Plani ditore qe te mendoj e veproje vetem per sot

Asnje dite nuk duhet leshuar qe mos te perpiqemi te jemi sa me te lumtur dhe me plot humor sepse fati eshte ne duart tona. Asgje te dobishme nuk ka prej shtqetesimeve, urrejtjes, xhelozise dhe inatit ndaj tjereve.
Perhere duhet perpjekur qe tu pershtatemi rrethanave qe nuk mund t´i ndryshojme, e jo t´i pershtasim ato sipas deshirave tona. Tu pershtatemi rrethanave eshte e mundshme sepse kemi te bejme me ndryshimin dhe adaptimin e vetes sone me to.
Do t´a beje shprehi per secilen dite te kujdesem per trupin tim se qfare ushqimi po perdori, sa e kur e perdori ate dhe kam apo nuk kam rend e rregull ne te ushqyer. Krahas ushqimit do te kujdesem edhe per ushtrimet e lehta trupore, shetitjet ne natyre sepse kam deshire qe trupi im te me sherbeje gjate e sa me mire.
Edhe per shendetin dhe zhvillimin intelektual do te kujdesem per secilen dite, duke mesuar diqka te dobishme permes leximit ne favor te ngritjes profesionale dhe arsimimit te pergjithshem.
Po ashtu per secilen dite do te perpiqem te beje diqka te mire per shpirtin tim, pa pritur shperblim nga tjeret, duke u bere mire atyre brenda mundesive te mia. Kete duhet bere qe ta ushtroje shpirtin dhe vullnetin bemires ndaj tjereve , e ta luftoje egoizmin ekstrem personal.
Sot dhe herave tjera do te beje perpjekje serioze te jam sa me i pershtatshem per rrethin duke perdorur fjalet me te mira ne komunikim me tjeret dhe te dukem sa me mire para tyre. Do te jem I kujdesshem dhe I perzemert gjate komunikimit me ta. Fjalorin e kritikes per t´i ndryshuar apo perqeshur njerezit, nuk do ta perdori fare. Ne vend te ketij fjalori, do t´i perdori keshillat me te buta e me miqesore per ta.
Do te beje perpjekje te vazhdueshme, te jetoje vetem per sot. Nuk do t´i zgjidhi me dhjetra e dhjetra probleme te grumbulluara te se djeshmes, duke i harruar fare detyrat, obligimet dhe pergjegjesite e te sotmes.
Per asnje dite dhe asnje qast nuk do ta le ne harrese qe t´i permbahem planit ditor te caktuar me pare duke ndare kohen ne menyre proporcionale qe t´i realizoje kerkesat qe dalin nga plani i percaktuar duke mos i lene per asnje qast obligimet dhe pergjegjesite e sotit per diten e neserme.
Perkunder angazhimeve te vazhdueshme, per secilen dite do te beje perpjekje ta gjeje gjysme ore kohe per relaksim te plote kur mund te jem plotesisht me vetveten.
Eshte ne dobine time qe sot e per qdo mot t´i heq qafe te gjitha ankthet apo frikesimet e mia per te djeshmen, te sotmen dhe te nesermen time. Ne vend te frikesimeve do ta perdore punen, vullnetin, menqurine, respektin, dashurine, mirekuptimin dhe tere energjine time per te jetuar i lumtur dhe me dinjitet.


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje