Është apo jo kualitative pergatitje e kuadrit tone per mesimdhenje

Sistemi i shkollimit, edukimit dhe arsimimit te mesimdhenesve, kuadri dhe qendrate e ndryshme per pergatitjen dhe persosjen e tyre profesionale, jane nje faktor shume i rendesishem ne procesin edukativ-mesimor per pergatitjen e kuadrit mesimdhenes. Ne keto qendra institucionale dhe niveli organizativ i kuadrit qe e posedojne keto, mesimdhenesit e ardhshem pervetesojne bazen teorike profesionale , pedagogjike, didaktike, metodike, psikologjike dhe pergatiten per punen e tyre te ardhshme ne procesin edukativ-mesimore.
Menyra e organizimit dhe niveli i kualitetitit professional e pedagogjik i kuadrit qe punone per kete qeshtje, neper keto qendra per pergatitjen e mesimdhenesve tane, menyra e dimensionit pedagogjik, didaktik, metodik, psikologjik e profesional qe pervetesohet ne to, menyra e pervetesimit te metodave, teknikave, formave , mjeteve mesimore dhe menyra e pergatitjes se si ato te perdoren ne praktiken e punes mesimore me nxenes, pasqyrone shkallen dhe kualitetin e pergatitjes se mesimdhenesve tane si ekspert te punes edukativo-mesimore ne te ardhmen.
Kujdesi sa ma i madh per persosjen e organizimit te ketyre qendrave, kujdesi per perzgjedhjen dhe pergatitjen e ketij kudri qe punon ne to per t`i pergatite mesimdhenesit e ardhshem, eshte njeri nga kushtet me te rendesishem, per konstituimin bashkohor te shkolles sone kombetare dhe organizimit sa me racional e efektiv te edukimit dhe mesimit per gjeneratat tona te reja, qe i mbeshtesim shpresat e zhvillimit tone kombetar , mbi supet e tyre. Ne baze te gjendjes faktike qe sot e ka kapluar arsimin tone kombtar parauniverzitar dhe ate univerzitare dhe ne baze te cilesise qe po e demonstrojne ne praktike nxenesit dhe studentet tane, nuk ka vend aspak per vetknaqje.
Lexuesi im i dashur, siqe behet edukimi dhe arsimimi i mesueseve tane neper institucione e qendra te ndryshme, ate nivel te mesimdhenjes do ta japin ata ne procesin mesimor neper shkollat e univerzitetet tona ne nivel kombtar. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje