28. 01. 2023

R I K U J T E S Ë

Pas kërcnimit me vrasje dhe atentatit në Presidentin Historik të Kosovës Dr Ibrahim Rugova, pas vrasjes së Ministrit të Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqit, përqarjes mes FARKUT dhe UÇK-s, vëllavrasjeve politike gjatë luftës e pas saj, pas abuzimit me”Fondin 3%” e “Fondin Vendlindja thrret” dhe pas kacafytjeve se kush duhet të menagjoi me ato fonde, nuk u prit asgjë e mirë për Kosovën pos të kqija për te e për popullin e saj!

Pas nënshkrimit të marrveshjës për “Zajednicën” serbe, nënshkrimit të teritorit “ekstra” për kishat tona ortodokse të uzurpuara nga fallangat ushtarako-policore, me rastin e pushtimit të Kosovës nga ish Serbo-Jugosllavia dhe kolonizimi i tokave tona me kolon serbo-malazez, pas nënshkrimit të marrveshjes rreth demarkacionit me Malin e Zi dhe Maqedonin e Veriut, ku i humbi Kosova nga budallakitë dhe djallëzitë e djajëve mbi 1200 hektar tokë, nuk u bë asgjë e mirë për Kosovën pos të kqijave kundër saj!

Pas zotimit për ndarjen e Liqenit të Ujmanit me Serbinë dhe ndarjen e Trepçës, pas vendimit që tu paguhet rryma bandave serbe të Veriut në dëm të Buxhetit të Kosovës dhe në dëm të shqiptarëve për dy dekada e tri vite me radhë, pas heshtjës së qeverive gjatë ndërtimit të shtëpive pa lejen e pushtetit qendror të Kosovës në lagjën e Kodrës së Diellit dhe të Zveqanit në Mitrovicën e Veriut për bandat kriminale serbe të ardhur nga viset e ndryshme të ish Jugosllavisë si kriminel lufte, për ta kolonizuar veriun e Kosovës me kolon të ardhur serb, nuk u prit asgjë e mirë për Kosovën e popullatën e saj, pos të kqiave!

Pas heshtjës së qeverive tona për dy dekada me radhë e tri vite, që i pengonin bandat serbe të kthehen shqiptarët nëpër shtëpitë e veta dhe ti riparojnë ato nga dëmtimi që ua bënë bandat serbo-policore e ushtarake gjatë luftës në Kosovë, që e kishin synim spatrimin etnik të shqiptarëve, pas nënshkrimit të shumë e shumë marrveshjeve tjera, pas lulëzimit të korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor, kulturor, shkencor dhe juridik, pas kapjes së shtetit, prokurorive e gjykatave dhe toleranca që të mos shtrihet pushteti qendror në të gjithë teritorin e Kosovës, nuk u pritë asgjë e mirë për Kosovën dhe popullin e saj pos të kqia, degradim e shkatrrim masiv!

Tani e tutje do ti vërejmë e përjetojmë fare mirë në kurrizin tonë, sapo të fillojnë të jetësohen praktikishtë veprimet e bëra djallëzore të pjellës së djajve në Kosovë, në Shqipëri dhe në trojet tjera shqiptare që janë nën qizmën pushtuse sllave dhe greke, edhe pse nau vranë afër 15 mij qytetar të pafajshëm pleqë e fëmijë, gra e burra, edhe pse nau dhunuan 20 mij gra e vajza shqiptare gjatë luftës në Kosovë! I juaj mësuesi Isë