Kush po e shkakton perqarjen ne mesin tone kombtar

Perqarjen e shkatojne, niveli i ulte i edukates, diturise dhe kultures, niveli ulte i zhvillimit ekonomik dhe varferia, mos sukseset personale, familjare, kolektive, shoqerore e kombetare, pamundesia e arritjes se lirise dhe pavaresise ne shkalle kombetare edhe pamundesia e bashkimit te trojeve tona. E shkaktojne bindjet e besimet e ndryshme qe bijne ndesh me njera tjetren, egoizmi ekstrem personal, lakmia e qoroditur, karierizmi, mendjemadhesia, mos respekti e mos toleranca. Niveli i ulte i dashurise, mungesa e vullnetit ne pune dhe sakrifices per perspektiven kombtare. Ambicjet e ulta qe ta japim kontributin tone secili ne familje dhe ne vendin e punes ku punojme dhe kemi pergjegjesi. Mungesa e deshires, vullnetit dhe guximit per ta luftuar korrupcionin, familjarizmin dhe keqeperdorimet e ndryshme ne nivel vendi, te cilat shkaktojne deme te pa riparueshme.
Derisa te bindemi, t`i eliminojme gjitha dukurite negative, do te pasojne deshtimet kudo e kurdo ne nivel personal, familjar, shoqeror, politik, fetar dhe ne ate kombetare. Deshtimet ne nivel kombetare shkaktojne varferi, pakenaqesi,humbje te shpreses per te bere jete normale, padituri, nervoze, urrejtje, xhelozi, keqkuptime, anarhi dhe perqarje mes nesh. Pa nje perparim shtetnore e kombetare, nuk mund te kete perparim te kenaqshem individual e familjar, sepse lindin ngatrresa, keqkuptime, urrejtje dhe trazira, deri ne kryengritje civile ne shkalle vendi.
Te vertetat dhe principet e perjeteshme u paraprijne te gjitha politikave ne nivel vendi dhe ne nivel boterore, ne te gjitha periudhat historike te njerezimit. Per aqe sa jane perqafuar ato, po per aqe kane pasur kane sukses. E verteta dhe principet univerzale perqafohen aqe sa kane kapacitet te dijes dhe kultures, secili shtet e secili komb ne bote dhe sa e kane kultivuar humanizmin, drejtesine dhe barazine ne kulturen e tyre.
Pa u mbeshtete ne te vertetat dhe principet univerzale e te perjeteshme, qe vlejne per mbare boten dhe per ne, nuk do te na mbetet force intelektuale e shpirtnore ne vetedijen e nderdijen tone personale, familjare dhe kombetare, qe t`i shkepusim njehere e mire zingjiret e varferise, mjerimit, vujtjeve, streseve kronike, urrejtjes, xhelozise, mos sukseseve, perqarjes dhe roberise tone shume shekullore.
Lexusi im i dashur, eshte e nevojshme ta bejme bashkimin shpirtnor, emocional, intelektual e social, me deshiren qe ta rrisim e kultivojme sa me shume dijen e kulturen tone kombetare e nderkombetare dhe ta kultivojme vetedijen per unitet kombetare e bashkimin e trojeve dhe ta kultivojme shprehine e organizimit te punes dhe sakrifices per liri e per Atedhe. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje