25.06. 2026

Po u bëj thirrje përqarësve të kombit shqiptar të cilët janë kundër unitetit të tij, i cili është ngritë masivisht të demonstroi kundër politikanëve që po i qesin në treg pjesët e atdheut andej e këtej kufijëve shqiptaro-shqiptar, mos e dëshmoni marrëzisht edhe në ditët e sotit mendjelehtësin, shkurtpamësin e përqarjen, hasmërinë, vëllavrasjen mes shqiptarëve! Kjo dukuri e shëmtuar na ka përcjellë dekada e shekuj me radhë, që nga pushtimi i Ilirisë e deri në ditët e sotme.                                   

Ilirinë nuk ditën, nuk mujtën t’a bëjnë shtet, Princat e Principatave Ilire, të përqar mes veti për t’i mbrojtë interesat e veta përsonale karieriste. Princat në fjalë i humbën Principatat e tyre dhe nuk e bënë shtetin Ilir, të përqar e të hasmëruar mes veti, kush pas Bizantit e kush pas Romës. Kështu ndodhi edhe me Princit e Principatave Arbërore, edhe pse i bashkoi mes veti Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të unisuar triumfuan ndaj Portës së lartë Otomane, ku e formuan shtetin e Arbërit, i cili jetoi dy e më shumë dekada, derisa ishte gjallë heroi i ynë kombtar. Pas vdekjes së tij, u përqanë prap mes veti Princat e Principatave Arbërore, ku i pushtoi turku dhe i futi nën qizmën e vetë pushtuse duke eliminuar shtetin e Arbërit, që e kishte themeluar heroi ynë kombtar Gjergj Kastrioti.

Kështu ndodhi përqarje e shqiptarëve, kush me Ahmet Zogun, kush me Fan Nolin, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 1912. Kjo mortaj përçarëse po vazhdon edhe në ditët e sotme. Këto përqarje mes shqiptarëve, paraardhësve tanë arbëror e Ilir, shkaktuan dëme të mëdha, humbje njerëzish, shkatrrim pasurish e shkatrrim shtëpish,plaçkitje, dhunime dhe humbje drastike të teritorit të atdheut të shqiptarëve, ku mbi 80% e tij ka mbetë nën qizmën pushtuse sllavo-greke dhe prap nuk jemi mbush mend ne shqiptarët, fatkeqësisht!

Kështu ka ndodhë përqarja e mosmarrëveshja mes shqiptarëve, edhe në kohën e Xhaxhi Enverit dhe Fadil Hoxhës, ku u coptua Shqipëria e u bë copë e grimë, për ti shpërblyer fqinjët tanë pushtues sllavo-grek me tokat tona, me ndihmën e Europës plakë. Kështu ndodhe edhe me pushtetin e Fatos Nanos e Fatos Klosit, ku Nano u takue me kasapin e Ballkanit Millosheviq në kretë të Greqisë dhe doli haptas para mjeteve të informimit i cili deklaroi se Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi, edhe pse çlirimtarët e Kosovës luftonin fyta fyte me pushtusin serb, qindna e mija herë më të armatosur dhe në numër të ushtarëve më të madh.

Kështu po ndodh  edhe me Pushtetin e Edi Ramës  i cili po punon haptas për favore të Serbisë e në dëm të Kosovës, i cili i gradoi me grada të pushtetit shqiptar, shpiunët e dalluar që punojnë për interesa të Serbisë e kundër Kosovës, kundër Shqipëris dhe kundër trojeve shqiptare, të cilët u përpoqën sëbashku me Edi Ramën ta ndajnë Kosovën dhe tia japin veriun e Kosovës Serbis, ta bëjnë hisetare në Trepçë dhe në Liqenin e Ujmanit ate, edhe pse e përgjaku Kosovën cep më cep të sajë.

Fatkeqësisht edhe këtë unitet masiv mes demonstrantëve shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare që po demonstrojnë cep më cep të Shqipërisë, kundër politikanëve që po i qesin në treg pjesët e atdheut të shqiptarëve, po përpiqen ta përqajnë opozita e pozita e Shqipëris dhe opozita e mjerë e Kosovës!

I juj,

Mësuesdi Isë

14. 06. 2026

Të jesh politikan i pa edukuar dhe i pa arsimuar, nuk ke kushte të njëjta, as të volitëshme, krahasuar me politikanët e arsimuar,të edukuar dhe të formuar, sado të kesh paradispozita natyrore në dipozicion brenda vetëvetës. Nëse i qëndron të vërtetës kjo që u tha më lartë, pason pyetja, a janë sa duhet të kujdesshëm politikanët tanë ta ushtrojnë mjaftushëm mendjen e tyre, për shërbime më të larta e më fisnike ndaj vetës e ndaj tjerëve gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore përsonale, familjare, shoqërore, politike, profesionale, intelektuale, kulturore e shkencore?

Përgjigjëja në të shumtën e rasteve është negative, sepse pejsazhi ynë kulturor është i mbushur përplot me gjepura të kohrave të ndryshme të së kaluarës, të cilat nuk i shërbejnë mjaftushëm kohës në të cilën jetojmë tani dhe nuk na ipet mundësi ti zhvillojmë mjaftushëm paradispozitat tona natyrore që i posedojmë përbrenda botës sonë përsonale, mes të cilave koten në gjum dhe presin me padurim ti zgjojmë sa më par nga gjumi talentet tona që ti përdorim gjatë jetës për realizimin e kërkesave dhe dëshirave të ndryshme që ia kemi vuar vetit qëllim gjatë jetës. ” Një talent i vetëm që njeriu mund ta përdor në mënyrë efektive, vlenë më shumë se 10 talente të burgosura nga padituria”, thot Marden

Nuk i duhen asnjë populli, asnjë vendi e asnjë shteti politikanët që nuk kanë ambicie të rritën, të zhvillohen, të formohen e të pasurohen me edukatë e dituri çdo dit. Ta zvoglojnë më shumë horizontin e paditurisë në politikë, në histori, në kulturë e në shkencë, të formohen e të transformohen dhe të bëhen më të pasur me dituri, të bëhen më të urtë e më të sjellshëm dhe të bëhen më të njerzishëm, më njerzë, me një fjalë. Kjo që u tha më lartë është një kërkesë ambicioze që ia vlenë shumë të bëhet realitet sa më parë, në mesin e kombit tonë shqiptar, e sidomos në mesin e politikanëve tanë.

Orison Swett Marden, në librin e tij, Mundet ai që Mendon se Mundet, thot:” Nëse e kalojmë jetën si përson kureshtar, duke mbajtur mendjen vigjilente e kërkuse përgjithçka, mundë të fitojmë pasuri të madhe mendore, urti që është përtej çdo pasurije materiale”

I juaj,

Mësuesi Isë

Shiko më pak

13. 06. 2026

Përgjigja ime e shkurtë në atë koment atë ditë, ishte kjo:” Une kam qenë ushtar i mirë i shkollës shqipe në ditët më të vështira të saj që i’a krijonte okupatori serb, i cili synonte t’a sllavizoi shkollën tonë shqipe në Kosovë, por nuk i’a doli dot”. Tani po e plotësoi përgjigjen edhe pak, hatri i ushtarit të ushtrisë çlirimtare Ilaz Mustafa, edhe pse nuk e kam njohtë më pare e nuk po e njoh edhe tani. Me keqardhje që nuk po e njoh! Iijaz Mustafa, ajo që më detyroi të të përgjigjem pakëz më gjatë, është mendimi i juaj në komentin që ia ke bërë shkrimit tim.

Ky është mendimi i juaj që më motivoi të të përgjigjem edhe pak më gjat sot:” Per luftetar nashta ke pritu me rrok armen kepas qef me abstenu n ket drejtim. N koh lufte kur kti veni i vinte era barot Shum prej nesh refuzuan armen e pranuan dorzimin Nuk ja ban as ni argat kti vatani Zghedhen dorzimin ikjen”. Me këtë mendim mu ke drejtuar mua përsonalisht, z. Mustafa.

Ushtar Iliaz Mustafa, po i përgjigjem shkurt, sa të jet e mundur nga ana ime, mendimit tuaj që e citova. Nëse ke qenë ushtar i aft, si në drejshkrim, vaj halli për profesionalizmin e një ushtari! Një mësues që ka bindjen e vetë përsonale se është një mësues e ushtar i mire i shkollës shqipe, nuk i bënë zemra punë tia kthej shpinën misionit të vet të shejtë që i shërben shkollës shqipe dhe gjeneratave nxënësish shqiptar që kishin dhe kanë nevoj të madhe për edukate e dituri që ua ofronte shkolla shqipe dhe mësuesi i saj shqiptar në ato kohë shumë të vështira për shkollën, për nxënësit dhe për mësuesit shqiptar, që mos të na krijoheshin gjenerata analfabetësh me mbylljen e shkollave shqipe, të cilin veprim e donte shumë okupatori jonë serbo-fashistë, që shqiptari të mbetet analfabet përgjithmonë. Kjo dëshirë e pushtusit, mbet e pa realizuar fatmirësisht!

Përqarja e ushtarakëve mes veti, në ushtar të FARKUT dhe në ushtar të UÇK-s mbi 50% të njerzëve e ka bërë që të shfaqet një dyshim i madh ndaj ushtarakëve tanë, se vërtetë e kanë patur qëllim apriori ta çlirojnë vëndin, e jo ta fitojnë bajraktarllakun, e jo të rrahin gjoks në raport me tjerët, për përfitime përsonale, edhe në kohë lufte dhe abuzimin me fondin 3% të popullit dhe me fondin Vendlindja thrret, e jo vëllavrasje mbi baza politike. Këtë qështje po dëshmon edhe ti, se e njeh më mire se sa une, Ilaz Mustafa.

Si mësues kam qenë idealist dhe ushtar i mirë i shkollës shqipe dhe nxënësve shqiptar në ditët më të vështira të saj dhe i kam takuar e i takoi gjithë popullit shqiptar brenda e jashtë kufijëve shqiptaro-shqipar dhe diasporës shqiptare. Si ushtarak e si politikan përqarës, nuk më ka bër punë zemra e shpirti, ti takoj popullit tim, që të përfundoi një palaqo i zhytur e i mbytur në korrupcion, në nepotizëm e krim të organizuar dhe në tregtar të pjesëve të atdheut. Një paloço i zhytur në premtime boshe e gënjeshtra duke zhgënjyr popullin tim të cilit i takoj, duke i zhgënjyer plagët e ushtarëve dhe varret e dëshmorëve të lirisë. Më mire të mbetëm një mësues e ushtar i mire i shkollës shqipe, se sa një deputet, minëstër, kryeministër e president, që për interesa të vet tregtojnë çdo gjë të atdheut tone!

I juaj,

Mësuesi Isë

1

10. 06. 2026

Në emër të kësaj miqësie, opozita kurë ishte në pushtet, i dërzoi armët fill pas luftës, pa asnjë kusht për favore të Kosovës dhe popullatës së saj që i dha afër 15 mij viktima fëmij, të rritur, pleq e plaka dhe luftetar trima e luftetare trimëresha që u flijuan në mbrojtje të Kosovës, popullit të saj dhe në mbrojtje të lirisë e atdheut. Që iu dhunuan, iu poshtruan e iu masakruan mbi 20 mij femra shqiptare nga fallangat gjakatare e gjenocidale të policisë e ushtrisë vrastare të Serbisë. Në emër të kësaj miqësie opozita jonë sa ishte në pushtet ua zhveshën uniformën e ushtrisë sonë çlirimtare të Kosovësve, duke hjekur dorë nga armatosja e saj pas çlirimit, ku pranuan në emër të kësaj miqësie të mos blehet as armatim për ushtrinë tonë çlirimtare.

Në emër të kësaj miqësie, opozita në fjalë kurë ishte në pushtet pranuan pa kurrfar kushti 10 deputet serb në parlamentin e Kosovës, pranuan që të shpallët Republika multietnike e Kosovës me 95% shqiptar. Pranuan ndarjen e Mitrovicës, që ti ipet veriu i Kosovës bandave qetnike serbe. Në emër të kësaj miqësie pranuan ti humbin mija hektar tokë rreth demarkacionit me Malin e zij e me Maqedonin e Veriut, pa kurrfar kushti. Lejuan të përdoren nga bandat serbe, targat e Millosheviqit në Republikën e Kosovës. Pranuan edhe gjuhën serbe si gjuhë zyrtare cëp më cep të Kosovës, edhe pse në emër të kësaj miqësie mbetëm të bllokuar të vetmit në Ballkan, ish Gadishulli Ilirik. Edhe Zavendës Kryeministrin e parë kjo opozitë e pranoj shka e birë shkine qetnik.

Kjo opzitë, në emër të kësaj miqësie sa ishte në pushtet e votoi Gjykatën e Hagës. E pranoj edhe kriminelin Radojqiç të na poshtron dhe të komandon me Veriun e Kosovës, duke e zhbër shtetin e saj dita ditës dhe duke punuar kundër këtij shteti që të zhbëhet sa më parë. Uren e Ibrit nuk e kaluam për 23 vite me radhë, nuk iu mundësua të kthehen nëpër shtëpitë e veta mbi 20 mij shqiptar të përzën me dhunë nga bandat qetnike të Radojqiçit, edhe pas dy dekadave që ishte çliruar Kosova. Kjo opozitë sa ishte në pushtet pranuan edhe flamurin kombtar ta zavendësojnë me flamurin që i ka 6 ylla. Hoqën dor edhe nga bashkimi kombtar. Në emër të miqësisë, kjo opzitë sa ishte në pushtet, lejoj të ndërtohen pa lejen e pushtetit qendror shtëpi për kolonët serb në Mitrovicën veriore dhe në Zveqan, që ta kolonizojnë atë pjesë të Kosovës, edhe pse nuk iu ipte mundësia të kthehen nëpër shtëpitë e veta pas çlirimit të Kosobës afër 20 mij shqiptar të shpërngulur me dhunë nga bandat qetnike serbe.

Në emër të miqësisë kjo opozitë nënshkruajti marrveshjen rreth damarkacionit, ku I humbi Kosova mbi 8200 hektar tokë pa kurfar kushti, i humbi mbi 4000 hektar tokë me nënshkrimin e demarkacionit mes Kosovës e Maqedonisë Veriore, ua paguajti rrymën bandave serbe për dy dekada me radhë në dëm të buxhetit të Kosovës dhe në dëm të xhepit të shqiptarëve. Kjo opzitë sa ishte në pushtet, nënshkroi marrveshjen për teritorin ekstra për kishat ortodokes serbe, uzurpuar me dhunë nga shqiptarët, me rastin e pushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë para 100 e sa viteve, nënshkruan edhe marrveshjen që Serbia të bëhet hisetare në Liqenin e Ujmanit dhe në gjigantin tonë TREPÇA. Pra në emër të miqësisë me SHBAN e shtetet perendimore kjo opzitë nënshkruajti gjithçka e nuk mori Asgjë, edhe pse nuk mund të pranohet me asnjë kushtë që ta humbim Trepçën e Ujmanin dhe teritoret më të pasura të Kosovës.

Miqësin më të madhe e më të sinqert me SHBAN dhe Europën e kemi tash, se sa e kishim më pare sa ishte opozita në pushtet. Miqësia me rrena, me korrupcion, me nepotizëm dhe me krime të organizuara në ekonomi, në shëndetësi, në arsim e në drejtësi, duke i kap gjykatat, prokuroritë dhe duke i qitë në treg pjesët e atdheut, e duke i shtuar mbi 40 mij veteran të rrejshëm të luftës, në dëm të buxhetit shtetnor, nuk mund të mbahet miqësia me asnjë shtet që është mik i vërtetë i Kosovës. Tani po përparon në zhvillim e në trajnim dhe në armatosje ushtrija jonë çlirimtare e Kosovës, e cila së shpejti pritet të antarsohet në NATO dhe të pranohet si subjekt i pavarur dhe i barbart në institucionet e ndryshme me peshë ndërkombtare.

I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

05. 06. 2026

Sado përparësi të kemi nga baza trashëguese, pavarsishtë çfarë natyre të pavarur kemi, sa vullnet e dëshirë të fortë posedojmë e sa të vendosur jemi, ne po ndryshohemi nga ndikimi i mjedisit mes të cilit jetojmë. Rritja dhe shuarja e ambicjeve tona, ndodh varsishtë me kë rrimë, shoqërohemi e miqësohemi. Nëse shoqërohemi e miqësohemi me ata që nuk kanë ambicje të lartë, vullnet të fortë, dëshirë të mjaftushme e dashuri, guxim e vendosshmëri për të ecur përpara, fuqia e potencialit tonë që e posedojmë për brenda, dalngadal bie dhe shuhet fare.

Për këtë qështje që e theksuam më lartë, Orison Swett Marden thot: ” Do ta bëjë tërë ndryshimin në botë për ju se a jeni me njerëz që po shikojnë ta gjejnë aftësinë në ju, me njerzë që besojnë në ju, që ju trimërojnë dhe ju lavdërojnë, apo jeni me ata që po ju prishin idhujt përgjithmonë, po ua shkatërrojnë shpresat dhe po ju hedhin ujë të ftohtë mbi aspirata.” Shembuj të tillë ka mjaftushëm nëpër meset e ndryshme njerëzore. Kah cili shembull anojmë, kryesishtë varet nga ne.

Si zakonisht i ndjekim shembujt rreth nesh për ti organizuar proceset e ndryshme jetësor dhe bëhemi pjesë e gjithçkaje me të cilat takohemi. Çdo leksion, predikim, bisedë që e kemi dëgjuar, çdo përson që na ka prekur jetën, e len një mbresë në karakterin dhe përsonalitetin tonë dhe ne kurr nuk jemi i njëjti përson, pas shoqërimit me dikë, pra jemi pak më ndryshe, nga ajo që ishim më parë.

Marden thotë: ” Çkado që bëni në jetë, bëjeni çdo flijim të nevojshëm për të qenë në atmosferë që e nxit ambicien në mjedis që do tju stimuloi për vetzhvillim. Qëndroni pranë njerzëve që ju kuptojnë, që besojnë në ju, që do tju ndihmojnë ta zbuloni vetën dhe do tju inkurajojnë të përfitoni sa më shumë nga vetja. Rrini me ata që përpiqen të bëjnë diçka dhe të jenë dikushi në botë, njerzë me qëllime e ambicje të larta. Suksesi i atyre rreth jush që përpiqen të ngriten më lart do tju inkurajoj e do tju stimuloi që të luftoni më shumë, nëse nuk ia keni dalë aq mirë vetë.”

E tërë kjo që u tha më lartë është stumuluse për ata njerzë të cilëve u mungon energjia, që janë dembel e të plogët. “Me kë rrin,i tillë do të bëhesh”, nëse rrin me qen, mbushesh me pleshta”, populli.

I juaj,

Mësuesi Isë

02. 06. 2026

Mendjet materiale kanë një vetëvete më të ulët, ndërsa mendjet shpirtërore kanë një vetëvete më të lartë. Vetëvetja e lartë është e mbushur me ide nxitëse, përplot sugjerime, aspirata, motivime dhe optimizëm. Vetëvetja e ultë, sugjeron se ne mund të jetojmë dhe të ekzistojmë vetëm ashtu, siq kanë jetuar dhe ekzistuar paraardhësit tanë. Forcën që e sheh, e gjykon dhe arsyeton jetën dhe gjërat përmes njohurive të kësaj force e quajm Mendje Shpirtërore. Mendja e Trupit ose mendja materiale vështron, mendon dhe gjykon krejtësisht nga këndëvështrimi i interest material e fizik dhe nga kënvështrimi i karierizmit e bajraktarizimit për përfitime përsonale në dëm të tjerëve, njëjt si vështron sot opozita jonë në Kosovë dhe në Shqipëri siq vështron, mendon e vepron opozita dhe pozita në Shqipëri.

Jashtë këtij kënvështrimi të ultë, mendjet materiale të përmendura më lartë, nuk kan potencial të vështrojnë përmes këndëvështrimit të lartë e vizionar, siq vështrojnë mendjet shpirtërore, të cilat e posedojnë një mendje të nivelit më të lartë e më vizionar. Njerëzit që u përkasin mendjeve shpirtërore shohin se kanë brenda tyre një fuqi për të arritur rrezultate më të mëdha në botën fizike e materiale, se sa ëndrrojnë masat e ndryshme për rreth tyre me mendje materiale, siq po ëndrron opozita jonë e korruptuar dhe e falimentuar. Mendjet shpirtërore shohin, se sa i përket mundësive të jetës, ende jemi në një injorancë të dendur. Megjithate mendjet në fjalë i shohin disa gjëra, si shëndet të përsosur, fuqi për ti lëviz proceset organizative përpara, udhtim dhe vëzhgim të pavarur dhe metoda për ti fituar të gjitha gjërat matriale të nevojshme dhe të deshirueshme përmes veprimit dhe punës së mendjes ose mendimit, vetëm opo në bashkpunim me të tjerët.

Mendjet materiale siq i posedon opozita jonë në Kosovë dhe pozita e opozita në Shqipëri, e kanë humb durimin tmerrësisht me vetëvetën dhe nuk kanë force ta frenojnë vetën nga agresiviteti, urrejtja, inati, xhelozia, nga oreksi i pangopshmërisë dhe paaftësia e tyre me u ballafaquar burrërisht e njerëzishtë me realitetin inkurajues që e ka prodhuar pozita apo mazhuranca jonë në Kosovë. Kurë e humb durimin me vetëvetën, siq e ka humb opozita në Kosovë dhe pozita e opozita në Shqipëri, për shkak të agresivitetit të mendjes materiale të tyre, për shkak të rrëshqitjeve, rënjëve të shpeshta nga mëkatet e rënda të tyre. Për shkak të nervozizmit ose periudhave të zemrimit, nuk u mbetet aftësi as potencial që të bëjnë ndonjë të mire për Kosovën, shtetin e saj e për popullin shqiptar në përgjithësi, pos të kqijave, plaçkitjes e uzurpimit abuzive me të mirat shoqërore duke dëmtuar me të madhe shoqërinë tonë dhe duke frernuar proceset e zhvillimit ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridic e tj. I juaj, mësuesi Isë