepse di të lëkundë opinionin publik, por mund të ketë një karakter të dobët në privatësi. Gjithashtu hendeku mes këtyre dy vlerave, lindë kurë përcptimi i botës nuk përputhet me të vërtetën e individit. Shkurt shprehur, reputacioni është, se si bota të trajton, ndërsa karakteri është se kush je ti në të vëretët.

Në këtë botë të trazuar këto dy vlera po manipulohen për së tepërmi, duke ia zë vendin njëra tjetrës pa meritë, ku reputacioni u ipet individëve shpeshëherë nga këndëvështrimet subjektive të njerzëve, për ti favorizuar interesat e veta karieriste, përsonale, familjare, materiale, grupore e partiake, të cilat luhaten nëpër kohë dhe shkrihen sikur bryma para diellit e zhduken fare. Ndërsa karakteri i tyre nuk varet nga tjerët por nga vetë përsoni, i cili e ndërton karakterin e veti të mirë apo jo të mirë, të fortë e të mirë dhe të fortë e të keq apo të dobtë e të mirë dhe të dopt e të keq në mënyr sistematike gjatë jetës së tij.

Lum ata njerëz që kanë forcë, vizion, vullnet, dashuri e qëndrueshmëri gjatë jetës, të ndërtojnë reputacion të sinqert, real, të drejtë e kontributdhënës, në raport me tjerët! Lum ata që gjatë jetës ndërtojnë karaktetr të fortë e të mirë me përmasa të mdha njerëzore! Sa shumë ka nevojë shoqëria shqiptare për njerzë të tillë! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

11. 10. 2026

Dallimi mes njerzëve me fat e pa fat nuk qendron te ngjarjet në vetë rrafshin e tyre, por te mënyra se si i kuptojnë dhe i përpunojnë ato ngjarje apo rrethana njerzit. Njerzit me fat shihen si dikush që i kap më lehtë mundësitë të cilat i ofrohen, ndërsa njerzit pa fat shihen si dikush që i humbin mundësitë të cilat u ofrohen apo njerzë që mbetën të bllokuar nga pengesat e ndryshme që u dalin përpara. “I vetmi fat që e luan një rol të madh në jetën e një njeriu është ai që lindë në një zemër të fortë, në një dorë të gatshme për ndihmë dhe në një tru vigjilent”, thënë nga Orison Swett Marden, në librin e tij: “Mundet ai që mendon se Mundet”.

Shkaqet e fatit dhe jo fatit mund të ndahen në tri kategori kryesore:

1. Perspektiva dhe psikologjia: Ky është shkaku më i madh. Njerzit që konsiderohen “me”fat”, zakonishtë e kanë një menëdësi pozitive e cila mbisundon në botën e brendëshme të tyre dhe një vëmendje e fokusuar tek mundësitë të cilat i shohin edhe pse shumica e tjerëve nuk i vërejn fare ato, pos në vend të tyre shohin vetëm probleme e telashe tjera të ndryshme. Mungesa e fatit shpeshëherë vjen nga një fokus i tepërt i njerzëve tek dështimi, duke krijuar një vetëvlersim negativ i cili i pengon shumë ata të veprojnë lirshëm e guximshëm në jetë. Rezultati i çdo veprimi, i çdo aktiviteti, i çdo gare në fusha të ndryshme jetësore, nuk varet nga fati apo rastësia por varet kryesishtë nga garuesit. Garuesit do tia dalin nëse e kanë energjinë, aftësinë dhe vendosmërinë e nevojshme për t’ia dalë. Nëse jo humbin fatin.

2. Përgatitja e veprimi i garuesëve, është kushtë primar për ta fituar fatin: Shpesh thuhet në opinion se:” fati është aty ku përgatitja e garuesëve e takonë mundësinë”. Një përson që është i përgatitur me shumë aftësi e shkathtësi do të jetë në një pozicion mëse të duhur për të përfituar, kurë një rastë i mirë shfaqet në publik. Përsonat pa fat shpeshëherë janë ata që nuk kanë vepruar ose nuk janë përgatitur për rastin e shfaqur në publik. Shkurt shprehur , kur mundësia kalon pran tij, ai nuk mundët ta shfrytëzojë.

3. Probabiliteti dhe Rastësia: Duhet pranuar se ekziston edhe elementi i rastësisë së pastër, si lindja në një vend të caktuar i cili i plotëson kushtet për ekzistencë apo nuk i plotëson kushtet ekzistenciale. Megjithatë ndryshimi i madh vjen nga reagimi ndaj rastësisë, si: njerzit me fat përdorin evenimentet e mundimshme si hapa drejtë suksesit, ndërsa ata që ndihen pa fat mund të dorzohen shumë shpejtë pas një rasti të keqë. Sipas një definimi apo përmbledhje, konstatohet se fati është një ndërthurje e gadishmërisë për të vepruar, është një vëmendje për ti parë mundësitë dhe është një fuqi për të mbijeur pas dështimeve. I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

04. 2026

Sipas bindjeve politike dhe kënvështrimit të tjerëve, shpeshëherë ndodh, të zezat e individit apo grup sosh, tu cilësohen të bardha e të bardhat tu cilësohen të zeza. Asnjëri prej këtyre këndvështrimeve nuk ka të bëj me përshkrimin real të vërtetës, për të cilën bëhet fjalë. Përshkrimit të vërtetës i duhet mendë, dituri, zemër, shpirtë, njerzishmëri dhe drejtësi, jo politikë, pa dituri, pa zemër, jo urrejtje, pashpirtshmëri, panjerzishmëri dhe jo e madhe pranimit të mitos, kurë ndahet drejtësi!

Qëndrimet e politikanëve tanë në Kosovë dhe qëndrimet e tjerëve në përgjithësi, rreth vendimit të gjykatës speciale të Hagës, në të shumtën e rasteve janë konkludime, ku të bardhës i thuhet e zezë e të zezës i thuhet e bardhë, do të thot e vërteta mbetet të dokumentohet e bardhë apo e zezë në gjyktën e Apelit, për të kuptuar të gjithë politikanët tanë dhe qytetarët në përgjithsi, se cilat veprime të ashtuquajturve themelues të UÇK-s kanë qenë të bardha e cilat të zeza?

Nga këndvështrimi i politikës, shpeshherë deformohet përshkrimi rreth një ngjarje, rreth një individi apo grup sosh, ku të bardhës i thuhet e zezë dhe të zezës i thuhet e bardhë, edhe pse asnjëra e as tjetra nuk e përshkruajn të vërtetën, por e deformojnë ate tërsisht sipas bindjeve të veta përsonale e subjektive secili. Shumica e bindjeve përsonale të politikanëve dhe qytetarëve në përgjithësi, më parë janë subjektive e pastaj objektive.

Subjektiviteti i pikëpamjeve të politikanëve dhe qytetarëve, vërtetohet, se sa largë i qëndrojnë përshkrimit real të vërtetës dhe anasjelltas, objektiviteti i pikëpamjeve të akterëve në fjalë vërtetohet se sa afër të vërtetës është përshkrimi i saj. E vërteta dhe e pa vërteta varet kryesishtë se nga cili këndvështrim përceptohet. Nëse përceptojmë nga këndëvështrimi simpatik, përsonin të cilin e përceptojmë dhe e vlerësojmë, më par i përceptojmë të mirat e tij ndërsa të kqijat i lëmë nën hije, të zezat mshifen tërsisht e të bardhat rriten padrejtësisht.

Nëse përceptojmë nga këndëvështrimi antipatik, përsonin të cilin e përceptojmë apo e vlersojmë, më parë ia shohim të zezat e tij e të bardhat ia fshehim. Sa shumë raste të tilla ndodhin nëpër gjykatat ndërkombtare dhe në ato vendore, për shkak të vlerësimit nga këndëvështrimi simpatik dhe ai antipatik, duke ardhë në shprehje simpatija dhe antipatija ndaj vlersimit të një përsoni. Sa shumë raste vijnë në shprehje ku pranimi i mitos ndikon apsolutisht në ndarjen e drejtësisë, ku fshihen me të madhe të zezat dhe krimet e individit dhe theksohen për së tepërmi të bardhat e tij edhe kur nuk e posedon asnjë të bardhë përsoni në fjalë. I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak