28. 08. 2025
Stigmatizimi është një proces shoqëror dhe psikologjik përmes të cilit një personi, grup sosh apo një dukurie dhe ngjarje i ngjitet një etiketë negative, që e dallon si “të papranueshëm”, “më pak të vlefshëm” ose “të rrezikshëm” në krahasim me të tjerët. Fjala vjen nga “stigma” që në antikitet nënkuptonte një shenjë fizike ose një njollë dalluese që i vihej dikujt për ta identifikuar si të turpshëm ose të padëshiruar.
Me stigmatizime apo etiketime negative kuptojmë përdorimin e fjalëve, gjykimeve ose stereotipeve që ulin vlerën e dikujt (p.sh. “budallë”, “i sëmurë mendor”, “i pandershëm”, i “pabesë”, “gënjeshtar”, e “tradhtar”). Kuptojmë izolimin social, distancimin ose përjashtimin e dikujt nga pjesëmarrja e barabartë në shoqëri, ngulitjen e paragjykimeve, rreth krijimit të një imazhi të shtrembëruar që ngushton mënyrën, se si shihet individi apo grupi. Vetë-stigmatizimi,fillon kur individi u besonë etiketave stigmatizuese dhe e sheh veten sipas tyre.
Synimi i stigmatizimeve, i hapur ose i fshehtë është, që kontrolli shoqëror të mbaj individin apo grup sosh, duke ia kufizuar fuqinë, statusin ose mundësitë për të vepruar në proceset e ndryshme organizative jetësore. Përligjja e diskriminimit ndodh duke arsyetuar përjashtimin ose trajtimin e pabarabartë të individit apo grup individësh të ndryshëm. Ruajtja e normave, shoqërore duke i stigmatizuar sjelljet ose tiparet që dalin jashtë normave të pranuara. Shprehjen e frikës ose pasigurisë, njerëzit e shprehin shpesh përmes stigmatizimeve atë që nuk e kuptojnë ose që ua rrezikon ndjenjën e sigurisë. Pra, stigmatizimi nuk është thjesht një fjalë fyese; është një mekanizëm i fuqishëm për të krijuar dallime, për të ruajtur hierarki dhe për të kufizuar lirinë e tjetrit, here me të drejtë e here pa të drejtë.
Nga aspekti pedagogjiko-psikologjik- klinik, Stigmatizimi ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien emocionale dhe funksionimin e individit. Ndikimi emocional i stigmatizimit shkakton turp, ankth, ulje të vetëvlerësimit dhe ndjenja të forta izolimi. Vetë-stigmatizimi i individit fillon atëherë kurë u besonë etiketave negative dhe e sheh veten si të mangët apo të pavlerë (“Unë jam i sëmurë, “i paaft”, “i pandershëm”, i” pabes” etj, prandaj nuk jam i denjë). Frika nga refuzimi, shkaku i stigmave, krijon hezitim për të kërkuar ndihmë nga profesionistët (p.sh. tek shëndeti mendor, shumë njerëz nuk shkojnë te psikologu nga frika se do të quhen “të çmendur” e tj). Rritja e simptomave nga stigmatizimi, rrit stresin kronik dhe mund të përkeqësojë depresionin, ankthin apo çrregullimet e tjera. Izolimi social për shkak të stigmave, mundëson humbjen e mbështetjes nga të tjerët, ndikon në vetminë dhe mund të çojë deri në mendime vetëvrasëse tek individët e stigmatizuar.
Nga aspekti Filozofiko-sociologjik,stigmatizimi shihet si një mekanizëm i shoqërisë për të ruajtur rregullin, por shpesh në dëmë të drejtësisë dhe barazisë së tjerëve.Shihet si instrument i kontrollitsocial për tua imponuar individëve që nuk u përshtaten normave shoqërore e social, paragjykohen përmes lloj lloj stigmave. Legjitimimi i pabarazisë në heshtje përmes stigmatizimit të tjerëve, krijon një arsyetim në heshtje, që të stigmatizuarit nuk meritojnë të trajtohen të barabart me tjerët, sit ë papërshtatshëm në mesin ku jetojnë. Shënjimi i kufijve shoqërorë, ndihmon shumicën të ndihen “normalë” duke krahasuar veten me “të tjerët e stigmatizuar”. Cikli i margjinalizimit stigmatizues çon në përjashtim, përjashtimi në varfëri dhe izolim, që nga ana tjetër forcon edhe më shumë stereotipet. Ndikimi në politikat publike stigmatizimi i grupeve të caktuara, shpesh i lë jashtë benefiteve të shëndetit, arsimit apo punësimit.
Përmbledhje e të dyja këndvështrimeve stigmatizuese, dëmton individin, duke ulur vetëbesimin dhe duke rritur vuajtjet emocionale. Dëmton strukturën e drejtë të shoqërisë, duke krijuar ndasi dhe duke forcuar hierarki të ndryshme. Dëme të tilla stigmatizuese po na vijnë shumicë nga mjetet e ndryshme informative, nga analitikët politik, nga gazetar pa etik, dhe nga shoqëritë sociale dhe individ të ndryshëm e të papërgjegjshëm me fjalorin e tyre stigmatizues. Poseqërisht nga komentues të ndryshëm në fejzbuk që e kanë të mbushur përplot gojën dhe fjalorin me stigma të ndryshme, përqmuse ,fyse dhe banale.
I juaj,
Mësuesi Isë
