23. 09. 2025

Kjo thënje e urtë sugjeron se veprimet dhe puna e një përsoni apo shumë sosh, tregojnë më shumë për mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet e tyre, se sa fjalët apo deklratat e thata para opinionit. Në vend që të pyesim se çfarë mendon, beson, në çfarë bindet dhe cilat janë pikëpamjet e dikujt, duhet tua shikojmë sjelljet e tyre, për të kuptuar se si ata veprojnë në realitet.

Kjo thënje e urtë thekson edhe rëndësinë e konseguencave dhe veprimeve reale mbi fjalët e thjeshta që i thurim për lavdet tona, duke maskuar vetën para opinionit, ata që jemi në të vërtetë. Veprimet dhe punët tona, tregojnë më shumë e më realisht për bindjet e vlerat që i posedojmë, se sa fjalët e deklaratat që i shpërndajmë në opinio duke i thurë lavde vetës.

Njeriu mund të bëjë përpjekje për tu maskuar para opinionit për shkaqe të ndryshme. Një nga arsyet mund të jet frika e përballimit me kritikat ose vlerësimet negative nga tjerët. Në disa raste njerëzit mund të përpiqen të paraqiten në mënyrat sa më të favorshme, për të fituar mirënjohje ose pëlqimin e tjerëve, meritë e pameritë, pa e menduar mirë se mund tu ndodhin konseguenca të shumta gjatë jetës, pasi qëndrojnë nën maskën e një përsonazhi të rremë, duke hasur në vështirësi gjatë ruajtjes së imazhit gënjeshtar, duke u përballur me sfida dhe konflikte që dalin në dritë herët ose vonë, kurë të vërtetat e tyre dalin në shesh.

Duhet të mendojmë mirë gjatë jetës, të mos fshihemi pas maskave, sepse herët ose vonë realiteti ua zhvesh maskat njerëzve të maskuar, duke i lakuriquar ata se kush janë në të vërtetë!

I juaj mësuesi Isë

23. 09. 2025

Kjo thënje e urtë sugjeron se veprimet dhe puna e një përsoni apo shumë sosh, tregojnë më shumë për mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet e tyre, se sa fjalët apo deklratat e thata para opinionit. Në vend që të pyesim se çfarë mendon, beson, në çfarë bindet dhe cilat janë pikëpamjet e dikujt, duhet tua shikojmë sjelljet e tyre, për të kuptuar se si ata veprojnë në realitet.

Kjo thënje e urtë thekson edhe rëndësinë e konseguencave dhe veprimeve reale mbi fjalët e thjeshta që i thurim për lavdet tona, duke maskuar vetën para opinionit, ata që jemi në të vërtetë. Veprimet dhe punët tona, tregojnë më shumë e më realisht për bindjet e vlerat që i posedojmë, se sa fjalët e deklaratat që i shpërndajmë në opinio duke i thurë lavde vetës.

Njeriu mund të bëjë përpjekje për tu maskuar para opinionit për shkaqe të ndryshme. Një nga arsyet mund të jet frika e përballimit me kritikat ose vlerësimet negative nga tjerët. Në disa raste njerëzit mund të përpiqen të paraqiten në mënyrat sa më të favorshme, për të fituar mirënjohje ose pëlqimin e tjerëve, meritë e pameritë, pa e menduar mirë se mund tu ndodhin konseguenca të shumta gjatë jetës, pasi qëndrojnë nën maskën e një përsonazhi të rremë, duke hasur në vështirësi gjatë ruajtjes së imazhit gënjeshtar, duke u përballur me sfida dhe konflikte që dalin në dritë herët ose vonë, kurë të vërtetat e tyre dalin në shesh.

Duhet të mendojmë mirë gjatë jetës, të mos fshihemi pas maskave, sepse herët ose vonë realiteti ua zhvesh maskat njerëzve të maskuar, duke i lakuriquar ata se kush janë në të vërtetë!

I juaj mësuesi Isë

18. 09. 2025

Po ashtu u prononcua publikisht edhe Agim Vinca, mendje e ndritur e Letërsisë shqipe:

“Ende pa u përhapur mirë lajmi, shpërtheu cunami: “Ja ku na solli!”.

I kuptoj politikanët që luftojnë për pushtet, por nuk e kuptoj ish-politikanin Ben Blushi, i cili, tani në rolin e shkrimtarit, lëshon fetvanë kundër Albin Kurtit, sepse nuk mund të quhet ndryshe artikulli i tij, ku ai e quan Vetëvendosjen “sekt”, kurse elektoratin kosovar “insekt”!

Tashmë mund të thuhet lirisht se demonizimi i Albin Kurtit është bërë sport nacional ndër shqiptarë. Ngado që të sillesh, kudo që të shkosh, nuk dëgjon gjë tjetër veçse sharje e mallkime për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, tani në detyrë, Albin Kurtin.

Lëshon radion, ndez televizorin, hap kompjuterin, merr në dorë celularin, kudo i njëjti avaz!

Akuza nga më të rëndat shqiptohen për çdo natë në ekran, në Prishtinë, por edhe në Tiranë, ku jo rrallë ftohen në studio njerëz që për Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës flasin me gjuhën e rrugës.

Albin Kurti është i vetmi kryeministër në botë që shahet edhe gjatë transmetimit të ndeshjeve futbollistike!

Disa media në Kosovë mezi presin që dikush, qoftë edhe ndonjë anonimus, të postojë ndonjë fjalë kundër Albinit në fejsbuk për t’i bërë vend sa çel e mëshel sytë në mediumin e tyre.

Askush nuk ia konteston askujt të drejtën që për Albin Kurtin dhe qeverinë që e kryeson ai, sikurse edhe për subjektin politik që e drejton (Lëvizjen Vetëvendosje!) të ketë mendim kritik dhe ta shprehë atë lirisht kudo e në çdo kohë. Por nuk duhet shumë mend për të konstatuar se këtu, fatkeqësisht, nuk bëhet fjalë për kritikë, por për fushatë, madje jo thjesht fushatë, por linç.

Dhe kjo fushatë linçuese zhvillohet horizontalisht dhe vertikalisht, nga Prishtina në Tiranë, via Shkup, Tetovë, Strugë e Elbasan dhe nga maja e kupolës e deri në bazë. Nga lart rri e vështron Vëllai i Madh, karizmatik, që modelin Kurti e sheh si rrezik.

Është e pamundur të numërohen të gjitha akuzat që i bëhen Albin Kurtit, por po përmendim vetëm disa nga ato që dëgjohen më shpesh: “mashtrues”, “njeri i Serbisë”, “agjent i Rusisë”, “antiamerikan”; “stalinist”, “maoist”, “fundamentalist”, “populist”; “komunist”; “kundërshtar i UÇK-së”; “përçarës i shqiptarëve të Maqedonisë dhe të luginës së Preshevës”; “prishës i marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës”, e sa e sa gjepura të tjera, që s’i rrok mendja e shëndoshë.

Disa e quajnë edhe ardhacak (“njeri nga Mali i Zi”), edhe pse Albini ka lindur dhe është rritur në Prishtinë, ku edhe jeton. (Babai i tij, një burrë i nderuar, ka ardhur në Kosovë, si shumë të tjerë, nga një fshat shqiptar në Mal të Zi dhe kjo është e gjitha).

Nuk ka mbetur gjë pa u thënë për të, nuk ka mbetur sharje e fyerje që nuk i është bërë. Edhe kur ia ul rrogën vetes Albin Kurti e shkel ligjin!

Fushatë kundër Albin Kurtit zhvillohet edhe në Serbi, e edhe nga militantët e Vuçiqit në “Kosovë e Metohi”, por kjo s’është temë e këtij shkrimi.

Veç një gjë nuk e kuptoj dhe nuk di si ta shpjegoj: si ka mundësi që i njëjti njeri të jetë shqiptari më i urryer në Serbi dhe njëkohësisht edhe njeriu më i urryer në Shqiptari?!

Në Beograd quhet “njeri që i urren serbët”, “terrorist” dhe “shiptar”, kurse në Prishtinë, Shkup e Tiranë, natyrisht në qarqe të caktuara, “njeri që lufton për pushtet”, ”karrierist” dhe “antikombëtar”!

Kur i dëgjon aleatët, e quajnë “të pavendosur” e “frikacak”, kur ndodh të mos i dëgjojë për ndonjë çështje si puna e targave dhe e dinarit, e shpallin “antiamerikan” dhe “antiperëndimor”.

Hip se të vrava, zbrit se të vrava!

Gazetarë, analistë, reporterë, moderatorë, drejtues OJQ-sh, politikanë, ish-politikanë, kryetarë komunash, kryetarë partish, deputetë, ish-deputetë, biznesmenë, oligarkë, ish-anëtarë të VV-së, një lukuni e tërë, s’lënë gjë pa thënë për njeriun që në krye të këtij vendi ka ardhur me verdiktin e popullit, në zgjedhje të lira e të rregullta, të njohura edhe nga rivalët e tij politikë, të cilët duket se pikërisht kjo gjë i tërbon.

Flasin për keqqeverisje, për borde e punësime, për shpenzime e privilegje; s’lënë gjë pa thënë ata që kur ishin vetë në pushtet s’lanë gjë pa bërë!

Nuk mungojnë as akuzat për korrupsion! Kërkojnë burgosjen e Albinit për “hajni”, ata që s’ia dinë skajin pasurisë… Kur kapobanda thërret: “Kapeni hajnin!” edhe qorri e di sa është sahati: në ç’gjendje është katandisur morali, etika dhe politika.

E ritheksojmë: askush nuk është kundër kritikës, si asaj që vjen nga opozita, ashtu edhe nga shoqëria civile dhe media, por kjo për të cilën po flasim s’është kritikë, por propagandë që ka për qëllim diskreditimin e kundërshtarit politik, i cili trajtohet si armik!

Është shumë e rëndë akuza që i bëhet në vazhdimësi Kryeministrit të Kosovës se ai qenka kundër UÇK-së, se paska qenë dikur dhe vazhduaka të jetë edhe sot, sado që faktet flasin ndryshe.

Në vitet nëntëdhjetë Albini ishte sekretar i përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, Adem Demaçit, dorë e djathtë e “Bacës”, i cili nuk do të mund të funksiononte, sidomos në raport me botën, pa shërbimet e djaloshit flokëgjatë, që e zotëronte në mënyrë perfekte anglishten dhe teknologjinë, e kjo do të thotë se ai u bë edhe vetë pjesë e luftës, për çka edhe u dënua me 12 vjet burg si “terrorist”.

Ne e dimë mirë kush ka deponuar në Hagë kundër UÇK-së, përveç Serbisë, vite me radhë. Edhe ata që e drejtojnë gishtin kah VV-ja, shumica syresh, e dinë, por e bëjnë me qëllim.

Shpif shpif se diçka do të mbesë!

Askush si Albini nuk i nderon dëshmorët; familjen Jashari dhe familjet e tjera të dëshmorëve; përpjekjet e pareshtura të atdhetarëve të të gjithë brezave, nga viti 1912 e deri më sot; ish-të burgosurit politikë, që e kaluan rininë burgjeve dhe të gjithë ata veprimtarë, intelektualë e të tjerë që kontribuan në çfarëdo mënyre për lirinë e Kosovës dhe për kauzën kombëtare.

Por, kot. Argumentet nuk vlejnë kur urrejtja e errëson arsyen.

Albin Kurti është fajtor kujdestar për gjithçka që ndodh në Kosovë. Ai, askush tjetër. I ka fituar zgjedhjet, por nuk i ka numrat për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe konstituuar Kuvendin. Pas shumë seancash, votimesh, çvotimesh, akuzash e kundërakuzash, më në fund zgjidhet kryetari i Kuvendit, por jo edhe të pesë nënkryetarët. Puna ka ngecur te përfaqësuesi i komunitetit serb që duhet të vihet në këtë pozitë.

Përse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk e votuan deputetin Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit, njeriun që e njeh shtetin e Kosovës dhe institucionet e tij, por kërkojnë që ai të jetë patjetër nga radhët e Listës Serbe, e cila e hap fushatën për zgjedhjet lokale me himnin e Serbisë dhe me sloganin “për çlirim nga Albin Kurti”?!

Duan ta vazhdojnë bllokadën, me pretendimin se po mbrojnë Kushtetutën, duke fajësuar përsëri shkaktarin e të gjitha të këqijave që i paskëshin rënë mbi kokë Kosovës dhe mohuesin e të gjitha të arriturave të saj, Albin Kurtin.

Janë po ata që e shkarkuan në mars të 2020-s, në kulmin e pandemisë, me 61 vota (vota e fundit, e 61-ta, e siguruar me angazhimin personal të Presidentit dhe të ish-Kryeministrit, në orët e vona të natës) dhe është po ajo mendësi: “Do t’ia nxijmë jetën!”.

E kanë krahasuar me Hugo Çavezin, me Fidel Kastron, me Musolinin, me Hitlerin, me Kim Jong Unin, me Putinin, me dreqin e të birin… E kanë quajtur dhe vazhdojnë ta quajnë “mashtrues”, që premtoi bashkimin kombëtar e s’po e bën dot (prite, o Zot!); që premtoi se hajnat do t’i fuste në burg, por ata vazhdojnë të jenë të lirë (thuase kjo është punë e qeverisë e jo e prokurorisë); që doli i gjallë nga burgjet e Serbisë e çkamos tjetër.

Marrëzia arrin deri aty sa të thonë se edhe fakultetin e paskësh kryer me intervenime!

Nuk është pa të meta Qeveria Kurti; disa nga ministrat lënë për të dëshiruar; mjaft nga premtimet nuk janë përmbushur, jo vetëm për mungesë të vullnetit politik, por edhe për shkak të rrethanave në të cilat i ra në hise ta drejtonte Republikën e Kosovës liderit të Vetëvendosjes. Në fillim pandemia, që u menaxhua mirë, pastaj lufta në Ukrainë dhe pozicionimi i drejtë kundruall saj; obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë dhe qëndrimi tolerant i BE-së ndaj Beogradit zyrtar, madje edhe pas sulmeve terroriste si ai në Banjskë dhe në Ibër-Lepenc, gjithnjë me pretekstin e largimit të Serbisë nga prehri i Rusisë.

Për të gjitha këto probleme duhet të flitet në mënyrë racionale, e jo me turr, zjarrmi e mësymje.

Kurrgjë mos pastë bërë kjo qeveri, e ka ndryshuar dukshëm gjendjen në Veri, duke e shtrirë autoritetin e shtetit edhe në këtë pjesë të territorit të Kosovës, betejë që ende nuk ka përfunduar dhe që kërkon angazhimin e të gjithëve.

Vërtet i ndaloi referendumet që mbante Serbia më parë në Kosovë dhe nuk e formoi Asociacionin, të cilin ia lanë në derë pararendësit, por nuk u ka cenuar asnjë të drejtë pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilëve u drejtohet pa kompleks edhe në gjuhën e tyre.

Vendimi i Departamentit të Shtetit për “pezullimin e dialogut strategjik”, i bërë publik nga e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, i dha impuls të ri luftës politike në Kosovë dhe fushatës kundër “shkaktarit të bllokadës”. Natyrisht se ky vendim nuk është një lajm i mirë për Kosovën dhe duhet të na brengosë të gjithëve, por askush nuk duhet t’i gëzohet rikthimit të skenarit të emisarit të dekoruar në Beograd nga mandati i parë i Presidentit Tramp.

Ajatollahët e Iranit e falën dikur shkrimtarin “heretik” Salman Ruzhdi, por ai mbeti pa një sy!

Ne këtij tonit duam t’ia nxjerrim që të dy! /Enkas për #mekulipress/

17. 09 2025

Pardigmat janë si hartat orientuse në komunikacionin rrugor, hekurudhor, ujor, ajror dhe si harta orientuse në mënyrën e organizimit të proceseve të ndryshme jetësore. Saktësia e hartave orientuse në fjalë, varet nga saktësia e mendimeve bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe veprimeve të njerëzve që janë të, shenuara në to, si pika orientimi.

Saktësia e paradigmave dëshmohet, se sa afër përshkrimit të vërtetës janë. Pasaktësia e tyre dëshmohet se sa largë të vërtetës qëndron përshkrimi për kë bëhet fjalë. Paradigmat subjektive dhe objektive, janë dy mënyra të ndryshme të të kuptuarit të një realiteti për të cilin bëhet fjalë.

DEPUTET E PARLAMENTEVE TON, që dominohen nga paradigmat subjektive, lidhen dhe orintohen kryesisht tek përspektiva përsonale, pa e vrarë kokën e as ndërgjegjën për përspektivën kolektive e kombtare, duke e vuar në ballë të interesit egizmin përsonal, në dëm të altruizmit kolektiv e kombtar. Kjo qasje është e papranushme apsolutisht.

Dukuria e paradigmave subjektive është ka përhapet si virus infektues, në paralamentet tona, në partitë politike, në mjetet e informacionit, në analistët politik e më gjër, në gjykata e prokurori të Kosovës, në Shqipëris dhe në trojet shqiptare përgjithësisht.

Pra hartat orientuse të këtyre akterëve subjektiv në fjalë, e drejtojnë veprimtarin e tyre drejtë Begoradit, Moskës, Athinës, Shkupit e Potgoricës dhe punojnë për favore të tyre, në dëm të Kosovës, Shqipërisë, shteteve dhe popullatës së tyre, për një post në pushtet dhe për interesa të ngushta përsonale e partiake, aspak njerëzore e aspak kombtare.

DEPUTETET E PARLAMENTEVE TONa, që dominohen nga paradigmat objektive, lidhen me fakte të matshme, të verifikueshme dhe të pavarurura nga interesat përsonale. Këto paradigma u ndihmojnë atyre të kuptojnë, si mendojnë dhe ndjejnë njerëzit e pavarur nga ta dhe kuptojnë si funksionon bota reale objektive, në mënyrë të pavarur nga tjerët dhe nga ne.

Hartat oientuse të akterëve me paradigma objektive, e drejtojnë veprimtarin e tyre drejtë Prishtinës, Tiranës, dhe drejtë trojeve shqiptare andej e këtej kufijëve dhe punojnë për favore të dyja shteteve shqiptare dhe për favore të popullatës së tyre dhe popullatës që jetojnë në trojet e veta shqiptare, nën qizmën e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek. Deputetet me paradigma objektive, nuk ndikohen nga përkatësia partiake, bindjet ideologjike dhe nga intereset e zonës që e përfaqësojn ata.

Pra deputetet me paradigma objektive kanë qasje racionale, të cilët veprojnë mbi bazën e të dhënave, fakteve, argumenteve, analizave dhe mbi bazën e interesit të matshëm kolektiv, publik e kombtar. Ligjet i analizojnë dhe i miratojnë duke u bazuar në kritere profesionale. Realiteti politik nga ta shihet si i njëjtë për të gjithë, dhe vendimarrja bëhet neutrale dhe racionale, duke ndjekë logjikën dhe të dhënat, jo kurrsesi bindjet përsonale.

I lus deputetët e Parlamentit të Kosovës dhe Shqipërisë, militantët politik, akterët e mjetëve të informacionit, analistët politik dhe menagjerët e partive politike, prisit e gjykatave, prokurorive, të dominohen me paradigma objektive që e qojnë ujtë në favore të Kosovës, Shqipërisë dhe në favore të popullatës shqiptare që jetojnë në trojet e veta, jashtë kufijëve shqiptaro-shqiptar të sunduar nga qizma e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grekë!

I juaj,

Mësuesi Isë

13. 09 2025

Shkrimi i Benit vazhdon në këtë mënyrë përqmimi e urrejtje ndaj kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurtit:

“Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm”.

“Ka qëlluar që kryeministrat janë të pa aftë siç është Albin Kurti, mund të jenë të dëmshëm, mund të jenë të dhunshëm siç është Albini, mund të jenë pa ide siç është Albini, mund të jenë të mërzitshëm siç është Albini, mund të qëllojnë demagog siç është Albini” dhe me tjera broqkulla fyese vazhdon shkrimi Komunisti pshurran Ben Blushi, bukur i gjatë!

Një soj pushurrani prej llojit të komunistëve, i quajtur Ben Blushi, që ulur në trurin e tyre është duke qëndruar ende këmbkryq Stalini komunist rus që gjashtë dekada me radhë e më shumë, duke ua pshurr trurin me ngjyrë të kuqe komuniste, marr hua nga mortaja e kuq rusosllave ortodokse, i cili e paska marr guximin e Nudistit dhe Narkomanit të tyre në ballë të Shqipërisë, Edvin, Kristaq, Rama, vëlla i ngushtë i Vuçiqit serb, ti shes mend Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurtit, edhe pse pushurrani komunist nuk ka mend aspak për veti.

Pastroje më parë trurin tëndë nga shurra komuniste staliniste, ruso-sllave, Ben agë Blushi- askushi, ti dhe shokët tu që i keni kënduar në kor hymne, mortajës së kuq ruso-sllave për gjashtë dekada me radhë e më shumë dhe keni vjellë helm e vrerë kundër SHBAVE, edhe pse ruso-sllavët e coptuan Shqipërinë dhe e bënë copë e grimë e trosh dhe pluhur, për ti shpërblyer fqinjët tanë pushtues ardhacak në Gadishullin ILIRIK, me tokat tona shqiptare, duke e rjepë dhe zhvesh Shqipërinë, sikur të ishte një e vej pa burr dhe pa fëmij.

Ndale turrin Ben pshurrani- komunist, se nuk do të ketë kurr Shqipëri pa Kosovë e Çamëri, pa Iliridë e Preshevë, pa Ulqin Plavë e Gusij, pa Hot e Grudë dhe pa Malsinë e Madhe të Ded Gjo Lulit! Paq faqen e zezë o Ben Blush Komunisti- pshurran!

I juaj,

Mësuesi Isë

11. 09. 2025

Sipas qasjes subjektive, janë normal në mendje ata njerëz që sillen e veprojnë sikur ne, dhe janë komplet vetja jonë. Ndërsa ata njerëz që sillen e veprojnë ndryshe nga ne, e kanë një mendje jonormale. Qasja subjektive ndaj normales dhe jonormales në mendje – ku kriteri matës është vetja: “normal është ai që është si unë, jo normal është ai që ndryshon nga unë”. Kjo qasje ka disa mangësi serioze, se çdo individ ka standardin e vet personal. Nëse unë e marr vetën si masë, atëherë “normalja” ime mund të jetë “jonormale” për dikë tjetër.

Kjo qasje e bën përkufizimin e normales të paqëndrueshëm dhe kontradiktor. Normaliteti i kësaj qasje shndërrohet në diçka krejt individuale, jo në një kuptim të përbashkët shoqëror ose shkencor. Kjo pamundëson kriteret e qarta për vlerësim klinik, shëndet mendor ose sjellje shoqërore. Rreziku i stigmatizimit është i mundshëm sipas qasjes subjektive, se kushdo që nuk mendon, nuk sillet apo nuk ndjen si unë, shpallet “ jonormal”. Kjo qasje sjell diskriminim, paragjykim dhe ndarje sociale, duke e forcuar stigmatizimin ndaj atyre që janë ndryshe.

Sipas kësaj qasje, mungon tërsisht baza shkencore, psikologjia dhe psikiatria nuk e matin normalen duke krahasuar individët me “veten e terapistit” apo me një individ tjetër, por duke përdorur kritere shkencore (statistikore, funksionale, sociale, klinike).Qasja subjektive shpërfill faktorët biologjikë, kulturorë dhe zhvillimorë që ndikojnë në mendjen njerëzore. Pamundëson kuptimin e diversitetit njerëzor qasja subjective, edhe pse njerëzit janë të ndryshëm në temperament, përsonalitet, kulturë, bindje dhe në mënyra jetese. Subjektivizmi nuk e pranon këtë shumëllojshmëri, duke e reduktuar normalitetin në një “kopje të vetes”.

Qasja subjektive bën që normalja të matet sipas vetes, por kjo e shtrembëron realitetin sepse secili ka botën e vet. Normaliteti nuk mund të përcaktohet vetëm nga ngjashmëria me mua, por nga kritere më të gjera: funksionaliteti, përshtatja sociale, mirëqenia individuale dhe standardet kulturore/shkencore.

“Qasja normative, sa më largë normalitetit është individi, aq më jonarmal është, ” asgjë nuk është normale, sepse askush nuk është përfekt”. Pra sipas kësaj qasje, ” normaliteti është përfeksion”. Sipas qasjes normative perfeksioniste, normaliteti shihet si një model ideal/perfekt, dhe sa më larg të jetë një individ nga ky model, aq më jonormal konsiderohet. Kjo qasje është e paarritshme dhe jorealiste. Askush nuk është perfekt. Nëse normalja shihet si përkryerje, atëherë të gjithë njerëzit do të ishin jonormal.

Kjo qasje e bën konceptin e “normalitetit” të pavlefshëm, sepse nuk ekziston askush që ta përfaqësojë. Perfeksionizmi është i dëmshëm, sepse e nxit mendimin se individi duhet të arrijë një standard absolut. Ky perfeksionizëm çon në frustrim, vetëkritikë të tepruar, ankth dhe ulje të vetëvlerësimit. Shkel realitetin njerëzor, spse njerëzit janë të ndërtuar mbi mangësi, dallime dhe limite. Pikërisht këto dallime e bëjnë jetën funksionale dhe të natyrshme. Kjo qasje e mohon faktin se shëndeti mendor është më shumë aftësi për t’u përshtatur dhe për të funksionuar, sesa për të qenë perfekt.

Nëse norma është e paarritshme, atëherë nuk ka dallim real mes normales dhe jonormales. Kjo e zbeh kuptimin shkencor të termave dhe e bën të pamundur përdorimin e tyre në diagnozë apo trajtim. Qasja normative nuk pyet nëse sjellja ndihmon individin të jetojë mirë, të krijojë marrëdhënie dhe të arrijë qëllime. Ajo thotë vetëm: “Sa larg perfektes je?”. Kjo nuk mat shëndetin mendor në mënyrë reale. Qasja normative perfeksioniste dështon sepse e lidh normalen me një ideal të paarritshëm. Për pasojë, të gjithë rezultojnë jonormalë, gjë që e zbraz konceptin nga kuptimi praktik dhe shkencor. Në realitet, normaliteti nuk është përkryerje, por balancë, përshtatje dhe funksionalitet.

Qasja klinike, normal-jonormal, janë të papërcaktuar drejtë dhe janë disi subjektiv. Zakonisht jonormaliteti shoqërohet me keqpërshtatje, dhimbje, apo sjellje të quditshme. Mangësitë e kësaj qasje, normale dhe jonormale nuk janë të përcaktuara me një vijë të prerë, por shpesh bazohen në përshtatshmëri, funksionim, vuajtje psikike apo sjellje të pazakonta. Subjektiviteti i vlerësimit të kësaj qasje, varet nga perceptimi i profesionistit ose i shoqërisë se çka është “keqpërshtatje” apo “sjellje e çuditshme”. Një sjellje që duket jonormale në një kulturë, mund të konsiderohet normale në një tjetër (p.sh. ritualet fetare, mënyrat e shprehjes emocionale e tj). Kjo qasje, nuk e ka një vijë të prerë që ndan të shëndetshmen nga jo e shëndetshmja. P.sh. ankthi i lehtë para një provimi është normal, por nëse rritet shumë bëhet çrregullim. Ky kufi shpesh është i paqartë te kjo qasje.

Relativizmi i tepërt i kësaj qasje rreth përcaktimit të termave “dhimbje, “vuajtje” dhe “përshtatje” janë subjektive. Çfarë një individ e përjeton si vuajtje, një tjetër mund ta shohë si sfidë. Subjektiviteti i kësaj qasje e bën të vështirë standardizimin e diagnozës. Sjelljet e pazakonshme mund të quhen shpejt “jonormale”, patologjizim, edhe kur nuk janë sëmundje (p.sh. kreativiteti ekstrem, sjelljet artistike të jashtëzakonshme). Patologjizimi shpesh rrezikon të etiketohen si “të sëmurë” njerëz që thjesht janë të ndryshëm. Qasja klinike shpesh shihet vetëm në këndvështrimin mjekësor/psikiatrik, duke neglizhuar faktorët kulturorë, socialë dhe filozofikë të normales. Kjo dukuri e kësaj qasje, mund të kufizojë kuptimin e plotë të diversitetit njerëzor.

Qasja klinike na jep kritere më të prekshme (përshtatja, vuajtja, sjellja e pazakontë), por mbetet e kufizuar sepse është subjektive, kulturo-varëse dhe pa kufij të qartë, duke rrezikuar të patologjizojë dallimet normale në sjelljet dhe veprimet e njeriut mes njerëzve.

Qasja kulturore, sa më largë ose sa më i ndryshëm të jet njeriu nga normat kulturore, aq më tepër ai os ajo gjykohet si jo normal. Megjithate, përcaktimet e normalitetit, ndryshojnë ashtu siq ndryshojnë besimet dhe praktikat kulturore, sipas kësaj qasje. Normaliteti dhe jonormaliteti maten sipas normave, vlerave dhe praktikave të një kulture të caktuar. Sa më shumë që një individ devijon nga këto norma, aq më shumë konsiderohet “jonormal”. Edhe kjo qasje, megjithëse e vlefshme në disa aspekte, ka mangësitë e saj kryesore, si relativizëm i tepërt. Meqë kulturat ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, nuk ekziston një standard i përbashkët i normales. Ajo që është krejtësisht normale në një kulturë (p.sh. martesa e hershme, ritualet shpirtërore), në një tjetër shihet si jonormale ose madje e dënueshme.

Kjo qasje ka konservatorizëm dhe mungesë zhvillimi, duke e lidhur normalen vetëm me kulturën ekzistuese, shpesh pengohet ndryshimi shoqëror. Individët që mendojnë ndryshe, shpesh etiketohen si jonormalë vetëm pse sfidojnë traditën. Stigmatizimi i ndryshimeve sipas kësaj qasje, si minoritetet kulturore, grupet fetare, ose individët me identitete të ndryshme (p.sh. orientim seksual tjetër) shpesh shpallen “jonormalë” vetëm se nuk përputhen me normën dominante. Kjo çon në diskriminim dhe përjashtim shoqëror. Qasja kulturore mat normalen vetëm sipas traditës dhe zakoneve, por nuk merr parasysh faktorët biologjik, psikologjik apo klinik dhe shkencor. Mund të justifikoj praktika të dëmshme për individ të ndryshëm. Vetë kulturat ndryshojnë me kohë. Diçka që dje ishte “jonormale” (p.sh. tatuazhet, barazia gjinore) sot shihet si e pranueshme. Kjo dukuri e bën konceptin e normales të paqëndrueshëm në kohë.

Qasja kulturore na mëson se normaliteti nuk është absolut, por i lidhur me kontekstin shoqëror. Megjithatë, ajo mbetet relative, rrezikon të stigmatizojë individët ndryshe dhe shpesh nuk bazohet në kritere shkencore, duke e bërë normalitetin një koncept tepër të varur nga koha dhe vendi.

I juaj,

Mësuesi Isë

02. 09. 2025

Psikologët klinik merren me studimin e sjelljeve jonormale. Ata studjojnë origjinën e manifestimit dhe trajtimin e çrregullimeve të sjelljeve, mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe ngacmusve të ndryshëm që mund të jenë shkaktuar nga faktorë mjedisor, konjitiv, gjenetik dhe neurologjik.

Çrregullimet që rrjedhin nga një mendje e smuar, të cilat trajtohen nga psikolog klinik, mund të jenë shkaktuar nga faktor mjedisor, konjitiv, gjenetik ose neurologjik. Çrregullimet që pasojnë nga këta faktor të shumtë e të përmendur më lartë, janë: ankthi, paniku, fobio, çrregullimi i stresit, çrregullimet e gjendjes shpirtërore, si: depresioni, çrregullimet bipolare, vetvrasjet, çrregullimet substancore, si duhani, alkoholi, pijet e ndryshme narkotike dhe skizofrenia.

Çrregullimet që u përmenden më lartë, të cilat shkaktohen nga faktor mjedisor, mund të jenë abuzimi në fëmijëri, dhuna familjare, humbjet e mëdha emocionale dhe diskriminimi mes familjarëve, varfëria dhe pasiguria sociale, mungesa e sigurisë materiale, izolimi social e mungesa e mbështetjes dhe lidhjeve sociale, stigmatizimi dhe diskriminimi i të drejtave njerëzore nga rrethi.

Çrregullimet që shkaktohen nga faktorët konjitiv, si mendimi bardh e zih, janë mendime negative, përqëndrimi i përseritur tek mendimet e dhimshme ose kërcnuse, shtrembërimi kognitiv, si mendimi bardh e zih, katastrofizmi në të menduar dhe përgjithsimi i tepërt i mendimeve. Vetvlerësimi i ultë, si përceptimi i vetës si njeri i paaftë ose i pavlerë. Vështirësit në rregullimin e emocioneve, si paaftësia për t’i kuptuar, menaxhuar ose shprehu ndjenjat në mënyrë të shëndetshme. Nga mënyra se si mendojmë, vlerësojmë, gjykojmë, konkludojmë dhe nga mënyr se si i përceptojmë gjërat, dukuritë, ngjarjet, njerëzit dhe procest e ndyshme organizative, jetësore.

Fktorët gjenetik apo trashigimia familjare, si çreregullime skizofrenike, bipolariteti, depresioni madhor kan risk më të lartë tek pasrdhësit, nëse njëri prej prindërve os prej vllaut apo motres që i posedon këto çrregullime. Ndikimet epigjenetike, si faktorët mjedisor, stresi apo trauma mund të ndezin ose mund të fikun gjene të caktuara, duke ndikuar predispoziten për smundje mendore.

Faktorët neurologjik të çrregulluar shkaktojnë joekuilibër të neurotransmetusëve, si serotoninën, dopaminën, noradrenalinën dhe glutamatin, që e shkaktojnë depresionin, ankthin dhe psikozën. Struktura dhe funksioni i trurit, p.sh. hipokampusi i zvogluar te depresioni, aktivitet i shtuar i amigdalës te ankthi, mosfunksionimi i korteksit prefrontal në skizofreni. Inflamacioni neurologjik, si stresi kronik dhe infeksionet e ndryshme mund të shkaktojnë inflamacion edhe në mendje tek individi. Rrjetet neural si prishja e ekuilibrit mes rrjetit të vëmendjes, rrjetit ekzekutiv dhe rrjetit “default mode” lidhet me simptoma psikopatologjike.

Një mendje e smuar, zakonishtë nuk shkaktohet nga një faktor i vetëm, por nga ndërveprimi i shumë faktorëve, si predispozita gjenetike dhe neurologjike, plus përvoja traumatike mjedisore, plus mënyra e të menduarit të brendshëm. Ky bashkveprim e bënë individin më të predispozuar ndaj zhvillimit të çrregullimeve mendore, nëse nuk i kushtojmë vëmendje dhe përqëndrim të duhur e racional, se cilëve faktor po i ekspozohemi më shumë, atyre faktorëve që shkaktojnë smundje të mendjes individuale apo atyre faktorëve që i mundësojnë një zhvillim normal e të shëndetshëm mendjes sonë.

I juaj,

Mësuesi Isë