Te mbrohemi sa me shume nga hidherimet

Nëse humbim diqka të vlefshme, nëse humbim ndonjërin prej miqve, të afërmëve dhe ndonjërin prej anëtarëve të familjes, do ta përjetojmë emocionin e hidhërimit i cili shpeshëherë na përvëlon shpirtin e zemrën.
Kur kemi probleme të mëdha me shëndetin personal dhe me shëndetin e më të dashurve tanë, kur diqka nuk shkon në rregull me punën profesionale, punësimin, strehimin dhe gjendjen ekonomike familjare, po ashtu shqetësohemi dhe na kaplon me të madhe emocioni hidhërues.
Kur nuk kemi miq, dashurinë dhe vëmendjen e duhur te tjerëve dhe kur detyrohemi të largohemi nga gjiri familjar dhe vendlindja (atdheu), vërshon zemrën e shpirtin tonë emocioni shkatërrues i përmendur me lartë.
Po ashtu hidhërohemi kur e humbim autoritetin dhe përspektivën që e kemi poseduar me parë, e raste tjera që nuk janë te pakta.
Duhet të kemi kujdes ndaj miqve që të sillemi mirë, t’i respektojmë, t’ua ruamjmë dinjitetin dhe të kemi një komunikim të sinqertë me ta.
Të afërmit, familjarët e ngushtë dhe partnerin apo bashkëshorten e bashkëshortin, t’i ruamje si sytë e ballit e t’i mbrojmë me cdo kusht, që edhe nëse na ndodh diqka e ligë në mesin e tyre, pa fajin tonë, dhembjet dhe hidhërimet janë më të përballueshme dhe e kemi më lehtë të pajtojmë me situatën e cila nuk mund të ç’bëhet më. Me një fjalë atë që e ruajmë edhe do ta kemi.
Që të kemi një gjendje të mirë ekonomike, një strehim komod familjar, duhet të aftësohemi, të ngritemi dhe të përsosemi përherë profesionalisht dhe të bëhemi konkurent në tregun e punës, që mos të mbetemi pa punë, pa marrë parasyshë rrethanat që ndodhin përreth nesh.
Nëse nuk kemi miq, duhet bërë të gjitha përpjekjet që t’i kemi sa më shumë ata. Pa miq, jeta nuk ka kurrfar kuptimi.
Po nuk e patëm dashurinë dhe vëmendjen e duhur të tjerëve, ne duhet të jemi ata që të tregojmë vëmendje e dashuri ndaj tyre, nëse dëshirojmë të njëjtat t’i kemi edhe ne.
Duhet bërë të pamundshmen që mos ta lëshojmë atdheun dhe mos të largohemi nga familjarët, po nuk deshëm të na djeg malli per ta.
Te jetosh pa autoritet e pa përspektivë, jeta është me turp dhe shumë e mundimshme. Duhet mbrojtur autoritetin e përspektivën ne çdo rrethanë, që t’i kemi ato.
Që të kemi sa më pakë hidhërime gjatë jetës, duhet të kemi kujdes ndaj gjërave të vlefshme, t’i mbrojmë e t’i ruajmë ato, mos t’i keqpërdorim dhe t’ua dijmë vleftën që sa më pakë apo farë hiq të na dalin prej duarve.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje