30. 09. 2026

Që 2 mij vjetë vuajtje shqiptare, arbërore dhe ILIRE! Edhe pse nuk i lëshuan pushkët nga dora nëpër dekada e shekuj në mbrojtje të trojeve tona, megjithate tradhtia e tipit Batonqe e Shehollqe, përherë e ka dëmtuar, e ka devalvuar, e ka hedhur posht dhe e ka asgjësuar luftën e luftetarëve tanë, duke shkelur pa mëshirshëm mbi gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe mbi gjakun e derdhur lum nga shqiptarët, arbëroret dhe ILIRËT.

Shkur shprehur duke devalvuar luftën e luftetarëve tanë që kanë luftuar nëpër dekada e shekuj për ti mbrojtë tokat tona Shqiptare-arbërore-ILIRE, që naj kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë në Gadishullin Ilirik, në të cilin Gadishull nuk kishte as sllav e as grekë në ato troje tona, tani të coptuara e të bëra copë e grimë. Për ti shpërlyer me tokat tona ardhacakët sllavo-grek, me ndihmen e Europës Plakë.

Tradhtia Btoniane e Sheholliane, tani po na gënjen hapatas, se veriun e kemi dhuratë nga Rankoviqi e nga Titë Rriqni. Këtë gënjeshtër batonqe e shehollqe e kanë fabrikuar kjo kope e tradhtisë, me synimin qi ti falin prap tokë shqiptare Serbisë pushtuse, gjakatare e gjenocidale, për të bërë jetë të qetë e të pa trazuar kopeistët në fjalë, në dëmë të trojeve tona më të pasura në Ballkan dhe më gjërë. Duke shkelur me dy këmbët mbi gjakun e derdhur lum të dëshmorëve tanë që ranë heroikishtë duke luftuar ballë për ballë me hasmin serb, gjendocidal ndaj shqiptarëve. Dhe duke shkelur mbi amanetin e tyre!

Duke shkelur edhe mbi gjakun e 15 mij viktimave të pafajshme që nga foshnjet në barkun e nënave shqiptare e deri të plakat e pleqtë në moshën e shtyrë të pleqërisë së tyre, të cilët janë përzën me dhunë nga ushtarët fashist , kriminel, amoral dhe gjenocidal të Serbisiës!

Popullatë vërtetë e pafajshme, e pa mbrojtur nga askush, e pa armatosur, e përzënë me dhunë nga shtëpitë e trojet e veta prej gjakatarët e përmendur më lartë. Kopeistët e tradhtisë, shkelën edhe mbi dhunimin, gjunjëzimin, nënshtrimin dhe poshtrimin e 20 mij femrave shqiptare, që e shkaktuan ushtarakët fashist , qetnik e gjenocidal në fjalë, pos kësaj, Batonët dhe shehllët, nxitën dhe stimuluan vëllavrasje mes rivalëve politik shqiptarë.

Kjo kope tradhtie Batonqe e Shehollqe, edhe pse u coptuan e u bënë copë copë trojet tona në Gadishullin ILIRIK, për favore të fqinjëve tanë sllavo-grerk. Prap nuk janë mbush mend Batonët dhe Shehollët dhe mezi po presin të falin tokë shqiptare, edhe tani, si tek rasti i demarkacionit me Maqedonin dhe me Malin e Zi dhe qitja në treg e pjesëve më të mira të atdheut, bre mos i lashtë pa i vra i madhi Zot! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

29. 09. 2026

Pse janë të dëmshëm fajtorët që nuk i pranojnë fajet e veta dhe nuk pendohen që i kanë bërë ato përmes sjelljeve që i favorizojnë, intresa e tyre përsonale? Sepse ata mund të jenë lidhur apo synojnë të lidhen edhe me faktor të ndryshëm destruktiv për brenda vendit dhe me qarqe të ndryshme antishqiptare jashtë vendit. Këto veprime nuk bëhen për interes të atdheut, popullit dhe shtetit tonë, i cili është fituar me gjakun e dëshmorëve tanë të lirisë. Këto dëme që i bëjnë, kushdo qofshin ata, janë shumë të rrezikshme, sepse me dobsitë e vëndit dhe shtetit të tyre abuzojnë për së tepërmi për interesa të veta përsonale, familjare dhe grupore. Më e rrezikshmja e tyre është edhe nëse lidhen me qarqe të ndryshme antishqiptare dhe shiten tek ato qarqe për tu shërbyer atyre për pak pare që ua ofrojnë qarqet e ndryshme në fjalë.

Kjo kategori njerzish të shitur, për interesa të veta përsonale, familjare e grupore, mund të veprojnë edhe kundër interesave të Kosovës, shtetit, popullatës dhe kundër trojeve shqiptare në përgjithësi. Pra sjelljet dhe veprimet e tyre janë të rrezikshme për vendin, për shtetin, për popullin dhe për Atdheun dhe mund të bëhen përmes propagandimit dhe dezinformatave që mund ti japin për dobsitë që i posedojnë politikanët në Presidencë, në Qeveri dhe në Parlament. Këto dobsi paraqiten si të mundëshme përmes përhapjes së dezinformimit, përmes nxitjes e polarizimit mes njerzëve, përmes nxitjes dhe stimulimit të korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar në ekonomi, shëndetësi, arsim e në drejtësi.

Për tu bindë për këtë rrezikshmëri e cilla ka depërtuar thellë në mjetet tona të infromacionit, e cila ka depërtuar përmes pseudo-gazetarëve dhe pseudo-analistëve politik, të cilat informacione i ofrojnë disa mjete të informacionit, disa gazetarë dhe shumë analistë poltikë, duke ia servuar opinionit, më shumë propagandë dhe dezinformim, se sa informacion të sakt, sipas etëkës së gazetarit dhe etikës së analistëve politikë. Për të vërtetuar se mund të ndodhin ngjarje të tilla negative në vëndin tonë, përmes mjeteve të informacionit, përmes gazetarëve dhe analistëve politik, po e intepretoi një vlersim zyrtar SOKTA të policisë së Kosovës që i identifikon si rreziqe konkrete kërcnimet hibride përmes sulmeve kibernetike në opinion, përmes dezinformatave cilat e manipulojnë, ndërhyrjen në zgjedhjet që organizohen në Kosovë, dezinformimin dhe nxitjen e tensioneve ndëretnike. Po ashtu edhe BE-ja ka dokumentuar narrativa të ardhura nga disa medija serbe dhe ruse që synojnë polarizimin dhe ndikimin në diskursin publik të Kosovës.

Raste të tilla fatkeqësishtë kanë ngritë kokë në Kosovë e në trojet shqiptare në përgjithësi! Heshtja ndaj ktyre devijimeve dhe qëndrimi pasiv para tyre, do të na sjellë drejtë zhbërjes së shtetit tonë në Kosovë e në Shqipëri, do të na sjellë drejtë fundosjes në oqeanin e pafund, do të na sjellë drejtë korrupcionit galopant, nepotizmit që abuzon me vendet e punës, do të na sjellë drejt krimit të organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik, e ku jo tjetër për të keq?! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

27. 09. 2026

Ka ditë kur patriotizmi nuk matet me atë se kush bërtet më fort por me atë se kush di ta ruajë Kosovën edhe kur dhemb më së shumti.

Më 16 shtator, vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë preku shumë qytetarë të Kosovës. Për shumë familje, miq dhe qytetarë, ajo ditë solli zhgënjim, zemërim dhe një ndjenjë të thellë padrejtësie. Që nga ajo ditë, qytetarë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës dhe kanë protestuar kundër vendimit, duke kërkuar drejtësi. Dhe kjo është e drejtë. Në një shoqëri demokratike, qytetari ka të drejtë të protestojë, të mos pajtohet, të kërkojë drejtësi dhe të thotë me zë të lartë se një vendim e ka lënduar dhe se nuk e konsideron të drejtë.

Por pikërisht këtu fillon përgjegjësia. Sepse psikologjia njerëzore na mëson se kur një shoqëri është e plagosur emocionalisht, zemërimi mund t’i bashkojë njerëzit, por vetëm arsyeja mund ta mbrojë atë shoqëri nga pasojat e zemërimit. Sot nuk kemi nevojë për më shumë urrejtje, por për më shumë qartësi. Nuk kemi nevojë për më shumë zhurmë, por për më shumë argument. Nuk kemi nevojë për përplasje, por për drejtësi.

Nga këndvështrimi juridik, një vendim gjyqësor nuk duhet të luftohet me rrugë. Luftohet me ligj, me prova, me arsyetime juridike, me mjete ankimi, me argumente, me avokatë dhe me çdo mjet që sistemi juridik e lejon. Nëse besojmë se drejtësia ka gabuar, atëherë duhet t’i kërkojmë drejtësisë ta korrigjojë gabimin, jo ta shkatërrojmë rrugën drejt saj. Një vendim që konsiderohet i padrejtë nuk korrigjohet duke dobësuar institucionet, por duke përdorur çdo mundësi ligjore për ta kundërshtuar me dinjitet, profesionalizëm dhe këmbëngulje.

Dhe duhet ta themi edhe një gjë tjetër: UÇK-ja nuk është pronë e askujt. Ajo është pjesë e historisë së Kosovës. Por historia e Kosovës nuk është shkruar vetëm me pushkë. Është shkruar edhe me laps, nga mësuesit që në ditët më të vështira i mblodhën nxënësit nëpër shtëpi private dhe vazhduan mësimin, nga nënat dhe baballarët që hapën dyert e shtëpive të tyre, nga njerëzit që punuan, sakrifikuan, ushqyen familjet, mbajtën gjallë shkollën, dijen dhe shpresën. Është shkruar nga mjekët, gazetarët, studentët, punëtorët dhe mijëra njerëz që ndoshta nuk patën kurrë një fotografi në faqet e historisë, por pa të cilët historia e Kosovës do të ishte ndryshe. Edhe ata janë Kosova.

Prandaj Kosova nuk duhet të ndahet sot mes “atyre” dhe “nesh”. Kosova është e jona të gjithëve. Dhe nëse vërtet e duam këtë vend, nuk mund ta mbrojmë një pjesë të historisë së tij duke e dëmtuar të ardhmen e tij. Mund të protestojmë, mund të mos pajtohemi, mund të jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar, mund të kërkojmë drejtësi me zë të lartë, por duhet ta bëjmë paqësisht, me dinjitet dhe brenda ligjit. Protesta paqësore është forcë qytetare; dhuna është humbje e kontrollit. Dhe Kosova sot ka nevojë për kontroll, jo për kaos.

Ka nevojë për njerëz që dinë ta mbajnë kokën të ftohtë edhe kur zemra u zien. Ka nevojë për institucione që respektohen, por edhe për qytetarë që kërkojnë llogari kur besojnë se diçka nuk është bërë drejt. Ka nevojë për një shoqëri që nuk dorëzohet para asaj që e konsideron padrejtësi, por as nuk e humb veten duke e luftuar atë.

Sepse drejtësia nuk duhet të ketë frikë nga e vërteta. Nëse ka prova që duhet të shqyrtohen, le të shqyrtohen. Nëse ka argumente juridike që duhet të dëgjohen, le të dëgjohen. Nëse ka shkelje që duhet të kundërshtohen, le të kundërshtohen. Nëse një vendim duhet të ndryshohet, le të ndryshohet përmes ligjit. Por në fund, le të jetë drejtësia ajo që vendos, jo turma, jo zemërimi, jo hakmarrja dhe jo propaganda.

Dhe kjo duhet të vlejë edhe kur rezultati na pëlqen, edhe kur nuk na pëlqen; edhe kur prek njerëzit që i duam, edhe kur prek njerëzit me të cilët nuk pajtohemi. Sepse nëse kërkojmë drejtësi vetëm kur ajo është në anën tonë, atëherë nuk po kërkojmë drejtësi. Po kërkojmë një rezultat që na përshtatet.

Sot, ndoshta më shumë se kurrë, duhet ta dëshmojmë se mund të jemi të bashkuar pa qenë të dhunshëm, se mund të jemi të zemëruar pa qenë shkatërrues, se mund ta mbrojmë të kaluarën pa e rrezikuar të ardhmen dhe se mund të kërkojmë drejtësi për ata që besojmë se janë trajtuar padrejtësisht, pa e dëmtuar Kosovën në këtë rrugë.

Kosova nuk ka nevojë për një plagë tjetër. Ajo ka nevojë për paqe, për maturi, për institucione dhe për drejtësi. Mbi të gjitha, ka nevojë për njerëz që edhe në ditët më të dhimbshme nuk harrojnë se nesër duhet të jetojmë përsëri bashkë.

Prandaj, le të protestojmë nëse besojmë se duhet të protestojmë. Le të kërkojmë drejtësi. Le të kërkojmë të vërtetën. Le të mos heshtim. Por le të mos e humbim arsyen. Sepse ndonjëherë akti më i madh i patriotizmit nuk është të bërtasësh më fort se të tjerët. Është të kesh forcën të mos e lëndosh Kosovën pikërisht në momentin kur zemra të dhemb më së shumti.

Jo zhurma mbi drejtësinë, por drejtësia mbi zhurmën.

I juaji mësusi Isë

Shiko më pak

26. 09. 2026

Kjo Gjykatë ka theksuar publikishtë se ky denim nuk ka të bëj me UÇK-n si kolektivitet apo si organizatë kolektive për çlirimin e vëndit të vetë nga pushtusit serb. Nëse kjo i qëndron të vërtetës sipas deklarimeve të kësaj gjykate, atëher nuk ka kurrfar arsye të demonstrohet në emër të UÇK-s nga organizatat e dala prej luftës, duke i manipuluar edhe studentet tanë që u përkasin partive manipulante PDK e AAk. UÇK nuk është pronë e askujt të manipuloi në emër të saj. Ajo ësahtë bërthamë e popullit mes të cilit ka lindë është rritë dhe është edukuar dhe frymëzuar, duke qëndruar prapa saj populli masivishtë. Dënimet që i ka bërë Gjykta në fjalë , janë dënime individësh për veprat e tyre kriminale, vrasje me paramendim të kundërshtarëve politik, gazetar e antar partish dhe komandant të UÇK-s.

Nëse këto të dhëna pupblikisht nga gjykata speciale në Hagë nuk janë të vërteta, e vërtetë është se akterët në fjalë që janë dënuar për veprat e tyre kriminale, kanë të drejtë të ankohen në gjykatën e Apelit. Jo të demonstrohet kotë rrugëve, nga ata që e kanë votuar këtë gjykatë, sepse vendimet janë marrë, të drejta apo të padrejta qofshin ato, ndërsa gjykata e apelit e jep fjalën e fundit për ato denime që i ka bërë gjykata speciale. Nëse ky parim nuk respektohet nga demonstrantët, ekziston rreziku, që të mos u letësohen denimet e të dënuarëve në fjalë. Për ata që i thrrasin mendjes të kenë durim derisa të përfundojnë qëndrimet e gjykatës speciale dhe asaj të Apelit, do të ishte më mirë për Kosovën, për shtetin e saj për popullatën dhe për të denuarit në fjalë, sepse asnjë demonstrim nuk e marrin parasysh këto gjykata për të cilat po flasim.

Është në nderin tonë moral e njerëzor, të jemi sa më të matur, sa më të drushem e sa më të drejtë, që të pastrohen gjërat sa më kjartë e sa më objektivisht, për vrasjet e kundërshtarëve politik e komandantëve të UÇK-s që vërtetë kanë ndodhur para , gjatë e pas luftës. Në këtë kategori vrajesh nuk është një numër prej tre e katër vetash, si me prisit e UÇK-s, nëse vërtetë kanë qenë prisë apo e kanë quajtë vetën si të tillë, por një numër prej dhjeta e qindra vetash që janë vrar si kundërshtar politik, qoftë ushtar i thjeshtë qoftë gazetar e antar i ndoj partie dhe qoftë komandant i UÇK-s apo Komandant i FARKUT.

Po nuk u zbardhën këto ngjarje kriminale, Kosovës do ti mbetët një barrë e madhe derisa ti pastroj elementet kriminal të para luftës, gjatë luftës dhe pas saj, Sepse janë bërë padrejtësi të mëdha me njerzë të kategorive të ndryshme, është bërë abuzim i madh përmes korrupcionit, nepotizmit, organizimit kriminal ekonomik, shëndetësor e juridik. Janë bërë abuzime të mëdha rreth kapjes së gjykatave, prokurorive, dhe administratës civile, rreth privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore e shumë abuzime tjera në dëm të Kosovës, shtetit të saj, teritorit të vëndit, duke i qitë në treg edhe pjesët e atdheut dhe duke u pasuruar pdrejtësisht me pronat shtetnore dhe ajo që është më e panjerzishmja të pengohet drejtësia të del në shesh për të gjithë familjarët të cilëve iu kanë vrarë më të dashurit e tyre nga kriminelët vrastar.

I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

24. 09. 2026

Këto vrasje ndodhen mes ushtrisë sonë çlirimtare dhe fatkeqësishtë  politikanët, prokurorët dhe organet përgjegjëse për këto qështje kriminale, që nga pas lufta e deri më ditët e sotit nuk u morën me zbardhjen e vrasjeve tinzare e kriminale që i kryen këto vrasje, edhe pse kjo përgjegjësi u ka takuar  dhe u  takon politikanëve, prokurorëve dhe organeve përgjegjëse të të dyja shteteve shqiptare, ti  zbulonin  e ti zbulojnë sa më parë kriminelët vrastar. Vrasjet kanë ndodhë në territorin e të dyja shteteve. Pse po heshtin e nuk po i zbulojnë këto vrasje, është një befasi e një dyshim i madhe ndaj  neglizhencës së politikanëve, prokurorëve dhe organeve përgjegjëse për këto qështje, se për favore të kujtë po i heshtin ngjarjet kriminale në dëm të familjarëve që kriminelët ua kanë vrarë më të dashurit e tyre.

Këto vrasje nuk ishin thjeshtë incidente të izoluara, por vrasje  me paramendim dhe të planifikuara me përpikmëri. Krime të tilla tmerruese, sëbashku me shumë krime tjera që po mbahen të fshehura për popullin shqiptar, duhet të hetohen dhe e vërteta duhet të bëhet sa më e kjartë publikisht, ndërsa vrasësit duhet të gjenden sa më parë dhe të vihen para drejtësisë si akterë të vrasjeve. Pa e vuar në dritë këtë krim të organizuar, Kosova dhe populli shqiptar e veçanërisht familjet e viktimave, nuk do të gjejnë paqe e rehatij kurr. Për këtë problem jo pak shqetësues duhet të mendojnë mirë politikanët tanë, prokurorët organet përgjegjëde shtetnore, shoqatat e dalura nga lufta dhe militantë të ndryshëm partiak, se po sillen drejtë apo jo me viktimat e luftës, të cilët janë vrarë nga duarë tinzare si kundërshtar politik. Është padrejtësi e madhe të bëhet një revoltë e tillë në demonstrata organizuar nga shoqatat e dalura të luftës dhe nga studentë të ndryshëm të manipuluar nga organizatorët e këtyre demonstratave, të bëhet një revoltë e tillë për themeluesit kryesor të UÇK-s.

Pse e thash këtë, sepse nuk është e njëjtë dhembja e të denuaraëve me dhembjen e vrasjeve të kundërshtarëve politik të cilët e tejkalojnë numrin e të denuarëve dhjeta herë në shkallën e parë të gjykatës speciale, me mundësi të ankimimit në gjykatën e apelit. Vërtetë është e turpshme të mos e ndjejmë edhe ne dhembjen e atyre që janë vrarë si kundërshtar politik dhe nuk janë të gjallë më në këtë jetë. Po ashtu është edhe më e turpshme të mos solidarizohemi me dhembjen e familjarëve të të vrarëve si kundërshtar politik. Kurë e them ketë më shkon mendja se çfarë të keqe i bënë Kosovës të vrarurit si kundërshtar politik:

  1. Kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i mbrojtjes dhe figurë qendore e FARKUT,  i vrar në Tiranë, me 21 shtator 1998,
  2. Enver Maloku, i vrar me 11 ianar 1999 në Prishtinë, drejtues i qndrës për informim të Kosovës dhe figurë e afërt me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova,
  3. Xhemajl Mustafa, këshilltar i afërt i presidentit Rugova, u vra në hyrjen të banesës së tij me 23 nëntor të vitit 2000,
  4. Bekim Kastrati dhe besim Dajaku u vranë me 19 tetor 2001. Bekim Kastrati ishte gazetar i Bota Sot. Dajaku raportohej si ish truproja e Rugovës, Gani Geci  i cili mbijetoi edhe pse mendohej se ai kishte qenë objektivi kryesor për vrasje,
  5. Smajl Hajdaraj, u vra me 17 Janar 2002 në pejë, ish komandant i UÇK-s në Rugovë dhe më pas deputet i LDK-s,
  6. Tahir Zemaj, Enes Zemaj dhe Hasan Zemaj, u vranë me 4 Janar 2003 në Pejë. Tahir Zemaj ishte komandant i FARKUT, antar i LDK-s dhe dëshmitar kyq në procesin gjyqësor të njohur si “Grupi i Dukagjinit”. Djali i tij Enesi dhe i afërmi i tij Hasani u vranë nga të shtënat prej auto mjeteve,
  7. Bardhyl Ajeti, i vrar me 3 qershor dhe vdiq me 28 qershor  2005, gazetar dhe kolumnist i Bota Sot dhe shum tjerë të vrar si komandant Drini  e të plagosu për të cilët nuk jan zbuluar rastet e atentateve dhe plagosjeve të shumta që u kanë shpëtuar atentateve. I juaj, mësuesi Isë

18. 09. 2026

Këtë gishtë duhet tia drejtojnë vetit, jo Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ish qeveria PRONTO dhe PAN për dështimet e veta që i sollën dëme të mëdha Kosovës, Shtetit, Popullit shqiptar dhe imazhit të UÇK-s, për 20 vite keqëqeverisje, sa ishin në pushtet, prontistët e panistët.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sa ishte në opozitë:

1. Kundërshtoi praninë e “listës serbe” në Qeveri,

2.Kundërshtoi projektin famkeq “Open Ballkan”, inicuar nga Edi Rama, Baton Haxhiu dhe Qeveria PRONTO e PAN, sipas projekteve të Aleksandër Vuçiqit,

3. Kundërshtoi shitjen e Distribucionit të KEK-ut,

4. Kundërshtoi themelimin e gjykatës Speciale,

5. Kundërshtoi amnistinë për strukturat kriminale paralele serbe në veri të Kosovës dhe në tërë Kosovën,

6. Kundërshtoi ligjin, i cili ua ndalonte ish ushtarëve të UÇK-s të punonin,

7. Kundërshtoi fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-s

8. Kundërshtoi demarkacionin me Malin e zi dhe me Maqeddonin, ku Kosova humbi mbi 12 mij hektar tokë,

9. Kundërshtoi Asociocionin e Komunave me shumicë serbe,

10. Kundërshtoi, mbylljen dhe shitjen e fabrikave të Kosovës, e shumë marifetllyqe tjera të mbrapshta që i ka bërë ish Qeveria PRONTO e PAN, për dy dekada me radhë.

Sapo erdhi në pushtet Qeveria Kurti:

1. E hodhi poshtë projektin famkeq “OPEN BALLKAN”,

2. U liberalizuan vizat për Kosovën,

3. Ndaloi zgjedhjet e Serbisë në Kosovëë dhe ndërtimin e qytezave serbe në Veri te Kodra e diellit në veri të Mitrovocës dhe në Zvaqan,

4. Ndaloi referendumin e Serbisë në Kosovë,

5 Ndaloj qarkullimin e targave serbe të automjeteve në Kosovë,

6. Ndaloj bankat serbe në Kosovë dhe qarkullimin e përdorimit të dinarit serb,

7. E mposhti Serbinë në Bajnskë, ku Serbija fashiste provoi aneksimin e veriut të Kosovës,

8. I mbylli institucionet e strukturave paralele serbe në tërë Kosovën,

9. E ndoqi Miljan Radojqiqin nga veriu i Kosovës i cili ushtronte dhunë e terror mbi popullaten shqiptare atje,

10 i Ktheu pronat e shqiptarëve në veri,

11. Ka filluar tu ndërtoi shtëpi shqiptarëve në veri të cilëve ua shkatrruan bandat qetnike serbe të veiut, të cilët i përzunë me dhunë nga shtëpitë e nga trojet e veta,

12. pas 27 viteve liri kanë filluar të rikthehen shqiptarët prap nëpër shtëpitë e tyre, me përkrahjen e Qeverisë Kuri,

13. Po investon në infrastukturen e veriut,

14. Për herë të parë Kosova arriti marrveshje me MCC në Amerikë, ku Kosova përfitoi një fond të madh nga kjo marrveshje,

15. Në krye të FSK-s emroi një antar të Familjes Legjendare të Jasharajve, z. Bashkim Jasharin,

16. Buxhetin për ushtri e armatim të saj e gjeti me 38 milion euro dhe e ngriti në 390 milion euro,

17. I solli Kosovës dron Bajraktar TB2,

18. i Solli FSK-s mjete të rënda ushtarake,

19. i Solli mbi 16 mij dron Kamikaz,

20. Ngriti pagat minimale,

21. Lejoj shtesat për lehonat,

22. lejoj shtest për fëmijët,

23. Ngriti pensionet e luftës,

24. Ndaloi privatizimin, ku më herët politikanët e korruptuar privatizonin mijra hektar tokë vetëm me dy tre euro për ari,

25. Terminalet doganore i hoqi nga oligarkët dhe i kthu nën ombrellen e shtetit,

26, pas më shumë se dy dekadave, ku serbët qetnik të veriut nuk paguanin për konsumimin e energjisë elektrike, tani edhe atyre po u faturohen shpenzimet dhe po i paguajn ato,

27. Ndaloi vizitat klandestine të Vuçiqit në Republikën e Kosovës,

28. Filloi projektin për restaurimin e kullave të jasharajve në Prekaz,

29. Filloi rregullimin e magjistrales Prishtinë Pejë,

30, Filloi rregullimin e Autostradës Prizëren-Tetovë,

31. Filloi rregullimin e autortradës Prishtinë-Mitrovicë,

32. Bëri mbi 70 Km rrugë të asfaltuara në veriun e Kosovës,

33. Bëri ngritje domëthënëse në buxhetin për bujqësinë, blegtorinë dhe për pyjet e Kosovës etj. I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

15. 09. 2026

Kjo dukuri aspak e këndëshme që po ndodhë në arsimin tonë kombtar i cili po zhvillohet në Kosovë, po shkaktohet nga disa faktor relevantë, si: 1. Mënyra e reformimit në arsimin tonë kombtar, 2. Mënyra e hartimit dhe përpilimit të Korikulave shkollore dhe univerzitare, 3. Mënyra e Hartimit dhe përpilimit të teksteve dhe literaturës shkollore, 4. Mënyra e ndërtimit të ndërtesave shkollore e univezitare dhe paisja e tyre me kabinete e mjete mësimore, 5. Mënyra e përgatitjes profesionale e mësimëdhënësve për mësimdhënje në shkolla e në univerzitete,

6. Mënyra e hartimit dhe përpilimit të testeve kombtare shkollore e univerzitare për cilësim të nxënësve e studentëve, 7. Mënyra e komunikimit shkollë familje e anasjelltas, 8. Mënyra e bashkpunimit drejtori e shkollës, stafit pedagogjik e psikologjik shkollor dhe mënyra e bashkpunimit të këtij stafi me bashpunimin e prindërve të nxënësve, 9. mënyra e bashkpunimit të stafit të mësimdhënësve me nxënësit dhe stafit të misimdhënësve mes veti dhe mënyra e bashkpunimit të kshillit të shkollës, me kshillin e prindërve të shkollës dhe me kshillin e nxënësve, etj.

Mënyra e reformimit në arsimin tonë kombtar është bërë shkel e shko sa për sy e faqe, për ta genjyer vetën se po bëjmë reformë. Kurë e them këtë, e kam fjalën të kuadri që i ka marr përgjegjësitë për të bërë reform në arsimin tonë të Kosovës. Ky kuadër reformues mbanë përgjegjësinë për dështimet e reformimit në arsim, sepse para se të niset me reformën, është dashtë të studjohet realiteti i gjendjes që ka qenë para fillimit të reformimit. Këtë nuk e kanë bërë dhe nuk kanë patur kurrfar informacioni se ku ka nevoj më par të fillohet me reformimin e arsimit, e ku jo.

Kemi kuadra apo jo që e bartin barren e reformimit profesional që të realizohen praktikisht të ashtuquajturat reforma? Kjo reformë e ashtuquajtur është bërë vërtetë shkel e shko nga kuadër jo profesional por nga kuadër politik, ku politika i ka fut hundët kudo, me kuadrin e saj të përshtatshëm politik, jo aspak me kuadër profesional që janë të përgatitur profesionalishtë për këto qështje reformuse. Shkurt shprehur kanë ardhë në konsiderim ai kuadër që ka vepruar sipas menagjerëve të tyre politik, pëpr të bërë sa më shumë shpërlarje parash se sa për të bërë reformë të duhura në arsimin tonë kosovar.

Po kështu ka ndodhur edhe me mënyrën e hartimit të korikulave shkollore, përmes një kudri jo profesional që korukulat të jenë të përshtatshme për llojin e shkollave dhe univerziteteve dhe të përshtatur moshës së nxënësve dhe studentëve e shkallshkallshmërinë së zhvillimit të tyre. Po kështu ka ndodhur edhe gjatë hartimit dhe përpilimit të teksteve dhe literaturës shkollore. Po kështu ka ndodhur edhe me përgatitjen e kuadrit mësimdhënës Po kështu ka ndodhur edhe me ndërtimin e objekteve shkollore dhe paisjes së tyre me kabinete dhe mjete të duhura mësimore. Ku ka munguar pjesmarrja e dorës së profesionalistëve që të pëprshtaten ato sipas nevojës së nxënësve, dhe studentëve dhe sipas nevojsë së mësimdhënësve të tyre, për ta përvetsuar materjen mësimore nga ana e nxënësve dhe studentëve dhe për ta transmetuar ate tek nxënësit e studentët nga ana e mësimdhënësve.

Po kështu ka ndodhur edhe me përpilimin dhe hartimin e testeve kombtare shkollore, ku testet nuk i kanë plotësuar kriteret pedagogjike gjatë hartimit të tyre për një vlersim sa më objektiv të arritjeve të nxënësve e studentëve në mësim. Kështu dështim pas dështimit, padhënë përgjegjësi askush ndaj dikujt, janë trash problemet sa nxënësit tanë nuk po tregojnë seksese të mjaftushme në testimin e tyre në testin ndërkombtar PISA. Po kështu kanë ndodhë e po ndodhin edhe në mardhënjet shkollë familje, mardhënjet drejtori, këshil i arsimtarëve, drejtori këshill i profesionistëve pedagogjik e psikologjik të shkollës, e shumë probleme tjera të pazgjidhur që po e pengojnë arritjen e suksesit në mësim të nxënësve tanë. Pra kuadri jo profesional kudo që merr pjesë, sjell mos suksese e shumë kokqarje gjatë jetës së përditshme. I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

1

14. 09. 2026

Kjo thënje sipas bindjes sime sugjeron se, një përson i cunguar, që nuk ka dituri dhe edukatë, është vërtetë si një dru i thatë dhe i papërpunuar, i cili nuk jep fryte dhe nuk vlenë të përdoret për asgjë. Mungesa e edukatës dhe diturisë tek njeriu, e bënë atë më pak njeri, më pak të vlefshëm për vetën e tij, për familjen, për shoqërin dhe për kombin në tërsi. Fajet për këtë qështje aspak të këndëshme i bartin politikanët, intelektualët, klerikët fetarë, familja, shkollat dhe mësuesit e saj që nuk e kryejn secili përgjegjësinë e vetë që u takon gjatë jetës rreth kësaj qështj me vlerë të jashtëzakonshme dhe ekzistenciale.

Kjo thënje e urtë e poetit tonë të madh, i drejtohet përmes këtij mesazhi Shqiptarëve në radhë të parë dhe popujve tjerë të botës, i drejtohet familjes, shkollës, mësuesëve, politikanëve të shtetit klerikëve fetar dhe intelektualëve të kulturës dhe shkencës të cilët e bartin barrën kryesore për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, të kenë kujdes të shtuar dhe angazhim të përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave tona, që të mos mbeten pa edukatë e dituri të mjaftushme sipas kërkesave të kohës dhe tregut bashkohor.

Sipas bindjes sime përsonale mesazhi në fjalë i poetit tonë të dashur Naim Frashëri, po has në vesh të shurdhët të shoqërisë sonë shqiptare, politikanëve, klerikëve fetar, intelektualëve, familjes, shkollës dhe mësuesëve, që nuk po e bëjnë realitet sa e si duhet për gjeneratat tona mesazhin e poetit tonë të madh Naim Frashëri, edhe pas kalimit të një shekulli kohë! Sado i dhembshëm ky konstatim për mua, besoi edhe për dashamirët e kombit, po e pasqyron një ralitet të hidhur rreth kësaj qështje! I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

Postim i përbashkët

11. 09. 2026

Menqurin dhe budallakin i përkufizon vetë njeriu shkallë shkallë përmes bazës së tij trashëguese gjatë jetës. Edukata dhe dituria nuk kanë kufi, as budallakia nuk ka kufi, pos që ato tek njeriu janë shkallë shkallë të zhvilluara, sepse të dyja ato janë si dispozicion i gatshëm trashëgues. Edukatën e diturinë dhe budallakinë e bartë njeriu me veti. Cilën ta ushqen më shumë ajo do të mbizotroi tek ai. Aq sa e ushqen edukatën dhe diturinë gjatë jetës, aq i edukuar dhe i ditur do të bëhesh dhe anasjelltas, aqë sa e ushqen budallakinë, aq budallë dotë bëhesh.

Të dyja këto vetij i kemi të poseduara si dispozicion trashëgues, të cilat gjatë jetës rriten e zhvillohen sipas kujdesit tonë që ua përkushtojmë atyre. Disa mendojnë se edukata dhe dituria është budalli, e disa mendojnë se budallia është menquri, sepse aty ku pozicionohet njeriu i dukët pozicion më i favorshëm se pozicionet tjera të njerëzimit, edhe pse me kohen mund ta kuptoi se paska qenë qesharak dhe fatkeq pozicionimi i tij i deritanishëm në jetë. Çdo gjë e mirë apo e keqe qoftë ajo, varet kryesisht nga vetë njeriu se si pozicionohet nëpër kohë gjatë jetës së tij.

Shumë aftësi e potencial që e posedojmë për brenda, varet nga ne, apo e zgjojmë nga gjumi apo jo. Nëse ato aftësi e at potencial nuk e zgjojmë nga gjumi, ato vdesin e nuk e shohin driten e kësaj bote duke na shërbyer neve për të mirën tonë gjatë jetës. Nuk mundemi me e marr me mend se sa potencial të fortë i ofron truri njeriut. Ky potencial e ka fatin e mirë apo të keq nga vetnjeriu, sa e njeh dhe sa e përdor potencilin e vetë që e posedon përbrenda, i cili mezi pret ta zgjojmë nga gjumi dhe ta përdorim gjatë jetës për novajat tona të përditshme dhe për të mirën e njerëzimit në përgjithësi dhe anasjelltas për të keqën e tij.

Potenciali në fjalë që e posedojmë përbrenda, ka të bëj me mënyrën e të menduarit, me mënyrën e bindjeve dhe besimeve tona, me mënyrën e pikëpamjeve rreth qështjeve të ndryshme të botës njrëzore, bimore, shtazore, ujore e toksore dhe me mënyrën e brendëshme të botës sonë shpitërore. Potenciali në fjalë, ka të bëj me nivelin e vullnetit, dëshirës, guximit, qëndrueshmërisë dhe dashurisë, ka të bëj me përqëndrimin e vëmendjes, nivelin e motivacionit, nivelin e emocioneve dhe ndjenjave tona të shumta, të cilat varen nga ne se sa i zgjojmë nga gjumi ato dhe se si i përdorim gjatë jetës, për shërbimet tona të favorshme apo jo të favorshme. I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

08. 09. 2026

Që 27 vite kjo komunë me shumicë serbe ka fshehur masakrat që janë bër ndaj shqiptarëve nga Serbia fashiste gjenocidale e Millosheviqit, në bashkpunim me “serbska listën”, tani të derigjuar nga pasardhësi i Millosheviqit Aleksandës Vuçiq. Me serbska listën, pas lufte për dy dekada me radhë ka gjetë gjuhë të përbashkët, edhe qeveria PRONTO e Kosovës në bashkpunim me PANIN, duke vepruar në dëm të Kosovës, në dëm të shtetit të sajë dhe në dëm të popullatës shqiptare, për favore të Serbisë dhe qetnikëve të serbska listës që vepron në veri të kosovës.

Po kjo ish qevei PRONTO e PAN, tani në opozitë, me të njëjtin veprim po e vazhdon kumarinë e bashkpunimit kundër shtetit të Kosovës, popullit të saj dhe kundër integritetit teritorial shtetnor, duke i penguar të formohen institucionet shtetnore të Kosovës. Qfarë tu themi këtyre veprimeve të militantëve partiak të PDK-s, LDK-s e AAK-s, pos veprime të tradhtisë ndaj Kosovës, ndaj shtetit të saj dhe ndaj popullit shqiptar për favore të Serbisë pushtuse e gjenocidale dhe për favore të qetnikëve serb të serpska lishtës e cila po vepron si është më keq për shtetin e Kosovës, për teritorin shtetnor të saj dhe për popullatën shqiptare mbë 90% ,krahauar me pakicat që jetojnë e veprojnë në Kosovës.

Tërë ky turr e vrap i opzitës shqiptare që po bëhet në dëm të Kosovës, popullit të saj dhe në dëm të formimit të institucioneve shtetnore në Kosovë, po dëshmohet hapatas, se nuk është në pyetje interesi kombtar e shtetnor i Kosovës, por është në pyetje e në radhë të parë e të vetme, uzurpimi i pushtetit nga duartë e Kryeministrit Albin Kurti dhe subjektit të tij politik të VV-s dhe Listës Guxo. Merrni me mend se ku e kanë pruar vetën matrapazët politik të PDK-s, LDK-s e AAK-s dhe “listës serbska” apo balozat e zij të politikës kosovare, që ta zhbëjnë tërsishtë shtetin e Kosovës, dhe tia dorzojnë Serbisë atdheun e shqiptarëve që është larë me gjakë shqiptari për tu mbrojtur cep më cep të tij! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pakPostim i përbashkët

07. 09. 2026

Këtë ideal që e kanë shkelë partitë tona që funksionojnë në Kosovës, populli mëse miri i ka tregua se kush janë, përmes votës demokratike në votime. Askush nuk ka të drejtë të përfitoi privilegje duke u maskuar përmes tri shkronjave të arta “UÇK”. Këtë privilegj jo pak luftetar të rrejshëm e kanë shfrytëzuar me ndihmën e atyre komandantëve që i kanë çitë në treg qertifikatat e veteranëve të rrejshëm të luftës. Në këtë tregti janë blerë nga blersit mbi 45 mij çertifikata të rrejshme për veteran lufte, sipas shumë deklaratave që janë bërë përmes mjeteve të informacionit. Nëse i qëndron të vërtetës kjo e dhënë prej 45 mij veteranëve që kanë marr qertifikata të rrejshme të veteranit, dikush duhet të përgjigjet për kët abuzim kaq të madh, në emër të çlrimtarëve tanë të vërtetë!

Une mendoi përsonalisht, se ky veprim i dyanshëm shitje-blerje, ka bërë shkelje flagrante mbi iddealin e luftës së qlirimtarëve tanë, të cilët kanë ra dëshmor për lirinë e tokave shqiptare. Duke abuzuar me buxhetin e shtetit e kanë e dëmtuar rëndë e shumë keqë idealin e çlirimtarëve tanë që kanë ra dëshmor të lirisë. Ky abuzim që është bërë në emër të luftës çlirimtare, edhe pse kaluan 27 vite, ende nuk janë pastruar qertifikatat e veteranëve të rrejshëm, të cilët nuk janë më pak se 45 mij të tillë, sipas të dhënave në mjetet tona të informacionit. Kurë e them këtë mbështetem në Dklaratën e Hashim Thaçit ish President i Kosovës dhe udhëheqës politik i UÇK-s, i cili ka thënë publikisht përmes mjeteve të infromacionit, se:” Kosova nuk kishte më tepër se 12 mij e mëse shumti deri në 15 mij ushtar të UÇK-s

Nëse bëhet një analizë e saktë për sjelljet dhe veprimet e deputetëve tanë në parlament, dhe udhëheqësve të tyre partiak, mund të vihet deri tek një e vërtetë, se kush ka abuzuar, pse ka abuzuar me shit-blerjet e qertifikatave të veteranëve të rrejshëm , në dëm të autoritetit, respektit dhe vlerës e kontributit të veteranëve të vërtet dhe në dëm të dëshmorëve tanë të lirisë që kanë ra heroikishtë duke mbrojt lirinë dhe atdheun e shqiptarëve. Nëse i referohemi të dhënave që i ka dhënë publikishtë përmes mjeteve të informacionit, ish presidenti Thaçi, se Kosova nuk kishte më tepër se 12 mij e mëse shumti deri në 15 mij luftetar, po vertetohet se 45 mij luftetarë janë paisë me qertifikata të rrejshme të veteranit dhe janë njëjtësuar e barazuar me luftetarët e vërtë të luftës sonë çlirimtare.

15 mij veteran të vërtetë + 45 mij veteran të rrejshëm, barazi me 60 mij veteran, barrë e buxhetit të Kosovës. Shkelje flagrante në idealet e luftës sonë çlirimtare duke e dëmtuar rëndë imazhin e luftetarëve të vërtetë përbërë prej 15 mij vetëve. Dikush herët ose vonë duhet të jap përgjeësi për këtë shkelje flagrante! Menimi im përsonal është se tërë këtë problem e tollobvij që po ia sjellin Kosovës, janë ata që kanë abuzuar me idealet e luftës çlirimtare dhe me buxhetin e shtetit të Kosovës, djersë e popullit. Mos e gëzofshin. I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

04. 09. 2026

Partitë opozitare po dëshmojnë haptas se nuk e kanë aspak hallin e popullit, varëfërin e tij, për bukën e gojës, për vuajtjet e tij se si po mbijetojnë, pse po emigrojnë rrugëve të botës për t’a siguruar bukën e gojës. Partitë opozitare nuk e kanë hallin që po i urrenë populli ata që e kanë pruar në këtë gjendje ate, por hallin e kanë për të bërë jetesë mbretërore për veti me taksën e popullit, për tu pasuruar padrejtësisht me pasurinë shoqërore. Opzitarët nuk e kanë hallin që po i urrenë populli ata politikanë që i kanë punsuar macat e kucat e veta pa meritë, duke i uzurpuar tri e katër vende pune padrejtësisht në dëm të punësimit të tjerëve dhe në dëm të të drejtave të tyre, për ti priveligjuar macat e kucat e veta, duke i uzurpuar të drejtat e qytetarëve, përmes korruptimit deri në fyt dhe duke abuzuar me pasurinë shoqërore.

Partitë opozitare dhe militantët e tyre partiak nuk e kanë hallin e gjendjes së mjerë të popullit, por e kanë hallin se tani e tutje nuk po u ipet mundësia e organizimit të krimit ekonomik, shëndetësor, krimit edukativo-arsimor dhe krimit në drejtësi, në gjykata, në prokurori dhe ku jo tjetër?! Partitë opozitare dhe militantet e tyre nuk e kanë hallin e popullit por e kanë hallin se tani nuk po u ipet mundësia nga pozita në pushtet që ti qesin në treg pjesët më të mira të atdheut të shqiptarëve, duke i mbyllur sytë para coptimit të trojeve tona, edhe pse i kemi humb mbi 80% të pjesëve të atdheut tonë shqiptare dhe askush prej këtyre politikanëve dhe militantëve partiak nuk e ka qarë kokën dhe nuk e qanë, për këto padrejtësi që po u bëhen shqiptarëve andej e këtej kufijëve shqiptaro-shqiptar! Këta ogurzi opozitar e militantë partiak prap gjejnë hapsirë të kritikojnë popullin shqiptar që po i urrenë ata dhe që po e votojnë masivishtë Albin Kurtin Kryeministër të Kosovës dhe subjektin e tij politik VV, në aleancë me listën Guxo.

Të urrehet kaq thellë nga opozita dhe militantët e saj partiak, një qeveri dhe një kryeministër që ia ka mundësuar vota e lirë dhe demokratike e sovranit, më parë duhet ta kontrollojnë vetën se në cilën gjendje shëndetësore gjendet, në gjendje normalde apo abnormale! Për gjendjen shëndetësore abnormale, nuk i ka fajet populli, as kryeministri Kurti dhe as subjekti i tij politik VV, në aleancë me listën guxo, por fajet më të mëdha i ka politika opozitare, e cila e ka zghedhë rrugën e korrupcionit, nepotizmit, krimeve të organizuara në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, edukimit dhe arsimimit dhe në fushën e drejtësis, që e kanë kap shtetin në aleancë mes veti PDK, LDK AAK apo ish qeveria PRONTO e PAN, sa ishin në pushtet dhe tani në opozitë, që nuk po munden ta pranojn fatin e keq që po e përjetojnë sëfundmi për shkak të fajeve të tyre dhe për shka të tradhtisë që ia kanë bërë popullit shqiptar. I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak