29. 05. 2026

Disa bëjnë gjëra të mrekullueshme e disa bëjnë gjëra të shëmtuara, unë me vetëdije po përpiqem të mos i bëj kurr gjërat e shëmtuara. Nëse mjedisi ku unë jetoi, është një mjedis nxitës i ambicjeve të mia që e stimulojnë energjinë e fjetur timen, më ipet mundësia të bëjë gjëra të mrekullushme për veti, për familjen e për rrethin, ku jetoi besa edhe më gjërë. Fatkeqësisht rrethi ku unë jetoi, pak ose aspak ofron mundësi të bëj gjëra të mrekullushme e të dobishme për rrethin, për familjen dhe për vetën time përsonale edhe pse po përpiqëm të bëj diçka në këtë drejtim, por të kota janë përpjekjet e mia sepse pak ose aspak gjejnë përkrahje ato në rrethin ku jetoj.

Mjedisi ku une jetoi, pak ose aspak  përpiqet me i nxitë ambicjet e mia dhe të tjerëve për rreth, të cilat e stimulojnë  energjinë e fjetur brenda nesh, për ta zgjuar nga gjumi atë potencioal që ta sheh dritën e vet në organizimin e proceseve të ndrryshme jetësore, që mos të rëshqasim në terenin ku do të na fshijnë përpara energjitë negative, me potencialin tyre  për të bërë gjëra të shumta e të shëmtuara, me dashje e pa dashje, me dije e pa dijen tonë. Këtë mjedis kanë përgjegjësi morale, humane, sociale e kombtare, ta ndryshojnë për të mire politikanët, intelektualët  klerikët fetar, familja, shkolla dhe rrethi shoqëror në përgjithësi sëbashk edhe me individin.  

Gabojnë të gjithë ata që mendojnë se ambiciet e tyre janë cilësi të lindura, se nuk janë të ndjeshme ndaj përmirësimit, se janë potencial që kujdesen për vetën e tyre. Ambicjet duhet kuptuar si një pasion që i përgjigjen kultivimit,që kërkojnë kujdes të madh dhe edukim të vazhdushëm, njëjtë si të gjitha cilësitë tjera që i posedojmë përbrenda si forca të fjetura që mezi presin ti zgjojmë sa më parë nga gjumi, nëse nuk dëshirojmë të tretën pa e pare dritën e tyre të funksionimit gjatë jetës sonë. Kuptohet përpjekjet individuale, sado të fuqishme të jenë, mundësit ë e ndikimit janë shumë më tëvogla se sa përpjekjet e e politikanëve, intelektualëve, klerikëve fetar, familjes, shkollës dhe rrethit shoqëror së bashku.

Nëse nuk përpiqemi ti realizojmë ambicjet tona, ato me kohen nuk do të mbeten të mprehta, aktive dhe të përcaktuara si të tilla gjithmonë pran nesh. Nëse nuk i ushtrojmë e nuk i përfocojmë zotësitë e aftësitë përsonale që i posedojmë brenda nesh, ato zotësi, bëhen monotone dita ditës dhe e humbin fuqinë e potencialin e tyre natyrore. Nuk pritet as që duhet të presim që ambicjet tona të mbetën të freskëta, të natyrshme dhe të fuqishme gjatë viteve të pasivitetit, përtacisë dhe indifirencës sonë. Nëse i lejojmë mundësitë tona të kalojnë kohen pa bërë pëprpjekje, aftësitë e duhura përsonale dhe prirjet tona, do të bëhen të ngathta dhe gjithnjë e më të dopta.

I juaj,

Mësuesi Isë

22. 05. 2026

Ata që e zhvatën Kosovën, i qitën në treg pjesët e saj, i krijuan favore Sërbisë në dialog, u përpoqën ta ndajnë Kosovën sipas apetiteve të Serbisë , e nënshkruan asociacionin e komunave me shumicë serbe, e nënshkruan marrveshjen për ekstra teritor dhënë kishave serbe, edhe pse ato ishin kisha të shqiptarëve, uzurpuar me dhunë atëher kurë Sërbia e pushtoi Kosovën dhe e kolonizoi ate, me kolon serbomalezez. Pra këta janë ata që e urrejnë me të madhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ata që e nënshkruan demarkacionin me Malin e Zi, ku Kosova i humbi mbi 8200 hektar tokë, ata që e nënshkruan demarkacionin me Maqedonin e Veriut, ku Kosova i humbi mbi 4 mij hektar tokë. Ata që i lejuan bandat serbe të ndërtojnë shtëpi në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveqan, pa lejen e pushtetit qendror, sipas urdhnave të qetnikut fashit Vuçiq, për ta kolonizuar atë pjesë me kolon çetnik serbo-malazez , të cilët i kishin të përgjakura duart nëpër luftrat e teritoreve të ish serbo-Jugosllavisë me gjak të shqiptarëve, Kroatëve dhe me gjak të boshnjakëve. Pra këta janë ata që e urrejnë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ata që e zhytën në korrupcion Kosovën deri në fyt, ata që e përqafuan nepotizmin, ata që e organizuan krimin në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe drejtësisë. Ata që i kapën gjykatat, prokuroritë, policinë, që e kapën shtetin në të gjitha poret e jetës dhe i shëndrruan në instrument për interesa të veta e të pista përsonal, kundër interesave shoqërore, shtetnore e kombtare. Ata që i lejuan bandat serbe të veriut ti përzënë shqiptarët nga trojet dhe shtëpitë e veta në pjesën veriore dhe nuk i lejonin të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, edhe dy dekada pas çlirimit të Kosovës. Këta janë ata që e urrejnë me të madhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ata që manipuluan dhe abuzuan me privatizimin e pasurisë shoqërore, ata që abuzuan me punsimin e militantëve partiak, që i punsuan macat e kucat e veta, ata që nuk e deshën zhvillimin dhe përparimin e forcave mbrojtëse ushtarake e policore të Kosovës, ata që pajtuan të na vëjnë kufirin mes Kosovës e Serbisë tek Ura e Ibrit që ka mbetë e bllokuar deri në ditët e sotë që mos të kalojnë qytetarët shqiptar në pjesën veriore të Kosovës, ata që nuk dëshironin të ndërtohen ura të reja që të zhbllokohet levizja e lirë e qytetarëve andej e këtej urës së Ibrit të cilën e rrethuan me tela xhembor, ata që ia lejuan qetnikut Radojçiq të komandoi me pjesën veriore të Kosovës, me Liqenin e Ujmanit, me Trepqen, e sa e sa të zeza tjera ia kanë bërë Kosovës dhe popullatës së saj duke ua paguar rrymën qetnikëve serb të veriut në dëm të buxhetit Kosovar. Këta janë ata që e urrejnë me të madhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Lexusi im i dashur, haptas e publikishtë po dëshmohen se kush po e urrenë me të madhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, edhe pse mbi 51% e popullatës shqiptare po ia jep votën që sa e sa herë. Të kujdesemi tani më shumë se kurr, se kujt po ia japim votën, atij që e don me zemër e më shpirt Kosovën apo atyre që e urrejnë kosovën për interesa të veta përsonale dhe po e shkatrrojnë ditaditës në bashkpunim me armiqtë tanë!

I juaj,

Mësuesi Isë

18. 05. 2026

Ata që mendojnë se kanë kapacitet për ti bërë gjërat, ngjarjet dhe rrethanat të cilat i synojnë, mund ti bëjnë e ti realizojnë ato bindshëm. Njëri prej tyre është Albin Kurti, i cili ka bindje dhe besim në kapacitetin e vet intelektual, politik, moral e kombtar. Kjo bindje, ky besim e guxim dhe kjo vendosmëri e tij, dita ditës po dëshmojnë sukses të vërtetë e praktik, në shtrirjen e pushtetit cep më cep të Kosovës, të cilin sukses nuk e tregoi opozita e tanishme sa ishte në pushtet për dy dekada me radhë.

A ka dikush që mendon se bindja, besimi, guximi, vendosmëria dhe marrja e vendimeve të fuqishme të kryeministrit tonë Albin Kurti, nuk ia rriti pushtetin apo nuk i dha forcë dhe vendosmëri që ti realizonte vendimet e ndërmarra që i synonte dhe i dëshironte për forcimin e shtetit, zhvillimin e tij e demokratizimin, humanizimin, socializimin dhe kombtarizimin. As talljet kundër tij, as karikaturimi, as urrejtja, as frikësimi nga armiqtë, as braktisja e miqëve, nuk paten mundësi tia lëkundin besimin e paepur në aftësinë e tij për ta udhëhequr Shtetin dhe popullin e Kosovës dhe për ta mbrojtë ate vendoshmërisht cep më cep të Kosovës.

Kjo shkollë efektive e arritjeve të Kryeministrit tonë, po më gjasonë në arritjet e suksesshme politike të Linkolnit, Napoleonit, Bismarkut dhe politikanëve tjerë që janë treguar të suksesshëm në udhëheqjen e pakorruptuar politike të shteteve të tyre, të cilat njiheshin edhe si shtete supërfuqi të kohës. Pra ky vetbesim hyjnor që e demonstroi Kryeministri jonë Albin Kurti gjatë udhëheqjes së tij politike, e shumfishoi bindshëm në popull fuqinë udhëheqëse të tij.

Shkolla e arritjeve politike të opozitës sonë, mbahet mend për arritje të dështimeve të njëpasnjëshme, mbahet mend për korrupcionin cep me cep të Kosovës. Për nepotizmin, për organizimin e krimit ekonomik, shëndetësor juridik, për kapjen e gjykatave, kapjen e prokurorive, për kapjen e shtetit të Kosovës, për kapjen e administratës shtetnore, për nënshkrimin e marrveshjes me Serbinë rreth Asociacionit të komunave me shumicë sebe.

Për teritorin Ekstra të kishave serbe, të uzurpuara dhunshëm prej shqiptarëve, për humbjen e mbi 8200 hektarëve tokë me nënshkrimin e marrveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, për humbjen e mbi 4mij hektarëve me nënshkrimin e marrveshjes rreth demarkacionit me Maqedonin e Veriut. Qitjen në treg të pjesëve të atdheut, ndarjen e Kosovës, mes Serbisë dhe Shqipërisë e shumë e shumë marifetllyqe të poshtra në dëm të Kosovës dhe popullit tësaj.

I juaj,

Mësuesi Is

No comments yet

Be the first to comment.

06. 5. 2026

Edvin Kristaq Rama i ka ra thikë pas shpine për të saten herë Kosovës dhe po i bije edhe tani thikë pas shpine përmes manipulimit të Vjosa Osmanit dhe opozitës kosovare, të cilët janë shit keq para manipulatorit që ka manipuluar e po manipulon me interesat vitale të Kosovës për fvore të Serbisë dhe vëllajt të tij Aleksandër Vuçiq.

A iu kujtohet lexusit e mij të dashur veprimi i Kristaqit, kurë e lëshoi sallën e Parlamentit të Shqipërisë, në shej urrejtje, përbuzje e në shej refuzimi e nënqmimi të Vjosa Osmanit, atëherë kurë ajo e ka vizituar Parlamentin në fjalë?! E cila e mbajti një fjalim të mrekullushëm para deputetëve shqiptar të Shqipërisë, edhe pse nuk pat kujtë ti mbanë atë fjalim.

Lexusit e mij të dashur au kujtohen apo jo, sa e sa manipulimet i ka bërë vëllaj i Vuçiqit Edvin Krista Rama në dëm të Kosovës, apo i keni harruar kaq shpejtë?! Ata që i harrojnë ngjarjet dhe nuk i kuptojnë ato, si kanë filluar e si po rrjedhein tani, janë shkurtpamës që shumë lehtë manipulohen dhe shiten për pak pare të pista që ua apin fqinjët tanë pushtues sllavo-grek.

Nuk duhet harruar për asnjë qast dhe të kemi kujdes të shtuar, se në mesin tonë shqiptar ka shumë njerzë që lehtë manipulohen, që shiten për pak pare dhe i qesin në treg pjesët e atdheut tonë, siq i kanë qit më parë mbi 80 % të trojeve tona të cilat kanë mbetë edhe sot e kësaj dite nën qizmën pushtuse sllavo-greke.

I juaj,

Mësuesi Isë

05. 5. 2026

Ata që flasin pa argumente dhe kundër vullnetit të popullit, nuk mund të quhen ndryshe, pos bashkpuntor të ngushtë të Vuçiqit, Listës serbe, marionet e tij dhe bashkpuntor të aparitit shtetnor fashist e gjenocidal të Serbis. Ata janë e po dëshmohen praktikisht, analistat politik të Kosovës e të Shqipërisë me pak përjashtime, opozita në Kosovë e pozita në Shqipëri me liderët e tyre në pallë të partisë. Kësaj dukurie i thuhet tradhti e pastër.

Këta arrogantë që u përmendën më lartë, janë njerëz të mjerë që u përpoqen e po përpiqen ta ndajn Kosovën dhe pjesët më të pasura të saj, ti apin Serbis, për pak pare të pista që ua ka dhënë gjakatari fashisht Vuçiq, pasardhës i kriminelit Millosheviç. Pos këtij veprimi të ult e arrogant, kjo kastë e mbrapshtë politike e zhvatën dhe e përqanë maksimalishtë Kosovën e Shqipërin, për interesa të veta përsonale, grupore e partiake, sipas apetiteve të pushtusëve tanë sllavo-grek.

Kasta politike e mbrapshtë në fjalë ka qenë dhe është e zhytur në korrupcion, nepotizëm dhe në krim të organizuar ekonomik, shëndetësos, arsimor e juridik. E ka kap shtetin në të gjitha poret e jetës si në gjykata, prokurori, polici e në administrat shtetnore. Kjo kastë e mbrapsht politike, i qiti në treg edhe pjesët e atëdheut, e çka nuk bëri tjetër për të keqën e Kosovës dhe Shqipërisë?!

Si mund të quhet ndryshe kjo kastë e mbrapshtë politike, këta gazetar e analistë politik, pos të quhen tradhtar të atdheut, shkatërrues të dy shteteve shqiptare që janë fituar e mbrojtur me gjakun e popullit dhe dëshmorëve të lirisë dhe bashkpuntor me fqinjët tanë pushtues, gjakatar e gjenocidalsllavo-grek?!

I juaj,

Mësuesi Isë