Po ta kisha nje zë të fortë ta degjoi rinia jone e dashur

Sikur ta kisha nje ze te forte ta degjoi rinia shqiptare, kudo qe jane ne atedhe e neper bote, do tu them: Lexoni, lexoni sa ma shume libra, te cilat u persosin ne aspektin personal, profesional, intelektual, politik, fetar, moral e kombetar!
Nuk ka jete te begatshme, te lumtur e krenare, pa dije, pa edukate morale, intelektuale, pa edukate kombetare dhe edukate te punes. Nuk ka liri, nuk ka unitet kombetar dhe bashkim te trojeve tona, nuk ka pasuri, nuk ka zhvillim e perparim personal, familjar e kombetar, nese nuk lexojme e nuk mesojme me dashuri gjate gjithe jetes mbare.
Do t`ua beje nje lutje nga zemra e shpirti im, rinise sone te dashur, mos ia ktheni shpinen librit, lexoni dhe i dashuroni sa me shume ato, nese keni deshire ta kuptoni veten, ta persosni, nese keni deshire ta njihni te kaluaren tone kombetare te hidhur e krenare shekuj me radhe dhe nese keni deshire ti kuptoni vlerat dhe marrezite e kesaje bote. Do t`u them vendosmerisht, lexoni e mesoni gjate ter jetes, rruge tjeter ma te mire nuk ka, per ta deshmuar veten se edhe ne jemi njerez ne mesin e njerezve te kesaj bote! I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje