18. 04. 2025

Është dëm i madhe për ne, nëse nuk aftësohemi ta përdorim si duhet përfytyrimin gjatë realizimit të synimeve tona në jetë.

Përfytyrimi është proces psikik përmes të cilit krijojmë ose rikrijojmë në vetëdijën tonë imazhe, skena, ndjesi apo ide të ndryshme, të cilat nuk janë të pranishme aktualisht në përvojen tonë shqisore. Përfytyrimi mundët me qenë riprodhues kur rikrijon përvaja të mëparshme ose diçka të re që nuk është përjetuar më parë në shqisat tona.

Përkufizimi i sakt i përfytyrimit sipas inteligjencës artificiale, ” është aftësi mendore për të krijuar përvoja të brendëshme që imitojnë përceptimet shqisore, pa praninë e objektivave reale që kanë kaluar përmes shqisave tona më parë. Këto përvoja mund të përfshijnë pamje vizuele, tinguj, aroma, shije, ndjesi trupore, emocionale dhe motivuse.

Rëndësinë e përfytyrimit dhe vlerën e tij mund ta përdorim në këto raste:

1. Për ti rregulluar e qetësuar emocionet e motivet dhe për ta zhvilluar vetëbesimin tek ne e tek tjerët,

2. Ndihmon në përvetësimin e njohurive, përmes imagjinimit të koncepteve dhe përmes situatave të ndryshme,

3 Ndihmon në kreativitetin tonë dhe është thelbësor për krijimtarinë, i cili mundëson kombinimin e përvojave të vjetra për të krijuar ide të reja dhe

4. Ndihmon në motivimin dhe synimin imagjinativ të rezultateve të dëshiruara nga ana jonë e nga ana e tjerëve.

I juaj, mësuesi Isë

16. 04. 2025

Akademik Dr. Fehmi Agani, ka thënë, “Serbia nuk mund të ketë vëndë në Kosovë, sapo të mos i ketë spiujtë shqiptar bashkpuntor të saj”. Fatkeqësisht, ka shumë të tillë në Kosovë e në Shqipëri, edhe në ditët e sotit! Këta spiuj po dëshmohen haptas në Parlament, në Qeveri dhe në Ppresidencë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Nuk bëhet e nuk mbahet rend e ligj as shtet demokratik, as mbrojtje efktive e atëdheut në Kosovë e në Shqipëri, derisa ti ketë spiujtë e vetë Serbia e Greqia, në Prokurori, në Gjykata, në Polici dhe në Ushtri. Derisa ti ketë trergtarët që e qesin në treg atdheun e vet dhe abuzojnë me pasurin e tij duke bashkpunuar me hasmin sllavo-grek.

Si mund të bëhet e të mbahet shtet në Kosovë e në Shqipëri, me zhvatës dhe shkatërrues të tij, me të korruptuar, me nepotistë e me organizator të krimit në shëndetësi, në ekonomi, në tregtij e biznes, në arsim e drejtësi, në kulturë e në shkencë dhe me organizator të vrasjeve mbi baza politike?!

Jo kështu kurr nuk bëhet e as nuk mbrohet shteti, nuk ngritet as nuk zhvillohet ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe drejtësia. Kështu falimentojnë të gjitha sëbashku me shtetin dhe popullin e këtij shteti!

14. 04. 2025

Fantazia jonë është aftësi krijuse për të përfytyruar diçka, është zotësi për të zbuluar ose për të shpikur diçka të re, në bazë të përvojës dhe njohurive që i kemi. Pra Fantazia është vërtetë motër e ngusht dhe e fuqishme e Imagjinatës krijuse.

Fantazia tek dikush është e fuqishme dhe e zjarrtë, tek dikush tjetër, është më pak e fuqishme dhe më pak e zjarrtë, Aftësia, zotësia, fuqia dhe zjarri ndriques i saj varet nga ne, se sa e si i zhvillojmë, i ngrisim, i përsosim dhe i përforcojmë ato.

Shumë gjëra fantastike që depërtojnë përmes fantazisë sonë, qofshin ato të mira apo të kqija, nuk janë realitet për kohën, por mund të bëhen realitet për të ardhmen. Populli ka thënë, ” mos e ndjellë të keqën, sepse ajo të vie”. “Çfar të ndjellish, me kohën të vije”. “Andaj ndjell të mira dhe puno, ti arrish ato”.

I juaj, mësuesi Isë

11. 04. 2025

Mendja gjendët brënda kokës sonë në hapsirën gjeografike të cipës së trurit. Po mos të ishin furnizuesit e saj, do ti mungoi lënda e parë, patë cilën ajo nuk mund ta zhvilloj potencialin dhe aftësitë e veta e nuk mund ta shpreh në jetë, për veti e për tjerët atë potencial që e ka në dispozicion për zhvillim.

Furnizuesit e mendjës me lëndën e parë ushqyse janë shqisa e të pamurit, shqisa e të dëgjuarit, shqisa e nuhatjes, shqisa e shijimit dhe shqisa e lëkurës. Këto shqisa e furnizojnë mendjen me lëndën e parë e cila gjendet në boten e jashtme që na rrethon.

Forma, madhësia, gjyra, pozita, largësia e pozicioni i trupave të ndryshëm që na rrethojnë, janë lëndë e parë ushqyse që shkojnë tek mendja, përmes dritarës së të pamurit, si lëndë e parë e cila duhet të përpunohet në qendrën optike të kësaj dritare që gjendët diku në cipën trunore. Aty përpunohet lënda dhe shndërrohet në informacion të plotë të trupave të ndryhëm që janë në fokus të saj.

Zërat e ndryshëm, timbri dhe gjyre e tij, shushurima e forma tjera që lëshojnë zë, tingull apo brimë dhe biseda komunikuse, janë lëndë e parë që shkojnë përmes veshit tek qendra akustike, e vendosur në cipën e trurit, ku përpunohet lënda e saj dhe kthehet në informacion që e pasuron mendjen në fushën e akustikës.

E njëjta gjë vlenë edhe për shqisën e të nuhaturit, të shijuarit dhe shqisën e të prekurit. Ernat e ndryhme të këndëshme e të pakëndëshme, barten në qendren olfaktive përmes hundës si dritare furnizus e ernave, përpunohen në këtë qendër dhe kthehen në informacion. Shqisa e shijimit si dritare që bartë lëndën shijës në qendrën gustative të cipës së trurit, aty përpunohet lënda e parë dhe shëndrohet në informacion të llojit të shijes së ëmbël, idhtë, tharbt dhe njelmtë.

Shqisa e të prekurit lëkura, bartë lëndën e parë në qendrën mekanike të cipës së trurit, ku përpunohet lënda e parë dhe shndërrohet në informacion për gjendjen e ngurt, lëngët, gazt,gjendjen e shkriftë dhe temperaturën e tyre që e posedojnë.

Shprehur shkurt, shqisat në fjalë e furnizojnë me lëndën e parë mendjen tonë e cila i përpunon të gjitha llojet përbërës të lëndëve ushqyse të saj dhe i shndërron ato në informacion, i cili na shërben për orientim gjatë jetës.

Kemi dhe shqisat e botës së brendëshme, që e furnizojnë me lëndën e parë të botës sonë të brendëshme. Për këtë do të flasim herave tjera.

I juaj mësuesi Isë

09. 04. 2025

Secili prej nesh priremi të mendojmë se i shikojmë gjërat ashtu siq janë në të vërtetë. Ky veprim i yni nuk është aspak real. Ne e shohim botën, ngjarjet, veprimet, dukuritë dhe njerëzit, jo s’iç janë ato e ata, por i shohim s’iç jemi ne të kushtëzuar nga pejsazhi ynë kulturor t’i shohim.

Vetëm përqëndrimi i vëmendjës na mundëson të largohemi dalngadal prej iluzioneve dhe prej xhepurave të pejsazhit tonë kulturor, futur në kokat tona brez pas brezi, të cilave u ka kaluar afati i përdorimit të tyre. Këtë vetëdijsim e arrijmë duke bërë dallimin mes të vërtetës dhe iluzionit, përmes analizës, sintezës, analogjisë, gjykimit dhe konkludimit rreth fakteve, fenomeneve dhe njrëzve.

Të vëmendshmit e kanë më lehtë ta bëjnë vështrimin real, mes atyre gjërave, ngjarjeve, veprimeve, dukurive dhe njerzëve, duke u mbështetur në kënvështrimin ndaj botës e fenomeneve të ndryshme mes saj dhe njerzëve, përmes fakteve të argumentuara, të cilat e përshkruajn më realishtë një realitet për të cilin flitet. Po se bëmë këtë, mbesim në suazat e xhepurave të pejsazhit kulturor duke i përceptuar gjërat përmes iluzionit i cili e shtrembëron interpreimin e së vërtetës.

I juaj, mësuesi Isë

07. 04. 2025

Nau ka ofruar te dera hasmi greko-sllav dhe po rrinë në gadishmëri të na merr prap toka, siq naj kanë marr më parë 80% të trojeve tona. Ndërsa të vdekurit për së gjalli, po luten të na zgjohen prap dëshmorët e lirisë, të cilët e kanë krye obligimin ndaj atdheut, duke flijuar veten për liri e për atëdhe, të naj mbrojnë trojet.

Këtë lutje qyqare të atyre që sot kan vdekë për së gjalli, nuk e bënë për asnjë qast Adem Jashari me familje, Zahir Pajaziti, Sali Qeku e shumë shokë të tjerë tyre, por u flijuan për liri e për atëdhe, duke luftuar ballë për ballë me hasmin serb.

Këta zëra qyqesh mos u shtofshin në trojet shqiptare, sepse asgjë nuk i duhen atdheut, pos që janë fatkeqësi e tij, duke u përqar e duke u shtyer mes veti për kisha e gjamia dhe për teqe, për prifta e popa, për hogjallar e dërvishler!

Zgjohu shqiptar e mos lejo zëra qyqesh, të cilët kanë vdekë për sëgjalli, të vajtojnë duke ndjellur kob mbi tokat shqiptare!

I jaj, mësuesi Isë

05. 04. 2025

Pushka dhe penda në dorë të karieristëve, sahanlëpirsëve, zhvatësve, përqarsëve, amoralëve, organizatorëve të krimit në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit e drejtësisë dhe në dorë të korruptuarëve, nepotistëve e tradhtarëve, kurrë nuk kanë pasë autoritet dhe nuk do të kenë, në periudha të ndryshme historike.

Pushka e penda në dorë të burrave e në dorë të burrëreshave të menqura, trimëresha e trima, në dorë të burrave e burrëneshave të ndershëm, altruistë e atdhetar, ka shkëlqyer e do të shkëlqej gjithmonë dhe do të ketë autoritet, nderë e respekt.

Kurë flet pushka, penda heshtë dhe ecë pas fjalës së sajë, kurë fletë penda, pushka heshtë dhe shkon pas fjalës së pendës, ooo vëllëzër e motra të dashur! Po su morën vesh mes veti pushka dhe penda, punët shkojnë si është më keqë, në dëm të atdheut, në dëm të popullit dhe në dëm të lirisë e unitetit kombëtar.

Pushka e penda në dorë të burrave e trimave të menqur dhe trimëreshave burrërore e të mençura, nuk shet trimëni, por shpërndan unitet e atdhedashuri, të vendosur maksimalishtë për të fituar liri.

I juaj, mësuesi Isë

04. 04. 2025

Pedagogjikisht e Psikologjikisht, Imagjinata definohet njëra ndër aftësitë tona, që na mundëson për të krijuar e për të ndërtruar në vetëdijen tonë figura ose ide të reja, duke i lidhur, ndryshuar ose duke i shndërruar ato në përfytyrime të sendëve, gjërave, ngjarjëve dhe dukurive të ndryshme.

Aftësia imagjintive mundëson tek ne, të zbulojmë diçka të re, në bazë të njohurive të fituara më parë, të cilat na mundësojnë zotësinë për të krijuar, për të zbuluar ose për të shpikur një risi në bazë të njohurive që i kemi grumbulluara gjatë jetës.

Pra , imagjinata jonë është aftësi që na mundëson të krijojmë me mend e logjikë, sepse të gjitha krijimet e reja mbështetur në imagjinatë, janë pjellë e mendjess dhe mendimit si procese psikike të cilat na mundësojnë për të krijuar në vetëdijën tonë figura të reja më të avansuara.

Çdo gjë e re që shpikët nga krijuesit e ndryshëm në lëminë e shkencës, kulturës, artit, muzikës, poezisë, dramës, pikturës e shkencave tjera filozofike, natyrore , gjuhësore, historike etj, mundësohet nga mendja, mendimi, të menduarit, intuita, imagjinata, fantazia, përfytyrimi dhe kujtesa e tyre, që i posedojnë për brënda.

I juaj, mësuesi Isë

03. 04. 2025

Pra, Intuita është njëra nga aftësitë e çmushme të njeiut që i mundëson atij njohjen, kuptimin dhe ndjeshmërinë, sa më të thellë e sa më të drejtë, të një realiteti të caktuar e të drejtëpërdrejtë, pa ndërmjetësimin e arsyes, e cila mbështetet në përvojë dhe në grumbullimin e dijeve të ndryshme që i posedon arsya.

Aftësia e intuitës apo gjuha dhe mendja e zemrës e cila ndjehet thellë nga shpirti i individit, i kupton gjërat ose i kap drejtë e saktë dhe i nuhat shpejtë me një mprehtësi, në bazë të përvojës së fituar sipas profesionit që e posedojnë individë të caktuar.

Shembuj të intuitës apo mendjes e gjuhës së zemrës, gjejmë në raste të shumta, tek profesionistë të ndryshëm, si tek poetë, dramaturgë, aktorë, shkrimtarë, filozof, pedagog, sociolog, psikolog, psikoterapeut, muzicientë, piktor, këngtar, artistë e profesionist tjerë të shumtë dhe autodidakt të talentuar.

Shkurtë shprehur intuita, gjuha apo mendja e zemrës i parandjenë gjërat para se me ndodh, para se me u zgjidhë një situatë e caktuar, para se me e provuar një ngjarje, ndjehen rezultatet që mund të ndodhin etj.

I juaj, mësuesi Isë

02. 04. 2015

Pose luftuam të keqën, të shëmtuaren të turpshmën që nga fillimi i lindjes së tyre, do ta kemi vështirë ti luftojmë ato pastaj. Po ashtu do ta kemi vështirë që mos të bijmë edhe vetë, viktimë e tyre.

Kurë të gjitha vlerat fillojnë të shkatërrohen, devalvohën dhe poshtrohën nga e keqja, e shëmtuara dhe e turpshmja, viktimë si gjithëherë bijnë të pa fajshmit.

Nëse devalvohen vlrat dhe shembën ato, vendin e virtytshëm njerëzor të tyre e zënë tradhtia, amoraliteti, korrupcioni, padrejtësia, pa aftësia, injoranca, dinakëria, cinizmi, hipokrizia dhe poshtërsia.

Lexuesi im i dashur, mos u bë i keqë, i shëmtuar, i turpëruar, dinak, cinik, hipokrit, injorantë, i poshtër dhe tradhtar, nëse nuk ke dëshirë të jesh shkatrrues i virtyteve të larta njerëzore.

I juaj, mësuesi Isë

1. 04. 2020

Keqpërdoruesit e shkatërrueit e vëndit, shfrytëzojnë e keqpërdorin çdo gjë që u vije për duarsh, edhe pse veprimet e tilla janë të ndaluara e të dënuar dhe të sanksionuar me ligj e me kushtetutën tonë shtenore.

Ata vjedhin, mashtrojnë, turpërojne, dhunojnë, vrasin dhe çdo krim janë të gatshëm ta bëjnë, pa marr parasysh pasojat që vijnë prapa.

Në kundërshtim me keqëpërdoruesit e shkatërruesit, janë altruistët njerëzit e virtyteve të cilët me asnjë kusht, me asnjë çmim dhe në asnjë rrethanë nuk i bëjnë sjelljet dhe veprat e tilla antinjerëzore, keqbërse dhe të mbushura përplot me krime.

Kjo kategori njerëzish është e paisur me një forcë të pastër shpirtërore, emocionale, edukative, humane, intelektuale e kombtare, pra me një forcë që qonë drejtë sjelljeve të mira njerëzore, morale, sociale, profesionale, politike dhe fetare.

Forca, dituria, guximi, vullneti, dëshira dhe dashuria jonë, të cilat na sherbejne për ta ndryshuar veten dhe rrethanat mes të cilave gjendemi, janë thellë brenda botës sonë shpirtërore, emocionale, sociale e intelektuale, të cilat e presin vendimin tonë t`i zgjojme sa ma pare nga gjumi.

Po se bëmë këtë gjatë jetës, ky thesar i qmuar që gjendet brenda nesh, vdes dalngadale së bashku me ne, pa u zgjuar kurrë nga gjumi dhe pa e parë dritën e kësaj jete.

I juaj, mësuesi Isë