27. 12. 2015, pas dhjetë viteve edhe njëher po ia rikujtoi publikut

Edhe pse ishim dhe jemi të rrethuar me armiqë të përbetuar kunder kombit shqiptar dhe na kanë shkaktuar e po na shkaktojnë shkaterrime, gjakderdhje të mëdha e gjenocid, edhe pse humbëm shumë jetë të shqiptarëve, edhe pse nau uzurpuan tokat tona dhe shtëpitë, edhe pse na përzunë me dhunë nga trojet tona, duke na rrahur, burgosur, e çka nuk na bënë tjetër?! Me gjithate e tërë kjo bloj e paparë kund në botë, pos tek shqiptarët, për qudi është bërë dhe po behet me ndihmen e tradhtarëve tanë që kanë ekzistuar dhe po egzistojnë në mesin tonë kombetar, të cilët kanë bashkpunuar e po bashkpunojnë, me shkaterruesit e qenjes sonë kombtare me shkatërrusit e pasurisë dhe me uzurpatoret e tokave tona, kulturës e civilizimit që e patëm më parë.

Si mos të konsiderohet, armiku më i madh i shqiptarëve vetë shqiptari? Ku në mesin tonë kombtar po gjalleron si gjarperi helmues përqarja mbi baza fetare, politike e partiake dhe mbi baza regjionale. Ku në mesin tonë kombtar ka depertuar korrupcioni dhe prostitucioni. Ka depërtuar me të madhe keqpërdorimi i ligjeve të shtetit, gjykatave,prokurorive, institucioneve ekonomike, shendetesore, edukative, fetare dhe politike. Ka depërtuar nepotizmi dhe krimi i organizuar. Ka depërtuar kapja e shtetit, gjykatave e prokurorisë, nga prontomafiashët në bashkpunim me panistët, të cilët filluan ti qesin në treg pjesët e atdheut, ku i humbi Kosova mbi 8200 hektar tokë me nënshkrimin e marrveshjes mes Malit të zi e Kosovës, ku i humbi Kosova mbi 4000 hektar tokë me nënshkrimin e marrveshjes së demarkacionit mes Maqedonis së Veriut e Kosovës dhe shumë marifetllyqe tjera të pista, që janë bërë në dëm të Kosovës.

Lexuesi im i dashur, përqarja mbi baza fetare, politike, partiake e regjionale, korrupcioni, prostitucioni,narkomania, shkelja mbi ligjet dhe institucionet shtetnore dhe keqperdorimi i tyre, ishte dhe është armiku më i madh i kombit shqiptar, që po e qon drejte shfarosjes se tij, nga vet ne shqiptarët, pa të keqën që po na e bëjnë edhe pushtuesit tanë shekullor, që i kanë përdor e po i përdorin mangësitë tona si instrument i suksesshëm për përqarje, hasmëri, urrejtje dhe vëllavrasje në mesin e shqiptarëve, me synimin që të na mbajtë të pushtuar, nënshtruar, e poshtrua më lehtë. Kjo lojë e keqe e fqinjëve tanë pushtues shekuj e shekuj me radhë nuk ka të ndalur. Nërsa ne shqiptarët nuk e kemi ndërmend fare të mbushëmi mend e ta stopojmë këtë të keqe , të cilën e kemi paguar shumë shtrejtë nëpër shekuj e dekada, fatkeqësishtë!

I juaj,

Mësuesi Isë

19. 12. 2025

Po, në një kuptim të shëndetshëm, mundesh. Jo si zëvendësim i mjekut, por si mjek i përditshëm i vetvetës. I kemi tri gjër kryeore ti provojm. E para, të mësosh ta dëgjosh trupin pa frikë. Jo çdo simptomë është rrezik për shëndetin. Duhet mësuar dallimin mes sinjalit dhe alarmit. Trupi flet përmes lodhjes, tensionit të gjakut, dhimbjeve të ndryshme, frymëmarrjes sonë. Detyra jonë është ta dëgjojm trupin dhe të komunikojmë me te sistematikisht e sinqerisht, jo ta kundërshtojmë e ta luftojmë ate. E dyta. Duhet të kuptojmë lidhjen  e ngushtë trup, mendje. Shumë simptoma mbahen gjallë nga stresi, ankthi e shtypja emocionale. Kur e kuptojmë drejtë se çfarë po përjetomë emocionalisht,  shpesh trupi fillon të qetësohet. Kjo është mjekësi e brendshme, apo mjek i vetëvetës.

E treta, të ndërtojmë disiplinë bazë për shëndetin, duhet të bëjmë gjum të rehatshëm, të flejmë me kohë dhe të zgjohemi në kohë. Në ora 10 flejmë, në ora gjashtë zgjohemi, kohë e përshtatshme për gjum, icili mundëson ta përfitojmë energjinë e humbur gjatë ditës, për të punuar prap ditën që vie. Të përdorim ushqim sa më të thjeshtë e sa më të natyrshëm që mos ta mbingarkojmë  trupin tone me ushqim, Lëvizje të përditshme dhe gjimnastikë , e preferueshme të bëhen në natyrë, frymëmarrja e thellë përmes hundës, dhe frynnxerrje përmes gojës. Një ritëm sistematik ditor, Pa të cilat, asnjë njohuri nuk funksionon në kuptimin e vetmjekimit. Kjo mënyrë e veprimit sistematik e sheron trupin tonë e shëron çdo ditë, jo vetëm një herë.

Për tu bërë mjek i vetëvetës praktikisht, kërkohet  dhe është e preferueshme:

– Të mbajm shënime për gjendjen e trupit tonë dhe për gjendjen tonë emocionale.
– Të mësojmë bazat e anatomisë dhe fiziologjisë, jo për diagnoza, por për kuptim se     çfarë po ndodhë me trupin tonë.
– Të praktikojmë frymëmarrje të ngadaltë përmes hundëve dhe frymënxerrje po ashtu të ngadalt përmes goje, kërkohet vetë rregullim apo mirëmbajtje të ekuilibruar të shëndetit tone trupor, biologjik, anatomik, fiziologjik, psikik, emocional, intelektuale, moral, human, social, njerëzor e ekoomik.
– Mos u vetë-diagnostiko. Kur të duhet mjeku me patjetër duhet të shkosh. Kjo është pjekuri e jona, jo dobësi.
– Duhet punuar me mendimet katastrofike dhe ti mbajmë sa më large vetëvetës. Ato, na smuajn më shumë se sa simptomat e ndryshme të smundjeve. Mjek i vetevetës nuk do të thotë “që din gjithçka”. Do të thotë “e respektoj trupin tim dhe reagoj me mençuri”.

I ijuaj,

Mësuesi Isë

Me 17. 12. 2025- ripostim

Kërkesat tona janë të shumta gjatë jetës dhe ne jemi përgjegjës kryesor per realizimin e tyre. Për aq sa jemi përgjegjës ndaj kërkesave dhe nevojave tona, po për aq edhe i realizojmë ato kërkesa e nevoja. Besimi dhe mosbesimi në forcat tona që i posedojmë për brenda, janë shkaktar themelor që mundësojnë realizimin apo mos realizimin e nevojave dhe kerkesave të ndryshme gjatë jetës. Duhet të kemi kujdes të shtuar se, qfarë po mendojm për aftësitë, fuqinë, shprehitë dhe shkathtësitë tona intelektuale, morale, humane, profesionale dhe bindjen e besimin që e posedojmë për ato aftësi, sepse ashtu sipas mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve tona që i posedojmë për vetëvetën, e ndertojmë të ardhmen tonë ose ngecim prapa.

Kush ka kujdes në mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet, shprehitë, shkathtësitë dhe veprimet që i bënë gjatë gjatë jetës, e ndërton me kujdes të ardhmen e tij përplot begatij e dinjitet. Në të kundërten, vetëm e shkatërron të ardhmën e vetë.

Sa shume luftojmë dhe përpelitemi përplot vuajtje me skemat e dëmshme të mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, shprehive, shkathtësive dhe veprimeve tona, të cilat na sjellin dhembje duke kritikuar, fajsuar, urrejtur, xhelozuar, hidhruar, zemeruar, friksuar dhe inatosur pa të drerjtë ndaj tjerëve, besa edhe ndaj vetëvetës për vendnumrimin apo ngecjen tonë, shpesh pa e hetuar fare këtë vendnumrim që është pasojë e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe veprimeve tona që janë programuar më pare dhe u ka skaduar afati i përdorimit të tyre në organizimin e proceseve të ndryshme jetësore .

Nese të gjitha këto tendosje emocionale janë shkaktuar nga mendimet tona personale, të ndikuara edhe nga mendimet e tjerëve për ne, ato duhet zavendësuar sa më pare me mendime të ndritshme e progressive, të cilat nuk shkaktojnë tendosje e shqetësime të ndryshme, por shkaktojnë progresivitet e dinjitet njerëzor.

Per ta bërë këtë, është e nevojshme më parë të lirohemi nga e kaluara e hidhur dhe t`ua falim të gjithëve gabimet e bëra ndaj nesh, e t`u kërkojm falje të gjithëve për gabimet tona ndaj tyre, besa dhe ndaj vetës sonë.T´i falim gabimet e tjerëve që i kanë bërë ndaj nesh dhe t´u krkojmë falje për gabimet tona ndaj tyre, e marrim në duarë qelësin e sigurt të ndryshimeve më pozitive në jetë.

I juaj, Mësuesi Isë

12. 12. 2025

Me njeriun e fiksuar pas vetëvetës, sipas Inteligjencës artificiale, kuptojmë individin ku vëmendja e tij është tepër e përqendruar tek unë-i vetjak. Tepër i përqëndruar tek nevojat dhe dëshirat e tij, e sidomos tek imazhi i tij personal, tek mënyra si duket ai, si përceptohet dhe si vlerësohet nga tjerët. Pra sipas tij, bota rrotullohet rreth tij, duke e vërë vetën në epiqendër. Kjo gjendje shfaqet në disa mënyra të zakonshme. I fiksuari pas vetës, e lexon çdo situatë përmes filtrit të tij “çfarë thotë kjo për mua”. Në biseda me tjerët, ka tendencë t’i kthejë gjërat tek vetja. E ka të vështirë të dëgjojë me qetësi botën e tjerëve. Në vend që të jetë i pranishëm, mendja i rri tek kontrolli, tek vlerësimi dhe tek krahasimi.

Pjesa emocionale tek tipat e tillë, sipas inteligjencës Artificiale, zakonisht bëhet e brishtë. Kritika e vogël e godet fort. Mospërfillja nga tjerët, i duket kërcënim. Ai lodhet duke u munduar të ruajë një imazh të vetin para tjerëve. Shpesh, pas kësaj fshihet tek ai frika se mos nuk mjafton, një mungesë e vjetër sigurie që kërkon kompensim. Në thelb, njeriu i fiksuar pas vetes nuk është egoist në kuptimin e thjeshtë të fjalës. Ai është i bllokuar brenda vetes. Nuk ka hapësirë të lirë për marrëdhënie të qeta, as për një kontakt të ndershëm me realitetin. Energjia i shkon në ruajtjen e një “veti” të ngrirë, jo në rritje. Kur ky fiksim fillon të zbutet, njeriu shtrihet, merr frymë më lirshëm, fillon të shohë botën pa e lidhur çdo gjë me veten. Aty gjithçka bëhet më njerëzore, më e natyrshme.

Nga përspektiva e egos, e hijes ose e zhvillimit të vetës, sipas inteligjencës artificiale, shihen kjartë dallimet dhe lidhjet mes tyre.

Perspektiva e egos

Kur njeriu fikset pas vetes, egoja bëhet qendra e gjithçkaje. Ajo rri vigjilente, gati të mbrohet, gati të dëshmojë vlerën e vet. Egoja ndien se identiteti i saj është i brishtë. Detyra e saj është të mbajë kontrollin. Në këtë gjendje, ajo ngurtësohet, nuk merr frymë lirshëm. Çdo situatë shihet si provim, çdo koment si gjykim, çdo marrëdhënie si skenë ku duhet ruajtur “roli”. Njeriu humb spontanitetin sepse egoja nuk don të rrezikojë. Ajo e sheh veten si objekt që duhet mbrojtur, jo si proces që rritet.

Perspektiva e hijes

Hija është ajo pjesë brenda nesh që e kemi shtyrë në errësirë. Aty shkojnë frika, ndjeshmëritë, dobësitë, turpi, dëshirat e papranueshme. Njeriu i fiksuar pas vetes, sipas inteligjencës artificiale, zakonisht ka shumë material të pahapur nën hije. Dhe sa më shumë grumbullohet nëntoka e tij e psikes, aq më e madhe bëhet nevoja për të ruajtur një imazh të fortë në sipërfaqe. Fiksimi pas vetes shpesh është maska e madhe që mban të fshehur brishtësinë. Aty ku nuk e lejon veten të jetë njeri, shfaqet hija në forma tjera; shfaqen xhelozi, pretendime të ndryshme, ndjeshmëri e tepruar, reagime të ashpra ndaj kritikës. Në të vërtetë, ai nuk fikset pas vetes së tij të vërtetë, por pas vetes që ka frikë ta sheh vetën.

Perspektiva e Self-it

Self-i, në gjuhën e Jungut, është qendra më e gjerë e personalitetit. Aty bashkohesh me mundësinë tënde, me thelbin që nuk ka nevojë për pozë. Kur njeriu jeton më afër Self-it, ai nuk ka pse të fiksohet pas vetes; vetja e tij nuk ka nevojë të provohet. Ka një liri të brendshme. Një qetësi që nuk lidhet me atë çfarë mendojnë të tjerët. Nëse fiksimi pas vetes është shenjë e shkëputjes nga Self-i, afrimi me Self-in e zbut këtë ngurtësi. Njeriu fillon të ndihet më i plotë. Nuk i duhet të kontrollojë çdo përshtypje. Ai i ndjen kufijtë, por nuk mbyllet brenda tyre. Ka hapësirë për marrëdhënie të ndershme, për dyshime, për lojë, për jetë. Në një fjali të përmbledhur, egoja e ngurtëson, hija e shtyn të fshehë pjesët e veta, Self-i e fton të hapet dhe të mos ketë frikë nga vetvetja.

Egoja, hija dhe Self-i janë pjesë tona të brendshme. Zhvillimi i vetës është procesi i gjatë që i lidh, i balanson dhe i pjekë të tria këto pjesë. Pra, zhvillimi i vetës nuk është një pjesë tjetër por është rruga përmes së cilës kalojmë tek pjekuria.

Sipas inteligjencës artificiale, egoja është mënyra si e shohim veten në nivel praktik. Roli ynë. Identiteti i përditshëm. Synimet. Kufijtë. Struktura. Pa të cilat, njeriu shpërhapet. Zhvillimi i vetes këtu ndodh kur egoja bëhet elastike, jo e ngurtë. Kur mësohet ta durojë kritikën, ta njohë gabimin, të mos i frikësohet rëshqitjes së imazhit. Hija është magazina e brendshme ku i fusim gjërat e papranueshme. Frikën, zilitë, dobësitë, dëshirat e ndaluara. Zhvillimi i vetës këtu ndodh kur njeriu i njeh këto pjesë dhe nuk i sheh si armike. U lëshon dritë atyre pjesëve. Kur hija nuk integrohet, ajo të kontrollon nga prapaskena. Kur integrohet, të len të lirë. Self-i është qendra më e gjerë, më e thellë. Është pjesa që nuk ka nevojë të garojë. Nuk ka nevojë të mbrohet. Nuk ka asgjë për të provuar. Zhvillimi i vetës këtu është afrimi me këtë qendër të brendshme ku njeriu ndihet i tëri, i plotë dhe i qetë.

Sipas inteligjencës artificiale Zhvillimi i vetës është lëvizja nga egoja e ngushtë dhe hija e pashikuar, drejt Self-it të gjerë. Egoja nuk komandon, por bashkëpunon. Hija nuk shtypet, por njihet. Self-i nuk humbet nën zhurmën e përditshmërisë, por bëhet orientim i brendshëm. Zhvillimi i vetes është pjekja psikologjike që të ndihmon të mos mbetesh i mbërthyer as tek egoja, as tek hija, por të afrosh thelbin tënd të vërtetë. Egoja është kati i parë i shtëpisë – aty jeton përditshmëria. Hija është bodrumi – aty shkojnë gjërat që nuk duam t’i shohim. Self-i është themeli dhe qetësia e shtëpisë – struktura e brendshme që mban gjithçka. Zhvillimi i vetes është puna që bën për ta rregulluar krejt shtëpinë që të mos shembet, të mos marrë lagështinë dhe të mos ngulfatet. Egoja është “si dukem”.Hija është “çfarë fsheh”. Self-i është “kush jam”. Zhvillimi i vetes është procesi që të çon nga dy të parat tek e treta.

I juaj,

Mësuesi Isë

05. 12. 2025

Korteksi prefrontal apo korja, levorja parafrontale e trurit, është një pjesë e dhomës së tij ku merren vendime të vështira. Kur jemi të mbrojtur, truri punon si strehë për arsyetime. Kur jemi të sinqertë, ai qetësohet dhe lëshon kontrollin e tepërt, duke lejuar mendjen të mos mbrohet nga çdo gjë. Kjo qetësi e trurit i hap rrugë një lloj qartësie të thellë e të kjartë, se nuk është e nevojshme të mbrohemi për çdo gjë, sepse kjo mënyrë e të mbrojturit pasqyron një pamje të rrejshme se kush jemi në të vërtetë. Pamjet e trilluara se kush jemi në të vërtetë, shkaktojnë dëme të mëdha në përsonalitetin dhe në karakterin tone të trilluar artificialisht.

Sistemi limbik apo truri emocional, është qendër emocionale dhe i ndez reagimet tona të ndryshme gjatë jetës. Ndërsa amigdala apo bajamet e trurit janë ajo pjesë e tij që ndez alarme në brendinë tonë. Kur i sheh emocionet pa gjykim, amigdala e trurit nuk shpërthen. Fillon të mësojë se e vërteta nuk është kërcënim, por lirim nga një barrë e së shkuarës, bajtur për se rëndi mbi trupin, emocionet dhe mbi shpirtin tonë. Pra është një strukture që ndez frikën, alarmet, reagimet mbrojtëse dhe ngarkesat e ndryshme emocionale.

Insula trunore apo ishulli i trurit, Kjo zonë e trurit është ura lidhëse e tij mes trupit, vendi ku emocionet përkthehen në ndjesi të brendëshme dhe në intuitë trupore duke u lidhë me vetëndjesinë. Njerëzit që arrijnë nivel më të thellë sinqeriteti ndjejnë më shumë qetësi. Ndjejn rrahjet e zemrës, gungat e vogla emocionale. Më së shumti – ndjejnë atë që zakonisht e quajmë intuitë. Kur vetja pranohet plotësisht ashtu si është, insula apo ishulli i trurit punon më qartë dhe më qetë.

Default Mode Network (DMN), është rrjeti i brendshëm që punon kur njeriu rri me veten. Kur jemi të humbur në ankth, DMN, kurë na ndizen historitë e frikës. Kur jemi të sinqertë, DMN ndryshon ritmin. Ul zhurmën. Nuk na dërgon më skenarë të rremë. Fillon të krijojë një hartë më të mirë të vetes. Këtu shfaqen përjetimet që shpesh duken “kulmore”: dituri të qeta, ndjesi kuptimi, mbyllje plagësh të vjetra pa dramë. Nuk është eufori, nuk është ekstazë. Është një gjendje si kur lirohesh nga një tension që nuk e dije se e kishe. Si kur trupi merr frymë normalisht për herë të parë pas shumë kohësh. Si kur mendja i tregon vetes të vërtetën pa shkop, pa shpatë, pa mbrojtës. Shkurt shprehur, Rrjeti i Modalitetit të Parazgjedhur, DMN, është hapsira e mendimit të brendshëm, ku njeriu reflekton, kujton, imagjinon, fantazon, ndërton kuptimin për vetën dhe formon harten e brendshme, që e orienton individin emocionalisht, trupërisht dhe mendërishtë.

Në psikologjinë e përjetimeve kulmore, Maslow e përshkruante si çast ku njeriu prek një formë të së vërtetës që është e tij, por po aq e lidhur me botën. Si një minutë e brendshme ku të gjitha gjërat marrin kuptim. Por ai theksonte diçka: këto momente shfaqen kur njeriu bëhet i sinqertë me përmasën e vet njerëzore, jo kur përpiqet të jetë i fortë, perfekt apo i padukshëm. Sa më holistikisht e shohim veten, aq më lehtë truri e lejon këtë përjetim. Nuk ka asgjë mistike këtu. Thjesht një tru që nuk lufton më me veten.

Këto vlera që u folën më lartë për të gjitha zonat e trurit, është marr parasysh gjendja normale e funksionimit të këtyre zonave trunore apo gjendja e shëndetit normal të funksionimit të tyre. Në të kundërtën, kur shëndeti i këtyre zonave trunore nuk është në nivel të duhur, funksionimi i tyre çrregullohet masivisht, sipas hulumtimeve të ndryshme shkencor të psikologëve holistic dhe hulumtusëve tjerë të shëndetit në fusha të ndryshme. Për këtë arsye, autor të ndryshëm të hulumtimit në fushën e shndetit, fizik, biologjik, fiziologjik, psikologjik, psikiatrik, neuropsikiatrik, sociologjik e pedagogjik , kanë ardhë në përfundim, se mirëmbajtja e ekuilibrit të shëndetit mendor, emocional, shpirtëro, moral e human, është domosdoshmëri e kohës dhe do të jetë përjetësisht si domosdoshmëri e tillë.

I juaj,

Mësuesi Isë

02. 12. 2025

Kur e shikojmë vetën në mënyrë holistike dhe të sinqertë, bashkohen natyrshëm mes veti: Egoja, mekanizmat mbrojtës dhe qëndrimet e jungut.

Egoja është “unë-i i përditshëm”, që udhëheq jetën tonë mes njerëzve. Egoja mundohet të mbajë ekuilibrin, dinjitetin dhe imazhin tonë që e posedojmë gjatë jetës. Kur fillon ta shohësh vetën në mënyrë të sinqertë e në mënyrë holistike, Egoja, edhe pse nuk zhduket nga ne, ajo pushon së luftuari, pushon së udhëhequri me jetën tonë. Ajo ndalon së krijuari histori për të mbrojtur veten. Fillon t’i pranojë pjesët e pakëndëshme që zakonisht i shtyn anash. Në këtë pikë, egoja bëhet më e qetë dhe më e mençur.

Mekanizmat mbrojtës, kur nuk jemi të sinqertë me vetën, mekanizmat mbrojtës punojnë pa pushim. Arsyetojmë, mohojmë, projeksionojmë e zbukurojmë. Mekanizmat tanë mbrojtës janë si roje që nuk na lënë të hyjmë në dhomën e vërtetë të vetes. Por kur fillon të shohësh veten holistikisht, rojet lodhen. Nuk kanë më pse të qëndrojnë në gatishmëri, sepse ti vetë po hyn me qetësi në atë dhomë. Atëherë mekanizmat bëhen më të butë dhe vendin e tyre e zë vetëdija e pjekur. Mekanizmat mbrojtës përherë synojnë, mangësitë dhe mossukseset tona, ti arsyetojnë me pengesat që naj bëjnë tjerët, ti realizojmë dëshirat dhe synimet tona, kurse vetëdija e pjekur, i vë në pah edhe pengesat që ia bëjmë vetit për ti realizuar dëshirat dhe synimet tona gjatë jetës, i vë në pah edhe mosaftësit përsonale që na dalin para si pengesa.

Qëndrimet e Jungut, sipas tij njeriu ka shumë shtresa: ka shtresa personale, ka hije, ka arketipa, ka vetvetësinë (Self). Kur arrin të shohësh veten pa frikë, pa fasada, ndodh një lloj afrimi me Hijen – pjesët që nuk i kemi dashur, por që janë tonat. Aty fillon të kuptosh se ajo që ke shmangur ndoshta nuk është armik. Mund të jetë plagë, talent i fshehur, energji e bllokuar. Ky kontakt me Hijen i zgjat hapat drejt Self-it apo vetëvetës – drejt atij vendi të brendshëm ku njeriu ndihet i tëri, pa u çarë në copa. Në këtë pikë, holizmi dhe sinqeriteti ndaj vetës bëhen pjesë e një procesi që te Jungu quhet individuim. Nuk ka më lojë rolësh. Nuk ka më gjysmë-të-vërteta. Njeriu fillon t’i përputhë brendësitë me atë që bën në botë. Dhe këtu nis pjekuria e vërtetë sipas Karl Jung.

Çfarë ndodh praktikisht me pjekurinë e vërtetë? Fillon ti vëresh gjurmët e emocioneve dhe motiveve tua në trup. Fillon të kuptosh pse mendja sillet rreth disa çështjeve të brendëshme e të jashtme. Fillon të dallosh kur flet egoja, kur flet frika, e kur flet vetja e thellë dhe fillon të duket sikur njeriu brenda teje bëhet më i plotë. Në botën tonë të brendshëm egzistojnë dy individ apo dy persona. Përsoni i mire dhe përsoni jo i mire. Me cilin person rrim e shoqërohemi më shumë dhe e përkrahim gjatë jetës, ai do të bëhehemi. Nëse rrim e shoqërohesh dhe e përkrahim më shumë, përsonin e mire, i mire do të bëhem, nëse rri e shoqërohesh dhe e përkrah përsonin jo të mire, jo i mire do të bëhem.

I juaj,

Mësuesi Isë

01. 12. 2025

Kur njeriu fillon ta shohë veten në mënyrë holistike dhe të sinqert, zakonisht ndodh një ndryshim i butë tek ai, por i thellë në mënyrën si e kupton jetën dhe vetvetën njeriu.Thën shkurt, natyrshëm dhe troç, shikimi holistik i vetës është kur e sheh të gjithë mozaikun përsonal, jo vetëm një copëz të mozaikut. Nuk e trajton vetën si mendje më vete, trup më vete, emocione më vete, por si një tërësi që lidhet nga brenda, e cila nuk ka kurrfar kuptimi të përceptohet si e ndarë tërsia në fjalë. Filloj të kuptoj pse reagimet, sjelljet, ngarkesat, dëshirat dhe frikërat e mia kanë një histori dhe një logjikë të përbashkët përbrenda vetës. Pa këtë kuptueshmëri nuk njihet drejtë e mire vetëvetja.

Sinqeriteti me vetën është faza kur nuk ke më nevojë të mbrosh imazhin që e ke ndërtuar më parë. I lejon vetës të shoh gjërat pa justifikime, pa arsyetime dhe pa role sociale. Thjesht: “kjo është ajo që po e ndjej… kjo është ajo që po më ndodh… ky jam unë”, pa dëshirën që të fshihem pas maskave si madhështor, në raport me tjerët. Kur këto dy gjëra bashkohen, zakonisht ndodh diçka e rëndësishme: Ndjeshmëria ndaj vetës rritet, bëhem më i butë me veten dhe më i fortë me të vërtetën. Tensionet e fshehura tregojnë origjinën e tyre. Motivimet e vërteta bëhen më të qarta. Marrëdhëniet marrin një ton më të pjekur. Vendimet bëhen më të matura.

Nuk është ndonjë përjetim mistik kjo që u tha më lartë, ndonjë imagjinatë dhe fantazi e trilluar. Është thjesht ai moment kur të duket sikur dikush e ka larguar mjegullën prej teje dhe ti më në fund po del përballë vetës ashtu siç je. Jo si duhet të jesh, jo si ke dëshirë të jesh në opinion, jo si të kanë mësuar të jesh, por si të rreh zemra jote në thelb, ai që je në të vërtetë. Këtë të vërtetë e pasqyron objektivisht pa kurrfar lajkash e pa maskime intuita, gjuha e vërtetë e zemrës, e cila nuk pyet, ta don apo nuk ta do shpirti, pasqyrimin real se kush je në të vërtetë.

“Psikologjija Holistike fokusohet në trupin, mendjen e shpirtin e njeriut, duke i ndihmuar atij në rivendosjen e ekuilibrit midis tyre dhe në zgjidhjen e shërimit të traumave emocionale. Kjo punë sheruse e fuqizon njeriun të transformoi vetën dhe të bëhet përsoni që ka qenë gjithmonë thellë brenda vetës”. Dr. Nikole Lepera.

I juaj,

Mësuesi Isë