Keshilla per jeten- shkurt

Serbija ishte dhe eshte vrastare e popujve, sidomos vrastare e shqiptareve. Ajo ishte, eshte dhe ka deshire te flakte te mbetet ruse, sepse nga andej ka ardhe ne trojet tona te gadishullit Ilirik. Nje shtet te tille e perkrahte dhe po e perkrah me çdo kusht Europa, ta kete ne mesin e saje.
Çfare leverdie kemi ne shqiptaret te jemi se bashku ne Europe me xhelatet tane dhe shtetet vrastare te popujve te ballkanit, sidomos me Serbine e Greqine te dalluara per vrasje te shqiptareve dhe pushtim te tokave te tyre, e pastaj me maqedonin e malin e Zi, aspak ma te mira se ato ?! I juaj, mesuesi Isë
Nese i qendron te vertetes konstatimi se, mund t`i kemi e t`i bejme ato qe i deshirojme dhe te behemi ata qe dojme, do te ishte e madherishme te behemi njerez sa ma te mire e sa ma te ngritur dhe t`i kemi e t`i bejme vetem gjerat e mira e jo te kqijat.

Ne ato gjera qe i perqendrojm ma shume mendimet, ato do ti arrijme gjate jetes.
Ngjarjet dhe gjerat me te cilat rrethohemi, jane produkt i mendimeve dhe sjelljeve tona.

Sa shume njerezve, lakmia ua ka deformuar shpirtin, mendjen, zemren, karakterin, humanizmin dhe sjelljet mes tjereve lakmia! Sa shume ngatrresat e vrasjet jane shkaktuar mes njerezve, per shkak te lakmise. Lakmija eshte vesi ma i qoroditur dhe ma i pandershem mes veseve tjera. Mjer ata qe i perfshine kjo qelbesire e keqe!
Lexusi im i dashur, lufta me e madhe per ne si qenje te vetedijshme njerezore, eshte ta luftojme e ta qrrenjosim nga shpirti, nga zemra dhe nga karakteri yne lakmine e cila na deformon tersisht personalitetin dhe na fute ne hasmeri, ngaterresa e ne vrasje mes njerezish, mes vllezerve, mes antareve te familjes, mes te afermeve, farefist dhe mes miqeve e dashamireve tjere.

Sjellje egoiste konsiderohen veprimet qe i bejme ne deme te tjereve, per t`i realizuar deshirat dhe qellimet e ulta personale, permes rrugeve te ndryshme e te panjerezishme. Kjo dukuri e shemtuar po perhapet ne shoqerine shqiptare.
Qe ta kemi ndergjegjen e paster, per asnje qast dhe me asnje qmim, nuk duhet lejuar vetit te bejme sjellje te atij niveli, qe jane te vershuara nga egoizmi sadist shpirteror, e u sjellin deme tjereve, duke keqperdorur dhe pervetesuar  ate qe nuk eshte e jotja, ate qe eshte shoqerore e kombetare per interesa tuaja

Albert Ajnshtajn edhe pse nuk arriti te behej i pasur gjate jetes se tije, ishte njeri nder njerezit ma te suksesshem ne bote. Ai me te arriturat e veta shkencore e ndryshoi boten per te mire, sepse e kuptonte ku eshte, kuptonte ku po shkone, çka po done, e çka me bere dhe e kishte nje plan per veprim, t`i  arrij ato qe i  synonte.
Si po duket, shumica prej nesh nuk po e kuptojm ku jemi, ku po shkojme, çka po dojme, çka po bejme dhe nuk kemi kurrfar  plani per veprim, ti arrijme synimet tona si individ, si familje, si shtet e si komb. Vaj halli per ne!

Ata që e kuptojn drejtë dhe e njohin mirë mundesinë dhe vlerën kolosale të sekretit jetësor, i mundësojn vetit favore ekonomike, shëndetsore, jetë të qetë e të lumtur, mardhënje të mira mes njerëzve, bëhen ata që dëshirojn dhe favore tjera në suaza njerezore. Ky sekret i madh jetësor është ligji i tërheqjes, njëri prej ligjëve precize natyrore, pjesë e sëcilit jemi edhe ne si qenje njerëzore.

Tek ne shqiptaret, ne politike shume premtohet, pak ose aspak behet. Ne shkence e ne art shum shkruhet, pak thuhet. Ne fe, Zotin prej gojes nuk e leshojne, pak prej atyre i besojne.

Fshehtesia ma e madhe shekullore eshte fuqija e nderdijes njerezore, e cila qendron e fshehur ne thellesite e mendjes sone. Kush e kerkon e gjene dhe e perdor per nevojat e veta jetesore, e ne te mire te tjereve.
Kjo fuqi e madhe, per aq sa sjelle te mira, po per aq sjelle edhe te kqija, nese nuk dijm ta perdorim.

Ne brendine tone shpirterore, emocionale dhe mendore gjendet depoja e cila permbane çdo gje qe na nevoitet per jete te lumtur, te pasur e te dinjitetshme.
Kote kerkojme gjera me vlere, kote kerkojme lumturi e pasuri dhe kote kerkojm dinjitet e marifet, jashte depos sone personale.

 


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje