07. 11. 2026
Kjo fjalë e urtë e thënë nga populli, i shkon shumë për shtati popullit shqiptar dhe paraardhësve tanë arbëror, ilir dhe atyre pellazg, posaqërisht atyre që flasin shumë e pak veprojnë. Pse? Sepse në mes popullit tonë, vëretë kemi njerzë që flasim shumë e pak bëjn Të flasish e të mos bësh, rrezultatet dalin barazi me zero, sikur të mos flasish fare! Ata që flasin dhe dinë për çka po flasin, i zbatojnë ato gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore. Njerëzit e tillë janë të rrallë, të jashtzakonshëm dhe shumë të suksesshëm, krahasuar me njerëzit e zakonshëm që flasin shumë e pak bëjnë të mos them aspak.
Të flasish, demonstron dëshirë, ndërsa të veprosh demonstron përkushtim, disiplinë, përgjegjësi dhe përballje të qëndrueshme me realitetin. Lehtë është të demonstrojmë dëshirat tona, por vështirë është ti realizojmë ato gjatë jetës, pa përkushtimin, disiplinën, përgjegjësinë, vullnetin, guximin, dëshirën, qëndrueshmërinë dhe dashurinë gjatë përballjes me realitetin për ti realizuar dëshirat tona. Jo të gjithë njerëzit janë të përgatitur dhe të paisur me kërkesat e përmendura më lartë. Për këto dallime që ekzistojnë mes njerzëve, ata ndahën në njerzë të zakonshëm dhe në njerzë të jashtzakoshëm. Shkurt shprehur, njerzë të sukseseve të mëdha dhe njerzë të sukseseve të vogla, apo njerzë të pasuksesshëm.
Detin që e ka përmendur populli, është pikrisht distanca ndërmjet asaj që njeriu dëshiron të jetë dhe asaj që është i gatshëm të veproi për tu bërë i tillë. Pra fjalët tregojnë synimet e njeriut, ndërsa veprimet pasqyrojnë përkushtimin e tij. Pra synimet e njeriut, pa veprimin e përkushtuar të tij, mbesin vetëm dëshira të parealizuara gjatë jetës. Nuk frymëzohen synimet e njeriut pa veprimet dhe përkmushtrimin e tij. Shkurt shprehur të pandashëm mes veti janë synimet dhe veprimet tona gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore. Fjala shpreh qëllimin, ndërsa veprimi dëshmon aftësinë për ta zbatuar qëllimin. I juaj, mësuesi Isë
Shiko më pak
