30. 11. 2025

Festat kombtare, kulturore e fetare bëhen edhe më të madhërishme, nëse pushojnë së vepruari përqarjet, hasmëritë, vëllavrasjet, urrejtjet, xhelozitë mes shqiptarëve mbi baza partiake, fetare, regjionale, mateiale e karieriste. Me këto tmeta, jo pak shkatrruse po i tregojmë botës, sa pak unitet kombtar ka mes popullit shqiptar. Sa pak dashuri kemi për atdhe e për liri! Sa pak edukatë e dituri kemi për zhvillim e përparim e sa mendjemadhësi që na pengon për të ecë e përparuar, sipas kërkesave të kohës.

Këtë që e thash më lartë po e dëshmon niveli i ultë edukativ, intelektual, kulturor, moral, human dhe niveli i ultë shkencor mes shqiptarëve, krahasuar me popujt e civilizuar të botës, edhe pse ne ishim dhe jemi populli më i vjetër europian, edhe pse gjuha jonë dhe alfabeti i saja dhe shkrimi ishin ndër gjuhët dhe alfabetet e shkrimeve të para të njerëzimit!

Nëse i bëjmë pyetje vetit pse festohen festat e ndryshme kombtare, kulturore e fetare dhe cila është vlera e festimit, përgjigjja do të ishte? Kur njeriu ia bën vetes këtë pyetje, përgjigjja del zakonisht më e thellë se sa duket në fillim. Festat nuk janë thjesht ditë pushimi e argtimi. Ato janë mënyra të organizimit shoqëror që krijojnë një kuptim, një vazhdimësi dhe një lidhje mes brezave. Kuptimi kryesor rrotullohet rreth disa shtyllave kulturore, si:

Festat kombëtare, të cilat na kujtojnë identitetin dhe rrugën që e kemi bërë si popull. Prapa këtij identiteti dhe rrugtimi, ka histori, sakrifica, vuajtje, malltertime, burgosje, vrasje në masë, dhunime, pushtime, nënshtrime, poshtrime, varfëri, uri, përzënje me dhunë nga trojet, plaqkitje shtëpish, djegëje të tyre, djegje të arave, livadheve, fushave, maleve, krim dhe gjenocid ndaj shqiptarëve prej pushtusëve tanë të vjetër e të rij. Luftrat e shqiptarëve dhe paraardhësve tanë Iliro-pellazg, ballë për ball me hasmin ishin momente të ndryshme e të përbashkta të dhimshme e krenare. Duke festuar njeriu e rikonfirmon përkatësinë, e ndien veten pjesë të një rrëfimi më të gjerë se jeta personale. Nëse jo, nuk ecën puna mire! Kot festojmë, apo festojmë sa për sy e faqe!

Festat kulturore janë mënyra se si i ruajmë traditat dhe ndjeshmëritë që na dallojnë. Janë ato momente kur edhe gjërat e vogla, si një ushqim, një këngë, një rit , recitim, një dramë, një skeq, një humor, një sarkazëm, një satire, një pikture, një shfaqje teatrale, një film, bëhen ura që na lidhin me fëmijërinë, me familjen, me vendin, kulturën tonë, me shokët e shoqët, me farefisin me bashkombasit e bashvendasit. Me një fjalë, na e bëjnë jetën më të larmishme, më të frytshme dhe më me shumë ngjyra. Në të kundërtën nuk do ecë puna mire e si duhet.

Festat fetare shërbejnë si pushim shpirtëror. Ato i japin njeriut ritëm të brendshëm. I ofrojn një çast reflektimi, falenderimi, faljeje, ose rishikim i lidhjes me vlerat që u beson. Njeriu për një kohë i jep vend edhe asaj pjese të brendshme që zakonisht mbetet nën zhurmën e ditës. Nëse nuk ecën puna mire, do të vështirësohet edhe më shumë jeta përsonale, familjare, farefisnore, kolektive, shoqërore e kombtare.

Në thelb, festimi e mban të gjallë kujtesën kolektive dhe i jep njeriut një ndjenjë vëndi. I jep emocion, përkatësi, kuptim dhe stabilitet. Shkurt shprehur, njeriu feston që të mos harrojë kush është, nga vjen dhe çfarë vlerson. Feston për të ruajtur gjërat që e bëjnë të ndihet i lidhur me të tjerët dhe me veten, duke u larguar sistematikisht nga shkatërrimet e ndryshme të vetëvetës, familjes, dhe kombit që i takon. Nëse puna ecën në drejtim të kundërt, pason lulëzimi i të kqijave mes një shoqërie të caktuar.

I juaj,

Mësuesi Isë

27. 11. 2025

Të menduarit transcendental është i nivelit më të lartë, se sa niveli i të menduarit të zakonshëm, i cili përdoret për gjëra që shkojnë përtej asaj që mund ta kapim me përvojë të drejtpërdrejtë apo me të menduarit e zakonshëm. Ky nivel i të menduarit nuk lidhet me diçka mistike, por me atë që e tejkalon përmasën e zakonshme të të kuptuarit. Në filozofi përdoret më së shumti nga filozofi Imanuel Kant. Ai këtë term e përdor për të përshkruar kushtet e brendshme që gjenden brenda njeriut që e bëjnë të mundur përvojën dhe njohjen.

Pra, të menduarit transcendental nuk është vetë përvoja, por është ajo që duhet të ekzistojë, që ne ta kemi përvojën. Mund të mendohet si bazë e padukshme që e bën të mundur perceptimin, mendimin dhe gjykimin. Për shembull, mënyra si mendja i organizon ndjesitë në hapësirë e në kohë. Këto ndjesi nuk vijnë nga bota e jashtme, sepse janë struktura të mendjes së një individi, të cilat struktura Imanuel Kant i quan transcendentale, mendime të jashtzakonshme që shkojnë më largë se sa mendimet e zakonshme.

Në përdorim më të gjerë, fjala i referohet çdo gjëje që e kapërcen zakonshmërinë, kufijtë e përvojës së zakonshme ose një nivel të zakonshëm të të kuptuarit dhe të menduarit. Po e them shkurt: transcendentalja i referohet kushteve të mundësimit, jo vetë gjërave që përjetojmë. Më pas shfaqet ndjesia e pranishmërisë së plotë. Sikur çdo gjë ka thellësi të vetën dhe ti je pjesë e saj. Pastaj vjen një lloj qartësie. Gjerat duken më të gjalla. Ngjyrat më të forta. Zhurmat më të pastra. Në atë moment, njeriu e ndjen sikur realiteti ka më shumë se shtresën e zakonshme që e sheh çdo ditë.

Kjo është ajo që quhet transcendence në përvojën filozofike e njerëzore: jo arratisje nga bota, por një mënyrë më e thellë e të qenit brenda saj. Poeti e përjeton përvojën transcendentale në artin e tij, mistiku në lutjet e tij, disa njerzë e përjetojnë në momente krize, disa në natyrë, dhe disa në qetësinë e shtëpisë.

I juaj,

Mësuesi Isë

24. 11. 2025

Kurë e interpretojmë përshkrimin e një të vërtete, më par është përshkrim subjektiv, se sa përshkrim objektiv i saj. Objektiviteti i përshkrimit rreth një të vërtete, varet sa afër i qëndron përshkrimi ynë asaj. Përshkrimi ynë i të vërtetës së një ngjarje, një dukurie, një gjësendi apo një njeriu dhe grup sosh, bëhet në mënyra të ndryshme, sepse ai përshkrim i yni varet nga mënyra e këndëvështrimit të secilit prej nesh.

Përceptimi ynë nga këndvështrimi simpatik i një ngjarje, dukurie, gjësndi apo një njeriu, ka prirje mos ti vërej tmetat pos përparësit e përceptuara. Anasjelltas, nga këndëvështrimi antipatik i të përceptuarit, më parë i vërejmë tmetat e më pak apo hiq përparësitë e ngjarjes, dukurisë, gjësendit apo një njeriu e shumë sosh. Ka edhe shumë shembuj tjerë që e argumentojnë një të vërtete, se ajo më par është një përshkrim subjektiv se sa objektiv.

Çdo e vërtetë para se të emërtohet, filtrohet nëpër mendjen dhe përvojën tonë. Ne nuk e shohim vetëm faktin, sepse ne e shohim edhe mënyrën se si ai fakt na ngacmon dhe çfarë zgjon tek ne, çfarë dijmë për të, çfarë presim prej tij. Përshkrimi ynë i parë rreth një ngjarje, dukurie, fenomeni dhe rreth një njeriu apo shumë sosh, është gjithmonë i ngjyrosur nga përspektiva jonë përsonale. Njeriu nuk është asnjëherë bosh para një ngjarje, dukurie, fenomeni, para një njeriu apo shumë sosh.

Individi ka kujtime, emocione, bindje, besime, pikëpamje, e modele të vjetra të punuara në mendje. Kurë e sheh një ngjarje, dukuri, fenomen, një njeri apo shum sosh, ai e përkthen menjëherë përbrenda dhe e lidh me diçka që ka jetuar, me diçka që e frikëson, me diçka që e gëzon, ose me atë që e ka mësuar në fëmijëri. Ky përkthim i brendshëm është i menjëhershëm dhe spontan. Prandaj përshkrimi i parë është subjektiv.

Përshkrimi objektiv kërkon nga ne një hap pas. Kërkon vetëdije. Kërkon të ndajmë faktin nga mendimi, nga emocioni dhe faktin nga intepretimi. Kjo nuk ndodh vetëvetiu, sepse eshtë një proces i dytë i punuar. Pra rruga është kështu: Sëpari e përjetojmë ngjarjen, pastaj e interpretojmë ate sipas vetës përsonale dhe nëse ndalemi me vetëdije, mund ta shohim faktin ashtu siq është.

Pikërisht për këtë arsye, përshkrimi i parë i një të vërtete është gjithmonë subjektiv. Ai na tregon më shumë neve se kush jemi, se sa faktin vetë për të cilin bëhet fjalë.

I juaj,

Mësuesi Isë

Isa Thaçi

Dje në orën 12:59 MD ·

keshillapsikologjike.info

Ballina | Keshilla Psikologjike – Prof. Isa Thaci

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Isa Thaçi

Dje në orën 12:53 MD ·

E ndarë me Publike

Çka kuptojmë me “Egon e njeriut, rolin dhe formimin, përparësitë dhe mangësitë e saj, gjatë jetës së një individi

23. 11. 2025

Ego e njeriut është “unë i brendshëm” që menaxhon dëshirat, frikërat, normat dhe realitetin e një individi. Është pjesa që i jep formë mënyrës si e shohim vetën, tjerët dhe si veprojmë mes njerzëve, mes antarëve të familjes, farefisit, shkokëve, miqëve dhe bashkpuntorëve në fushën profesionale, politike, kul…

Shiko më shumë

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Isa Thaçi

21 nëntor në 9:18 PD ·

E ndarë me Publike

TikTok · Ermir

tiktok.com

TikTok · Ermir

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

23. 11. 2025

Ego e njeriut është “unë i brendshëm” që menaxhon dëshirat, frikërat, normat dhe realitetin e një individi. Është pjesa që i jep formë mënyrës si e shohim vetën, tjerët dhe si veprojmë mes njerzëve, mes antarëve të familjes, farefisit, shkokëve, miqëve dhe bashkpuntorëve në fushën profesionale, politike, kulturore e shkencore. E ndërtuar kryesisht në fëmijëri dhe e përpunuar gjatë gjithë jetës. Ajo krijohet nga përvoja, marrëdhëniet me tjerët,nga pritjet familjare dhe nga mënyra si jemi mësuar ti përballojmë situatat.

Roli i egos është me rëndësi të madhe. Ajo na orienton në zgjedhjen e veprimeve tona, na mbron nga situatat e vështira, na orienton të marrim vendime të ndryshme na ndihmon të kemi kufij, deri ku kemi të drejtë e deri ku jo dhe na ndihmon të ruajm ruajmë identitetin tonë. Pa egon, njeriu do të ishte i paorganizuar, i pasigurt dhe i pambrojtur.

Përparësitë e saj shfaqen kur egoja është e shëndetshme. Njeriu ndjehet i qëndrueshëm. Ka vetëbesim të matur. Dallon mirë ndjenjat e veta dhe i menaxhon racionalishtë ato. Respekton veten pa pasur nevojë të zhvlerësojë të tjerët. Ka aftësi të ulet, të dëgjojë, të kërkojë ndjesë, të ndërtojë marrëdhënie të mira dhe të vendosë kufij në raport me tjerët pa agresivitet.

Mangësitë dalin kur egoja është ose shumë e brishtë, ose shumë e fryrë. Në njërën anë, shfaqet ndjeshmëri e tepruar, frikë nga vlerësimi, pamundësi për të pranuar kritika, nevojë për t’u justifikuar. Në anën tjetër, del mbrojtja e ashpër, arroganca, mungesa e vetëreflektimit, nevoja për të dominuar apo për të pasur gjithmonë të drejtë. Në të dy rastet krijohen konflikte të pashmangshme me veten dhe me njerëzit përreth. Në thelb, egoja është mekanizmi që na ndihmon të jetojmë me botën e jashtme, pa e humbur botën e brendshme.

Kur është e balancuar agoja, sjell qetësi dhe pjekuri. Kur është e tepruar ose e dobët, e shtrembëron mënyrën si i kuptojmë njerëzit, situatat dhe veten tone, andaj kemi nevoj ta ruajm si syt e ballit balansimin e shëndetit të saj në shumë sfera të jetës.

I juaj,

Mësuesi Isë

19. 11. 2025

Fishtë Krasniqi i përgjigjet Gani Mehmetajt me këtë koment: “Tungjatjeta, respekt i nderuar i kombit zotni Gani Mehmetaj, të uroi shëndet, jetëgjatësi e suksese dhe të priftë e mbara familjare, kombtare e shtetnore”! Me këtë koment Fishtë Krasniqi nuk e ka bërë të kjartë se ku duhet ti prij e mbara Gani Mehmetajt në zbulimin e shqiptarëve që na paskan qenë të krishter apo ti prij e mbara në shëndet, në jetëgjatësi, në suksese, në familje, në komb, në shtetformim të Kosovës apo në përqarje të shqiptarëve mbi baza fetare?!

Pas komentit të Fishtë Krasniqit dhe komenteve tjera të fishtakëve të kombit shqiptar, pason komenti im si përgjigje ndaj fishtakëve që gjenden në mesin e kombit shqiptar: “Mjer kombi Shqiptar që ka në mesin e tij, musliman, katolik e ortodoks, si tipi i Gani Mehmetajt që e përqajnë , që fusin urrejtje dhe e hasmërojn kombin shqiptar mbi baza të përkatësisë fetare, në këtë koh aqë të turbullt e të rezikshme! Farë e tipave të tillë mos u shtoft kurr në trojet shqiptare! Nëse ka mbetë identiteti në tipat si Gani Mehmetaj të cilët e përqajnë kombin shqiptar mbi baza fetare, mjer kombi shqiptar kush po flet në emër të tij!”

Haki Kryeziu në mesin e shumë komentusëve tjerë që synim e kanë ta përqajnë kombin shqiptar mbi baza fetare, shprehet me këtë koment: “Shqiptar me gjak e Fis.. Gani Mehmetaj është i nderuar i Kombit!!”

Pas këtij komenti pason edhe komenti im bukur i gjatë: “ Haki Kryeziu, Serbia pushtuse, fashiste dhe gjenocidale, kundër shqiptarëve, si sllavo-grekët tjerë, kanë paguar njerzë shërbtor të tyre që i përqajnë shqiptarët mes veti mbi baza fetare dhe që fusin urrejtje, përbuzje e hasmëri dhe vëllavrasje mes tyre mbi këto baza në këto koh të ndezura e aspak stabile .

Mua po më duket po luhet një lojë e flliqtë në dëm të unitetit kombtar shqiptar, që po stimulohen 10% e popullates shqiptare katolike dhe 10% e populates shqiptare ortodoks kundër popullates shqiptare muslimane me 80 % në numër që jetojnë të coptuar e të ndarë mbi 80% në trojet e vet nën qizmën pushtuse sllavo-greke. Populli thot kush ndez zjarr kundër tjerëve, më par digjet vet në te, e pastaj edhe tjerët.

Këtë loj përqarëse mes shqiptarëve e kanë përdor suksesshëm pushtusit tanë sllavo-grek. Në këtë lojë të ndyrë janë asimiluar në serb, në malazez, në maqedon dhe në grekë një përqindje shumë e madhe e shqiptarëve në trojet e veta që kanë mbetë nën sundimin e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek. Shqiptarët nuk është mire aspak, që të udhtojnë nëpër ata binar që e përfundojnë udhtimin në mënyrën më të turpshme.

Ne kemi mjaft probleme me fqinjët tanë pushtues që naj kanë pushtuar mbi 80% të trojeve tona dhe kanë shkaktuar e po shkaktojnë edhe tani terror e gjenocid kundër shqiptarëve. Ne shqiptarët nuk kemi problem mes veti mbi baza fetare as nuk duhet të kemi për asnjë qast, sepse kemi mjaft probleme me fqinjët tanë pushtues.

Kush nuk e heton këtë rrezik të madh ndaj shqiptarëve, me dije apo pa dije, me dashje apo pa dashje, e qon ujt në favor të mullinjëve të pushtusëve tanë. U lutem të gjithë përqarsëve të kombit shqiptar mbi baza fetare, prekne kokën dhe mendoni mire e mos ndezni zjarr mes shqiptarëve, se këtë zjarr po e stimulojnë që të ndezet sa më i madh pushtusit tanë sllavo-grek!

I juaj,

Mësuesi Isë

18. 11. 2025

Zakonisht njerëzit i njohin shumë më mire si funksionojnë pjesët e nryshme të makinave, kompjuterëve dhe pjesët e telefonave cellular, sesa pjesët e ndryshme të trurit tonë. Arsyeja nuk është mungesa e inteligjencës, por mënyra si e organizojmë dhe e jetojmë jetën. Ne i prekim pjesët e makinave, i përdorim për veprim ato, pjesët e telefonave e kompjuterëv çdo ditë për të vepruar me to, për nevojat tona përsonale. Ato prishen dhe na detyrojnë të mësojmë diçka prej tyre. Truri, edhe kur ka “defekte”, nuk bie në tokë, nuk nxjerr tym, as nuk jep alarm. Ai reagon me emocione, me sjellje, me ndryshime të humorit, me lodhje, ankth, fobio e stress, për të na lajmruar neve se diçka nuk po shkon si duhet. Shumica prej nesh i interpretojmë këto paralajmrime si dobësi personale, e jo si mekanizma biologjikë, fiziologjik, psikik e emocional të trurit tone që na paralajmron.

Njeriu i zakonshëm di t’i dallojë problemet e ndryshme të pjesëve të motorit, por nuk di të dallojë te vetja, nëse është duke reaguar amigdala apo është lodhur korteksi frontal i trurit. Njeriu i zakonshëm din t’i kuptojë qarkoret e telefonit, por nuk e di çfarë ndodh në sinapsat e trurit të vet. Kjo bën që problemet emocionale të njeriut të keqkuptohen, stigmatizohen ose të trajtohen me vetëkritikë të forte, gjë që është gabim i madh për shkak të mungesës së njohurive për të kuptuar se si funksionon truri ynë në situata të ndryshme. Sa më shumë e kuptojmë funksionimin e pjesëve të trurit tonë, aq më e lehtë bëhet ta kuptomë vetën, të tjerët dhe dukuritë e ndryshme në natyr, në shoqëri e në botën tone të brendëshme emocionale, intelektuale, morale e kombtare. Prandaj njohja e trurit, kanë ardhë në përfundim shumë shkenctarë të fushave të ndryshme pedagogjike, psikologjike, psikiatrike e neuropsikiatrike, se është shumë më e vlefshme, sesa shumë pajisje që i dijmë përmendësh funksionimin e pjesëve të tyre.

Funksionimin e pjesëve të trurit me funksionimin e pjesëve të makinës, celularit apo kompjuterit, mund ta krahasojmë në mënyrë metaforike, që të përdoret si ilustrim professional, psh. Funksionimi i trurit është i ngjajshëm me funksionimin e makinës, motori është trungu i trurit. Ai mban ndezur funksionet bazë. Nëse motori ka një problem, makina nuk ecën. Njësoj trungu si pjesë e trurit, ruan frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe ekuilibrin, nëse funksionon natyrshëm. Sensoret e makinës janë talamusi. Ai i merr sinjalet dhe i dërgon te kompjuteri qendror. Komandat e shoferit janë korteksi frontal I trurit. Vendimet, frenimi i impulsit, drejtimi dhe planifikimi ndodhin aty.

Personi që nuk e ka idenë si funksionon motori, ia jep makinën sërvisit. Por kur “motori emocional” i trupit ka shqetësime, njerëzit e fajësojnë veten që nuk i njohin më shumë se si funksionojnë pjesët e ndryshme të trurit. Si kompjuteri edhe truri, procesori është korteksi cerebral. Ai përpunon informacionin, merr vendime dhe kontrollon komandat e ndërlikuara. Memoria e kompjuterit është hippocampusi i trurit. Aty regjistrohen informacionet e reja dhe ruhen në kujtesë. Programet që hapen vetë, pa pyetur, janë si amigdala që aktivizohet më shpejt sesa mendimi i arsyeshëm, sidomos te frika dhe rreziku. Dallimi i madh është se kompjuteri ka manual. Truri nuk vjen me manual.

Si telefoni i mençur, aplikacionet janë zonat e korteksit. Në varësi të “aplikacionit” teknik, ka aplikacione për gjuhën, për shikimin, për dëgjimin, për lëvizjen. Sistemi i njoftimeve është si sistemi limbik. Ai të sinjalizon emocionet, rrezikun, reagimet afektive. Bateria është hipotalamusi. Ai rregullon energjinë, ritmet ditore, temperaturën dhe balancën hormonale. Kur telefoni ngadalësohet, e dimë se duhet ta fikim, ta pastrojmë ose ta karikojmë. Por kur trupi lodhet e na bie energjia, njerëzit shpesh mendojnë gabimisht se “duhet me shty me zor”.

Ne mund ta dijmë si funksionojn pjesët e makinës, kompjuterit apo telefonit sepse i kemi përpara, i prekim dhe manipulojmë me to, besa edhe i dëmtojmë fizikisht ato. Me trurin nuk ndodh kështu. Ai komunikon me neve përmes emocioneve, lodhjes, shpërqendrimit, ankthit, irritimit, mungesës së motivit e tj. Por njerëzit gabimisht nuk i interpretojnë ato si sinjale teknike të trurit, por si mangësi personale. Prandaj, njohja e trurit nuk është luks akademik, por është manuali i brendshëm që na mëson si funksionojmë, e si duhet të funksionojmë gjatë jetës.

I juaj,

Mësuesi Isë

16. 11. 2025

Sot, vajza ime së bashku me nusën e djalit nga Amsterdam më rrëfeyen për vizitën e tyre në muzeun e Vincent van Gogh në Amsterdam. 🌻 Ato ndanë me mua pikturën e tij të preferuar, Lulet e Diellit, të cilat nuk janë thjesht lule në një vazo, por një shpërthim ngjyrash dhe emocioni, që pasqyrojnë pasionin dhe zjarrin e shpirtit të Van Gogh-ut. Ai ato piktura i pikturoi me ngjyra të ndezura për të kapur energjinë e dritës dhe shpresës, edhe mes përvojave të tij të vështira.

Ato gjithashtu ndanë me mua sfidat e tij me shëndetin mendor dhe gjendjen në spitalin e psikiatrisë, ku ai qëndroi për shkak të krizës së thellë emocionale. Nga atje ai vazhdonte të krijonte piktura të ndritshme dhe të fuqishme, duke i përdorur ngjyrat dhe furçën për të shprehur ndjenja që nuk mund t’i thoshte me fjalë. Vajza ime me nusen e djalit treguan edhe letrat që Vincent i shkruante vëllait të tij Theo, të mbushura me mendime të thella për artin dhe jetën. Në to shihet lidhja e ngushtë dhe mbështetja e pakursyer e Theo-s, si emocionalisht ashtu edhe financiarisht, por gjithashtu edhe skepticizmi i familjes, që nuk e kuptonte gjithmonë zgjedhjen e tij për artin si profesion dhe shqetësimin për të ardhmen e tij.

Në fund, ato ndanë edhe fotografinë e pikturës së tij të fundit, e papërfunduar, një vepër që tregon melankoli, përkushtim dhe shpirtin krijues deri në momentet e fundit të jetës. Një kujtesë e fuqishme se piktura, ëndrrat dhe lidhjet njerëzore mund të jenë një dritë e vetme mes errësirës dhe sfidave të jetës. Një përvojë që të lë pa fjalë dhe të bën të mendosh për artin, jetën dhe emocionet që mbeten të paharrueshme.

11. 11. 2025

Fjala stigmatizim vjen nga fjala greke stigma, që do të thotë “shenjë” ose “damkë”që ia vejmë dikujt me qëllime të caktuara jo dashamirëse. Në kuptimin psikologjik e shoqëror. Stigmatizimi nënkupton vendosjen e një “etikete” negative dikujt, me qëllim për tia ulë autoritetin e tij që e ka fituar në opinion. Me këtë instrument stigmatizues po manipulojnë dhe po abuzojn së tepërmi akterët të cilët e kan qëllim me ardhë në pushtet me çdo kusht. Raste të tilla stigmatizuese, kemi me bollak andej e këtej kufijëve nga opozitare e mazhoritar, duke iu drejtuar Presidencës, Qeverisë, Parlamentit, posaqërisht presidentëve Kryeministrave dhe Kryeparlamentarëve, me të drejtë e pa të drejtë, përmes shpifjeve e stigmave të shumta, për tua ul autoritetin para opinionit të tyre, edhe pse opinion i sheh me një sy ndryshe, krejtsisht me një sy real, për të mire ose për të keq.

Në thelb, stigmatizimi ndodh sepse njerëzit kanë nevojë psikologjike, emocionale, shpirtërore, e karieriste për tu ndarë në “ne” dhe në “ata” — një mekanizëm që i bën të ndihen më të sigurt në grupet e tyre që u përkasin, edhe pse mekanizma të tillë e dëmtojn shumë mirkuptimin, respektin dhe tolerancën mes tyre. Në atë shoqëri ku dëmtohet mirëkuptimi, tolerance, respekti, bashkpunimi dhe solidariteti, dëmtohet me të madhe edhe organizimi i proceseve të ndryshme shtetnore, politike, sociale, kulturore , humanitare, morale e shkencore, duke dominuar egoizmi personal, grupor e partiak mes mekanizmave organizativ të një shoqërie, e cila plasaritet dhe përqahet mes veti, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dijen e tyre. Pjellë e gjitha këtyre qrregullimeve mes një shoqërie, është stigma si armë, për tu duk vetë më i mire në dëm të tjetrit.

Në një komunikim më professional e më njerëzor mes një shoqërie demokratike, shmangia e stigmatizimit është thelbësore, sepse e mundëson dhe e frymëzon ndërtimin e marrëdhënieve të ndershme, respektuese dhe empatike, pa të cilat është e pamundëshme të ndërtohet një shoqëri e shëndetshme, pa plasaritje, pa egoizëm personal, grupor e partiak, mes mekanizmave organizativ të saj. Shoqëria jonë shqiptare e ka humb tërsisht busollën orientuse, e cila na orijenton drejtë një shoqërie dmokratike, progressive, sociale, humane, kombtare dhe njerëzore. Ky virus vdekjeprurës është përhap ka kohë në shoqërinë shqiptare dhe po përhapet ditaditës drejtë një theqafje, pa mundësi vetëpërmirësimi, vetëkorigjimi, vetzhvillimi dhe vetëpërsosje, sepse askush nuk mund të të ndryshoi ty, po nuk deshe të ndryshosh.

I juaj,

Mësuesi Isë

08. 11. 2025

Me siguri kësaj “gospogje” nuk i bënë zemra punë dhe shpirti, ta prish aleancën me Serbska Listën, ku e ndjenë vehtën më të ngrohtë e më produktive, sepse dallaverat i ka të përbashkta me këta gjakatar e gjenocidal ndaj shqiptarëve, të cilët po veprojnë sipas direktivave të shtetit serb Vuçiqjan, kundër shtetit të Kosovës, kundër teritorit integral të tij dhe kundër përspektivës së popullit shqiptar, i cili e ka fituar shtetin me gjakun e 15 mij viktimave shqiptare, dhe me gjakun e dëshmorëve të lirisë?!

Duda Bale, edhe pse po punon e po vepron në shtetin e Kosovës, ajo në vëndë që ti mbroj institucionet shtetnore të saj, për të cilat institucione janë flijuar 15 mij viktima të pafajshme shqiptare, afër 3000 fëmij, qinda e mija dëshmor të lirisë. Janë dhunuar mbi 20 mij gra shqiptare, janë djegë e shkatërruar qinda e mija shtëpi të shqiptarëve kosovar dhe është plaqkitë çdo send me vlerë brenda tyre. Ajo po luan me zjarrin!

Dudijes, po ia bëj me die se po i përbuz dhe po abuzon, sëbashku me Serbska Listën shumë, me të drejtat dhe liritë e minoroteteve në Kosovë, që i kanë të siguruara me Kushtetutën e Kosovës, më shumë se sa pakicat minoritare në Europë e më gjërë.

Po i bëj thirrje opozitës shqiptare në Kosovë që të mbushet mend nga Dyda Bale dhe Serbska lista, se si veprojnë ata në dëm të pop ullatës shqiptare që përbëhej mbi 93%, për ti priveligjuar më pak se 4% të minoritetit serb dhe një grushtë pakicë të minoritetit goran, që të jenë majorizues mbi popullin Shqiptar dhe mbi të drejtat e tyre si popull shtetformues. Nëse keni pak mend në kokë oj opozitë, mos abuzoni me të drejtat dhe liritë e popullit shqiptar shumicë, sepse durimit i ka ardhë fundi!

I juaj,

Mësuesi Isë

Shiko kujtimet e tua

Isa Thaçi

4 nëntor 2015 ·

E ndarë me Publike

Eshte fat i keq per nje popull kur e voton nje qeveri qe nuk i mbrone interesat e tij

Kan thene te menqurit: ” si eshte populli eshte qeveria e tije”. Edhe pse po me dhemb ne shpirt ta pranoi kete fajsim te popullit per nje elite pushtetaresh, qe nuk i mbajne me ndere pergjegjesite e veta te cilat u takojne dhe nuk i mbrojne interesat e perbashkta kombetare qe ua ka besuar populli, realiteti sado i hidhur duhet pranuar!

Sa shume perandoreve, princerve, mbreterve u kemi shkuar prapa, ne beteja e ne paqe, e sa pak apo aspak ata i mbrojten interesat tona kombetare dhe atdheun. Sa e sa presidente, ministra e kryeministra i vuam ne balle te kombit me voten tone, qe ua besuam, e sa pak apo aspak i mbrojten interesat tona te perbashkta ata!

Sa shume perandor, princa e mbreter ua dhuruam preandorive, principatave e mbreterive te ndryshme, e sa pake apo aspak bene ata per Ilirine, per Arberine dhe per Shqiperine tone te dashur.

Si eshte e mundur kjo fatkeqesi per ne si popull qe perandoret tane, mbreterit dhe princat te bejne shume per tjeret e pak opo aspak per neve?! Pse nuk u mbushem mend qe 2000 vjete, te mos u shkojm prapa atyre pushtetareve, qeveritareve, parlamentareve, deputeteve, ministrave e kryeministrave, te cilet nuk i perfaqesojne interesat tona kombetare dhe nuk i mbrojne ato me dinjitet?! Pse ua japim voten pse, pse, … ae di kush psehin e ketij veprimi te ulte?! A mos valle per interesat tona te ngushta personale e familjare ia lejojme vetit kete turp e kete marre?!

Eshte fat i keqe per ne, kure me voten tone e zgjedhim dhe e mbrojme nje qeveri, nje presidence dhe nje parlament, qe nuk i mbrone interesat tona te perbashkta kombetare, qe e shkaterron shtetin dhe e shet vendin. Kete fat duhet ndryshuar sa më pare, nese deshirojme te mos jetojme se bashku me fatkeqesine deri ne zhdukje. I juaj, mësuesi Isë