Disa i bashkon ideali per atedhe e per liri disa i bashkon interesi personal

Nje popull qe e bashkon ideali per liri e per atedhe, i meriton te dyja dhe nje te ardhme te ndritur, mbushur perplot begati, lumturi e dinjitet njerezor.
Nje popull qe e perqajne mes veti interesat personale, grupore, partiake, regjionale e fetare, ai nuk e meriton atedheun, lirine dhe i humbe te gjitha, se bashku me dinjitetin e vete.
Sote ne trojet shqiptare po mbreterone perqarja mes nesh per interesa te ngushta personale, duke i zhgenjyer te gjithe ata, qe i ka bashkuar ideali per liri e per atedhe, per bashkim te trojeve dhe per zgjidhjen njehere e pergjithmone te qeshtjes sone kombtare, te cilen nuk e kemi arrite qe 2000 vite me radhe, qe nga pushtimi i Ilirise.
Si po duket, mendja dhe shpirti i shqiptarit eshte griposur thelle me smundjen e perqarjes, me lakmine e tradhtine per interesa personale, grupore, partiake e fetare, ne dem te qeshtjes sone kombetare, e ne favor te fqinjeve tane pushtues dhe ne favor te grabitjes dhe shkaterrimit total te vendit.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e domosdoshme qe ta sherojme sa ma pare mendjen e shpirtin tone te griposur thelle nga smundja e interesave personale, nga smundja e plaqkitjeve te ndryshme dhe keqeperdorimeve te pasurise sone kombetare, nga smundja e lakmise se qoroditur e perqarjes mes nesh mbi baza partiake, fetare e regjionale dhe nga smundja e tradhtise. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje