29. 07. 2015
Të gjitha problemet që po i ndodhin botës natyrore dhe asaj shoqërore, janë pasojë e mënyrës së mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe mënyrës së sjeljeve tona të ndotura.
Fatkeqësit e mëdha natyrore, luftrat e pergjakshme në mes njerëzeve, numri gjithnjë e më i madh i të pa strehëve mbi kokë, vdekshmëria e madhe e njerëzve nga smundjet e ndryshme, nga varferia, nga deficitet e shumta buxhetore, nga shkaterrimi i ekosistemëve, vrasjet kriminale, trafikimi i qenjëve njerëzore, drogimi me substanca narkotike, trafikimi i droges dhe prostitucioni, na qojnë drejtë shkatërrimit të kësaj bote.
Papunësia, korrupcioni, uzurpimi dhe keqpërdorimi i pasurisë shoqerore e kombetare, nepotizmi në punsim, ndarja mbi baza fetare, politike, regjionale e ndarja mbi baza kombetare dhe shumë e shumë dukuri tjera negative që qojnë drejtë shkatërrimit të kësaj bote, janë pasojë e ambientit tonë të ndotur shpirtnor, intelektual, emocional, moral, human, social dhe pasoj e mënyrës së sjelljeve tona të ndotura.
Derisa ta kuptojmë secili prej nesh, se në radhë të parë duhet pastruar, filtruar, ndriquar e përsosur ambientin tonë shpirtëror, intelektual, emocional, social, human, moral, kombtar e njerëzor, duke u fokusuar në këtë drejtim të na ndihmojnë edhe familja, shkolla, rrethi shoqëror, literatura, mjetet e informacionit, revistat dhe rrjetet sociale, do të jenë të kota përpjekjet tona ta pastrojmë ambientin natyror, shoqëror dhe atë kombtar!
Derisa shumica nuk ia imponon pakicës të pastrohet sa më parë nga dryshket e veta, do ta pësojmë edhe më shumë ndotjen dhe shkaterrimin e ambientit personal, profesional, familjar, institucional, natyror, shoqëror, human, social, moral kombëtar e njerëzor, në mënyre zingjirore, duke ndikuar njëra palë në tjetrën.
Edhe natyra, edhe shoqëria, edhe shtetet, edhe institucionet, edhe kombet, edhe familjet dhe individët, kanë ra në pikë të hallit dhe në gazep të madh, nga sjelljet e ndotura e shkatërruse të njerëzve të kësaje bote.
Ka ardhë momenti, tani o kurr që të shpëtojmë nga ndotjet tona shpirtnore, intelektuale dhe emocionale, që secili prej nesh të merr iniciativë dhe përgjegjësi përsonale, që ta pastroj ambientin e vetë të brendshëm nga ndotjet e ndryshme që naj sjellë mënyra e të jetuarit tonë, si rezultat i mënyrës së mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona.
I juaj,
Mësuesi Isë
