24. 06. 2025

Ky është mendimi i Leonardo da Vinçit, i cili thot:

“Përgjithësisht, një njeri shikon pa parë, dëgjon pa vëmendje… prek pa ndjerë… lëviz në mënyrë të pandërgjegjshme…dhe flet pa u menduar”, cituar nga libri i autorit, James Borg, : “Gjuha e trupit”, si ta kuptoni se çfarë po thuhet vërtet

Mendim i autorit në fjalë, është një reflektim filozofik, pedagogjik dhe psikologjik shumë i thellë për mënyrën, se si shumica prej nesh e jetojmë jetën tonë në mënyrë automatike, të pavetëdijshme dhe pa praninë e vërtetë mendore e emocionale në përvojat e përditshme.

Analizë e mendimit të cituar më lartë

1. “Një njeri shikon pa parë…”

Vërtetë, shpesh na ndodh në jetë ti përdorim sytë, por nuk vëzhgojmë me ndërgjegje dhe nuk i kushtojmë vëmendje thelbit të asaj që e kami përpara. Nuk i shohim detajet, bukurinë, mesazhet apo realitetin e thellë të gjërave që i vëzhgojmë. Si psh: Mund të kalojmë çdo ditë pranë një peme të bukur, por të mos e kemi vërejtur kurrë formën e degëve të saj ose ndryshimin e ngjyrave gjatë stinëve. Mund të hasim edhe në shumë shembuj tjerë të tillë.

2. “…dëgjon pa vëmendje…”

Ne dhe tjerët shpesh dëgjojmë tingujt ose fjalët e të tjerëve, por pa e përqendruar mendjen dhe pa dëgjuar me qëllim për të kuptuar.

Ku në një bisedë, mendojmë për përgjigjen tonë ndërkohë që dikush flet, në vend që ta dëgjojmë realisht dhe me ndjeshmëri atë që po thotë. Vërtetë kjo me ndodh edhe mua shpesh.

3. “…prek pa ndjerë…”

Ka një distancim emocional apo ndijor nga përvoja fizike. Ne prekim objekte apo njerëz, por nuk përjetojmë ndjesinë me vetëdije. Si psh: Një përqafim mund të jetë vetëm një lëvizje fizike, nëse nuk jemi emocionalisht të pranishëm në atë akt. E vërtet na ndodhin raste të tilla

4. “…lëviz në mënyrë të pandërgjegjshme…”

Shumë prej veprimeve tona janë të pavetëdijshme, të përsëritura mekanikisht, pa reflektim apo pa zgjedhje të vetëdijshme. Si Psh: Ecim rrugës pa menduar, bëjmë rutinën e mëngjesit pa e ndjerë momentin, sikur jemi në “autopilot”. Vërtetë ashtu është.

5. “…flet pa u menduar.”

Fjalët shpesh dalin nga goja jonë pa reflektim të thellë, duke sjellë keqkuptime, lëndime apo fjalë të zbrazëta. Si psh: Reagojmë me fjalë impulsive gjatë një debati, pa e menduar ndikimin e tyre real. Po ashtu është.

Mesazhi thelbësor i Leonardo da Vinçit:

Na fton të jetojmë me vetëdije – të jemi më të pranishëm, të shohim me sy që kuptojmë, të dëgjojmë me vesh që ndjejmë, të flasim me gjuhë që mendomë dhe të jetojmë me trup e mendje në harmoni. Autori në fjalë e kritikon sipërfaqësinë dhe automatizmin në jetën e përditshme – duke sugjeruar se artisti, shkencëtari apo njeriu i mençur është ai që i kushton vëmendje gjërave që të tjerët i shpërfillin.

Në thelb, mendimi i da Vinçit është një thirrje e fortë vetëdijes, për “të jetuar” dhe jo thjesht për “të ekzistuar”.

I juaj,

Mësuesi Isë

23. 06. 2025

Shpesh përmbajtja e fjalëve, mendimeve, bindjeve, besimeve, fjalive, periudhave, gjykimeve, pikëpamjeve e konkludimeve tona kanë tendencë subjective gjatë interpretimit të pa argumentuar të mesazhit komunikues mes tjerëve. Subjektivizmi i interpretimit të tyre e deformon mesazhin e vërtetë të fjalës, mendimit, bindjes, besimit,fjalisë, periudhës, gjykimit dhe konkludimit, që ka për qëllim të bartet tek lexusi apo dëgjusi, gjatë një komunikimi.

Nga fjalët formohet fjalia, një e më shumë fjali e formojnë periudhën dhe secila prej llojit të tyre përfundon edhe me shejën e pikësimit. Dy e më shumë fjali e formojnë një gjykim, dy e më shumë gjykime e formojnë një konkludim. Secila prej tyre e kanë funksionin plotësues ndaj njëra tjetrës.

Për me ardhë deri tek një konkludim i sakt, të sakta, objektive e të argumentuara, medoemos duhet të jenë, edhe përceptimet, fjalët, mendimet, bindjet, besimet, fjalitë periudhat, gjykimet dhe pikëpamjet tona.

Njëra nga këto hallkat e formimit të këtij zingjiri komunikues, nëse është subjektive dhe e pa argumentuar, e prish harmonin e interpretimit të të kuptuarit përmbajtësor të përceptimit logjik, të sakt e të argumentuar dhe konkludimit të tillë, në bazë të cilit mirren vendime të ndryshme.

Konkludimet që formohen përmes përceptimeve, fjalëve, mendimeve, bindjeve, besimeve, fjalive, periudhave, gjykimeve e pikëpamjeve subjektive, qojnë drejtë një pasqyrimi jo real, të deformuar dhe jo të argumentuar të një realiteti për të cilin bëhet fjalë.

Kujdes me përceptimet, fjalët, mendimet, bindjet, besimet, fjalitë, periudhat, gjykimet, konkludimet, pikëpamjet dhe me vërtetësinë e tyre përmbajtësore e të argumentuar!

I juaj,

Mësuesi Isë

21. 06. 2025

Edhe më parë në shkrimet e mia është folë për pasqyrimin që e bëjnë, se kush jemi ne, gjuha e të folurit apo gjuha e mendjes dhe gjuha e trupit. Sipas hulumtimeve të ndryshme psikologjike, kanë ardhë në përfundim, se gjuha e trupit është shumë herë më e sakt, se sa gjuha e të folurit apo gjuha e mendjes, në pasqyrimin, se kush është në të vërtetë individi, për të cilin bëhet fjalë, unë apo ai.

Arsyeja, pse gjuha e trupit është më e saktë, se sa gjuha e të folurit apo gjuha e mendjes, në pasqyrimin se kush është në të vërtetë individi, për të cilin bëhet fjalë. Është, sepse gjuha e të folurit apo gjuha e mendjes, e bënë pasqyrimin e individit sipas dëshirës, që të duket vetëvetja apo individi, sa më i mirë e sa më i përsosur në sy të opinionit, duke i maskuar sa më shumë tmetat e vetëvetës apo individit, në njërën anë, e në anën tjetër duke i theksuar së tepërmi përparësitë e vetës apo tjetrit.

Pra e vërteta e sakt vlenë edhe për gjuhën e hundës, krahasuar me pa saktësinë e gjuhës së të folurit apo gjuhës së mendjes, si:

– HUNDA e madhe tek individi, pasqyron karakterin e fortë të tij,
-HUNDA e vogël tek individi, pasqyron përsonalitetin e dobt të tij, në të shumtën e rasteve paraqet shkathtësitë e tij dhe fjalaman në raport me tjerët
– HUNDA e mprehtë, paraqet individin kurreshtar dhe koprrac,
– HUNDA e shtypur e paraqet individin e pa brenga dhe të hareshëm,
– HUNDA e trashë dhe e mufatur, paraqet individin epshmadh, vullnetpak, në të shumtën i ashpër me tjerët.

– KURRIZI i drejtë i hundës, e ashtuquajtur hundë greke, paraqet individin me prirje për bukuri dhe harmoni,
– KURRIZI i krrusur i hundës, e ashtuquajtura hundë shkabë, paraqet individin e pavarur, të qëndrushëm, guximtar, i vendosur dhe vetëzotrues,
– KURRIZI i thyer i hundës, e ashtuquajtura hundë shalore, paraqet individin me mungesë të menduarit logjik dhe që përkulet lehtë,
– KURRIZI i hundës i gjërë, paraqet individin me fuqi të fortë trupore, shpirtmirë dhe i kujdesshëm në raport me tjerët,
– KURRIZI i ngushtë i hundës, paraqet individin e ndjeshëm, tekanjozë, emocional, ngacmohet lehtë, shqetësimi i brendshëm shpesh diktohet në bazë të dridhjeve të hojzave të hundës apo vrimave të saj,
-HOJZAT e vogla të hundës, pasqyrojnë individin frikacak, vullnetpak dhe modest,
– HOJZAT e mëdha të hundës, paraqesin individin me energji të madhe jetësore dhe individin e prirur për tu dëfryer.

Pra gjuha e të folurit dhe e mendjes i fsheh mangësitë e individit që i pasqyron kjartë gjuha e hundës, ndërsa përparësiti i thekson sëtepërmi apo i glorifikon, që ti maskoi sa më shumë mangësitë që i posedon individi, por gjuha e hundës i pasqyron realishtë, duke i vuar në pah mangësitë e individit të maskuara përmes gjuhës së të folurit apo gjuhës së mendjës.

I juaj,
Mësuesi Isë

20. 06. 2025

Mençuria nuk është vetëm e trashëguar; ajo është kryesisht e fituar me përvojë si dituria, por mund të ketë një bazë të lindur. Disa njerëz lindin me prirje për reflektim të thellë, vetëkontroll emocional, sens të drejtësisë apo intuitë të fortë, të cilat janë themele të forta të mençurisë. Këto aftësi të saj lidhen me strukturën e trurit, si p.sh. aktiviteti në korteksin prefrontal dhe mund të kenë komponentë gjenetike.

Kryesisht mençuria kultivohet përmes jetës: Nga sfidat dhe vështirësitë, nga vendimet e vështira që kërkojnë balancim etik dhe emocional, nga vëzhgimi i vetes dhe nga vëzhgimi tjerëve, nga gabimet dhe reflektimi mbi to, e sidomos nga përulësia për të mësuar gjithmonë.

Ajo është si një farë që ndoshta lind me ne, por vetëm përvoja, reflektimi dhe vetëdijësimi ynë e bëjnë meçurinë të rritet si një pemë e fuqishme. Pra mençuria nuk është e lindur, por fitohet kryesisht me përvojën tone, siq fitohet dituria.

Duhet të kuptojmë, se njeriu mund të lindë me disa prirje të dobishme për mençuri, si: qetësi e natyrshme, vëmendje e lartë, ndjeshmëri emocionale dhe aftësi për të reflektuar. Por gjitha këto prirje të dobishme, janë vetëm predispozita për mençurinë, nuk janë mençuria vetë. Sepse mençuria ndërtohet përmes përjetimeve, sfidave e vështirësive dhe gabimeve e mësimeve gjatë përjetimit të tyre.

Pra, mençuria është një cilësi që mësohet, piqet dhe thellohet me kalimin e kohës, përmes përvojës dhe reflektimit të thellë personal mbi jetën, përmes zhvillimit të lartë të vetëdijës dhe ndjeshmërisë ndaj tjerëve.

Praktikisht, një fëmijë mund të jetë shumë i zgjuar që në lindje, por kjo nuk do të thotë që ai është i mençur. Mençuria vjen kur ai rritet, përjeton vështirësi, mëson të kuptojë jetën, dhe vepron me urtësi. Mençuria nuk është një dhuratë që e kemi në lindje, është një aftësi që fitohet, ndërtohet dhe piqet me përvojën dhe me jetën, sikur dituria.

I juaj,

Mësuesi Isë

19. 06. 2025

Mençuria dhe dituria janë dy vlera të mëdha njerëzore, por ato nuk janë të njëjta. Edhe pse ndërlidhën mes veti, kanë dallime thelbësore në thelb dhe në mënyrën si shfaqen ato në jetë.

DITURIA (njohuria): Është grumbullim i fakteve, informacioneve dhe teorive nga studimi, leximi, përvoja apo mësimi. Burimi i diturisë, vjen nga jashtë, si: nga libratë, nga mësuesit nga përvoja dhe nga shkenca. Natyra e diturisë është objektive, e grumbullueshme dhe e matshme.

Shembull: Të dish që zjarri djeg, të njohësh teoritë e moralit apo të njohësh ligjet e fizikës e tj.

MENÇURIA: Përkufizohet si aftësi për të përdorur diturinë në mënyrë të matur, të thellë, etike dhe të dobishme në jetë. Burimi i mençurisë, vjen nga brenda, nga reflektimi, nga përvoja jetësore, nga përballja me sfidat, nga maturia shpirtërore dhe nga maturia emocionale. Natyra e mençurisë është subjektive, intuitive, shpesh e thellë dhe e vështirë për t’u matur.

Shembull: Mençuria është të dish kur dhe si ta thuash të vërtetën; të dish të falësh kur ke të drejtë të hakmerresh; të kuptosh njeriun pas fjalëve të tij.

Dallimet kryeore në mënyrë të thjeshtuar, mes diturisë dhe mençurisë:

Burimi i diturisë është i jashtëm, mësim, libra, shkencë. Burimi i mençurisë është i brenshëm, përvojë reflektim. Qëllimi, të dish diçka dhe të kuptosh si ta përdorës atë që di. Fokusimi, fakte dhe informacione, zgjedhje të drejta dhe veprim i matur.

Shembull praktik, të dish rregullat e jetës, të jetosh me maturi dhe ndershmëri.

I juaj,

Mësuesi Isë

17. 06. 2025

Punën që e bëjmë duhet ti përkushtohemi me mish e me shpirt. Po nuk e bëmë ashtu, asnjë punë nuk ka efkt në realizimin e qëllimeve tona gjatë jetës. Puna rreth njohjes së vetëvetës dhe njohjes së tjerëve, është shumë e vështirë dhe e padobishme, nëse ate nuk e bëjmë me mish e me shpirt, siq thot populli. Puna e ka formuar sistematikisht dhe e ka ndryshuar për të mirë njeriun. Mos puna nga njeri që ka lindë, e bënë të panjerëztishëm gjatë jetës.

Ja se çfarë pasqyronë gjuha e veshëve, buzëve dhe e gojës, sipas hulumtusit dhe dietarit të njohur gjerman, Oskar Shelbah:

– VESHËT e zhvilluar mirë tek njerëzit, pasqyrojnë prirjen për harmoni dhe dashamirësi të tyre mes njerëzve,

– LAPRA e lëshuar e veshëve pasqyron një karakter të heshtur, të ndjeshëm dhe ambicioz.

-BUZËT e mufatura pasqyrojnë sensualitet dhe ndjeshmëri shpirtërore,

– BUZËT e holla dhe të përputhura, pasqyrojnë njerëzit me vullnet të madh, të heshtur dhe pesimist,

– Buzët e lëvizshme paraqesin njerzit temperamet dhe ironik.

– GOJA e madhe pasqyron njerëzit me epshe të forta seksuale dhe sensual,

– GOJA e vogël paraqet njerëzit modest dhe të përmbajzur,

– Goja e hapur paraqet njerëzit me inteligjencë të pamjaftushme. etj.

Oskar Shelbah e ka thënë edhe këtë:” Sa i takonë qështjes së veqorive të karakterit tek njerëzit do të theksojmë se kurrë nuk mjafton të konstatohet një shenjë e vetme, në mënyrë që menjëherë të jepet një përfundim i plotë për ekzistimin e kësaj apo asaj veçorie. Sepse vetëm përmes kombinimit të shenjave të ndryshme homogjene, bashk me punën njohëse të ndërdijës, konstatohet ekzistimi i disa vijave të karakterit”.

I juaj,

Mësuesi Isë

14. 06. 2025

Secila pjesë e trupit tonë përmes gjuhës së së tyre japin informacion të dukshëm për brendinë e botës sonë. Për tu kuptuar mirë e drejtë gjuha e pjesëve të trupit dhe informacionin që e japin ato, më par duhet njohur mirë e sakt gjuhën e këtyre pjesëve veqë e veqë e pastaj në tërsi, që informimi të kompletohet e të programohet sa më drejtë e sa më objektivishtë në kokat tona.

Ja një pjesëz e informacionit sipas autorit të librit: “Sistemi i Suksesit”, Oskar Shelbah për Mjekrrën:

-Mjekrra e rrumbullakët e pasqyron shpirtmirësin e individëve, sidomos kurë mjekrra e tyre e posedon edhe një qukë në mes të mjekrrës,
– Mjekrra në formë këndi, pasqyron vullnet të fortë, energji dhe qëndrueshmërij tek individët që e posedojnë këtë mjekër,
– Ata që posedojnë mjekërr të mprehtë, tek ta pasqyrohet mendjelehtësia dhe koprracia,
– Mjekrra shpatuke dhe e vogël pasqyron vullnet jo të mjaftushëm, pasqyron përsonin e lakueshëm gjatë jetës dhe
– Gusha nën mjekërr, pasqyron individët flegman e të qetë, me kënaqësi të përmbajtura e tj.

Nëse e përvetësojmë mirë e mjaftushëm gjuhën trupore të mjekrrës informacionet që i ofron mjekrra dhe gusha nën qafë, nuk janë pak informacione, që pasqyrojnë botën e bredëshme të individëve. Ky informacion, sado pak na ndihmon të kuptojmë njerëzit që deshirojmë të miqësohemi me ta, të bashkpunojmë profesionalisht, moralishtë, kombtarish e njerëzishtë gjatë jetës, që pastaj të mos zhgënjehemi me raportet që i kemi ndërtuar me ta.

I juaj,
Mësuesi Isë

12. 06. 2025

Ja si fletë gjuha e flokëve mbi kokën tonë, për ata që e kanë mësuar ta lexojnë alfabetin e kësaj gjuhe dhe ta kuptojnë ate, sipas autorit Oskar Shelbah.

Flokët e zeza ose të gështejnta, pasqyrojnë temperamentin e shqetësuar të individëve, zakonisht me vullnet të njëanshëm. Flokët biond pasqyrojnë temperament stabil që përkulet lehtë. Flokët e shprishur pasqyrojnë temperament të vrazhdë, njerzë të vullnetshëm dhe kokëfortë.

Flokët e buta pasqyrojnë përkulshmërinë e individëve, zhdërvjelltësin e tyre, ndjeshmërin për të bukurën dhe janë sentimental në jetë këta individ. Flokët kaqurrela, pasqyrojnë këmbngulësinë dhe kokëfortësinë e individëve, qofshin femra apo mashkuj ata.

Pra këta shembuj janë disa ndër shembujtë e shumtë tjerë të gjuhës së fllokëve që japin një mori infromacionesh për të vërtetën e botës së brendëshme shpitnore, emeocionale të individëve të ndryshëm.

Sa më shumë i njohim mangëstë e përparësitë tona, ne përqendrohemi, ti zbusim vrazhdësitë e mangësivetona dhe ti rrrisim e ti përsosim potencialiet e përparësive që i posedojmë.

I juaj,

Mësuesi Isë

11. 06. 2025

Shokun tim Ibrahim me pseudonimin Miran Kelmendi, duhet ta shpallim Ambasador të Paqes, në raport me opozitën kosovare, me analistët politik të TV klanit serb që po vepron në Kosovë, në raport me Edi Ramën, vllajn e Vuçiqit dhe në raport me qeverinë socialiste të Shqipërisë.

Kurse në anën tjetër, shokun tim Ibrahim, duhet ta shpallim Gjeneral të luftës, në raport me Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës. Në raport me deputetët e pushtetit në Parlamentin kosovar dhe në raport me Opozitën e Shqipërisë.

Po ashtu, shokun tim Ibrahim duhet ta shpallin Gjeneral lufte kundër klerikëve fetar krishten katolik e ortodoks dhe klerikëve fetar islamik dhe gjeneral lufte me adhurusit e fesë katolike e ortodokse dhe fesë muslimane.

Shoku im Ibrahin i shkollës së mesme, si po duket nuk po i përfillë fare, dy ikonat e Letërsisë shqipe në Kosovë e në Shqipëri, Ismajl Kadaren, tani i ndjerë që e ka përkrahur fort Albin Kurtin dhe Regjep Qosjen i gjallë, që e ka përkrahur e po e përkrah fort ministrin në fjalë Albin Kurtin.

Shoku im Ibrahim, po të uroi nga zemra, të mbushësh mendë sa më parë ose ti zbrazish në shportën e hedhurinave edhe ato pak mend që të kan mbetur në kokë!

I juaj,

Mësuesi Isë

10. 06. 2020

Kryekrimineli Goran Rakiq e ka hequr flamurin e Shtetit të Kosovës nga zyra e vetë, edhe pse ishte i zgjedhur zavendëskryeministër i kryeministrit Avdullah Hoti në qeverinë e Kosoves, ai punonte pa rreshtur sëbashku me qetnikët e kriminelët tjerë të “listes serbe”, kundër shtetit e kundër flamurit të Kosovës dhe kundër aprovimit të gjuhes shqipe në pjesën veriore të saj.

Nuk më mbetët gjë tjetër, pos ti drejtohem popullit shqiptar me pyetjen: edhe çka duhet me i ndodhe më tepër Kosovës, shtetit të saje, flamurit, popullit, presidencës, qeverisë dhe parlamentit, që të ndërmarrin masa për mbrojtjen e autoritetit dhe sovranitetit të shtetit, ligjet, kushtetutën, institucionet e tij, flamurin dhe mbrojtjen e teritorit të tij, i cili është larë me gjakun e dëshmorëve dhe me gjakun e jetën e mijave viktimave të pafajshme dhe 20 mij gra e vajza të dhunuara nga fallangat qetnike ushtarako-policore serbe, që të mos nderhyjn bandat kriminale vrastare qetnike e gjenocidale serbe, në organizimin e rendit të brendshëm shtetnor, i cili është rregulluar me kushtetutën multietnike të Kosoveë?!

Ne shej shqetesimi e revolte nga përqmimi që po i bëhet Kosovës, shtetit e popullatës së sajë nga qetnikët serb, e sidomos nga zavendeskryeministri, kryeçetiniku Goran Rakiq, po i paralajmroi ata intelektual që kanë paradispozita dhe janë të gatshëm ta mbrojnë me çdo kushte nga “stigmatizimet” e “etiketimet” qeverinë Hoti, për të bëmat e të palarat e saj në ballë me kryeministrin Koti, e cila është përcaktuar me dashjen e sajë për vetëstigmatizim, vetetiketim, vetnënshtrim, vetposhtrim dhe vetevareshmeri ndaj çetnikeve serb, në ballë të të cilëve qendron kryeqetniku Goran Rakiq sëbashku me bandat kriminale qetnike të” listës serbska”!

Kjo kastë banditësh e kriminelësh, busollë orientuse e kishin dhe e kanë Beogradin dhe kryekriminelin Vuçiq, që ta shkatërrojnë sa më parë shtetin e Kosovës, kushtetutën e saj, flamurin dhe gjuhen shqipe, sipas direktivave të Vuçiqit, të cilët veriun e Kosovës dhe Kosovën në tërsi e konsiderojnë si pjese të Serbisë.

Kjo dukuri fatkeqe që po i ndodh Kosovës, nuk ka të bëj fare me etiketimet e stigmatizimet, siq pretendojnë mbrojtësit e qeverisë së tanishme jolegjitime të Hotit, por ka të bëj me realitetin e hidhur që po e përjeton Kosova jonë Martire.

I juaj, mësuesi Isë

ÇFARË MUND TË KUPTOJMË PËRMES GJUHËS SË ZËRIT DHE GJUHËS SËTË FOLURIT TEK NJERIU

08. 06. 2025

” Të merresh me njohjen e njeriut, nuk do të thot ta akuzosh njërin e tjetrin ta ngrisësh në qiell, por do të thotë të dish sesi t’i qasesh secilit në mënyrë që të zgjohen anët më të mira të shpirtit të tij. Nga diçka e mirë fshihet në çdo njeri, vetëm se duhet patur vullnet, që ajo të zbulohet”. Oskar Shelbah

LLoj i zërit pasqyronë këto vetij tek njerëzit, si:

– Gjuha e zërit të FORTË tek njeriu, pasqyron fuqi të madhe jetësore,

– Gjuha e zërit të THELLË, paqsyron temperament burrëror, serioz, kurse tek femart pasqyron jetë normale emocionale,

– Gjuha e BUTË pasqyron mbizotrim të emocioneve, maturi e tolerancë emocionale,

– Gjuha SOKOLLITËSE- KËLLTHITËSE e zërit, pasqyron qenje grindavece, smirëzie dhe qenje cikrrimtare,

– Gjuha KUAKATËSE dhe e NGJIRUR, pasqyron mungesë të vetëdijës, shpesh edhe çrregullime shpirtërore, ose disharmoni e jetës shpirtërore.

Lloji i të folurit pasqyron këto vetij tek njerëzit, si:

– Të folurit MËRMËRITËS pasqyron qëndrim negativ në jetë dhe prani e përhershme e mungesës së vetëbesimit dhe shpesh edhe pandershmëri ose çrregullim shpirtëror,

– Të folurit e QARTË I HAPËT pasqyron aftësi të mirë të koncentrimit,

– Të folurit i NGATËRRUAR DHE I PËSHTJELLUAR me të menduar të shpejtë dhe me mungesë të koncentrimit, dyshim në atë që thuhet apo që mendohet. Ngatrrimi ndodh me rastin e përfytyrimeve të cilat veprojnë në mënyrë të ndërdijshme

I juaj,

Mësuesi Isë

07.06.2025

Sjelljet tona janë të komanduara nga niveli i vetëdijes, mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet që mbajmë brenda vetes. Për ta lexuar dhe kuptuar në mënyrë të drejtë dhe të thellë gjuhën e trupit përmes sjelljeve tona, fillimisht duhet të kuptojmë natyrën e energjisë — negative apo pozitive — që i ushqen ose i stimulon ato. Vetëm atëherë, kur e kemi të qartë burimin energjetik të sjelljeve tona, mund t’i interpretojmë saktësisht mesazhet që ato përcjellin.

Në rastet kur energjia negative dominon sjelljet tona, kjo manifestohet hapur në trup: në të rrahurat e shpeshta të zemrës, në trokitjet e forta të barkushes, në rritjen e tensionit të gjakut dhe në qarkullimin e tij të përshpejtuar nëpër enët e gjakut. E dallojmë gjithashtu në skuqjen e fytyrës, në shprehjet e tensionuara të mimikës, në dridhjen apo ngurtësimin e trupit, dhe në shumë reagime të tjera. Kjo gjuhë trupore bëhet e dukshme, ndonjëherë edhe agresive, duke ndikuar negativisht si në shëndetin tonë fizik, psikik, emocional e intelektual, ashtu edhe në marrëdhëniet me të tjerët.

Kur kuptojmë se çfarë ndikimi kanë në trupin dhe shëndetin tonë — fizik, psikik, emocional, intelektual, moral, social, human dhe kombëtar — sjelljet e udhëhequra nga energjia negative, atëherë bëhemi më të vetëdijshëm për nevojën që ta minimizojmë ndikimin e saj. Ne përpiqemi që në vetëdijen, mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet tona të favorizojmë energjinë pozitive, e cila e transformon rrënjësisht gjuhën e trupit dhe të sjelljeve tona në funksion të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Ndryshimi pozitiv në trup vërehet lehtë përmes shenjave të qarta: ritmi i zemrës stabilizohet, qarkullimi i gjakut bëhet i rregullt, mimika e fytyrës qetësohet dhe natyralizohet, djersitjet e tepërta zhduken, buzëqeshjet bëhen të ndritshme, ecja harmonizohet, ndërsa durimi, respekti dhe mirëkuptimi rriten. Po ashtu, shtohen dëshira, vullneti dhe dashuria; emocionet dhe motivimi stabilizohen; vetëdija, mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet bëhen më objektive, duke kontribuar si për shëndetin tonë, ashtu edhe për përmirësimin e marrëdhënieve me të tjerët.

Është në favorin tonë të mësojmë sa më shumë dhe në mënyrë të sistematizuar për dëmet dhe dobitë që sjell gjuha e trupit përmes sjelljeve tona, në mënyrë që të kemi mundësi më të madhe për t’i korrigjuar e zhvilluar ato për të mirën tonë gjatë gjithë jetës.

I juaji,

Mësuesi Isë

05. 06. 2025

Gjuha e të folurit, është formë e vetëdijshme e komunikimit. Pra një pasqyrë e mendimit të vetëdijshëm. Ajo që themi është rezultat i përzgjedhjeve tona kognitive. Vendosim vet çfarë të themi, si ta formulojmë dhe kur ta themi.

Kjo gjuhë e ndikuar nga norma sociale, shpesh filtrohet për t’u përshtatur me rrethana të ndryshme, pritshmëri poashtu të ndryshme, për t’u pranuar nga të tjerët.

Guha e të folurit, mund të jetë mashtruese. Mund të themi gjëra që nuk i besojmë vërtetë ose që i themi nga frika, interesi apo për manipulim etj..

Gjuha e trupit, është pasqyrë e pavetëdijes dhe ndjenjave tona të brendshme, shpesh të pavetëdijshme. Shprehje të fytyrës, ton zëri, qëndrimi i trupit, lëvizjet e duarve, kontakti me sy – shumica ndodhin spontanisht dhe pa mendim racional.

Kjo gjuhë zbulon ndjenjat tona të vërteta. Gjuha e trupit rrallë gënjen. Për shembull, mund të buzëqeshim gojarisht, por tensioni në shpatulla ose shmangia e kontaktit me sy mund të tregojë ankth apo mospëlqim.

Është gjuhë universale dhe më pak e filtruar, ka komponentë biologjikë dhe evolutive që e bëjnë këtë gjuhë të përbashkët për shumë kultura.

Nëse duam të kuptojmë “kush jemi në të vërtetë”, gjuha e trupit është më e sinqertë dhe më përfaqësuese e brendisë sonë emocionale dhe e pavetëdijes.

Ndërsa gjuha e të folurit tregon se kush duam të jemi ose si duam të na perceptojnë të tjerët.

Gjuha e trupit në këtë rast e tradhton fjalën, duke zbuluar të vërtetën emocionale.

I juaj, mësuesi Isë

04.06.2025

Në rrugëtimin tonë jetësor, mbështetja emocionale, mendimi i drejtë dhe këshilla e mirë janë të paçmueshme. Këto shpesh i marrim nga ata që i quajmë miq. Por, jo çdo miqësi është njësoj. Ekziston një dallim i thellë mes miqve të sinqertë dhe atyre të pasinqertë – një dallim që nuk është gjithmonë i dukshëm në sipërfaqe, por që ka ndikim të madh në zhvillimin dhe mirëqenien tonë personale.

Miqtë e sinqertë janë ata që të qëndrojnë afër pa kushte. Ata të lavdërojnë kur e meriton dhe të kritikojnë kur është e nevojshme, por gjithmonë me qëllim të mirë – për të të ndihmuar, për të të përmirësuar, për të të ruajtur nga rruga e gabuar. Lavdërimi i tyre është i pastër, i bazuar në vlerat reale që i shfaq një person. Kritika e tyre është konstruktive, ndihmon në identifikimin e dobësive dhe në organizimin më të mirë të jetës.

Përkundrazi, miqtë e pasinqertë janë shpesh të pranishëm për interesa personale. Ata mund të përdorin fjalë të bukura, lavdërime të shumta, komente të ëmbla, por prapa këtyre qëndrojnë qëllime të tjera: përfitime materiale, favore për ndonjë vend pune, ndikim apo afirmim publik. Në rastin më të keq, ata kritikojnë jo për të ndihmuar, por për të ulur vetëvlerësimin tënd ose për të shfrytëzuar dobësitë e tua.

Është e rëndësishme të kuptojmë se miqtë e sinqertë nuk janë të shumtë. Madje, shpesh janë të rrallë. Por prania e tyre është një dhuratë e rrallë në jetë. Ata nuk janë miqtë e leverdive, as të interesave të përkohshme. Janë njerëzit që e duan të mirën tënde, edhe kur kjo do të thotë të të thonë diçka që nuk dëshiron ta dëgjosh.

Nga ana tjetër, lavdërimi dhe kritika e pasinqertë mund të jenë po aq të dëmshme. Të lavdërosh pa meritë e krijon një realitet të rremë. Të kritikosh pa dashuri, e rrënon vetëbesimin. Andaj, është mençuri të tregojmë kujdes e vëmendje ndaj qëllimeve që fshihen pas fjalëve të të tjerëve. Jo çdo fjalë e ëmbël është dashamirësi, dhe jo çdo kritikë është urrejtje.

Le të kultivojmë miqësitë e sinqerta. Le të jemi vetë të sinqertë. Sepse vetëm përmes sinqeritetit, krijojmë marrëdhënie që na rrisin, na forcojnë dhe na bëjnë më të mirë – si njerëz dhe si shoqëri.

I juaj, mësuesi Isë

03. 06. 2025

Në përgjithësi vërbalizmi fokusohet në përdorimin e tepruar të fjalëve pa veprime praktike, ndërsa konkretizimi ka të bëjë me kthimin e ideve abstrakte në gjëra të prekshme dhe të kuptueshme konkret. Vëmendshmëria i eliminon në mënyrë sistematike mangësitë që i posedojnë nocioni vërbalizëm dhe nocioni konkretizim.

Vërbalizmi mund të ndihmojë në shprehjen e ideve dhe konceptimin e tyre, por mund të çojë në mungesë veprimi dhe në paqartësi. Konkretizimi e bën informacionin më të kuptueshëm dhe më të aplikueshëm, por në pakujdesi mund ta thjeshtoi tepër ate duke e bërë shumë kompleks informacionin.

Nocioni i verbalizmit dhe konkretizimit janë të lidhur ngushtë mes veti dhe e ushqejnë njëri tjetrin, atëherë kur largaohen mangësitë e tyre që i posedojnë dhe i fusin në dyluftim ata. Mangësitë e vërbalizmit na qojnë në mungesë veprimi dhe në paqartësi të asaj që thuhet. Nërsa mangësitë e konkreizimit mund të na qojnë në thjeshtsimin e tepruar dhe kompleksiv të gjërave.

Mangësitë e njërit dhe tjetrit nocion i fusin në konfrontim këto dy nocione, edhe pse janë të lidhura nushtë mes veti dhe njëri pa tjetrin nuk ekzistojnë.

I juaj, mësuesi Isë

02. 05. 2025

Ky organizim i kompletuar i diasporës ka këtë përmbajtje, si:

1. Organizimin në rrjete strategjike të saj,

2. Ndërtimin e zërave mediatik në gjuhë të huja,

3. Angazhimin e rinisë shqiptare në perëndim dhe

4. Reagimi i përbashkët ndaj shpifjeve propagandistike sllavo-greke e më gjërë kundër shqiptarëve.

1. Organizimi në rrjete strategjike të diasporës, si:

a. Formimi i një Rrjeti Global të Shqiptarëve me ndikim, si akademik, gazetarë, artistë, investitor dhe aktivistë,

b. Koordinimi i tyre për veprime të sinkronizuara në momente kyçe për negociata ndërkombtare dhe sulme mediatike që bëhen ndaj shqiptarëve, etj.

2. Ndërtimi i zërave mediatikë në gjuhë të huja, si:

a. Mbështetje për shqiptarët që krijojnë në diasporë si:

– Podcaste,

– Kanale YouTube,

– Blog dhe rubrika në media lokale.

b. Fokus në rrëfime njerëzore, sukseset individuale dhe fakte historike të vërtetuara. Punimi vazhdon sipas radhës.

I juaj, mësuesi Isë

01. 06. 2025

4. Përkthimi në gjuhën angleze, gjermane e franceze i librave të ndryshëm që flasin për gjendjen e shiptarëve nëpër kohë, si:

a. Libra për luftrat e Kosovës dhe luftrat e shqiptarëve si komb,

b. Gjenocidi në Dardani e në trojet tjera shqiptare nga sllavo-grekët e bizantinët dhe nga latino-romakët e turko-aziatikët,

c. Libra historik që flasin për Çamërinë dhe viset tjera shqiptare që kanë mbetë nën pushtimin sllavo-grek,

d. Libra që tregojnë për retistencën e shqiptarëve ndaj komunizmit e ndaj diktaturës komuniste dhe

f. Libra që flasin për kontributin e shqiptarëve në Perëndim.

5. Krijimi i një fondi të përhershëm për lobim dhe mënyra e përdorimit të këtij fondi, si:

a. Angazhimin e firmave profesionale për lobim në SHBA, BE, dhe OKB,

b. Financimin e projekteve hulumtuse e kulturore për avancimin e ç[shtjes shqiptare në botë.

Derisa ta vëjmë në lëvizje përkthimin e librave të ndryshëm historik, që flasin për vuajtjet , tragjeditë, maskrat, gjenocidin , dhunimin dhe përzënjen e shqiptarëve prej trojeve të veta nga ana e serbo-sllavëve dhe grekëve dhe derisa ta vëjmë në lëvizje financimin e projekteve hulumtuse e kulturore, për avansimin e qështjes shqiptare, fqinjëve tanë pushtues sllavo-grekë u japim shonsë të triumfoi gënjeshtra e tyre propagandistike në raport me të vërtetën e hidhur që e ka përjetuar populli shqiptar nga barbarët sllavo-grek.

I juaj, mësuesi Isë