Ciniket po i perbuzin e po i neperkombin vlerat tona kombetare, njerezore dhe morale

Te jesh cinik do te thot te mbash qendrim perbuzes dhe talles ne kundershtim me normat e moralit njerezor e kombetar, ne kundershtim ndaj çdo gjeje qe eshte pranuar si vlere dhe nderohet njerezisht e kombtarisht si e tille. Ciniket jane mosperfilles, perbuzes, te vrazhde e te pacipe ne raport me vlerat dhe virtytet e tjereve, e ne raport me vlerat kombetare. Ciniket jo vetem qe shkelin mbi vlerat kombetare, por i perbuzin dhe i shkaterrojne ato, duke u solidarizuar me antivlerat dhe duke u pozicionuar nga ana e pushtueseve tane, qe te tregohen sa ma kavaler ndaj nderkombtareve, duke u kamufluar kemb e koke, per tu ecur puna ma mire drejte interesave te tyre personale.
Ciniket perbuzin vlerat heroike te luftetareve dhe hiqen vete si ma luftetar ne raport me tjeret, ma hero se sa ata qe e kane dhene jeten per liri e per pavaresi. Perbuzin vlerat e veteraneve te luftes dhe manipulojne me ato vlera dhe hiqen ma veteran se sa veteranet qe e kane deshmur veten ne front dhe kan sakrifikuar per te mirat e pergjithshme kombetare. Ciniket me cinizem i kerkojne meritat e veteranit per vete, edhe pse nuk e kan perjetuar luften dhe nuk kan qene pjesmarres aktiv, pos nese e kan percjelle luften permes ekranit teliviziv dhe i kan shpetuar asaje si dhelpra dinake, qe i shpeton sulmusit me dredharaket e saje duke levizur bishtin djathtas e majtas, her duke e future nen kemb bishtin e saje. Tani ciniket me dinakerine dhe dredharaket e tyre e fusin veten dinakerisht e marrezisht ne listat e veteraneve, duke i lene te habitur dhe jashte listes veteranet e vertete.
Ciniket e perbuzin dhe e devalvojn dijen, shkencen, duke kerkuar grada shkencore edhe pse nuk kan merite per to, te behen baqellor, master, profesor, magjister dr. e akademik shkencor brenda nate dhe te mbajne dy e tri vende pune duke mbajtur ligjerata para nxenesve e stydenteve tane edhe pse nuk e kan as potencialin ma te vogel per ta bere kete. Ciniket pervetesojn pasurine kombetare si pasuri te veten personale dhe e shkaterrojn ate deri ne menyrat me primitive, e shesin dhe e falin. Ciniket e devalvojne arsimin, shendetesine, ekonomine, drejtesine, policine, kulturen, moralin, politiken, fene dhe nuk lene gje pa bere per interesa te veta personale.
Lexuesi im i dashur, sa te kesh mundesi mos u bene cinik qe ti perbuzish, ti neperkombish ti shkaterrosh, vlerat e tjereve dhe vlerat tona kombetare, njerezore e morale. I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje