16. 08. 2026

Për dy dekada rreshtë ishin në pushtet një pjesë e komandatëve dhe e ushtarëve të tyre së bashku me politikan të ndryshëm, që lanë hapsirë të dyshohet në sinqeritetin e tyre, të cilët heshtën dhe nuk bënin zë asnjëri nga ta, për ti kundërshtuar padrejtësitë e shumta që bëheshin në dëmë të Kosovës. Këto veprime të pa matura e kanë bërë popullin tonë të dashur të dyshoi në sinqeritetin e disa komandantëve të luftës e disa luftetarëve të tyre dhe disa politikanëve, jo që nuk i luftuan padrejtësitë që bëheshin në Kosovë, por ishin edhe vetë pjesmarrës të atyre padrejtësive, qofshin ata të pasur apo të varfur, qofshin komandantë apo luftetar të UÇK-s , qofshin politikan të nryshëm ata.

Në luftë parimore e kombtare çlirimtare, askush nuk duhet të merr pjesë që të pasurohet, përkundrazi komandantët dhe luftetarët e vërtetë, kur e lyp nevoja edhe pasurinë e tyre që e posedojnë e japin për atdhe e për popull e kurrsesi nuk i marrin asgjë atdheut dhe popullit për të cilin e kanë bërë luftën çlirimtare dhe e bëjnë. Shembuj të tillë kemi në të gjitha luftrat tona, që e kanë shkri pasurinë e vetë, dhe ia kanë falë atdheut edhe gjakun, edhe jetën e karierën ata që kanë luftuar për lirinë e atdheut dhe popullit që i takojn[. Tek kategori e tillë komandantësh e luftetarësh dhe politikanësh nuk bëhet fjalë për pasuri as për karierë, por flitet për fitoret e sukseset e luftës çlirimtare.

Ku ishin ata komandantë dhe luftetar të UÇK-s dhe politikanë që i mbyllën syt për dy dekada me radhë, para hapjes së komunave paralele serbe nëpër gjithë teritorin e Kosovës, mos ndoshta e kan prit Albin Kurtin ti luftoi ato, e pastaj Komandantet e luftetarët e UÇK-s e politikan tjerë së bashku me militantet e tyre partiak të hedhin breshëri fjalësh fyese, kërcnuse, poshtruse e shpifëse në emër të tij?! Ku ishin ata që nuk i luftuan bankat paralele serbe, dhe dinarin serb, ku ishin, ju lutem më tregoni?! Ju lutem më tregoni ku ishit që nuk i luftuat bandat serbe në Veri që mbillnin sera me kanabis, që montonin bitkonj për të fituar euro, në dëm të rrymës së Kosovë, që e pagunte populli ynë i dashur rrymën që e shpenzojshin qetnikët gjenocidal serb të veriut të Kosovës?

Pse heshtën për dy dekada me radhë sa ishin në pushtet për pjesmarrjen e spiunëve serb nëpër organet shtetnore të Kosovës, të cilët punonin dhe e kundërshtonin haptas shtetin e Kosovës të cilin nuk e kanë njohur ende dhe u rezervohen të drejtat e tyre në parlament, paguhen dhe kurr nuk marrin pjesë në mbledhjet e ndryshme të parlamentit, besa edhe i prisnin deputetet tanë shumica prej tyre komandantë e luftetarë, me orë të tëra deri sa të vinin prej Begradit të cilët merrnin udhzimet e Vuqiçit se si të veprohet më tutje në dëm të Kosovës dhe shtetit të saj e në dëm të popullatës shqiptare.

Ku ishin për dy dekada me radhë sa ishin në pushtet, komandantët dhe luftetarët e UÇK-s e politikan tjerë të cilët heshtnin para marrveshjeve që bëheshin në dëm të Kosovës? Mos doshta duke pritë Albin Kurtin të vije në pushtet që të merret ai me to dhe ti hudhet faj atij për ato marveshje budallica, që janë nënshkruar nga budallejntë tanë të dialogut? Çdo veprim i komandantëve dhe luftetarët të UÇK-s që e kanë bërë për përfitime të veta përsonale, për karierë e korrupcion, për nepotizëm e krim të orgnizuar për vrasje të kundërshtarëve politik dhe kërcnimeve të ndyshme që po i bëjnë edhe tani për ti mbrojtë leverditë e veta dhe për ti maskuar ato para popullit duhet të luftohen me të gjitha mjetet demokratike e ligjore sipas kushtetutës së vendit tonë.

I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

15. 08. 2026

I shejtë, i përkryer dhe i gjithdijshëm nuk është askush, nuk janë as deputetët e subjektit politik të vetvendosjes. S’iq nuk janë edhe deputetet tjerë të subjekteve politike që veprojnë në Kosovë e në Shqipëri. Nga pak vese të gomarit, ujkut, dhelprës, qenit, derrit, jo nga shumë, si tek deputetët tanë në fjalë, janë të përballushme edhe në mesin ku jetojnë e veprojnë deputetët e partive tona politike, sëbashku me kryetarët e tyre në ballë. Sidomos këto veprime që po ndodhin në dy parlamentet e shteteve tona shqiptare, jo vetëm që nuk janë njerëzore, edukative, por janë antinjeëzore dhe aqë destruktive, banale, aspak morale, aq sa po ua kalojnë sjelljeve të bishave të egra në pyllë.

Me sjellje të tilla deputetet tanë po bëhen gazi i botës dhe po i tregojnë asaj, se sa sjellje vetvrasëse, vetshkatrruse , vetposhtruse, të palogjikshme, tërsishtë emocionale, banale, jo morale, jo edukative, që po e qojnë vëndin në gojë të armiqëve tanë, po e shkatërrojnë, po e varfërojnë, po e grabisin nga të gjitha anët drejtë zhdukjes së tij, zhdukjes së shtetit dhe drejtë varfërisë së skajshme të popullatës sonë të pafajshme. Ajo që është edhe më trishtuse e poshtruse, gjitha këto veprime arrogante të depotetëve opozitar po bëhen në emër të UÇK-s, në emër të dëshmorëve tanë të lirisë, në emër të luftës çlirimtare, duke i kërcnuar nga më të ndryshmet kërcnime, gjëja se pala e deputetëve të vetëvendosjes me në ballë Albin Kurtin, qenkan kundërshtar të UÇK-s, dëshmorëve të lirisë dhe kundër ushtarëve të saj.

A është e mundëshme të ketë mbërri përqarja kaq thellë e kaq banalisht, agresivisht, pandershmërisht? Kaq përqarje arrogante e pacipë, sa të shkojnë deri aty ta zhdukin njëra palë tjetrën me arsyetime banale ,të pa vërteta, të pa argumentuara palës, akterët të cilët e kanë fajin kryesor duke u përpjekë ti fshehin, gabimet, krimet, llaskuchanën, pangopësin, dredhin, egoizmin, karirizmin, dinakrin, pabesin, tradhtin e tregtin, që ia kanë shkaktuar vëndit, shtetit dhe popullitës së pafajshme?! Krejtë kjo përplasje orrogante mes deputetëve fajtor të tepërt dhe mes daputetëve fajtor mesatar, po bëhet , që ti hedhin hi syve popullit për ti maskuar të larat e të palarat e veta që i kanë bërë, në emër të luftës, në emër të UÇK-s, në emët të lirisë, thua se UÇK, Liria dhe Atdheu është pronë përsonale e tyre që kanë të drejtë të bëjnë çmos në emër të tyre!

I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

13. 08. 2026

Unë besoi shumë në popullin tim që nuk i shpëton gjë nga syri, nga veshi e as nga mendja, ti vërej, ti dëgjoi dhe ti kuptoj të mirat e të kqijat që po ia bëjnë Subjektet politike shqiptare të Kosovës e të Shqipëris, Maqedonis, Greqis, Serbis e malit të zi. Sidomos çka po i bëjnë shtetit, atdheut dhe popullit, subjektet politike PDK, LDK, AAK, AKR, PSD, në bashkpunim me Listën serbska të Kosovës dhe në bashkpunim me partinë Socialiste të Shqipërisë!

Këto parti që i ceka më lartë, së bashku me deputetet dhe me kryetarët e tyre, e kanë humb vetëpërmbajtjen, durimin, respektin dhe sjelljen e kulturuar qytetare në të dyja parlamentet tona shqiptare dhe po na bëjnë horë para botë e po na marrin fytyrën tërsisht!

Ky besim i imi në popull, se syrit, veshit dhe mendjes së tij nuk i shpëton gjë pa e vrejtur, dëgjuar dhe pa e kuptuar, është dëshmuar me votën e tij, e cila ua ka treguar vëndin ku e meritojnë subjektet politike që i përmenda më lartë, sidomos demonstratat paqësor në Shqipëri, organizuar nga populli demokrat e liridashës e demokratik i saj.

Nuk besoi aspak që populli im i dashur nuk i ka kuptuar Subjektet politike shqiptare, pozitë e opozitë qofshin ato që funksionojnë në Kosovë, në Shqipëri dhe në vendet ku jetojnë shqiptarët në trojet e veta, nën qizmën pushtuse sllavo-greke, bashk me diasporën shqiptare nëpër botë dhe demonstrantët paqësor në Shqipëri, që nuk e kanë kuptuar të mirën dhe të keqën e subjekteve politike në fjalë, që po e bëjnë për favore të atdheut, shteteve shqiptare e popullatës apo për dëmet e tyre dhe fatkkeqësinë e kombit shqiptar!

Këtë bindje timen përsonale e kam formuar gjatë votimeve të shumta në zgjadhjet e Kosovës dhe gjatë demonstratave paqësore që po shkojn drejtë përfundimit të mujit të tretë që e kanë filluar demonstrimin e tyre kundër nudistit, narkomanit, vëllajtë të Vuçiqit dhe tregtarit që i ka qitë në treg pjesët më të mira të atdheut të shqiptarëve në Kosovë e në Shqipëri, Edvin Kristaq Rama me spiunin e tij Baton Haxhiun.

Pra në të trija rastet gjatë organizimit të zgjedhjeve në Kosovë, populli i Kosovës ua tregoi ku e kanë vëndin subjektet në fjaë, qofshin ato në pozitë, qofshin ato në opozitë. Subjektit politik të VV-s për të saten herë, populli ia përcaktoi vëndin e fitimtarit apsolut, ku ia dha votën tri herë më shumë këtij subjekti, se sa ua dha subjekteve tjera sëbashku që funksionojnë në Kosovë. Kjo që po e them, nuk është propagandë e mbushur me thash e theme pa etikë, por një e vërtetë e argumentuar që nuk mundën askush ta mohoi, as armiqtë e brendshëm të Kosovës as qarqet e jashtme armiqësore ndaj saj!

Populli im i dashur tani po vuan bukur shumë prej armiqëve të brendshëm, se sa prej atyre të jashtëm. Shkaku kryesor i kësaj vuejtje, është përqarja e thellë mes subjekteve politike, pozitë, opozitë, njëra për ta mbrojtë shtetin nga armiqtë e jashtëm e të mbrendshëm, e tjetra për ta shkatrruar shtetin, për ta sulmuar subjektin politik që populli me voten e vetë demokratike ia ka përcaktuar fitoren absolute me plotë meritë.

Krejtë këtë që e thash në shkrimin tim, lexues të dashur, nuk ka aspak propagandë dashakeqe për popullin shqiptar, për atdheun tim e të shqiptarëve, për luftën çlirimtare as pë dëshmorët e vëndit, që kanë ra heroikisht në mbrojtje të atdheut, as për 15 mij viktimave shqiptare të luftës, që nga foshnjet në gjiun e nënave të fëmijëve, që nga të rijtë e të rejat, të rriturit e të pjekurit dhe që nga pleqtë e plakat, as kundër 20 mij femrave shqiptare të dhunuara nga pushtusit fashistë e gjenocidal serb.

As kundër ushtarëve tanë çlirimtar,por kundër atyre që e futen përqarjen mes kombit shqiptar, kundër atyre që e përqajtën Ushtrinë tone në FARK e në UÇK, kundër atyre që i qitën në treg pjesët më të mira të atdheut, e korruptuan ate, kundër atyre që e themeluan nepotizmi për punsim jo rreal e të duhur, kundër organizatorëve të krimit ekonomik, shëndetësor arsimor e juridik, kundër atyre që i kapen gjykatat e shtetit, që i kapën prokurorit e saj dhe policin tonë që ti instrumentalizojnë për me i mbrojtë interest e tyre përsonale, familjare, grupore e partiake. I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

Postim i përbashkët

11. 08. 2026

Nuk është aspak e drejtë e as njerëzore të akuzohet kryeministri në fjalë për këtë dëm të madh që iu bë Kosovës, UÇK-s, shtetit të saj dhe popullit shqiptar që e pagoi shtrejtë qmimin e Lirisë. Kosova i humbi mbi 15 mij viktima të pafajshme, të pa armatosur e të pa mbrojtur, shkepur maleve, fushave, grykave e prrojeve nëpër Kosovë, që nga foshnjet në djep, fëmijë të vegjël, gra e burra, të rij e të reja, pleqë e plaka të përzënë me dhunë prej shtëpive të tyre nga policët e ushtarakët gjakatar e gjenocidal serb çetnikë e fashistë. Albin Kurti ka demonstruar publikishtë me subjektin e tij politik të VV-s kundër gjykatës speciale, ku i mbetën të vrarë dy pjestar të këtij subjekti nga ushtarakët rumun, që ishin si pjes përbërse e KFORIT.

Kundër Kosovës, UÇK-s , popullit të saj dhe Albin Kurtit, ishin ata që e nënshkruan marrveshjen mes Kosovës e Malit të Zi, rreth Demarkacionit me Shtetin në fjalë, ku Kosova i humbi mbi 8200 hektarë tokë të saj, jo Albin Kurti. Ishin ata që e nënshkruan marrveshjen e Demarkacionit, mes Kosovës e Maqedonisë, ku Kosova i humbi mbi 4000 hektar tokë të vetë, jo Albin Kurti. Ishin ata që e nënshkruan marrveshjen me Serbinë për asociacionin e Komunave me shumicë serbe, në vitin 2013, dhe 2015, Jo Albin Kurti. Ishin ata që e nënshkruan marrveshjen për ekstra teritor të kishave serbe të uzurpuara nga Serbia në kohen kur ajo e kishte pushtuar Kosovën dhe filloi ti kolonizoi tokat shqptare, sëbashku me kishat e shqiptarëve me kolon serbo-malazez.

Kundër Kosovës, UÇK-s, popullit të saj dhe Albin Kurtit, ishin ata, të cilët i lejuan nëpër Kosovë të funksionojnë komunat paralele serbe, të derigjuara nga Serbia dhe çetnikët serb të veriut të kosovës, jo Albin Kurti. Ishin ata që e lejuan të funksionoi dinari serb në shtetin e Kosovës, të funksionojnë bankat serbe në Kosovë, nuk ishte Albin Kurti. Ishin ata që bashkpunonin me qetnikët serb të udhëhequr nga Radojqçiqi që i lejuan serat e mbjellura me kanabis, që i lejuan të funksionojn bitkonjët për të përfituar pare qetnikët në dëm të rrymës së Kosovës, të cilën e paguente populli i Kosovës për qetnikët që e shpenzonin pa mëshirshëm rrymëm i madh e i vogël në pjesën veriore të Kosovës, e polli shqiptar e pagunte haraqin për serbët, që punonin natë e ditë kundër shtetit të Kosovës e kundër popullatës së saj, nuk ishte Albin Kurti.

Kundër Kosovës, UÇK-s, popullit të saj dhe Albin Kurtit, ishin ata që e lejuan kufinin e veriut të Kosovës të zbres tek ura e Ibrit, e cila u rrethuar me tela xhembor dhe u bë mollë e ndaluar rreptsishtë për Shqiptarët e asaj ane dhe për shqiptarët në përgjithësi në pjesën veriore të Kosovës, jo Albin Kurti. Ishin ata që lejuan ti përzënë afër 12 mij shqiptar e ti vrasin 11 të asaj ane qetnikët serb me në ballë Radojqiqin, Oliver Ivanoviqin së bashku me antaret qetnik të Serbska listës gjatë luftës e pas saj, dhe nuk i lanë të kthehen nëpër shtëpit e veta edhe dy dekada pas çlirimit të Kosovës, jo Albin Kurti. Janë ata që i lejuan qetnikët e serbska listës të fillojnë pa lejen e pushtetit qendror të Kosovës të ndërtohen shtëpi në kodren e diellit të Mitrovicës dhe në Zveqan për ta kolonizuar atë pjesë me kolon serb të ardhur nga viset e ndryshme të Jugosllavisë, të cilët i kanë patur duart e përgjakura me gjak të Kroatëve, boshnjakëve dhe me gjak të shqiptarëve, jo Albin Kurti.

Ishin dhe janë ata që e lejuan Radojqiqin, Oliver Ivanoviqin dhe bandat tjera të grumbulluar në veriun e Kosovës që mos ti lënë shqiptarët e përzënë me dhunë nga trojet e veta në veri që mos të kthehen më edhe pas dy dekadave pasi kishte përfunduar lufta, e sa e sa marifetllyqe tjera të turpshme, si ky marifeti që e gjuajtën Kryeministrin e Kosovës me vezë pulash për ta çliruar uren e Ibrit dhe për tia uzurpuar villën e Radojqiqit në Liqenin e Ujmanit. Kjo është odisejada e turpit që e ka bërë opozita për dy dekada me radhe sa ishte në pushtet dhe po vazhdon ta bëj prap për ta çliruar Kosovën prej Albin Kurtit. Koha do të dëshmoi sekush ishte e kush është e keqëja dhe e mira e Kosovës. I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

1

10. 08. 2026

Këtë e ka thënë i madhi ynë Fishta prej zemrës së plast, që i ka pa shqiptarët të ndarë e të përqar mes veti, xheloz, inatqor, të padijshëm, të hasmëruar deri në vëllavrasje. E ka thënë këtë Fishta që i ka pa shqiptarët desh e dath e të uritur skajshmërisht, veshur me petkun e përqarjes, urrejtjes, hasmërisë e varfëris së madhe dhe vëllavrasjeve për cikrrima të vogla, për shkak të mos unitetit të tyre. Metafora ironike e kritike e Fishtës është bërë për mungesën e unitetit ndër shqiptarë. Pleshtat janë shumë të vegjël të cilët kërcejn në drejtime të ndyshme, pothuajse është e pamundur ti mbash në dorë të mbledhur. Për këtë gjendje populli thot:” mos kce si plesht se kërkushi nuk je”!

Kjo figurë krahasuese me shqiptarët, sensibilizon se ata është tepër vështirë ti bashkosh rreth një qëllimi të përbashkët kombtar dhe rreth unitetit të trojeve të tyre të cilat ua kanë coptuar fqinjët e tyre greko-sllav me ndihmën e Europës plakë, e cila me vullnet të madh i shpërblente fqinjët tanë pushtues me tokat tona shqiptare, siq po përpiqet edhe tani ta bëj këtë turp të madh njerëzor, kulturor e politik, përmes atyre shqiptarëve që i tradhtojnë interesat kombtare dhe i qesin në treg shumë lehtë pjesët më të mira të atdheut. Përqarjet e shqiptarëve janë bërë përherë e po bëhen për interesa përsonale, krahinore, fetare, politike, matriale dhe për nga rivalitetet e forta ndërmjet tyre.

Thënja në fjalë e Gjergj Fishtës është një kritikë e madhe ndaj individualizmit të skajshëm destruktiv dhe paaftësisë së shqiptarëve për ta vendosur interesin e përbashkët mbi interesin përsonal ose grupor. Pikrisht kjo satirë e fortë e poetit tonë, synim e kishte goditjen sa më të rrept ndaj dobësive tek shqiptarët, të cilat e pengonin e po e pengojnë shumë ecjen dhe përparimin e kombit shqiptar. Shqiptarët mund të kenë shumë forcë individualisht, por problemi i madhe i tyre fillon kurë duhet të bashkpunojnë dhe ta drejtojnë atë forcë drejtë qëllimeve të njëjta e të përbashkta. Fatkeqësishtë këto dobësi që u cekën më lartë, po e sjellin kombin shqiptar në pozita qesharake e të turpshme para botës.

Bota antishqiptare dhe Europa, kryesishtë i ka stimuluar dhe i ka yshqyer me financim e me përkrahje politike aktivitetet destruktive të shqiptarëve, në dëm të qështjes së tyre jetike dhe në dëm të ekzistencës, të cilën e kemi paguar shumë shtrejt me jetë njerzish e me humbje teritorësh të shumta. I juaj mësuesi Isë

09. 08. 2026

Kjo thënje filozofike e Hobsit po dëshmohet për të satën here në përlamentin e Kosovë, kundër kryeministrit Albin Kurti. Kundër Albin Kurtit i cili po dëshmohet në praktikën e tij politike e njeëzore që është një përsonalitet me tipare të farta të karakterit të tij, të cilat po i dëshmon në praktikë me besim të madh e të paluhatur në vlerat veta intelektuale, morale, humane, profesionale, kombtare, njerëzore, politike, shtenore dhe në tiparin e vendossmërisë dhe guximit, që ti bëj realitet ato në atdheun e tij kombtar që i takon, në shtetformimin e Kosovës, i cili është fituar me gjakun e dëshmorëve të kombit shqiptar që kanë ra heroikishtë nëpër dekada e shekuj në mbrojtje të tokave tona shqiptare, të cilat i kanë ul me gjakun e vetë cep më cep, ku shtrihen ato, duke ia dorzuar atdheut gjitha benefitet e tyre përsonale, pozitat , karierën, teshat e trupit dhe jetën që është vlerë mbi të gjitha vlerat njerëzore. Jo kurrsesi ti plaqkisin këto vlera njerëzor sikur ujqërit e Tomas Hobsit ndaj njerëzimit.

Se njeriu për njeriun është Ujk, fatkeqësishtë faktet kanë dëshmuar e po dëshmojnë, edhe në përqarjen e ushtrisë sonë çlirimtare, në dy grupe rivale ndaj njëra tjetrës, në ushtar çlirimtar të FARKUT dhe në ushtar çlirimtar të UÇK-s. Për fat të keq, edhe pse kjo përqarje është shumë e dhembëshme e shumë e turpshme, është faktike dhe shumë e vërtetë, të cilat përqarje janë dëshmuar para luftës, gjatë saj dhe pas luftës. Si kurban i kësaj përqarje gjatë luftës, u vra nga ujqërit kundër njerzimit Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes dhe udhëheqës i Forcave të Armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të tokave tona shqiptare në Kosovë, në Çamëri, në Maqedonin e Veriut, në Serbi dhe në Mal të zi, që edhe sot e kësaj dite janë nën qizmën pushtuse të fqinjëve tanë sllavo-grek, edhe pse ushtrija jonë e dha betimin para Kolonel Ahmet Krasniqit , minister i mbrojtjes me synimin e çlirimit të tokave tona që ende kanë mbetë nën qizmën e pushtusit.

Thënja e Tomos Hobsit,”njeriu për njeriun është Ujk u dëshmue kjartë edhe me përqarjen e ushtarakëve tanë, se kush duhet ta menagjoi fondin 3% të Kosovës dhe fondit” vendlindja thret”?! Ushtarët e FARKUT apo USHTARËT e UÇK-s? Kjo përqarje mes këtyre dy subjekteve ushtarake, edhe sotë e kësaj dite ka mbetë enigmatike, pa u sqarue fare për inisiatërët e përqarjes, ujqër të njerzëve e njerzorës, se kush na paska qenë dashtë të menagjoi me këtë fond? Fajin kryesor e bartë për këtë qështje që nuk është sqaruar deri më tani përmes fakteve argumentuse, e bartë Isa Mustafa, Bujar Bukoshi dhe akterët e Bankës Dardania themelues të saj, të cilët nuk e morën guxumin të dalin publikisht me sqarime të argumentuara para opinjanit apo para ndoj komisionit hetus të kësaj qështje shumë delikate të formuar nga organet përgjegjëse të asaj kohe. Pos kësaj ka mbetë në heshtje, e nuk është sqaruar fare pëmes fakteve të argumentuara, se pse nuk u paguan afër 20 të ardhura mujore për puntorët e arsimit paralel që e mbanin mësimimdhënësit shqiptar në ato kohë të jashzakonshme e shumë të vështira! Kush abuzoi me ato pare dedkikuar puntorëve të arsimit paralel Kosovar”?

Për të dëshmuar se:” NJeriu për njeriun qenka Ujk, flasin edhe përpjeket e ujqërve kunër njerëzimit që ta vrasin presidentin Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën, edhe pse fal Zotit, ujqërve u dështuan të dy aksionet vrasëse të Presidentit në fjalë. Këto përpjekje ujqërish kundër njerzimit, vazhduan me vrasjet e kundërshtarëve politik mes veti, sidomos intelektualëve të subjektit politik të Ibrahim Rugovës, subjekt politik më i Madhi në Kosov dhe subjekt shtetformues, në kohët më të vështira të Kosovës, të shkollës shqipe që ia donin sllavizimin e saj, dhe i a don kosovës terrin që të mbetët e izoluar Kosova e shqiptarët e Kosovës ish Dardanisë, të mbesin mbrapa edhe për nga dituria dhe edukata kombtare nxënësit shqiptar përmes sllavizimit të shkollës shqipe, nxënësve shqiptarë dhe mësuesëve të shkollës shqipe që i dëshirohej sllavizimi i saj edhe në korikula, në tekste e literaturë shkollore, edhe në këgë e recitime, valle, skeqe, e dramatizime me motive sllavo-serbe. Fatbardhsishtë këto përpjekje fashiste e gjenocidale të serbëve, dështuan përfundimisht.

Mbahet mend mire tubimi i madh i deputetëve të LDK-s, ku vetitë e ujqërve u demonstruan haptas në atë tubim si ësht më keq e si është më zi, më vrazhdë e më banal, mes deputetëve në fjalë duke luftuar si ujqërit, duke bërtitë si bishat dhe duke ua hedhë karrikat mbi kokat e njëri tjetrit si gladiator mes britmave të femrave nga trishtimi që e kaploi atë natë tubimin e deputetëve në fjalë për interesa përsonale, karieriste, për interesa grupore, familjare e çka jo tjetër më keq? Ujqër në fjalë të Tomos Hobsit, kundër njëri tjetit. Pra këta ujqër në kundërshtim mes njëri tjetrit bagluan në programin historik, kombtar e shtetformues të Presidentit Ibrahim Rugova, dhe Akademikut intelektual i kalibrit të lartë Dr. Femi Aganit, professor i dashur për studntët e Sociologjisë, Logjikës Pedagogjisë, Filozofisë si ligjerues në Univerzitetin e Kosovës.

Ujqëria dhe ujqërit shqipfolës kanë qenë dhe janë fatkeqësia e trojeve shqiptare, fatkeqësia e popullates së atyre trojeve, fatkeqësia e shtetformimit të plot në trojet shqiptare, me rastin e shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë me 28 Nëntor të vitit 1912 dhe e humbën shtetin e Arbërit që e ka shpall heroi i ynë Gjergj Kastrioti Skenderbeu me 2 mars të vitit 1444. Po ashtu ujqërit në fjalë nuk e lejuan të formohet shteti i ILIRISË paraardhësit tanë ilir duke vrapuar kush pas Romës katolike krishtene e kush pas Bizantit ortodiks krishten, Kush pa Stambollit islamik e kush pas Beogradit ortodoks sllav e pas Athinës ortodokse krishtene, të përqarë mes veti si është më keq, si sot në parlamentin e Kosovës dhe në Parlamentin e Shqipërisë!

Dy mij vjetë histori nuk ka mbushje mendësh ndër shqiptari! Këtë gjendje të përqarë e të hasmëruar mes veti të shqiptarëve e dojnë dhe e stimulojnë edhe më shumë armiqtë tanë të vjetër e të rij, derisa të mushemi mend ne shqiptarët, ujqër mes veti e pula në raport me armiqtë tanë. O Allah po të lutem, jep mend aty ku nuk ka, sidomos tek ne shqiptarët, sepse kemi nevoj të madhe për mend që herave tjera të mos na humbin dhentë! I juj mësuei Isë.

Shiko më pak

07. 08. 2026

Këto arritje kryministrit tonë, nuk mujtën tia ndalin as talljet as shpifjet, as karikaturimi, as frika nga armiqtë, as braktisja e miqëve. Nuk mundën tia lëkundnin besimin e pa epur që e kishte ndaj vetëvetës Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me aftësinë e vendosëmërin e tij, për ta udhëhequr shtetin vendosmërisht me përpjekje e këmbngulje kundër atyre që i qitnin pengesa në realizimin e synimeve të veta politike, shtetnore e kombtare, për ta mbrojtur cep më cep integritetin shtetnor të Kosovëe Martire.

Njerzëve, politikanëve, intelektualëve e kategori tjera të qytetarëve, besimi në vetëvete siq e kishte dhe e ka kryeministri i Kosovës, ua dyfishonte, trefishonte apo edhe ua katërfishonte fuqinë e zakonshme që e posedonin për brenda vetës. Pa këtë besim të madh në vetëvete, as Kryeministri e askush tjetër nuk do të kishte mujt ti dyfishonte, trefishonte apo edhe ti katërfishonte fuqitë e veta të zakonshme që i posedonin secili brenda vetëvetës, të cilat fuqi presin me padurim të zgjohen nga gjumi si fërca të brendëshme gjigante nga vetë ata që dëshirojnë të ecin përpara.

Pjesa më e madhe apo të gjitha sukseset tek njerëzit e ndryshëm, tek politikanët, tek intelektualët e profesioneve të ndryshme në kulturë në shkencë në politikë, në biznes, në tregtij, në mardhënje mes njerzëve e bashkpunim mes tyre, në raportet ndërfamiljare, në raportet ndër institucionale, individual e kolektive dhe në dashuri mes qiftëve bashkëshortor e nëpër luftra e beteja të ndryshme, varën rrënjësisht nga besimi kolosal në vetëvete apo në forcat vetanake që i posedojmë përbrenda secili prej nesh, kuptohet nëse e posedojmë edhe një zhvillim normal natyror.

Nëse nuk e posedojmë një zhvillim normal natyror, përpjekjet tona për të depërtuar suksesshëm në proceset e ndryshme organizative të jetës, janë të mundimshme, të mos them të pa arritshme edhe pse besimi në vetën tonë, të pamundshmen e bënë të mundëshme. Edhe pse është e habitshme, bota ua hap rrugën njerzëve me shpirtë të vendosur dhe pengesat largohen nga rruga e njerzëve të cilët kanë besim të madh në vetëvete dhe janë të vendosur me ecë përpara pa i përfillë dhe pa u dorzuar para pengesave.

Njerëzit në përgjithësi, politikanët, intelektualët, profesionistët e fushave të ndryshme kulturore, historike, arkeoligjike, ontologjike, gnosologjike, etnologjike, filozofike, pedagogjike, sociologjike, psikologjike, logjike e shkencore në veçanti, të cilët janë të vendosur të ecin përpara, nuk ka forcë që i ndalë, as përqeshjet ironike përmes fjalëve e përmes shkrimit, as kërcnimet e llojeve të ndyshme, as varfëria nuk mund ti dekurajoj, as fatkeqësitë e ndryshme nuk mund ti pengojnë dhe as vështirësitë nuk mund ti largojnë nga rruga e tyre.

Çfarë do që do tu ndodh atyre ata e mbajnë syrin dhe vëmendjen te qëllimi i tyre që të ecin përpara brenda mundësive që i posedojnë dhe jashtë tyre. Ata që kalojnë nëpër tërë gamën e mosbesimit te vetëvetja, tkurrja, ndrojtja apo vetëshuarja e tyre, del në sipërfaqe si një armik më i keq i suksesit, se sa pa aftësia që e posedojnë në të vërtetë ata.

Ja shembujtë e qytetarëve të intervistuar nga hulumtues të ndryshëm, se sa e konkretizojnë mosbesimin e njerzëve tek vetja, ku ndrojtja i pengon shumë ata të ecin përpara, si:”Nuk kam guxim”,” me mungon besimi në vetëvetën”, “unë tërhiqem nga frika se do ta bëj ndoj gabim dhe do të refuzohem”, nuk mendoj se do të ishte e drejtë ta kërkoja një vend të lartë pune mbi nivelin tim të dijës e mundësive që i posedoi”, une mendoj se duhet të pres deri të më kërkoi vendi i punësimit ose derisa të përgatitem më mirë për këtë vend e shembuj tjer të njerzëve të ndrojtur gjatë jetës, të cilët dëshmojnë mos suksesin e tyre. juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

https://www.facebook.com/reel/1032181212793814

Thash e themet e TV Arbërisë përmes analistave- banalistë

06. 08. 2026

Ky i ashtuquajtur analist-banalist, paska harruar që votën i’a ka dhënë populli Albin Kurtit, jo tradhtarët e atdheut, jo spiunët shqipfolës që spiunojnë për favore të Serbisë, jo të korruptuarit që e kanë zhytë vendin në korrupcion. Jo nepotistët, që i kanë punsuar macat e kucat e veta, duke abuzuar me punësimin e tjerëve në dëm të drejtave të tyre. Jo organizatorët e krimit ekonomik, shëndetsor, arsimor, juridik që e kanë kapluar vëndin.

Jo ata që e kanë kap shtetin e Kosovës, gjykatat e saj në ballë me gjykatën kushtetuese të Kosovës. Jo ata që i kanë kapë prokuroritë e shtetit dhe prokurorët. Jo analistat-banalista politik, jo gazetarët pa etikë që shpërndajnë informacione si arrogant më të mdhej të vëndit. Jo veteranët e rrejshëm të luftës, të cilët nuk janë më pak se 45 mij të tillë, që e zhvatin pa kurrfar merite buxhetin e shtetit. Jo vrasësit e kundërshtarëve politik, jo tradhtarët e atdheut, jo ata që i kanë qit në treg pjesët e tij!

Tani pse po zagarisët ky arrogant?! Mos ndoshta që ti tregoi popullit se është më i menqur se ai?! Arrogantit nuk po i shkon mendja aspak, se populli e njeh më mirë se ky zagar, kush është Albin Kurti e kush ishin ata që e udhëheqnin shtetin për dy dekada me radhë dhe kush ka bashkpunuar me listën serbe në dëm të shtetit të Kosovës dhe në dëm të integritetit të tij.

Këtij hajvanati dhe TV Arbërisë, më mirë u bjen që t’a trusin bythën e të struken nëpër shtëpitë e veta, se sa të merren me budallira të mbështetura në thash e theme të rrugëve, jo në një informacion të drejtë, e të argumentuar me fakte sipas etikës së gazetarëve të vërtetë! I juaj mësuesi Isë

Shiko më pakPostim i ndarë nga TV Arberia

TV Arberia

4͏ ͏g͏u͏s͏h͏t͏ ͏n͏ë͏ ͏3͏:͏0͏1͏ ͏M͏D͏ ·

03. 08. 2026

Po i shkaktojnë atdheut tonë rreziqe të mëdha ata shqipfolës politikanë, intelektualë e klerikë fetar që e kanë humb besimin dhe ambicjen përsonale, ta bëjnë jetën e tyre sa më të vlefshme e sa më dinjitoze, përmes forcave të veta që i posedojnë përbrenda dhe mezi presin ato ti zgjojnë nga gjumi, ku përmes tyre arrihet dinjiteti dhe vlefshmëria më e madhe e organizimit jetësor. Çdo gjë është e kotë, vetmashtrim i madh, tradhti ndaj vetëvetës, ndaj kombit, ndaj atdheut dhe ndaj shtetit që arrihet përmes duarëve të qarqeve të ndryhme antishiptare! Këtë veprim dekadentë, sotë po e bëjnë jo pak njerzë shqipfolës, në mesin e shqimtarëve si komb, fatkeqësishtë!

Ne shqiptarët besojmë shumë në fatin tonë, edhe kur ai na del prej duarve tërsisht! Kjo mangësi e jona, duhet eliminuar sa më parë, nëse nuk e deshirojmë zhdukjen tonë si komb, zhdukjen tonë si shtet e si hapsirë gjeografike dhe nëse nuk dëshirojmë të shlyhemi tërsisht nga harta gjeografike e botës, të cilët e kanë dëshiruar e po e dëshirojnë fqinjët tanë pushtues greko-sllav dhe miqtë e tyre antishqiptar, sëbashku me europën. Edhe pse në mesin tonë si komb, ekzistojnë me mija njerzë që kanë aftësi, potencial e prirje të largohen sa më parë e sa më largë jetës së mediokritetit dhe të veprojnë diçka të vlefshme për ekzistencën e tyre, por nuk e bëjnë kurrë ate, që ti këpusin njëherfë e mirë zingjirët që ua pengojnë lëvizjet e tyre të dobishme për jetën.

Për ti shpëtuar kësaj krize vetshkatërruese sipas apetiteve të qarqeve të ndryshme antishqiptare, veprimi i par që duhet të bëhet vendosmërisht e sa më qëndrueshëm, është të lirohemi vendosmërisht nga veprime të ndryshme që na e mbysin ambicjen, vetëbesimin, që na i dekurajojnë përpjekjet të cilat na e mundësojnë përparimin, që na e ulin vitalitetin, që naj skllavrojnë aftësitë, shkathtësitë e shprehitë tona për të bërë jetë me dinjitet dhe na i hargjon energjitë drejtë përpjekjeve, ku në fund heqim dorë pa e përcaktuar një rrugë e cila na qonë drejtë qëllimit dhe dëshirave që ia kemi vuar vetit si obligim moral e kombtar. I juaj mësuesi Isë